DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Ndarja e Kosovės do ta zhbėnte Maqedoninė
Postuar mė datėn: 2008-05-16 08:53:18 nga admin4 :: Kategoria: Intervista

Intervistė me shkrimtarin dhe analistin politik nga Maqedonia, Kim Mehmetin

N: Nė njė intervistė pėr gazetėn “Focus” shkrimtari dhe analisti politik Kim Mehmeti thotė, se kjo qė ndodh me shqiptarėt e Maqedonisė dėshmon se ata ende janė popull “joinstitucional”, se ky shtet me qėllim i bėnė pronė tė partisė nė pushtet. Sipas tij mundėsi e bashkimit ėshtė e pamundur tani pėr tani, sepse janė nė luftė dy koncepte politike, tė cilėt janė tė largėt mes veti aq sa edhe komunizmi dhe demokracia. Shqiptarėt e Maqedonisė, sipas Mehmetit do paguajnė ēmim tė lartė pėr tė shpėtuar nga “rrugaēėria” partiake dhe se nuk do arrijnė ta bėjnė pa ndihmėn e Tiranės dhe Prishtinės zyrtare.

Ardian Zejnaj

Focus: Z. Mehemti, nė Maqedoni vetėm sa ka filluar fushata parazgjedhore, ndėrkohė qė me 1 qershor janė zgjedhjet. Prisni ndryshime nė skenėn politike tė Maqedonisė nga kėto zgjedhje?
Mehmeti: Nė Maqedoni ēdo gjė do mund tė ndryshojė, por jo edhe mentaliteti politik i disa qarqeve politike maqedonasve, qė jetojnė me bindjen se ēdo gjė nė kėtė shtet, pėrfshi qiellin e nėntokėn, ka shenjėn sllave dhe kryqin ortodoks. Nė kėtė shtet do mund mė shpjet tė ndryshojė konfiguracioni gjeografikė i tij, se sa disa qarqe politike shqiptare ta kuptojnė se, duke luftuar pėr pushtet, ata nė tė vėrtetė nuk vėrejtėn se popullin e tyre e lanė pa shtet, e bėnė tė ndjehet qiraxhi nė shtėpinė e vet. Zgjedhjet e 1 qershorit, janė ai provimi i madh pėr shqiptarėt e Maqedonisė se vallė ata e kanė kuptuar se kanė mbet peng i “rrugaēėrisė“ partiak, se vallė e shohin se dikush sistematikisht i ēon drejtė rrugės sė kriminalizimit tė shoqėrisė sė tyre, drejtė vėllavrasjes, dhe se nė njėfarė mėnyre, me dorėn e vetė u dhanė legjitimitet atyre qė janė nė shėrbim tė qarqeve tė kėtushme politike maqedonase qė thonė se “vetėm shqiptari i komprometuar dhe me dosje policore, ėshtė i pėrdorshėm pėr pushtetin”. Andaj, ndryshime do ketė vetėm nėse shqiptarėt e Maqedonisė e kanė kuptuar se nė kėto zgjedhje, o do i thėnė mjaft rrugaēėrisė partiake, o do mbeten peng i saj. Do ketė ndryshime vetėm nėse partitė e kėtushme shqiptare, arrijnė ta kuptojnė se populli mė ėshtė ngirė nga demokracia qė ia ofrojnė ata, e qė nė tė vėrtetė ėshtė njė diktaturė shumėpartiake. Do ketė ndryshime vetėm nėse elitat e kėtushme politike tė popullit maqedonas, do kenė guxim tė shohin se ky shtet ka ardhmėri tė errėt shkaku i krizės sė identitetit qė ka populli maqedonas, e tė cilėn duan ta mbulojnė duke nxitur dhe pėrkrahur institucionalisht destruktivitetin te shqiptarėt e kėtushėm.

Mst: Shqiptarėt e Maqedonisė janė ende popull “joinstitucional”



