| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » KONKURENCĖ E PADENJĖ! |
| Postuar mė datėn: 2008-02-13 16:20:23 nga admin4 :: Kategoria: Kultura |
| » Opcionet për artikullin |
|
Etnitete, por edhe komunitete tė tėra tė cilėt vetėdijshėm kanė rrugėtuar gjatė historisė dhe zhvillimit tė saj, natyrisht duke bartur me vete mitet, kultet dhe ritet e veta tė caktuar, si pjesė tė qenies dhe kulturės sė tyre, krejt natyrshėm pėrfytyrojnė lirinė dhe mendimin e vet pėr tė paraqitur autenticitetin e vet para sė sotmes e qė nė fakt ėshtė e drejt e secilit, madje ėshtė mburrje dhe detyrė qė tė mbrojmė ato paraqitje, tė cilat te bota e sotme civilizuese bartin mesazhin e paqes, tė kulturės dhe tė mirėqenies shoqėrore, mirėpo kėto virtyte nuk guxojnė tė transmetojnė idenė e urrejtjes dhe nėnēmimit tė kulturės sė tjetrit.
Pa dashur qė tė japim vlerėsime tė njėanshme, pra edhe godinat fetare siē janė kishat, xhamitė, sinagogat, teqetė, tyrbet e dhjetėra objekte tjera qė luajnė rolin e njė besimi tė mirėfilltė, tė njė paqeje shpirtėrore para njerėzimit, si duket futja e hundėve tė shtetit nė kėto gjėra ka mbetur si njė hipotekė e sė kaluarės, kur mbrapa qėllimit tė vėrtetė ėshtė kalkuluar me ēėshtjen, pa dyshim edhe pėrmes shtėpive tė perėndisė!...
Kėshtu ka vepruar Serbia e re dhe e vjetėr dikur nė Kosovė, pra pikėrisht nė emėr tė kishave, gjoja nė emėr tė misionit pėr zotin dhe pėr njerėzinė ka ndėrtuar me dhjetėra kisha ortodokse nė Kosovė, mė vonė kanė gllabėruar me qindra hektarė tokė pėr rreth kėtyre Kishave, tokė kjo qė serbet e kanė quajtur Metohi. Edhe sot, serbet mundohen qė termin Kosova dhe Metohi, ta shndėrrojnė nė mit serb! Ėshtė interesant fakti se aty ku kultura shqiptare ka themelin e tapisė sė vet tė kulturės, pikėrisht aty pushtuesi serb ndėr shekuj ėshtė mundura tė paraqes njė konkurrencė e cila gjithmonė ka mbetur e pa denjė pėr ti rezistuar kohės qė synon progresin e vėrtetė shoqėror. |
|
Shkruan: Mehmet BISLIMI
Shembullin mė tė fundit dhe mė tė padenjė, kemi rastin e njė kishe gėrmadhė, qė pushteti hegjemonist i Millosheviqit e ngriti pėrball tempullit tė diturisė dhe kulturės sonė, siē ėshtė biblioteka kombėtare nė Prishtinė! Kjo konkurrencė e verdhė, sikur nuk po i lė tė qetė as maqedonėt, tė cilėt sė fundi, duke mos arritur qė tė zhveshėn nga urrejtja pėr tė tjerėt, kanė marrė njė vendim sa absurd, aq edhe anakronik, pėr ta ngritur njė kishė gėrmadhė mbi themelet e shtėpisė sė njė humanisteje me pėrmasa botėrore siē ėshtė nėnė Tereza, tė cilėn e respekton e tėrė bota. Themelet e kėtij respekti dhe tė kėtij pėrfaqėsimi tė denjė, qė nėnė Tereza i bėnė shqiptarėve nė rend tė parė, por edhe Maqedonisė, rajonit e terė botės nuk i fshinė dot godina e njė kishe ortodokse qė pushteti maqedon po pretendon ta ngritė krejt nė mėnyrė perfide!
Ky shtet, ende nė pelena, do duhet qė njė herė e pėrgjithmonė ta kuptoi se nuk e ka kaēikun qė tė luaj mė me popullin shqiptare, qė nė fakt pėrbėjnė gjysmėn e banorėve tė Maqedonisė, e mbi shatė milion nė tėrė Ballkanin!
