| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Abramovic: shfuqizimi i rezolutės 1244, me rėndėsi thelbėsore |
| Postuar mė datėn: 2007-03-16 13:26:39 nga admin1 :: Kategoria: Intervista |
| » Opcionet për artikullin |
|
Morton Abramovic, ish ambasador amerikan nė Turqi dhe studiues nė Fondacionin Shekulli nė Uashington, i tha Zėrit tė Amerikės se shfuqizimi i rezolutės 1244 tė Kėshillit tė Sigurimit ėshtė me rėndėsi thelbėsore pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė statusit tė Kosovės. Kombet e Bashkuara, tha ai, nuk krijojnė vende tė pavarura. Ato njohin vendet qė shpallin pavarėsinė e tyre dhe shfuqizimi i rezolutės 1244 krijon bazėn juridike qė ato ta bėjnė kėtė, tha zoti Abramovic.
Zėri i Amerikės: Zoti Abramovic, a po shkojnė Shtetet e Bashkuara drejt njė pėrplasjeje me Rusinė pėr ēėshtjen e Kosovės?
Morton Abramovic: Sigurisht qė situata ėshtė shumė e paqartė. Rusia ka deklaruar se kėrkon njė zgjidhje me tė cilėn tė jenė dakord tė dyja palėt. Ėshtė e qartė se kjo ėshtė e pamundur. Rusia nuk ka thėnė se do tė verė veton, prandaj tani pėr tani dhe deri sa tė mblidhet Kėshilli i Sigurimit pėr kėtė ēėshtje, ne nuk do tė mund ta dimė qendrimin e Rusisė. Ky mund tė kthehet nė njė problem shumė serioz. Nuk e di se si do tė veprojnė rusėt, por instinkti mė thotė se nėse i venė veton njė rezolute nė Kėshillin e Sigurimit, ata do ta kuptojnė mė nė fund se do ti bėjnė njė shėrbim tė madh instabilitetit nė rajon dhe do tė zemėronin njė pjesė tė mirė tė botės.
Zėri i Amerikės: Mendoni se ėshtė mė vėshtirė qė Shtetet e Bashkuara ta bindin Rusinė sot se sa ishte nė vitin 1999?
Morton Abramovic: Rusia e sotme nuk ėshtė Rusia e Boris Jelcinit kur ajo ishte nė vėshtirėsi tė mėdha ekonomike aq sa pranonte pothuajse ēdo gjė qė propozonte Perėndimi. Sot Rusia ėshtė njė shtet shumė mė i fuqishėm, ka njė ndikim shumė tė madh mbi Evropėn nga pikpamja e burimeve energjitike dhe ka po ashtu njė rol tė madh nė ēėshtjen bėrthamore tė Iranit. Pra rregullat e lojės nuk janė tė njėjta.
Zėri i Amerikės: Sa e vėshtirė ėshtė tė shfuqizohet rezoluta 12-44 e Kėshillit tė Sigurimit e cila megjithė se e dykuptimtė, e sheh Kosovėn teknikisht si pjesė tė Serbisė?
Morton Abramovic: Kjo ėshtė diēka thelbėsore qė duhet bėrė patjetėr. Rezoluta 12-44 duhet tė shfuqizohet pėr tė lejuar qė Kosova tė bėhet ligjėrisht e pavarur, tė paktėn sipas shumicės sė vendeve qė pranojnė rezolutat e Kombeve tė Bashkuara si bazė tė ligjshmėrisė. Pra kjo duhet bėrė dhe nė thelb kėtė bėn edhe plani i Ahtisarit.
Zėri i Amerikės: A ka rrezik qė Kėshilli i Sigurimit tė kėrkojė bisedime tė mėtejshme mes palėve?
Morton Abramovic: Rreziku gjithnjė ekziston kur ėshtė fjala pėr Kėshillin e Sigurimit. Por pėr tė qenė tė drejtė, duhet tė themi se shumė vende e shikojnė me dyshim, nė mos me negativizėm ndryshimin e territorit tė njė vendi tjetėr. Prandaj shpesh ka njė prirje tė fortė pėr tė thėnė le ta zgjidhin ata vetė me kompromis. Por ne e dimė se kjo ėshtė e pamundur se nė fund tė fundit do tė duhet tė merret njė vendim. Kėshtu qė do tė ketė shumė kundėrshtime nga vende tė caktuar, por mė nė fund Kėshillit tė Sigurimit do ti duhet tė pėrballet me realitetin dhe nėse nuk merr vendimin e drejtė, do tė krijonte kushtet pėr njė kaos tė madh.
Zėri i Amerikės. Ēfarė
|
|
skenarėsh shikoni ju nė horizont? Pėr shembull qė shqiptarėt ta shpallin vetė pavarėsinė?