Focus: Sondazhet e ndryshme nuk nxjerrin asnjė herė tė njėjtėn parti fituese, qoftė BDI-nė apo PDSH. Mendoni se kėto sondazhe po bėjnė lojėn e dikujt tjetėr apo sa reale dhe tė besueshme janė ato, kush mendoni se ėshtė parti qė do tė fitoj?
Mehmeti: Sondazhet e fundit, tė publikuara nė Maqedoni, kanė pėr qėllim hutesėn e plotė tė votuesit tė kėtushėm. Posaēėrisht tė atij shqiptarė. Kanė pėr qėllim edhe frikėsimin e popullatės duke dashur t’i bėhet me dije se nuk do ketė shpėtim nga PDSH-ja, nga pushtetarėt aktual shqiptarė. Kuptohet, pėr realizimin e kėtyre anketave tė rrejshme, jepen para tė mėdha tė marra nėpėrmjet reketimit partiak mbi biznesmenėt e pambrojtur dhe tė paktė shqiptarė tė kėtushėm. Me ēka, partia shqiptare nė pushtet, u bė ngufatja mė e madhe e rritės sė kapitalistėve tė kėtushėm shqiptarė, i ēoi ata krahas taksave shtetėrore, tė paguaj edhe taksėn partiake. Ky popull pra, u shndėrrua nė taksapagues i atyre qė e gėnjejnė me anketa tė rrejshme, ky popull mbeti pengė i gėnjimit qė e paguan me djersėn e vet. Por, edhe sondazhet nė Serbi thoshin se do fitojnė “sheshelistėt”, por doli e kundėrta. Besoj se edhe kėtu do ndodh e njėjta. Anketat e shumė “agjencive objektive”, si ajo me pronarė arab me seli nė Lubjanė, thonė se do fitojė PDSH-ja, por unė besoj se do ndodhė krejt diēka tjetėr. Kėsaj radhe BDI-ja do fitojė mė bindshėm se kurrė mė parė.

Focus: Shqiptarėt duket se janė larg profilizimit tė tyre, pėr tė mos thėnė tė “mbushurit mend”, sepse qė nė start kanė filluar ta sulmojnė njėra-tjetrėn. Sa do tė dėmtohen nga kėto veprime vet shqiptarėt?
Mehmeti: Kjo qė ndodh me shqiptarėt e Maqedonisė dėshmon se ata ende janė popull “joinstitucional”, se ky shtet me qėllim i bėnė pronė tė partisė nė pushtet. Gjitha kėto sulme tė selive partiake, si dhe atentati mbi kryetrarin BDI-sė, nxiten e stimulohen nga struktura policore. Kush nuk e kupton kėtė, s’ka pse i shpjegon se dikush shqiptarėt i ēon rrugės sė vėllavrasjes. Ai qė nuk e kupton se pse nuk ka ekcese nė vendbanimet maqedonase, por vetėm nė ato shqiptare, nuk do e kuptojė kurrė se ka qarqe politike shqiptare, tė cilat nė emėr tė interesit vetjak dhe tė kryesuesve tė partisė, janė tė gatshėm tė torturojnė dhe frikėsojnė popullin e vet. Nė Maqedoni janė nė skenė forca policore tė VMRO-DPMNE-sė, qė veprojnė sipas parimit: derisa shqiptarėt vriten mes veti, ne do zhvillojmė ekonomikisht pjesėn lindore tė shtetit. Dhe mund tė ndodh qė shqiptarėt, vonė ta kuptojnė kėtė lojė. Dhe kur tė zgjohen nga gjumi, ta shohin se ata jetojnė nė njė “shkretinė” ekonomike, tė kontrolluar nga hajdutėt shqiptarė. Por, atė ditė kur elitat maqedonase do mendojnė se e kanė arritur qėllimin e kriminalizimit tė shoqėrisė shqiptare, nė tė vėrtet do e shohin se ma nuk ka mbetur asgjė nga Maqedoni.

Mst: Ēmim i lartė pėr tė shpėtuar nga “rrugaēėria” partiake

Focus: A ka ekzistuar apo ekziston ndonjė mundėsi apo ide qė shqiptarėt tė bėhen bashkė politikisht, kryetari i AAK-sė, Ramush Haradinaj kėtė ua kėrkojė, por ata nuk dėgjuan. Ēfarė i ndalon shqiptarėt qė tė bashkohen politikisht?
Mehmeti: Ajo mundėsi ėshtė e pamundur tani pėr tani. Ėshtė e pamundur sepse janė nė luftė dy koncepte politike, tė cilėt janė tė largėt mes veti aq sa edhe komunizmi dhe demokracia. Nė Maqedoni janė pėrballur koncepti politikė i BDI-sė, dhe i gjitha partive tjera, e qė thotė se shqiptarėt janė ata qė vendosin se cila parti e tyre do i pėrfaqėsojė nė institucionet mė tė larta shtetėrore. Pėrballė kėtij koncepti tė BDI-sė, qėndron ai praktikuari deri mė tani i PDSH-sė, qė mandatari – partia mė e madhe politike maqedonase – tė pėrcaktojė pėrfaqėsuesit shqiptarė nėpėr institucionet shtetėrore. Thirrjet e Prishtinės dhe Tiranės pėr bashkėpunim mes partive tė kėtushme shqiptare, janė shumė tė vonuara. Kėto thirrje vijnė pasi e kuptuan se neve shqiptarėve tė kėtushėm, na instaluan “vlera” politike, tė cilat mbase edhe kanė qėllim tjetėr nga ai qė e thonė kur thirren nė atdhetari dhe shqiptari. Andaj edhe thirrja e Prishtinės dhe Tiranės pėr bashkėpunim, ngulfatet nga zhurma e kėtushme ndėrpartiake. Mė nė fund, Prishtina dhe Tirana zyrtare u bėnė tė shurdhėta, kur pas zgjedhjeve parlamentare tė vitit 2006, ne kėrkonim tė mos i japin legjitimitet qeverisė sė Gruevskit, e cila e ndihmuar nga PDSH-ja, shkeli vullnetin politik shumicė tė shqiptarėve tė kėtushėm. Tirana e Prishtina zyrtare e kuptuan ēka ndodh, atėherė kur shqiptarėt e kėtushėm e morrin porosinė se janė lėnė nė mėshirėn e diktatorėve demokratik. Se Tirana e Prishtina pėrkrahin edhe qeveri qė nuk kanė legjitimitetin e shqiptarėve tė kėtushėm.