Shkupit i duhet njė Pegas i frymėzimit pėr paqe dhe bashkėjetesė - jo kishė e xhami
Maqedonia, duhet ta dije se: Populli shqiptarė atje, jeton nė tokat e veta qė nga lashtėsitė e para Krishtit, ka gjuhėn, kulturėn dhe historinė e vet. Ka traditėn, kostumografinė, arkeologjinė, kultet, ritet dhe idealin e vet. Populli shqiptarė nė Maqedoni, ėshtė shtet formues dhe liridashės, ėshtė popull civilizues, mikpritės, bujar dhe i zgjuar, mbanė po thuaj tėrė ekonominė e atij vendi dhe ka rol vendimtarė nė stabilitetin e Maqedonisė, madje edhe tė rajonit. Shteti sllavomaqedon e di shumė mirė, kur ka provuar qė tė ndeshet edhe me luftė me shqiptarėt si ėshtė ndarė?... Maqedonia, do tė duhej qė tė plotėsonte tė gjitha kushtet mbi tė cilat ėshtė bėrė jo larg, njė marrėveshjeje, tė pushojė dhunėn dhe maltretimet si dhe vrasjen e shqiptarėve ( ka vrarė rreth dhjetė shqiptarė) kohėve tė fundit, tė liroi qindra shqiptarė qė ka burgosur, tė rrijė sa mė larg nga vendet e shenjta shqiptare, nga evenimentet e tyre kulturore e historike, tė zbatoi me pėrpikėri ligjin e barazisė sė pėrdorimit tė simboleve dhe tė gjuhės sė shqiptarėve qė jetojnė atje nė vendin e vet. Tė drejtėn e shkollimit dhe tė punėsimit nė mėnyrė qė populli sllavomaqedon dhe shqiptar atje tė jetojnė nė harmoni tė plotė, tė ndihen tė barabartė dhe tė zhvillojnė kėtė shtet tė sapo dalė nga lėvozhga e Klloēkės.
Ish RJ e Maqedonisė do duhej tė hiqte dorė nga praktikat e shėmtuara tė sė kaluarės shoviniste- komuniste tė Gligorovit me kompani, regjim ky i cili atė botė mohonte gjithēka shqiptare, madje edhe gjuhėn dhe flamurin tė drejtėn pėr qasje nė dokumente personale, tė drejtėn e pagėzimit tė fėmijėve tė tyre, tė drejtėn e punėsimit e deri tė liria e shprehje dhe e komunikimit me Kosovėn dhe Shqipėrinė. Madje rrėzonte me bolduzher edhe shtėpitė e shqiptarėve, siē ėshtė rasti nė fshatin Haraqinė, ku pati pėsuar me jetėn e tij qytetari Nuredin Nuredini, pėr tė cilėn Qeveria e Shkupit edhe sot e gjithė ditėn mbanė pėrgjegjėsi penale! Maqedonia e sotme demokratike, duhet ta kuptoi njė herė e pėrgjithmonė se nuk ndėrtohet demokracia duke rrėnuar shtėpitė e mbi to duke ndėrtuar kisha, apo xhamia. Demokracia e mirėfilltė i ka rrėnjėt pikėrisht mbi barabarėsinė e qytetarėve tė saj nė rrafshin historikė, kulturor e hapėsinor, dhe tė drejtėn e shijimit tė lirisė sė vet pėr secilėn etni.
Ndryshe, me kėto veprime, shteti maqedon po transmeton nė vazhdimėsi idenė e urrejtjes ndėrnacionale tek qytetarėt e shtetit tė vet! Kjo nuk do tė guxonte tė ndodhet, jo vetėm pėr faktin se mund tė ketė pasoja tė pa parashikuara, sa pėr faktin se tanimė shqiptarėt nė rajon nuk janė duke jetuar kohėt e dy shekujve mė parė. Shqiptarėt kanė vrarė atė errėsirė pėrgjithmonė, tentim kthimi i atyre kohėve, nuk e ndihmon Maqedoninė e cila pretendon qė tė jetė madje edhe shtet demokratik!, pėrkundrazi, ky karrem qė atė po e shpie mjegullnajave tė miteve e legjendave tė paqena, vet Maqedonisė do ti kushtoi mė sė shumti mu nė momentin kur ajo tė zgjohet nga kėto joshje absurde. Nė tė kundėrtėn, nėse njė aparat shtetėrorė i mohon tė drejtat mė elementare njė populli i cili ėshtė pjesė pėrbėrėse e atij shteti, duke ushtruar presion e represalie, aty si kundėr pėrgjigje, lindin revolta tė cilat mė pastaj marrin pėrmasa tė pa dėshiruara dhe tė pa parashikuara. E mira e sė mirės sot ėshtė qė Maqedonia tė tregoi para botės se e ka ndėr mend tė ndėrtoi njė shtet tė mirėfilltė e demokratik, tė barabartė pėr tė gjithė qytetarėt e saj, pa dallim pėrkatėsie etnie, fetare, apo racore, pėr ēka edhe ėshtė zotuar para bashkėsisė ndėrkombėtare.
Do tė ishte shumė reale dhe e domosdoshme sot, qė Maqedonia ta dijė sė shqiptarėt e kėtyre viseve, para sė gjithash janė shqiptarė. Ata kanė qenė e do tė jenė pėrherė nė krye tė pėrpjekjeve pėr mbrojtjen dhe realizimin e tė drejtave tė tyre kombėtare e qytetare. Ata sot, pėrkrah kanė edhe 7 milionė vėllezėr tė tyre nė tėrė hapėsirat e tokave tė tyre gjeografike shqiptare qė shtrihen nė gadishullin e Ballkanit. Ėshtė mirė dhe shumė me interes, madje edhe rajonal, qė Maqedonia tė mos i lėndojė ndjenjat e popullit shqiptar qė jeton dhe punon ndershėm nė vendin e vet, ndryshe dikur mund tė bėhet shumė vonė!
13 shkurt 2008 |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|