| » Opcionet për artikullin |
|
Patrick Moore, analist
Radio Evropa e Lirė: Kjo javė nė Kosovė dhe rreth saj u shėnua me diskutimet lidhur me sugjerimet e tė dėrguarit tė BE-sė, Ischinger pėr ndarjen e Kosovės. Mė vonė ai tha se nuk e mbėshtet ndarjen. Kjo ide ėshtė kundėrshtuar fuqishėm nga institucioent e Kosovės. Fillimisht, ajo ėshtė refuzuar edhe nga Grupi i Kontaktit. Pra, si e shihni ju kėtė situatė?
PATRICK MOORE: Ai qartazi e tha atė qė e tha dhe ēdokush e di kėtė. Unė dyshoj se ai, me gjasė, vetėm po e bėnte njė testim se ēfarė reagimesh do tė kishte. Bashkėsia ndėrkombėtare, nė diplomacinė tradicionale, e mbėshteste ndarjen si mėnyrėn e marrjes me probleme. Na kujtohet se nė vitin 1947, India nėn sundimin britanik, u nda nė Indi dhe Pakistan. Nė vitin 1948, mandati britanik i Palestinės, u nda nė shtetin izraelit dhe nė ato arabe. Por, nė vitet e fundit, ndarja sikur ka dalė jashtė modės dhe Bashkėsia ndėrkombėtare e ka refuzuar kėtė koncept, jo vetėm pėr Kosovėn, por nė pėrgjithėsi. Pra, ēka po bėn tash zoti Ischinger? Ai qartazi po pėrpiqet t'i shqyrtoj mundėsitė qė do tė mund tė paraqiteshin si realiste. Nėse i hedhim njė sy situatės aktuale nė Kosovė, e shohim se ndarja e dhimbshme tashmė ekziston nė praktikė. Sipas mendimit tim, ka njė lloj logjike nė kėtė propozim dhe sinqerisht mendoj se nėse krijohen dy njėsi tė ndara, as shqiptarėve e as serbėve nuk do t'u mungonte njėri tjetri. Por, shtrohet pyetja se si do tė funksiononte kjo nė praktikė. Kėtu kam parasysh, kryesisht, ēėshtjen se a do tė duhej qė shqiptarėt nė veri tė shkojnė nė jug dhe tė gjithė serbėt nga enklavat do tė ishin tė obliguar tė lėvizin nė veri ose do tė shqyrtohej vazhdimi i regjimit me sigurimet pėr minoritetet, qė parashihen me planin e Ahtisaarit, pėr tė dy palėt. Kjo do tė jetė shumė e konplikuar dhe e vėshtirė.
RADIO EVROPAE LIRĖ : Disa analistė thonė se opsioni i ndarjes sė Kosovės do tė kishte domino efekt nė Ballkan. A pajtoheni me kėtė qėndrim?
PATRICK MOORE : Jam skeptikė ndaj teorive tė dominos. Veēanėrisht jam skeptik ndaj kėsaj teorie nė Ballkan, pasi njėri nga mbėshtetėsit e saj mė tė mėdhenjė ėshtė kryeministri i Serbisė, Vojisllav Koshtunica. Jam dyshues dhe skeptik ndaj ēdo gjėje qė ai e thotė. Le tė pėrkujtojmė se para disa vitesh ai tėrhoqi vėrejtjen se nėse Mali i Zi bėhet i pavarur, atėherė do tė intensifikoheshin lėvizjet secesioniste dhe separatiste nė Ballkan. Mendohej nė Bosnjė, nė Preshevė, Maqedoni e pjesė tė ndryshme. Por, asgjė nga kjo nuk ndodhi. Republika serbe nė Bosnjė nuk do tė synoj bashkim me Serbinė pasi kjo do tė thoshte humbje e autoritetit dhe e statusit pėr njerėzit qė tash e udhėheqin Republikėn Serbe nė Bosnjė.
RADIO EVROPA E LIRĖ : E shtrova ēėshtjen e efektit domino nė Ballklan nė aspektin se disa analistė e shohin atė nė formėn e kėmbimit tė territoreve?
PATRICK MOORE : Kjo ėshtė ēėshtje tjetėr. Sigurisht, ēėshtja e ndarjes sė Kosovės do ta pėrfshinte edhe ēėshtjen e Luginės sė Preshevės. Por, kjo do tė involvonte edhe lėvizjen e kufijve ndėrkombėtar, tė padiskutueshėm, tė Serbisė. Presheva nuk e ka statusin, qė e kishte Kosova dhe Vojvodina nėn Kushtetutėn e vititi 1974. Pra, unė nuk jam shumė optimist se nėse pjesa veriore e Kosovės shkon me Serbinė, atėherė Kosova do tė pretendonte nė Luginėn e Preshevės. Mendoj se ribėrja e kufirit ndėrkombėtar, siē ėshtė ky, do tė mund tė ishte pak si e tepėrt pėr disa fuqi, veēanėrisht nė Bashkimin Evropian, qė ta pranojnė.
RADIO EVROPAE LIRĖ
Tash kemi periudhėn shtesė 120 ditėshe pėr negociata pėr statusin e Kosovės. Diplomatėt perėndimor thonė se gjasėt pėr arritjen e marrėveshjes janė shumė tė vogla. Pas katėr muajsh, sipas jush, a do ta shohim ēėshtjen e statusit prap nė Kėshillin e Sigurimit apo procesi do tė pėrfundoj me deklaratėn e njėanshme tė pavarėsisė?
PATRICK MOORE
Kjo formulė e 120 ditėve ishte diēka qė Shtetet e Bashkuara u pajtuan pėr kėtė periudhė, me qėllim qė Bashkimi Evropian tė mbahej sė bashku me Shtetet e Bashkuara nė front tė pėrbashkėt diplomatik. Siē e dimė, disa vende tė BE-sė nuk janė domosdoshmėrisht shumė tė guximshme nė aspektin politik. Para do kohe isha nė njė takim ndėrkombėtar nė Romė, ku ishin tė pranishėm ekspertė amerikanė dhe italianė dhe disa zyrtarė. Shumė liderė politikė italianė kėrkonin nga Shtetet e Bashkuara, qė t'u jepej mė tepėr kohė. Nuk e dij se ēka presin ata tė bėjnė nė kėtė periudhė shtesė 120 ditėshe, qė e kėrkuan, por ata ia dolėn ta kenė atė. Kur kėto 120 ditė tė kalojnė, nėse marrėveshja nuk arrihet unė mendoj se kurrfarė marrėveshjeje nuk do tė arrihet pres qė sė paku pjesa mė e madhe e Bashkimit Evropian do tė veproj me sinqeritet dhe do t'a paguajnė kredinė politike ndaj Shteteve tė Bashkuara dhe t'i bashkohen Uashingtonit nė njohjen e Kosovės sė pavarur. Shtetet e Bashkuara qartazi kanė vendosur se kjo ėshtė mėnyra mė e mirė pėr ti bėrė gjėrat, duke e mbajtur BE-nė nė bord, se sa qė Uashingtoni ta njihte Prishtinėn nė korrikun e kaluar.
Intervistoi Fatmir Bujupi
|
|