Focus: Ēfarė mendoni, sa gjatė mund tė jenė shqiptarėt tė trajtuar nė kėtė mėnyrė nga pala maqedone dhe a ka njerėz dhe forca politike shqiptare qė mund ta ndryshojnė kėtė situatė brenda Maqedonisė?
Mehmeti: Shqiptarėt e Maqedonisė do paguajnė ēmim tė lartė pėr tė shpėtuar nga “rrugaēėria” partiake. Dhe kėtė nuk do arrijnė ta bėjnė pa ndihmėn e Tiranės dhe Prishtinės zyrtare. Kur e them kėtė, nuk dua tė them Kosova e Shqipėria duhet tė vendosin pėr partitė tona, por tė respektojnė vullnetin politik tė shqiptarėve tė kėtushėm. Tė mos i pėrkrahin qarqet politike qė kėtu terrorizojnė popullin. Tirana dhe Prishtina zyrtare do duhet qė interesin kolektiv tė shqiptarėve tė kėtushėm, ta venė mbi atė tė bizneseve ndėrpartiake atje dhe kėtu, mbi ortakėllėqet nė biznes qė i kanė partiakėt e atjeshėm me kėta tonėt kėtu. Ėshtė mėkat dhe mallkim, qė mbi fatkeqėsinė e popullit tė nxjerrėsh pėrfitime. Kjo ėshtė e mundur pėr njė kohė, por do vijė dita kur ky popull do ua vė flakėn fabrikave tė atyre qė interesin e tij e barazuan me profitin material pėr krerėt partiak kėtu e matanė kufirit.

Focus: Ju nė shkrimet e juaja jeni shumė kritik ndaj kėsaj gjendje tė cilėn po pėrjetojnė shqiptarėt. Vėrtet mendoni se partitė politike ekzistuese janė fajtoret e kėsaj gjendje apo edhe shqiptarėt kanė faj qė nuk kėrkojnė alternativė me tė mirė?
Mehmeti: Ka njė thėnie se populli ka pėrfaqėsuesit qė i meriton. Unė nuk i besoj kėsaj thėnie, sepse asnjė popull nuk e meriton tė keqen. Por ka njė fakt qė nuk duhet mohuar: shqiptarėt e kėtushėm janė pjesa mė e paarsimuar e shqiptarisė sonė, dhe si e tillė, edhe me kulturė mė tė ultė politike. Shqiptarėt e kėtushėm bėnė edhe njė gabim: besuan se nė kohėn kur Kosova kishte hallin si tė ēlirohet nga thundra serbe, Tirana do jetė ajo qė sadopak do kujdeset qė ata tė mos mbeten nė kthetrat e atyre qė atdhetarin e shisnin pėr tė marr 10 pėrqindėshin e cigareve tė padoganuara. Nė vend tė kėsaj, Tirana zyrtare “zyrtarizoi” tė pėrkėdhelurit e sajė, tė cilėt sa herė qė populli i demaskonte se cilėt ishin, shkonin nė Tiranė, fotografoheshin me zyrtarėt e atjeshėm, dhe ktheheshin nė Tetovė si patriot tė licencuar nga mėmėdheu. Kėshtu pra, nė kėtė shkretinė politike, u bėnė politikanė edhe disa nga ata qė nuk kishin as turp as frikė tė shkelin mbi interesat e popullit tė vet. Gjė e cila tani mė ėshtė etabluar si veprim politik. Gjė qė shqiptarėt e kėtushėm i bėri rob tė disa qarqeve partiake, tė cilat tani nuk kanė hallin e popullit, po si tė legalizojnė pasurinė e tyre, si tė shpėtojnė kokėn pasi qė e ndjejnė se janė tė zhytur deri nė fyt nė keqbėrje. Duke e ndje veten tė tillė, ata mirė e kanė vlerėsuar se mund tė mbeten politikisht tė gjallė vetėm nėse kaosi ėshtė i plotė. Pra, ata tani veprojnė sipas parimit: sa mė keq e ka populli, aq mė mirė ėshtė pėr ne.