Morton Abramovic: Kombet e Bashkuara kurrė nuk krijojnė vende tė pavarura, ato njohin vendet qė kanė shpallur pavarėsinė. Siē e dini, propozimi i Ahtisarit nuk flet pėr Kosovė tė pavarur por e bėn tė qartė se fjala ėshtė pėr pavarėsi. Nė fund tė fundit, vendet e ndryshme nuk kanė rrugė tjetėr veēse tė njohin njė Kosovė tė pavarur dhe shfuqizimi i rezolutės 12-44 krijon bazėn juridike qė ato ta bėjnė kėtė.
Zėri i Amerikės: Por ēdo tė ndodhte nėse serbėt e Kosovės shpallin pavarėsinė e tyre nė veri?
Morton Abramovic: Nuk e pėrjashtoj mundėsinė qė Serbia tė pėrpiqet tė gjejė njė farė mėnyre pėr tė propozuar njė ndarje tė Kosovės madje pėr tė krijuar njė ndarje tė tillė, megjithėse kjo nuk pėrmbahet nė planin e Ahtisarit. Por kjo kundėrshtohet fuqimisht nga tė gjitha vendet e botės. Nėse Serbia e bėn kėtė, do ta vinte veten nė njė pozitė jashtėzakonisht tė keqe nė marrėdhėnie me Perėndimin pėr tė ardhmen e saj dhe pėr ēdo gjė qė ata aspirojnė. Nuk mund tė them qė ata nuk do ta bėjnė kėtė kjo natyrisht qė ėshtė njė mundėsi por unė jam shumė skeptik. Serbia i ka aftėsitė pėr ta vėshtirėsuar miratimin e njė rezolute tė OKB-sė por ne shpresojmė, ashtu siē ka thėnė zoti Tadiē, se ēėshtjet juridike ata do ti zgjidhin me mjete diplomatike. Mirėpo nuk jam i sigurt se si mund tė veprojė Koshtunica, sepse ai ėshtė nė pjesėn mė tė madhe problemi kryesor.
Zėri i Amerikės: Fakti qė Shtetet e Bashkuara do tė kenė nė muajin maj kryesinė nė Kėshillin e Sigurimit, a mendoni se mund ta lehtėsojė zgjidhjen e problemit?
Morton Abramovic: Mendoj se po. Duke patur Shtetet e Bashkuara nė kryesinė e Kėshillit tė Sigurimit kur tė shqyrtohet rezoluta e Ahtisarit, ky fakt mendoj se do ta lehtėsonte zgjidhjen dhe do tė ēonte nė njė zgjidhje relativisht tė shpejtė, pa vonesa tė pafund. Ky nuk ėshtė njė faktor thelbėsor, por ėshtė diēka e dėshirueshme.
Zėri i Amerikės: Mendoni se Ahtisari arriti diēka pėrmes negociatave mes dy palėve?
Morton Abramovic: Unė kam rezervat e mija pėr planin e Ahtisarit ashtu siē kanė shumė shqiptarė dhe natyrisht edhe serbėt. Nga ana tjetėr, ajo qė bėri zoti Ahtisari, qė ėshtė jashtėzakonisht me rėndėsi, dhe qė pėr mua ka meritė shumė tė madhe, ėshtė se ai hapi rrugėn pėr pavarėsinė e Kosovės dhe e bėri tė qartė se bota ėshtė e vendosur tė pėrpiqet pėr tė ruajtur njė Kosovė shumetnike dhe pėr tė mbrojtur popullatėn e saj serbe. Ai hapi rrugėn e ecjes pėrpara qė do tė ishte e pranueshme pėr komunitetin ndėrkombėtar. Prandaj, megjithėse unė kam vėrejtjet e mija pėr planin e tij, mendoj se ky propozim pėrbėn njė arritje serioze.
Zėri i Amerikės: Mendoni se Bashkimi Evropian ka pėrdorur mė tepėr se duhet karrotėn se sa shkopin pėr Serbinė?
Morton Abramovic: Bashkimi Evropian njeh vetėm diplomacionė e karrotės. Mendoj se ata kanė qenė pjesė e problemit duke inkurajuar Serbinė qė tė besojė se ajo nuk ka pėrse tė pėrmbushė disa kushte tė caktuara pasi Bashkimi Evropian do ti bėjė lėshime. Mendoj se ata kanė qenė shumė tė pasuksesshėm nė kėtė rrugė. Ēdo politikė duhet tė shoqėrohet me stimuj por edhe me masa shkurajuese dhe kėto tė fundit u kanė munguar atyre. Por shpresoj se ata nuk do tė bėhen pengesė pėr zgjidhjen.
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|