| » Opcionet për artikullin |
|
Shkruan: Devlije BAJRAMI
(Me Federalizimin e "Maqedonisė" nuk do tė ndjehemi mė inferior nė vendin tonė)
Populli shqiptar, gjatė shekujve, ka pėrjetuar ngjarje tė ndryshme, qė lanė gjurmė tė pa shlyeshme nė historin e tij.
I sunduar prej pushtimeve tė ndryshme, tė njė pas njėshme, pati forcė t'iu pėrballojė rrebesheve tė armiqve.
Nė kushte tė tilla gjeografike gjithėmon ka qenė caku i sulmeve nga fqinjėt. Perandoria romake, ajo bizantine, ajo osmane dhe ajo sllave, kanė qenė tė pa ngopura pėr gllabėrimin e tokave shqiptare.
Kombi ynė ėshtė simbol i qėndresės, i mbijetesės, e jo siē na kanė quajtur armiqtė tė mallkuarit e Europės.
I bashkuar nė njė gjuhė, i ndarė nė tre fe, i shpėrndarė nė pesė shtete, gjithmonė i gatshėm pėr tė luftuar qė tė jetojė i lirė nė trojet e veta.
Shqiptarėt qė, kaq rėndė e pėrjetuan robėrinė nga tė huajt, duhet thėnė mjaft mė me politika propagandistike, sduam mė pėrēarje, sdurojmė mė dhunė, maltretime e padrejtėsi.
Populli shqiptar kėrkon tė drejtat elementare, tė drejtėn e barabartė mė palėn sllavo - maqedonase.
Me Federalizimin e Maqedonisė do ti fitojmė kėto tė drjėta, sdo tė ndjehemi mė inferior nė vendin tonė, nė tokėn tonė, sepse ky nocion, apo opsion politik na bėnė tė barabarte me palėn tjeter, dhe ėshtė garant i parimit tė vetėvendosjes, e drejtė kjo e gartantuar edhe ndėrkombėtarisht.
Federalizimi ėshtė edhe plani afatmesėm i boshtit centrifugal, i cili pėr qėllim final ka ribashkimin e Shqipėrisė dhe tė gjithė shqiptarėve.
Qė nga viti 2001, edhe pas luftės sė bėrė pėr tė drejta, shqiptarėt sillen rreth njė boshti si ajo tangoja argjentinase.
Sillen rreth perdorimit tė flamurit, gjuhės, ligjit tė luftėtarve tė lirisė dhe tė tjera tė drejta kėto, qė i takojnė popullit shiptar.
Edhe me nėnshkrimin e "Marrveshjes sė Ohrit", kaluan shtat vite, por fatkeqėsisht kėto tė drejta sillen nė vend e nuk po gjejnė zgjidhje ose zgjidhen nė afat tė shkurtėr duke u mvarur nga koalicionet qeveverisėse.
Sa herė qė ndryshohen qeveritė, ndryshojnė edhe kėto tė drejta tė sjellura nga vetė sllavėt.
Opozita shqiptare thotė se "Marrveshja e Ohrit" ėshtė e dėshtuar, pozita shqiptare thotė se: ėshtė duke u realizuar, pastaj ajo qė tha se ėshtė e dėshtuar thotė se po e realizon, e jo qė e realizonte thotė se ėshtė e dėshtuar dhe kurrsesi nuk mund tė gjindet zgjidhje, gjėrat vazhdojnė tė sillen ne vend.
Federalizimin e Maqedonisė duhet ta pranojnė tė gjitha partitė politike shqipėtare nė "Maqedoni", sepse me kėtė opcion edhe ato do tė jenė padronė tė veėtvetes e jo argatė tė Cėrvenkoskit e tė Gruevskit.
Me kėtė opcion lideri i partisė politike shqiptare do tė ulet nė krye tė tryezės, sepse do te ketė karriken e vet, e ai sllavo-maqedonas nė fund te vendi i tij, e jo siē po bėjnė tani, Grueski rri nė krye e kėto tanėt rrin nė cep, tė mbledhur fund e krye bashkė sikur janė tė huaj.
Federalizimi ėshtė term-nocion ndėrkombėtar i pranueshėm dhe i realizueshėm, atė nuk e kanė shpikur as shqipėtarė, as sllavėt, as PDSH-ja e as BDI-ja, e as BDK-ja, e as PPD-ja.
Mirėpo pėr ta realizuar ate (federalizimin sipas modelit belg), duhet ta kėrkojnė tė gjithė sė bashku dhe si tė tillė do ta pranojė edhe pala sllavo-maqedonase, sė bashku edhe me faktorin ndėrkombėtar.
Duhet tė kuptojmė se Federalizimi i "Maqedonisė" ėshtė rruga e vetme pėr t'u pėrparuar drejt shtigjeve verio-atlantike.
Kėrēovė, shtator 2008 |
|