Mst: Dilemė, sa ka Beogradi ndikim tek shqiptarėt

Focus: Maqedonia ende nuk e ka njohur pavarėsinė e Kosovės. Cilat janė arsyet, sipas juve qė Maqedonia heziton ta njoh pavarėsinė e Kosovės?
Mehmeti: Maqedonia nuk e ka njohur ende Kosovėn, sepse ajo ende nuk i ka njohur si tė barabartė me maqedonasit as shqiptarėt e kėtushėm. Nuk e ka njohur shkaku se faktori politik i shqiptarėve tė Maqedonisė, nuk ka aspak ndikim nė politikėn e kėtushme shtetėrore. Qė mė sė miri u dėshmua nėpėrmjet deklaratės sė kryesuesit tė PDSH-sė, i cili publikisht tha se Maqedonia do e njeh pavarėsinė e Kosovės atėherė kur do vendos partia e tij. Me ēka tani del se njohjen Kosovės e kundėrshton PDSH-ja. Gjė tė cilėn unė nuk dua ta besojė. Por e besoj atė se PDSH-ja ka ndikim nė vendimet e kryeministrit ende aktual tė qeverisė sė Maqedonisė, aq sa ka ndikim qeni im nė pėrmasimin e racės sė vet nė Kinė.

Focus: Mendoni se ka ndikim Serbia mbi Maqedoninė pėr kėtė ēėshtje, sepse pas takimit Cėrvenkovski-Tadiq, Cervenkovski deklarojė se pavarėsia e Kosovės ėshtė e rrezikshme dhe krijon destabilitet pėr rajonin?
Mehmeti: Se Beogradi ka ndikim ne strukturat e kėtushme politike maqedonase, unė as qė dyshojė. Por, pėr mua mbetet dilema se sa Beogradi ka ndikim edhe nė disa qarqe tė kėtushme politike shqiptare. Kėtė e them sepse shumėēka shkon e koordinuar. Atė qė dėshiron ta realizojė Branko Crvenkovski, e bėnė me ndihmėn e deklaratave tė lartpėrmendura se Maqedonia do e njeh Kosovėn atėherė kur do vendos PDSH-ja. Pas kėsaj, a nuk pason pyetja e logjikshme, se mos vallė aq Beogradi ndėrhyn aq mjeshtėrisht nė politikėn e kėtushme, sa Shkupi ende ka mbetur atė qė ishte nė ish Jugosllavi: filiali mė i dėgjueshėm politikės sė Serbisė. Se oktapodi i ndikimit serb, ka krahėt e vet edhe nė disa struktura politike tė kėtushme shqiptare.

Mst: Rreziku ėshtė tek dyshimi, se a mund tė jetohet me shqiptarėt ?

Focus: Apo e shihni mosnjohje e Kosovės tė lidhur me ēėshtje e demarkacionit tė kufirit nė Debellde dhe Maqedonia pret qė sė pari tė definohet kjo ēėshtje dhe pastaj ta njoh pavarėsinė e Kosovės?
Mehmeti: Ratifikimi i kufirit ndėrshtetėrorė mes Beogradit e Shkupit, u bė nė kohėn e qeverisjes sė po tė njėjtit koalicion qeveritarė qė tani zvarrit njohjen e pavarėsisė sė Kosovės : VMRO-DPMNE dhe PDSH. Pra, atėherė kur faktori politik shqiptarė ėshtė mė i dobėt, nė kohė kur qeveria e kėtushme nuk ka legjitimitetin e shqiptarėve, Maqedonia sillet me mospėrfillje ndaj Kosovės. Dhe kjo tė shtynė tė paragjykosh se VMRO-DPMNE-ja, e ndihmuar nga PDSH-ja, luan njė lojė tė rrezikshme me shqiptarėt nė pėrgjithėsi. Se dėshiron sa mė shumė t’i shėrbejė Beogradit. Mbase VMRO-DPMNE-ja ka ndonjė planė tjetėr pėr kėtė shtet, tė cilin nuk ka guxim ta shpalos publikisht dhe kėshtu dėshiron t’ua rikujtojė shqiptarėve tė bėjnė atė qė ėndėrrojnė kryesuesit e kėsaj partie:federalizmin e shtetit. Andaj, mosdefinimi i kufirit tė Maqedonisė me Kosovėn, ka tė bėjė me mosdefinimin e relacionit tė brendshėm maqedono-shqiptarė. Pse, mos vallė dikush mendon se sikur shqiptarėt e kėtushėm tė ishin faktorė i rėndėsishėm i vendimmarrjes, do kishte qeveri maqedonase qė deri tani nuk do e njihte pavarėsinė e Kosovės dhe qė do mundohej tė vidhte pjesė tė tokės kosovare?

Focus: Por, nė atė pjesė tė Kosovės disa njerėz kanė marr armėt pėr t’i mbrojt tokat e tyre. A shihni rrezik tė eskalimit tė situatės sė sigurisė, shkuarjen drejt ndonjė konflikti mes Kosovės dhe Maqedonisė, nėse zgjidhja ėshtė e disfavorshme pėr ata njerėz?
Mehmeti: Rrezikimi i stabilitetit tė Maqedonisė fare nuk ndėrlidhet as me shqiptarėt e Kosovės, as me ata tė kėtushmit. Ai do ndodh shkaku se elitat e kėtushme maqedonase ende dyshojnė se a ėshtė i mundur shtet i pėrbashkėt i tyre me shqiptarėt. Andaj, kėto “probleme tė hapura” me shqiptarėt dhe Kosovėn, mė shumė u duhen atyre, se sa neve shqiptarėve. Prandaj, mendoj se shqiptarėt nuk kanė nevojė tė marrin armė nėse duan shkatėrrimin e kėtij shteti. Ai edhe ashtu do vetė-shkatėrrohet nėse mbetet nė duar e kėtyre strukturave tė pafata maqedonase qė e ēojnė Maqedoninė drejtė kalbjes sė sajė tė brendshme.

Mst: Nga frika e identitetit, merren me “rrezikun shqiptarė” nė Ballkan

Focus: Njė ēėshtje tjetėr me tė cilėn vazhdon tė pėrballet Maqedonia ėshtė ēėshtja e emrit, tė cilin nuk e pranon Greqia, pėr ēka e bllokoj edhe marrjen e ftesės pėr anėtarėsim nė NATO pėr Maqedoninė. Si e shihni zgjidhjen e kėsaj ēėshtje?
Mehmeti: Duke mos pasur pjekuri e guxim tė merren me krizėn e identitetit maqedonas, elitat e kėtushme politike maqedonase, gjatė shtatėmbėdhjetė viteve tė kaluara, merreshin me “rrezikun shqiptarė” nė Ballkan. Ato edhe sot zbulojnė “terroristė islamik” nė mes tė Shkupit, e nuk arrijnė t’i gjejnė kush janė ata qė thyejnė shtabet zgjedhore tė BDI-sė, qė bėjnė atentat mbi Ali Ahmetin, cilėt janė ata qė nė mes tė ditės plaēkitin paratė e postės. Problemi me emrin e kėtij shteti, e tė cilin e nxiti Greqia, ka tė bėjė me problemin e njė populli, i cili herė thotė se ėshtė me prejardhje sllave, e herė pasardhės i maqedonasve etnik. Diku nė me tė kėtyre vetgėnjimeve, mbetet e vėrteta se edhe ne shqiptarėt mbetėm peng i kėsaj krize qė kanė maqedonasit lidhur me identitetin e tyre. Pra, Maqedonia mbeti pengė i njė populli qė sillet si fėmijė qė e dinė adresėn ku ka lindur, por nė certifikatėn e lindjes i mungojnė emrat e prindėrve.

Focus: Disa thonė se zgjidhja do tė jetė ruajtja e emrit aktual kushtetues tė Maqedonisė duke u thirr nė identitetin maqedonas, por kjo pak ėshtė e mundur. A ekziston ky identitet vėrtetė nė Maqedoni, identiteti maqedonas?
Mehmeti: Identiteti qė varet vetėm nga emri i shtetit, nuk mund tė jetė identitet i shėndosh. Se sa ėshtė i fortė boshti kurrizorė i identiteti etnik maqedonas, nuk e di. Por ajo qė shihet nga jashtė, flet se ky identitet ėshtė i luhatshėm. Gjė tė cilėn mirė e kanė kuptuar fqinjėt e Maqedonisė, dhe e stimulojnė qė sa mė shumė tė dobėsohet. Andaj jam i prirė tė besojė se fatkeqėsia e popullit maqedonas qėndron aty se ata bėhen popull nė kohėn e internetit, nė epokėn e globalizimit, kur e kanė vėshtirė tė ruajnė identitetin e vet edhe popuj tė formuar me kohė, e lere mė ato tė porsaformuarit.

Focus: Ajo qė vėrehet nė kėtė ēėshtje ėshtė, si tė themi heshtja e shqiptarėve. A do tė thotė kjo se pėr shqiptarė nuk qenka, apo nuk ka rendėsi se qytetar tė cilit vend do tė quhen apo sikur janė dakord, se edhe shqiptarėt nė kėtė shtet duhet ta quajnė veten apo ta ndjejnė vetėn si maqedonas me identitet?
Mehmeti: Shqiptarėt dolėn shumė korrekt lidhur me problemin e emrit qė ka Maqedonia me grekėt. Duke e ditur sa e ndjeshme ėshtė kjo ēėshtje pėr popullin maqedonas, ata thuajse ia lanė nė dorė kėtij populli qė ta zgjidh kėtė problem me grekėt si tė dojė. Partitė e kėtushme shqiptare nuk bėnė as aq sa t’ua kumtonin elitave maqedonase, se ata mund tė zgjedhin cilėndo emėr, bile edhe atė tė “Republikės tė specave tė kuq”, por pa aprovimin e shqiptarėve, tė gjithė emrat e saj – si edhe ajo vet – do jenė tė pėrkohshėm. Kėtė duhej ta bėnin partitė shqiptare jo shkaku i shantazhit, por qė tė ruajnė dinjitetin e popullit tė vet, qė tė mbrojnė atė se shqiptarėt e kėtushėm mund tė tregojnė kujdes ndaj tė tjerėve, por nuk mund tė jenė tė pakujdesshėm ndaj vetvetes.

Focus: Por, a do tė duhej tė kishte njė marrėveshje brenda vetė qytetarėve nė Maqedoni dhe a ėshtė e mundur kjo, qė tė ketė njė identitet mbi ata kombeve kombėtare pėr shembull diēka tė ngjashme siē po ndodh nė Kosovė me tentimin pėr tė ndėrtuar identitetin kosovarė?
Mehmeti: Nė Kosovė kjo ėshtė e mundur, sepse e keni tė ndėrtuar identitetin e tė gjithė etnive qė jetojnė nė atė shtet. E kėtu ndodh e kundėrta: populli numerikisht mė i madh – maqedonasit – ende ka problemin e identifikimit tė identitetit tė vet etnik. Andaj edhe kėtu shqiptarėt nuk lodhen gjithaq se si do quhet nė tė ardhmen shteti ku ata jetojnė.

Mst: Mė shumė ėshtė shtet Kosova, se sa Maqedonia

Focus: Tė kalojmė pak nga Kosova dhe Shqipėria. A kanė bėrė mjaftė kėto dy vende pėr t’u ndihmuar dhe mbrojtur tė drejtat e shqiptarėve nė Maqedoni?
Mehmeti: Kosova bėri atė qė mund ta bėnte njė shtet qė kishte hallin e mėvetėsimit. Shqipėria bėri atė qė mund tė pritej nga njė shtet qė shumė pak mund tė bėnte pėr vetveten. Kėshtu qė shqiptarėt e Maqedonisė mbetėn si fėmijė bonjak tė cilėt kishin nė hallė prindėrit. Mbase kjo edhe u ndihmoi tė kuptonin se pėr Tiranėn dhe Prishtinėn zyrtare, ata gjithmonė do mbeten “vėllai mė i vogėl”, tė cilin mund ta pėrdorėsh vetėm kur ke halle tė mėdha. Kėtė mirė e kuptuan qarqet e kėtushme politike maqedonase, andaj edhe silleshin me mospėrfillje ndaj faktorit tė kėtushėm shqiptarė. Dhe e tėrė kjo i solli shqiptarėt e kėtushėm aty ku janė sot: tė kenė pushtetarė shqiptarė, po tė ndjehen si ai qė nuk ka shtėpi tė veten. Tė jenė bashkėsundues me maqedonasit, por sundimi i tyre tė mos shkojė mė larg se sa t’i mbajė nėn kontroll shqiptarėt. Pra, shqiptarėve tė kėtushėm u lejohet tė jenė pjesė e pushtetit, por jo edhe pronarė tė shtetit ku jetojnė.

Focus: A pajtoheni se nė Kosovės ekzistojnė dy mendėsi pėr sa i pėrket pavarėsisė, “kosovacentristėt” qė nuk preferojnė bashkimin e Kosovės me Shqipėrinė dhe “albanocentristėt” qė mendojnė se pavarėsia ėshtė vetėm njė pushim...deri nė luftėn tjetėr pėr bashkimin e shqiptarėve nė njė shtet? A mundet qė tė mbijetojė Kosova si shtet i pavarur sipas Jush?
Mehmeti: Mė shumė ėshtė shtet Kosova, se sa Maqedonia. Nėse pėr hiēgjė tjetėr atėherė shkaku se atje – sa kam vėrejtur unė – policia tė gjithė i dėnon njėsojė pėr shkeljen e rregullave tė komunikacionit. Sa u pėrket proceseve integruese brendashqiptare, ato janė tė pashmangshėm. Lėvizjet e popujve depėrtojnė mė lehtė e mė thellė se uji. Popujt janė materie e gjallė, e paparashikueshme, dhe ngandonjėherė tė kota janė analizat dhe vendimet e sjella nėpėr kabinete. Mė nė fund, proceset integruese evropiane, mbėshteten mbi shlyerjen e kufijve, mbi qarkullimin e lirė tė njerėzve, ideve dhe mallrave. Atėherė, vallė ėshtė e logjikshme qė te shqiptarėt tė ndodh e kundėrta: ata tė mbeten tė paintegruar brenda vetvetes? Kosova ėshtė shteti i dytė shqiptarė, por ėshtė pjesė e tėrėsisė shqiptare. E cila tėrėsi gjithnjė e mė shumė do i mbyll rrathėt e komunikimit normal qė i ka hije njė populli. Mbyllja e plotė e kėtij procesi, do vijė atė ditė kur pėr shqiptarėt nuk do jetė gjithaq e rėndėsishme se vallė kryeqyteti i tyre ėshtė Tirana , Prishtina apo Shkupi.

Focus: Por elitat politike e kulturore mendojnė se ka vetėm njė identitet shqiptar nė Ballkan dhe ēdo identitet kosovar ėshtė i shpifur dhe i kontribuon shkombėtarizimit?
Mehmeti: Kosovarėt nuk duhet tė lejojnė tė bėhen “maqedonasit” e dytė tė Ballkanit, qė merren me zbulimin e identitetit tė tyre. Duhet tė dallojnė ēdo tė thotė identitet shtetėror, dhe identitet etnik. Nėse bėhet fjalė pėr identitet shtetėrorė, atėherė ai problem ėshtė krejt tjetėr. Por, nėse dikush fletė pėr identitet etnik, tė ndryshėm nga ai i shqiptarėve tė Shqipėrisė apo tė Maqedonisė, atėherė bėhet fjalė pėr detsruktivitet pervers. Njeriun e pėrbėjnė identitete tė ndryshme, nga ai gjinorė, social, arsimorė, rajonal..., por ka njė bosht qė quhet identitet etnik, e qė shqiptarėt e kanė tė qartė para se Shqipėria e Kosova tė ekzistonin si shtete. Identiteti shqiptarė, ėshtė mė i vjetėr se ai i shteteve qė kemi, andaj ai ėshtė themeli i ndėrtimit tė identiteteve shtetėrore, qė tani emėrtohen si “kosovarė” e “shqiptarė”. Andaj nuk munden themelet tė qėndrojnė mbi kulmin, por e kundėrta. Kosova dhe Shqipėria janė kulme qė mbrojnė nga reshjet dhe furtuna, po tė njėjtin identitet - atė shqiptarė. I cili identitet nė vetvete ngėrthen multireligjionizmin tonė si dhe multidialktizmin gjuhėsorė.

Mst: Shqipėria vend ku ēdo vlerė matet me atė sa je “perėndimorė”

Focus: Edhe pse Shqipėrinė e konsiderojmė si vendin amė tė tė gjithė shqiptarėve, mendoni se e ka luajtur rolin qė i ka takuar nė raport me bashkėkombėsit e saj tė shpėrndarė apo Shqipėria ka humbur shumė, sidomos pas viteve tė ’90-ta nga identiteti i saj kombėtar, pra ėshtė bėrė njė vend ku vlerat e reja kanė mundur traditėn, vlerėn shqiptare?
Mehmeti: Shqipėrisė i ndodhėn shumė ndryshime pėrnjėherazi. Ajo doli nga njė mbyllje totale, nė njė hapje tė dyerve krahė mė krahė. Nga njė vend ku njerėzit nuk e dinin pėr ēka shėrbejnė monedhat e quajtura para, nė njė vend ku leku u bė “virtyte” mė i rėndėsishėm pėr t'u pėrcaktuar statusi qytetarė. Si e tillė, ajo as qė mund tė bėnte mė shumė pėr bashkėkombėsit e sajė jashtė kufijve. Ajo mė tragjikja qė ndodhi nė Shqipėri, ėshtė rrėnimi i institucionit mė tė rėndėsishėm qė ka mbrojtur shqiptarinė gjatė shekujve: rrėnimin e virtyteve universale njerėzore dhe mbrojtjen e familjes si diēka mė e shenjtė nė botėn shqiptare. Gjatė demokratizimit tė vet, Shqipėria e bėri shqiptarin tė mos ndjehet mirė me pasaportėn e saj nė xhep dhe tė ndjehet se shqiptaria e identifikon si qytetarė qė shkon nė perėndim vetėm pėr t’u marr me “biznes” rruge. Kosova ishte ajo qė ruajti vlerat tradicional shqiptare, pa tė cilat ky popull as qė do arrinte tė shpėtonte vetveten. Shqipėria ėshtė bėrė vend ku ēdo vlerė thuajse matet nėpėrmjet asaj sa je “perėndimorė”, se sa nuk ngjan nė shqiptarė, sa e bastardon gjuhėn me fjalė tė huaja dhe nuk thua e kam “dukjen e bukur” por kam “luk tė bukur”. Por, mbase shqiptarėt e Shqipėrisė njė ditė do ngihen nga dėshira sa mė shumė t’u ngjajnė tė tjerėve dhe do e kuptojnė se kanė harruar cilėt janė ata nė tė vėrtetė. Me ēka do ndjejnė nevojė tė dalin pėrpara pasqyrės shqiptare, ku do shohin se shqiptari ka dukje tė bukur edhe kur nuk e zbukuron “lukun” me buzėkuqin italian apo grek.

Mst: Nė Maqedoni ka interesim pėr ndarje, por ndarja e Kosovės do ta zhbėnte Maqedoninė

Focus: Mendoni sa ka interesim nga qarqe tė caktuara pėr tė mos e lenė Maqedoninė tė zhvillohet apo ec me tutje si shtet i pavarur, duke pengu anėtarėsimin nė NATO, nesėr nė BE, ngase duan ta shohin tė copėtuar?
Mehmeti: Unė atė interesim e shoh edhe kėtu brenda kėtij shteti. Mos kishte aso interesimi, vallė do ndodhte qė Maqedonia tė kthehej aty ku ishte nė vitin e mėvetėsimit tė sajė, vallė do ishte e mundur kjo qeveri, tani teknike, tė bėnte ēmos qė tė asgjėsonte Marrėveshjen e Ohrit, e cila ėshtė parakusht qė Maqedonia tė shkojė drejtė institucioneve euro-atlantike. Thashė: Maqedonia ėshtė peng i paaftėsive tė elitave tė kėtushme partiake, e jo viktimė e vendeve fqinje.

Mst: Ndarja e Kosovės do ta zhbėnte Maqedoninė

Focus: Serbia nuk heq pretendimet ndaj territorit tė Kosovės. Ndarja eventuale e Kosovės, a do tė reflektohet nė Maqedoni?
Mehmeti: Ndarja e Kosovės definitivisht do ta zhbėnte Maqedoninė. Andaj them se tėrėsia territoriale e Maqedonisė, nuk mbrohet kėtu, por nė veri tė Kosovės. Kėtė e din qarqet serbe qė investojnė nė destabilizimin e Kosovės, prandaj edhe ngulin kėmbė qė Kosova e pavarur tė mbetet me shumė pikėpyetje. Qarqet antikosovare dhe anti-maqedonase tė Beogradit, e dinė se pėrderisa ėshtė e diskutueshėm tėrėsia territoriale e Kosovės, Maqedonia mbetet shtet i padefinuar dhe me tė ardhme tė pasigurt.

Focus: A besoni ju nė bashkimin e shqiptarėve nė njė shtet tė vetėm dhe sa ėshtė e realizueshme kjo gjė dhe nė ēfarė mėnyre?
Mehmeti: Tė mos besosh nė kėtė, ėshtė njėsoj si tė mos besosh se ne jemi njė popull i njėjtė. Besojė dhe atė besim e mbėshtes nė proceset integruese nė Evropė, si dhe nė bindjen time se do vijė koha kur edhe popujt tan fqinjė, atė bashkim do e pranojnė tė atillė siē ėshtė: si diēka tė natyrshme. Njėsoj siē do jetė i natyrshėm edhe bashkimi i Ballkanit dhe integrimi i tij brenda vetvetes. Edhe atė si parakusht qė tė bėhet pjesė e Evropės pa kufij.

16.05.2008
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] NDARJA E KOSOVĖS – LUFTĖ E RE NĖ BALLKAN (2008-06-22 10:09:03 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Rreziku nga ndarja funksionale (2008-06-17 15:53:47 nga admin1)
[ Histori ] NDARJA ADMINISTRATIVE DHE REGJISTRIMI I POPULLSISĖ NĖ QARKUN E PRIZRENIT NĖ VITIN 1919 (2008-03-05 19:03:29 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] FBKSH: NDARJA E KOSOVĖS DHE LOJA DOMINO….! (2008-03-01 13:19:51 nga admin4)
[ Opinione ] Ndarja e Kosovės shpie nė ridefinim tė kufijve etnik Shqiptarė (2007-12-23 15:13:36 nga admin1)
[ Opinione ] Ndarja e Ballkanit (2007-12-12 03:27:02 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Ndarja e Kosovės, nuk vjen nė shprehje (2007-12-05 13:26:27 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Shefer: Ndarja e Kosovės do tė kishte pasoja tė paparashikueshme (2007-09-06 12:23:17 nga admin4)
[ Intervista ] BANAC:"NDARJA E KOSOVĖS - SINJAL PĖR LUFTRA TĖ REJA NĖ BALLKAN" (2007-09-01 09:51:55 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Ndarja e Kosovės nuk ėshtė opsion as pėr Kosovėn e as pėr Serbinė (2007-08-31 08:38:45 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Ndarja e Kosovės ėshtė e pranueshme nėse palėt bien dakord, thotė Verhagen (2007-08-28 07:35:35 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster