| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » QEVERITĖ KOMUNALE DHE BATUTAT PRIZRENASE PĖR TO |
| Postuar mė datėn: 2008-07-17 02:46:07 nga admin2 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Shkruan: Adnan Abrashi
Dikur nė Prizren, nė kohėn e pushtetit tė LDK-sė , nga visari i pasur i batutave tė ndryshme pėr qeverinė komunale, ishte edhe ajo se, Eqrem Kryeziu, kryetari i atėhershėm komunal dhe Xhorxh Bushi, kryetari i SHBA-ve, kishin diēka tė ngjashme: ishte godina e administratės sė tyre luksoze me emėr tė njėjtė - SHTĖPIA E BARDHĖ. Edhe pse, me kėtė batutė, pak sa ia kishin pėrshtatur ngjashmėrinė alegorike, unė, prapė se prapė, tek ky krahasim, vėreja njė ndryshim tė madh pėrmbajtjesor. Vėrtet, sikur shtėpia administrative e Bushit, ashtu edhe ajo e Eqremit tonė, kishin njė emėr tė njėjtė - SHTĖPIA E BARDHĖ; sepse, ngjyra dhe disa pjesė tė luksit arkitektural, ndoshta edhe nuk dallonin aq nė mes veti, por, edhe pse shaka, unė nė kėtė batutė, prapė se prapė shihja njė ndryshim funksional: Bushi, nė Shtėpinė e Bardhė tė Uashingtonit, e kishte tė vendosur tėrė administratėn udhėheqėse shtetėrore tė SHBA-ve, ndėrsa, Eqremi i ynė i Prizrenit, nė kėtė saraj luksoz, rinte vetė me disa kėshilltarėt e tij mė besnik. Po, po! Gati harrova! Aty kishte edhe BYFFE dhe byffetarė. Meqė, kjo byffe e Shtėpisė sė Bardhė punonte vetėm 11 muaj nė vit, sepse, sikur flitej, me urdhėr tė kryetarit, gjatė muajit tė shenjtė tė Ramazanit, ajo mbyllej, edhe pėr kėtė rast, populli gjithmonė spirituoz prizrenas, e kishte batutėn e vetė: Vallė, si do tė vepronte Eqa, sikur mu nė muajin e Ramazanit, nė sarajin e tij, ta vizitonte Tina Kajdanova dhe tė kėrkonte nga ai njė kafe?!
Kohėrat ecin me rrjedhėn e vetė dhe batutat pėr Shtėpinė e Bardhė tė Prizrenit, sa vinin e shtoheshin. Gjatė fushatės parazgjedhore tė zgjedhjeve tė fundit, nga tabori i degės sė PDK-sė nė Prizren, u pėrhap lajmi se, posa kjo parti ti fitoj zgjedhjet dhe ta merr pushtetin nė dorė, gjėnė e parė qė do ta bėjė, do tė jetė ndryshimi i ngjyrės sė fasadės sė Shtėpisė sė Bardhė tė Eqės?!.
|
|
Nė fakt, edhe pse me banorė tė ri, Shtėpia e Bardhė e Eqės, edhe sot e kėsaj dite ėshtė e njėjtė, sikur, thuaja e Xhorxh Bushit nė Amerikė. Ajo me bardhėsinė e vetė karakteristike dhe bukurinė magjepse arkitekturale, i ka joshur edhe kėta banorė tė ri tė posa ardhur nėn strehėn e tij. Sidoqoftė, me strehimin e kėtyre tė porsaardhurve, nuk mund tė thuhet se Shtėpia e Bardhė ska ndryshuar fare: dikur si azil i vetmuara thuaja i Eqės dhe disa kėshilltarėve tė tij, sot, ajo, pėrveē kryetarit aktual dhe stafit teknik tė tij, strehon edhe drejtor tjerė tė administratės komunale -EKSPERTĖ tė nivelit tė lartė tė qeverisjes me qytetin , sikur i premtoi se do tė jenė kėta bashkėpunėtorė, vetė Ramadan Muja, gjatė fushatės parazgjedhore.
Pranoj se, edhe unė u bėra viktimė e kėtyre premtimeve tė tij pėr njė qeveri tė ardhshme me ekspertė tė mirėfilltė, sepse, isha mė se i bindur se nga tė gjitha lėmenjtė e duhur profesional, qyteti i Prizrenit ka mjaftė njerėz tė tillė tė aftė nė dispozicion
Sikur pash mė vonė, tė gjitha premtimet dhe pritjet e mija nė kėtė drejtim ishin tė kota. Bazuar nė strukturėn e njerėzve qė janė sot nė qeverinė aktuale lokale, si duket, ose unė qė i kam besuar vebėsisht, ose kryetari Muja qė i ka bėrė ato zotime, nuk i kemi pasur tė njėjta nėnkuptimet e domethėnies sė nocionit EKSPERT. Unė pėr njė njėri EKSPERT gjithnjė kam menduar se ėshtė: personi qė ka titull akademik nė lėmin e caktuar profesionale; qė ka njė eksperiencė tė duhur nė kėtė drejtim; qė gjatė karrierės sė vetė tė pasur profesionale ka dhėnė rezultate tė dukshme nė atė fushė, dhe, patjetėr, qė ėshtė person autoritativ dhe i vlerėsuar lartė, nė rend tė parė, nga vetė kolegėt e profesionit konkret.
Si duket, nga kėto kriteret e mija paragjykuese, kėta ekspertė tė Ramadan Mujės, plotėsonin vetėm kushtin e parė: tė gjithė kishin tituj akademik profesional dhe asgjė tjetėr. Ta zėmė, nuk e di se me ēfarė kriteri tė ekspertit ėshtė pėrzgjedhur drejtori drejtoratit komunal tė inspekcionit, i cili, njė kohė tė gjatė ri nė kompjuterin e tij zyrtar dhe duke i vizituar forumet e shumta shqiptare, jep pėrgjigje banale, ofenduese dhe kėrcėnuese pėr artikullshkruesit. Mbase, asgjė nuk do tė ishte befasuese kėtu, sikur, eksperti ynė i Mujės, nė kėto reagime nėpėr forume, tė mos prezantohet nė emėr tė vetė drejtoratit pėrkatės komunal, nė krye tė sė cilės ėshtė zgjedhur.
Pėr dikėn ndoshta mund tė jetė e ēuditshme kjo, por nuk duhet tė ketė asnjė dyshim nė kėtė konstatim, sepse, pėr njė shkrim timin kritik tė botuar nė mes tjerash edhe nė njė forum shqiptare tė internetit, viktimė e kėtyre sulmeve tė tija paranoide, kam qenė edhe unė personalisht, autori i kėtij artikulli.
Vėrtet populli ėshtė i pandalshėm me mahitė e veta dhe ato i trillon edhe nė situatat kur ska se ēka tė pėrqesh, e lera mė kur ka me bollėk. Pėrveē kėtij INTERNET FORUM EKSPERTI KOMUNAL, ka mjaftė batuta edhe pėr ekspertė tė tjerė tė Qeverisė sė Mujės. Qytetarėt e Prizrenit, duke u motivuar me shumė veprime tė gabuara dhe spirituoze tė politikanėve tė vet nė pushtet, kėso lloj-lloj batuta, apo shtosa, sikur quhen nė zhargonin tonė lokal, dita ditės i shumon, zbukuron, qėndis dhe pėrshtat duke i treguar ato kudo dhe nė ēdo situatė disponimi. Ėshtė interesant se, nė kėso raste vepron njė rregull e pashkruar: gjithmonė pėr to dinė mė sė miri tė tjerėt, e mė sė paku ata qė janė vetė subjekt i fabulave tė tyre?!. Sidoqoftė, tė gjithė atyre ju kėshilloj tė mos shqetėsohet dhe trazohet aq shumė, sepse, asgjė nuk janė batutat e popullit pėr politikanėt lokal, sa janė ato mė thumbuese pėr politikanėt qendror... Fundja, edhe kėto forma pėrmes: batutash, shakash dhe barsoletash, nė mėnyrė indirekte krijojnė njėfarė marketingu dhe popullariteti, a po jo?!
Dhe pėr fund, ju lutem kėtė artikull kuptojeni si transparencė popullore...
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|