DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Preteni: Korrupsioni evident nė ēdo institucion
Postuar mė datėn: 2008-07-17 15:04:54 nga admin1 :: Kategoria: Intervista

“Asnjė ndėrmarrje publike nuk ėshtė imune ndaj korrupsionit. Pėr tė gjitha ka informata, pėr Qeverinė, pėr gjykatėn, pėr pushtetin lokal, si dhe pėr prokuroritė”, thotė Hasan Preteni, drejtor i Agjencisė Kosovare Kundėr Korrupsionit.

RADIO EVROPA E LIRĖ
Zoti Preteni, nė punėn gjashtėmujore tė Agjencisė Kosovare Kundėr Korrupsionit, cilat janė tė arriturat e deritanishme?



HASAN PRETENI
Agjencia ka misionin e qartė dhe ajo vetėm se ka vazhduar me intensitet mė tė plotė punėn rreth realizimit tė misionit, me intensitet mė tė plotė, sepse qė nė fillim tė vitit ishte njė lajm i mirė nga Qeveria dhe Kuvendi i Kosovės, se agjencia do tė ketė buxhetin sipas kėrkesės dhe numrin e zyrtarėve sipas organogramit.

Ky ishte njė element i mirė dhe kemi arritur qė misioni i caktuar me ligj tė ketė njė shtrirje mė tė gjerė, por edhe njė sukses mė tė dukshėm.

Aktivitetet kryesisht kanė qenė nė tri drejtime, lufta kundėr korrupsionit, parandalimi dhe edukimi. Te lufta kundėr korrupsionit kemi trajtuar informatat qė i kemi marrė nga qytetarėt, nga shėrbyesit civilė dhe personat qė kanė informata.

Gjithsejtė i kemi pranuar 68 informata pėr periudhėn raportuese, prej tyre 21 i kemi pėrcjellė nė prokurori publike kompetente, 14 i kemi hedhur, i kemi mbyllur si tė pabaza, ku s’ia kemi arritur gjatė procedurės hetuese qė t’i materializojmė, dhe 33 janė duke u hetuar tani.

Duke marrė parasysh qė vitin e kaluar e kemi pėrmbyllur me 16 raste, tė cilat kanė mbetur duke u hetuar, ka qenė njė fluks shumė i madh i punės dhe tani gjendjen e kemi qė nė prokuroritė e Kosovės, prej funksionalizimit qė njė vit e gjysmė, i kemi pėrcjellė 68 informata.

Prej tyre, 23 i kemi informatė kthyese, 12 kanė rezultuar me aktivitete konkrete, 11 janė refuzuar si tė pabaza, nė mesin e tyre 10 i pėrkasin gjyqėsorit dhe njė ėshtė pėr pushtetin lokal.

Tek parandalimi i deklarimit tė pasurisė ka qenė njė aktivitet me shumė peripeci, me disa sanksione qė ėshtė dashur ndaj disa zyrtarėve qė nuk e kanė kryer kėtė obligim, mirėpo gjendjen momentale e kemi qė vetėm 18 zyrtarė nuk e kanė deklaruar pasurinė dhe nėse kjo nuk realizohet nė afatin deri mė 31 korrik, prej institucioneve ku janė duke punuar kėta zyrtarė, do tė kėrkojmė qė ata tė largohen nga puna.

RADIO EVROPA E LIRĖ
Nga rastet qė i pėrmendėt mė herėt si raste tė korruptuara, sa dėmtohet buxheti i Kosovės nga to?

HASAN PRETENI
Po, e kemi pjesė tė raportit, nga 21 informata qė janė pėrcjellė, diku rreth 6 milionė (euro) ėshtė qė pretendohet; ėshtė njė kalkulim, ku secila lėndė qė hetohet nė agjenci, e ka ēmimin e vet.

Pėr 6 milionė, duhet tė vlerėsojė gjykata nėse ėshtė dėm a jo. Ne mendojmė se po tentohet qė buxheti i Kosovės tė dėmtohet pėr 6 milionė.

RADIO EVROPA E LIRĖ
Nė cilat institucione dyshohet se ka mė shumė korrupsion?

HASAN PRETENI
Pėr agjencinė janė tė ditur edhe emrat e personave qė pretendohet se kanė kryer veprime korruptive, mirėpo duhet respektuar ligjin qė ēdo informatė tė jetė konfidenciale, tė mos publikohet deri nė fazėn kur tė marrė epilogun nė prokurori, derisa tė ngritėn aktakuzat.

Kurse, mė tė pėrfshirat sipas kėsaj janė 25 informatat qė i kemi pėr ndėrmarrjet publike. Asnjė ndėrmarrje publike, duke filluar nga aeroporti, KEK-u, posta, nuk janė imune ndaj kėsaj, pėr tė gjitha ka informata, dhe mė pastaj vijnė Qeveria dhe gjykata ka 16 raste, pushteti lokal 9 dhe prokuroritė 2. Kur prokuroria tė ngritė aktakuzėn, emrat do tė bėhen publikė.

RADIO EVROPA E LIRĖ
Kohė mė parė keni thėnė se njė nga vėshtirėsitė me tė cilat po pėrballet institucioni juaj ėshtė pėrkrahja nga institucionet qendrore. Si ėshtė gjendja sot?

HASAN PRETENI
Pėrkrahja ka lėvizur. Kemi pėrkrahje pėr buxhet dhe pėr numrin e zyrtarėve dhe ka ngecje tek fuqizimi – tani jemi nė kėtė fazėn qė agjencia do tė fuqizohet. Mendoj qė duhet tė fuqizohet qė tė sigurojė paga mė tė mira ose objekt mė funksional pėr agjencinė.

Jemi nė fazėn e pėrpjekjeve qė kėta zyrtarė tė kenė paga mė tė mira, sepse po e shohim qė kemi vėshtirėsi. Edhe pse kemi tė lejuar qė t’i kemi 35 zyrtarė nė vit, tani kemi arritur vetėm 23 t’i kemi, sepse po kemi probleme rreth regrutimit tė zyrtarėve. Ekspertė tė lėmit nuk konkurrojnė. Ata qė konkurrojnė janė tė papunė. Kėshtu qė po kemi vėshtirėsi nė seleksionimin e tyre.

Mendoj qė institucionet tani duhet tė bėjnė kėtė lėvizje, tė ndihmojmė, ta fuqizojnė agjencinė. Nuk bashkėpunojnė sa duhet nė pėrpilimin e strategjisė kosovare kundėr korrupsionit. Ne jemi strumbullarė, ne po e udhėheqim kėtė aktivitet, mirėpo vetėm nuk mund tė bėjmė asgjė.

Institucionet po hezitojnė, nuk po i delegojnė grupet punuese, nuk dėrgojnė zyrtarė, nuk dėrgojnė ekspertė.

Tek institucionet e drejtėsisė ose tek gjyqėsori nė pėrgjithėsi ėshtė njė lėvizje, ėshtė njė progres; dua tė veēoj fillimin e mirė tė punės me prokurorinė speciale.

RADIO EVROPA E LIRĖ
Kohėve tė fundit thuhet se ėshtė rritur bashkėpunimi i qytetarėve me agjencinė. Sa janė tė mbrojtur ata dhe cilėt janė faktorėt e tjerė qė mund tė kontribuojnė nė luftėn kundėr korrupsionit?

HASAN PRETENI
Qytetarėt duhet tė bashkėpunojnė, duhet tė binden qė institucionet janė tė tyret, janė tonat. Nuk mund t’i krahasojmė me shtetet e zhvilluara tė Perėndimit, ku pretendojmė tė shkojmė, mirėpo janė tonat dhe duhet tė fuqizohen. Duhet t’u ndihmojmė atyre dhe duhet t’u besojmė.

Kjo para 10 vjetėsh ka qenė vepėr e ligė qė tė bashkėpunosh me institucionet, t’u pėrcjellin informata. E arsyeshme, sepse institucionet nuk kanė qenė tonat. Tani i kemi institucionet tona dhe nuk duhet tė hezitojmė tė bashkėpunojmė me to.

Ēka kėrkon agjencia, ēka kėrkoj unė si udhėheqės i agjencisė? Tė mos hezitojnė, tė fitojnė kurajė qė tė bashkėpunojnė me ne.

Nė anėn tjetėr, ne u sigurojmė konfidencialitet tė plotė. Nė asnjė rast deri mė tani nuk kemi dėshtuar qė ta publikojmė emrin e personit qė ka sjellė informata. Ne nuk manipulojmė me emrat e atyre personave.

RADIO EVROPA E LIRĖ
Nė bazė tė raportit tė publikuar pėr gjashtėmujorin e parė tė vitit 2008, ēfarė mund tė thuhet, a ėshtė nė rėnie apo nė rritje korrupsioni nė Kosovė?

HASAN PRETENI
Ėshtė vėshtirė tė pėrcaktohet se a ėshtė nė rėnie apo nė rritje. Mund tė them qė korrupsioni ėshtė evident, ka veprime korruptive, por ai do tė jetė i pranishėm pėr sa institucionet do tė jenė tė fuqishme.

Duhet tė ketė ngritje nė luftimin e korrupsionit, me metoda, me mėnyra tė ndryshme. Ėshtė mė shumė kompleks rreth tenderėve, po gjendet modusi, modeli qė ta keqpėrdorin paranė publike, po gjejnė mėnyra tė ndryshme ata qė po dėshirojnė, mirėpo ēka ėshtė e jona - duhet t’ua vėshtirėsojmė atė rrugė, t’ua bėjmė atė rrugė sa mė tė vėshtirė, mė tė pamundshme.

Dua tė them pėr herė tė parė qė po vazhdohet njė traditė e mosdhėnies sė llogarisė, sepse duke filluar nga viti ’89, ’90, nuk kemi pasur institucione tė mirėfillta, nuk kemi pasur shtet, nė atė kohė nuk kemi pasur mekanizma mbikėqyrės, mekanizma tė fuqizimit tė ligjit, nuk kemi pasur polici, nuk kemi pasur auditorė, nuk kemi pasur prokurori, nuk kemi pasur agjenci.

Kurse tash i kemi tė gjitha dhe duhet tė ndėrrohet vetėdija, se ka ndėrruar realiteti, ka ndėrruar praktika. Tani ka kush i kontrollon. Edhe mjetet e buxhetit nuk janė pėr xhepa privatė, por janė pėr tė mirat e pėrgjithshme.

Arton Konushevci
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] Korrupsioni i pakontrolluar dėmton pėrpjekjet pėr tė luftuar varfėrinė (2008-09-29 03:05:07 nga admin4)
[ Opinione ] Qeveria e Kosovės, parajsė e mediokriteteve dhe e korrupsionit (2008-09-17 04:21:04 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Berisha: Korrupsioni eshte beteja kryesore e jetes sime (2008-09-09 03:14:10 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Korrupsioni, 3 arrestime, ne pranga dhe drejtori i Aeroportit te Prishtines (2008-03-25 09:31:56 nga admin4)
[ Opinione ] KORRUPSIONI, PASOJAT E TIJ DHE LUFTA KUNDĖR KORRUPSIONIT (2007-10-16 11:53:02 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Sensibilizim pėr korrupsionin nė Kosovė (2007-09-06 08:18:07 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Komunikatė nga Agjensioni Kosovar Kundėrkorrupsionit (2007-05-07 11:38:45 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Policia gjatė vitit 2006 ka arrestuar 25 persona tė pėrfshirė nė 13 raste tė korrupsionit tė nivelit tė lartė (2006-12-21 03:39:12 nga Flori Bruqi)
[ Lajmet kryesore ] Kur do ta hjekim korrupsionin ne Kosove? (2006-11-03 09:41:43 nga Flori Bruqi)
[ Lajmet kryesore ] Henry Perrit: Pavarėsia e Kosovės do tė lehtėsonte luftėn kundėr korrupsionit (2006-10-29 10:25:10 nga Arben Dervina)
[ Lajmet kryesore ] Negociatori pėr Kosovėn, Martti Ahtisaari merr "Nobel" pėr paqen (2008-10-10 09:54:26 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster