| » Opcionet për artikullin |
|
Vazhdon tė rritet numri i shteteve qė po i bashkohen taborit tė njohjes zyrtare tė Shteti tė ri tė Republikės sė Kosovės. Qeveria federale australiane edhe formalisht ka njohur Kosovėn si njė shtet tė pavarur, duke premtuar se shumė shpejt do tė marrin nė konsideratė vendosjen e marrėdhėnieve diplomatike. Nė njė deklaratė tė lėshuar sot, ministri i Jashtėm australian, Stiven Smith tha se Australia respekton vendimin e popullit tė Kosovės. Smith i dėshiroi Qeverisė sė re tė Kosovės ēdo tė mirė dhe potencoi nevojėn qė shteti i pavarur tė mbrojė tė drejtat dhe sigurinė e minoriteteve etnike, si dhe trashėgimisė kulturore.
Poashtu edhe Qeveria e Costa Rikės ka njohur pavarėsinė e Kosovės, dhe ka uruar shtetin e ri "ndėrtim tė suksesshėm dhe demokratik tė shteti tė Kosovės. Ministri i Punėve tė jashtme tė Costa Rikės nė letrėn e tij zyrtare shkruan se nėn ushtrimin e fuqive tė tij diplomatike dhe nė pajtueshmėri me standardet ndėrkombėtare mbėshtet pavarėsinė e Kosovės.
Qė nė ditėn e parė pas shpalljes, pavarėsia e Kosovės si shtet i pavarur dhe sovran ėshtė pranuar nga kėto shtete:
SHBA, Franca, Britania e Madhe, Gjermania, Estonia, Afganistani, Italia, Latvia, Shqipėria, Australia, Belgjika, Turqia, Finlanda dhe Lituania, Austria, Senegali.
Ndėrkaq sipas ministrit tė mbrojtjes sė Maqedonisė, Lazar Elenvoski, pėr kėtė shtet pavarėsia e Kosovės ėshtė e pranueshme. Pavarėsia e Kosovės do tė njihet brenda disa javėsh edhe nga Bullgaria, ka bėrė tė ditur ministri i jashtėm Ivalin Kalfin, sipas tė cilit vonesa ka tė bėj me procedurat nacionale pėr pranimin e pavarėsisė.
Konferenca islamike botėrore me 57 shtete anėtare pėrmes njė deklarate kanė mbėshtetur pavarėsinė e Kosovės, ku i urohet Kosovės sukses nė ndėrtimin e njė shteti tė fortė dhe prosperues.
RTK
19.02.2008 |
|