DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Pse duhen bashkuar Kosova e Shqipėria?
Postuar mė datėn: 2008-09-20 01:20:40 nga admin2 :: Kategoria: Lajmet kryesore



Akademiku i njohur, Rexhep Qosja, thotė se ėshtė nė interesin e pėrgjithshėm tė shqiptarėve tė bashkohet Kosova me Shqipėrinė. Madje, sipas tij, kjo ėshtė mė e pranueshme edhe pėr fqinjėt ballkanikė. "Pėr shqiptarėt ėshtė shumė mė mirė tė jetojnė nė njė shtet mė tė madh e mė tė fortė sesa nė dy shtete mė tė dobėta, mė tė varfra", thotė akademiku Qosja, gjatė njė interviste ekskluzive pėr "Shqip". Nė kėtė intervistė, ai flet pėr Kosovėn e pas 17 shkurtit, sfidat qė e presin shtetin e ri, por edhe rreziqet e jashtme e tė brendshme qė i kanosen, qėndrimin e deritanishėm tė Maqedonisė dhe Malit tė Zi, por edhe tė Rusisė, tė cilin e konsideron "tregti politike", punėn e qeverisė "Thaēi", pozicionin e hershėm e tė tanishėm tė Shqipėrisė etj.
Profesor, Kosova e shpalli pavarėsinė e saj mė 17 shkurt tė kėtij viti. Ēfarė prisni pas kėsaj?
Pas shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės shtet mė 17 shkurt, pres qė Kosova tė bėhet vėrtet shtet, tė funksionojė si shtet i pavarur. Nėse i emėrtojmė gjėrat saktė, siē janė, do ta themi se Kosova ėshtė e pavarur vetėm nga Serbia, ndėrsa vazhdon tė jetė njė lloj protektorati, por tani jo mė i Kombeve tė Bashkuara, po, kryesisht, i Bashkimit Evropian. Po, mirė, kjo e vėrtetė, tani pėr tani, nuk do tė duhej tė na e prishte qejfin posaēėrisht. Sovranitetet
tradicionale tė tė vegjėlve kanė marrė fund nė botėn gjithnjė e mė tė globalizuar. Gati 7 muaj pas shpalljes sė pavarėsisė kanė filluar problemet e para: rikonfigurimi i UNMIK-ut, misioni EULEX dhe pėrplasjet e Zanierin, kėrkesat pėr negociata tė reja Beograd-Prishtinė dhe beteja e vazhdueshme diplomatike e Serbisė pėr tė bllokuar procesin e njohjes sė shtetit tė pavarur tė Kosovės.

Ē‘po ndodh kėshtu? Pse kaq probleme? Ishin tė pritshme reagime tė tilla. Si e parashikoni situatėn mė tej?
Meqenėse e njoh, besoj, ēėshtjen e Kosovės jo vetėm nga ana politike, por edhe nga ana e historisė dhe e kulturės; meqenėse e njoh, besoj, ēėshtjen e Kosovės nė raportin me Serbinė, Malin e Zi, Maqedoninė dhe Shqipėrinė, nuk do tė thosha se Kosova ka hasur nė aq shumė probleme pas shpalljes sė pavarėsisė. Nuk bėhet lehtė shteti. Dhe, Kosova nuk ėshtė shpallur lehtė shtet dhe nuk ėshtė reale tė pritet qė, vėrtet, tė bėhet lehtė shtet. Ka mė vėshtirė dhe ka mė keq. Po tė mos ishin SHBA-tė, problemet, me tė cilat do tė ballafaqohej Kosova e shpallur shtet, do tė ishin shumė herė mė tė mėdha. Dhe, tė gjitha kėto, pra, nuk duhet tė na befasojnė, kurse tė na dėshpėrojnė - kurrsesi.

Para 17 shkurtit, ndarja e Kosovės po konsiderohej gjithnjė e mė shumė si njė variant i mundshėm. Pėr fat tė mirė, nuk ndodhi. Por tani rreziku duket sikur ėshtė shtuar: protesta tė serbėve nė Mitrovicė, pushtime institucionesh zyrtare, zėra pėr krijimin e njė grupi serb brenda strukturave shtetėrore tė sigurisė etj. Ē‘duhet tė bėjmė pėr ta shmangur pėrgjithmonė njė rrezik tė tillė?
Nocioni ndarje nuk e ka mė kuptimin qė e kishte deri tani. Ėshtė bėrė nocion disi i pėrbėrė. Mund tė flitet pėr njė ndarje tė brendshme dhe njė ndarje tė jashtme. Enklavat serbe brenda Kosovės bėjnė jetė shoqėrore, politike dhe administrative pothuajse ndaras pjesės tjetėr tė Kosovės. Mitrovica Veriore, qė nga ditėt e para pas Luftės, ėshtė e shkėputur prej Kosovės! Shtėrpca po pėrpiqet tė bėhet si Mitrovica Veriore. Ēka do tė thotė kjo? Do tė thotė se Kosova jeton e ndarė pėrbrenda. Dhe, mė tej: do tė thotė se
sovraniteti i mbikėqyrur, apo mė qartė e thėnė, sovraniteti i sunduar i Kosovės tani nga Bashkimi Evropian dhe SHBA-tė nuk zbatohet plotėsisht edhe mbi enklavat serbe dhe Mitrovicėn Veriore! Sovraniteti i mbikėqyrur, i sunduar, i Kosovės nė gjithė territorin e saj do tė zbatohej po tė ishin mė tė vendosur mbikėqyrėsit e sovranitetit tė Kosovės. Sa do tė zgjasė gjendja e sotme, nuk mund ta di. E di se Serbia nuk do tė lirohet as lehtė, as shpejt prej mitologjisė mesjetare pėr Kosovėn. Nuk e di si do tė jetė raporti i forcave nė skenėn politike botėrore pas njėzet, tridhjetė a pesėdhjetė vjetėsh, por e di se historia nuk ka marrė fund, dhe e di se rendi i tanishėm botėror nuk ėshtė i pėrjetshėm, dhe e di se do tė ketė edhe rende tė tjera botėrore dhe, kam drojė, se nė ndonjėrin prej atyre rendeve tė mėvonshme botėrore, po tė ketė raport tė ndryshuar tė forcave, nė tė cilin do tė jenė tė "shpėrfillur" shqiptarėt, mund tė jemi tė detyruar tė ballafaqohemi prapė me Serbinė. Tė mos e mendojmė kėtė, domethėnė tė jetojmė sot pėr sot, domethėnė tė jetojmė pa shikim larghedhės dhe pa vizion pėr ardhmėrinė tonė.

Po ju pėrsėris njė pyetje qė jua pata drejtuar para shpalljes sė pavarėsisė: Ish-kryeministri i Kosovės, Bajram Rexhepi, para do kohėsh propozoi shkėmbimin e pjesės veriore tė Mitrovicės me Luginėn e Preshevės. Si ju duket ky propozim? A ėshtė apo jo njė "pazar" i arsyeshėm?
Siē dihet, nė ēdo tregti marrin pjesė dy a mė shumė palė. Njė "pazar" i tillė do tė ishte i arsyeshėm, i leverdishėm pėr ne, por jam i sigurt se nuk e pranon pala tjetėr, e cila mendon se do tė mbajė edhe Mitrovicėn Veriore, edhe Luginėn e Preshevės!

Tė flasim pak pėr fqinjėt mė tė afėrt. Serbia, ashtu siē pritej, nuk e njohu dhe nuk do ta njohė, sikurse ėshtė shprehur, pavarėsinė e Kosovės. Por nuk e kanė njohur as Maqedonia dhe Mali i Zi. Sipas jush, cilat janė arsyet?
Kur dėgjoj se ēka flitet nė institucionet politike e shtetėrore nė Tiranė dhe, pjesėrisht, nė Kosovė pėr politikėn e Malit tė Zi dhe tė Maqedonisė ndaj Kosovės dhe Shqipėrisė e, mandej, ndaj Serbisė dhe ishrepublikave tė tjera tė ish-Jugosllavisė, mė duket se po dėgjoj njerėz qė kanė zbritur prej Marsit, qė nuk kanė as dijen mė tė paktė pėr politikėn e deridjeshme tė Malit tė Zi e tė Maqedonisė! Po nuk janė mė shumė se tetė-nėntė vjet qė Mali i Zi dhe Maqedonia ishin kundėrshtare tė zjarrta, tė vendosura sa edhe Serbia, tė idesė sė pavarėsisė sė Kosovės. Ishin kundėrshtare tė zjarrta, tė vendosura sa edhe Serbia, tė kėrkesave tė ish-udhėheqjes kosovare pėr rikthimin e autonomisė sė vitit 1974, mandej tė kėrkesave tė lėvizjes studentore pėr republikė brenda Jugosllavisė, mandej tė kėrkesės pėr pavarėsinė e Kosovės. Do tė thoni: kanė ndėrruar? Po, do tė pėrgjigjem: e kanė ndėrruar gjuhėn. Tani edhe Mali i Zi, edhe Maqedonia flasin me gjuhė tjetėr pėr Kosovėn dhe pėr Shqipėrinė shtetėrore. Historia e re e Ballkanit dhe e Evropės, pas rėnies sė komunizmit, i ka detyruar edhe Malin e Zi, edhe Maqedoninė ta ndėrrojnė gjuhėn politike, dhe vetė politikėn; por nuk jam i sigurt se e kanė ndėrruar edhe zemrėn. Retorika ndėrrohet lehtė, kurse zemra shumė vėshtirė. Pėr kėtė arsye them: nuk duhet tė bėjmė ne trysni as mbi Malin e Zi, as mbi Maqedoninė qė ta njohin pavarėsinė e Kosovės. Nuk ėshtė kjo politikisht e menēme. Kosova e pavarur do tė jetė e pavarur edhe pa njohjen e tyre. Mirė ėshtė pėr ne tė na njohin, sepse i kemi fqinjė tė parė dhe sepse atje jetojnė bashkėkombės tanė, por le tė na njohin kur ta quajnė vetė tė arsyeshme. Mė nė fund, edhe Mali i Zi, edhe Maqedonia, edhe Greqia do ta njohin Kosovėn jo pėr shkak tė Kosovės, jo pėr shkak tė Shqipėrisė a shqiptarėve, po pėr shkak tė vetes. Kėshtu, pėr fatin tonė, i ka sjellė punėt historia e re. Dhe, ky fat nuk do tė duhej tė na bėnte shumė kėrkues ndaj fqinjėve. Tė mos e harrojmė atė tė popullit: mos u kapardis kur tė shkojnė punėt mirė dhe mos u lig kur tė shkojnė keq!

Po Rusia, pse vazhdon tė kėmbėngulė nė veton e saj, edhe tani qė Kosova e ka shpallur pavarėsinė dhe e kanė njohur gati 50 shtete? Shpresonit nė ndonjė ndryshim tė mundshėm pas rokadės Putin- Medvedev?
Rusia ėshtė shtet i madh, e shtet i fortė dhe politika e jashtme, madje, as e brendshme, e shteteve tė tilla tė mėdha e tė forta nuk ndryshon as lehtė, as shpejt. Ato bėjnė politikė tė vijave tė gjata, historike. Politikėn e ndėrrojnė lehtė e shpejt shtetet e vogla, tė cilat jeta i shtrėngon tė ndėrrojnė fytyrėn shpesh. Rusia ėshtė vėllai i madh i Serbisė dhe, siē ėshtė parė, nuk e ka harruar dhe nuk do ta harrojė vėllazėrinė. Po nuk ėshtė kjo e vetmja arsye pse Rusia nuk e njeh Kosovėn: arsye pėr kėtė janė edhe interesat e saj gjeopolitike. Arsyen e dytė, pse nuk e njeh pavarėsinė e Kosovės, Rusia e tregoi shumė shpejt nė politikėn ndaj Gjeorgjisė – nė Osetinė e Jugut e nė Abkhazi. Tani, mbasi e njohu pavarėsinė e Osetisė sė Jugut dhe tė Abkhazisė, Rusia do tė duhej ta njihte pavarėsinė e Kosovės. Nuk e bėn kėtė, ndoshta, pa qenė e sigurt se vendet perėndimore do t‘i njohin Osetinė e Jugut dhe Abkhazinė. Tregti politike.

A ka rreziqe qė i kanosen shtetit tė ri tė Kosovės? Nėse po, ē‘rreziqe janė dhe si mund tė shmangen?
Mė sipėr fola pėr rreziqet qė i vijnė dhe mund tė vazhdojnė t‘i vijnė Kosovės shtet prej Serbisė, prej Mitrovicės Veriore dhe prej enklavave serbe, nė qoftė se nuk e pranojnė bashkėjetesėn qytetare nė Kosovė. Kėto rreziqe ne mund t‘i shmangim mbi tė gjitha nė bashkėpunim me SHBA-tė dhe Bashkimin Evropian. Por, janė edhe disa rreziqe qė Kosovės mund t‘i vijnė prej vetvetes. Me rreziqet e kėtilla ne, zakonisht, nuk merremi dhe nuk dėshirojmė tė dėgjojmė tė flitet pėr to. Historia ka dėshmuar se rreziqet e brendshme pėr njė shtet shpesh mund tė jenė mė shkatėrruese se tė jashtmet. I frikėsohem shumė shtetit tė kalbur pėrbrenda: tė kalbur sidomos nė pikėpamje morale, nė pikėpamje shpirtėrore, nė pikėpamje kulturore, nė pikėpamje juridike. I frikėsohem shumė njeriut tė pa ndėrgjegje, njeriut tė papėrgjegjshėm nė pushtet. I frikėsohem shumė njeriut me mendje tė rrudhur nė pushtet. I frikėsohet shumė njeriut primitiv nė pushtet, qė nuk sheh tjetėrkėnd pos tė vetėve. I frikėsohem shumė, sidomos, mafies politike nė pushtet. Politika ėshtė kimi prishėse dhe, nė tė lehtė e shpejt prishen kur e kur edhe tė qėndrueshmit e lėre mė tė gatshmit pėr prishje. Parandalimi i prishjeve tė brendshme nuk ėshtė i lehtė, kurse shėrimi prej tyre tepėr, tepėr i kushtueshėm. Ndihmona, Zot! Si mund tė shmangen kėto rreziqe tė brendshme? Besoj se shmangen: me funksionimin e shtetit tė sė drejtės; me parandalimin e mundėsive pėr privatizimin e shtetit; me njė politikė sociale sa mė tė drejtė; me largimin prej politikės tė tė korruptuarve dhe tė atyre qė duan tė bėjnė politikė shtetėrore me farefis, me miq, me servilė, me grupe mafioze!

Kosova ka tashmė Presidentin, Parlamentin, Kryeministrin dhe Qeverinė, bashkė me institucionet e tjera shtetėrore. Si e vlerėsoni punėn e tyre tė deritanishme? Po situata politike mos duket si e qetė apo ėshtė, vėrtet, e tillė?
Institucionet shtetėrore tė Kosovės, qė kanė dalė nga zgjedhjet e fundit (e kėto ishin zgjedhje nė tė cilat fituan ata qė duhej tė fitonin: ēlirimtarėt e Kosovės) siē po shihet i kanė filluar disa nisma qė kanė ngjallur shpresa te qytetarėt. Kanė filluar tė veprojnė kundėr disa tė kėqijave qė kanė lėshuar rrėnjė tė thella nė politikėn, nė ekonominė, nė administratėn tonė: e kanė filluar betejėn kundėr krimit tė organizuar, korrupsionit, hajnisė, plaēkitjes. Kanė filluar tė mendojnė pėr trajtim tjetėr, mė normal tė arsimit, shėndetėsisė, e mund tė presim tė fillojnė tė mendojnė pėr trajtim mė normal, ndryshe, edhe tė shkencės dhe tė kulturės. Por, a do tė kenė mjaft kondicion? A do ta ēojnė deri nė fund betejėn kundėr kėtyre tė kėqijave - e kjo ėshtė ēėshtje tjetėr. Do tė shihet. E, pėr Kosovėn dhe pėr ta ėshtė tepėr e rėndėsishme ta ēojnė deri nė fund kėtė betejė, t‘i ēojnė atje ku e kanė vendin tė korruptuarit, hajnat, shpėrdoruesit e detyrės. Ėshtė e rėndėsishme qė ekonominė, kulturėn, shkencėn, arsimin ta ēlirojnė prej disa grupeve mafioze, qė veprojnė si dorė e zgjatur e disa zyrtarėve dhe disa drejtuesve nė institucione tė larta tė ekonomisė tė shkencės, tė arsimit e tė kulturės. Ėshtė e rėndėsishme ta privojnė pushtetarin dhe, nė pėrgjithėsi, nomenklaturėn politike dhe shtetėrore prej privilegjeve, qė ia ka krijuar ajo vetes gjatė tetė viteve tė shkuara. Ėshtė e rėndėsishme qė Qeveria, Kuvendi, t‘i kenė duart e pastra dhe duarpastėr tė dalin para popullit dhe para tė huajve. A do tė ngjajė kjo – do tė shohim. Uroj tė mos kemi nevojė tė mendojmė, tė flasim e tė shkruajmė pėr kėta tė sotmit, si pėr ata qė i bėnė shpurat e veta nga pesėdhjetė metra tė gjata, qė deshėn ta bėjnė Kosovėn me Shtėpi tė bardhė, si ajo e Titos nė Beograd, qė deshėn ta bėjnė Kosovėn me Ditėn e Presidentit, siē ishte Dita e stafetės sė Titos, si
ata qė deshėn funksionarėve t‘u bėjnė pallatin e punės, tė pushimeve e tė luksit nė Gėrmi, si ata qė me mjetet publike tė Kosovės bėnė shtėpi pėr vete qė, mandej, me para publike e zgjeruan edhe mė, si ata qė duke shpėrdorur detyrėn u bėnė shpejt e lehtė pasanikė tė mėdhenj nė kushtet e Kosovės sė varfėr. Nė politikė, si edhe nė ēdo punė tjetėr, ėshtė e rėndėsishme si e fillon; por edhe mė e rėndėsishme ėshtė si e vazhdon dhe e pėrfundon punėn. Do tė shohim si do ta vazhdojnė kėta qė e filluan mirė. I sigurt nuk jam plotėsisht nė pastėrtinė e vazhdimit tė tyre.

Cila ėshtė e ardhmja e shtetit tė Kosovės nė raport jo vetėm me Shqipėrinė, por edhe me Maqedoninė, Serbinė apo dhe Malin e Zi, duke pasur parasysh se nė kėto vende jetojnė shumė shqiptarė?
Marrėdhėniet e Kosovės dhe tė Shqipėrisė, tė Shqipėrisė dhe Kosovės, janė njė ēėshtje e veēantė. Ēfarė do tė jenė marrėdhėniet midis tyre, ēfarė cilėsie dhe ēfarė qėllimi historik do tė kenė ato marrėdhėnie duhet tė mendojnė bashkė klasa e tyre politike dhe intelektuale - tė mendojnė dhe tė vendosin nė pajtim me vullnetin e popullit tė tyre. Marrėdhėniet e Kosovės me Maqedoninė, me Malin e Zi dhe me Serbinė nuk varen vetėm prej Kosovės po dhe prej Maqedonisė, Malit tė Zi dhe Serbisė, si dhe prej shqiptarėve qė jetojnė nė kėto shtete. Koha e ardhshme mund tė sjellė shikime tė reja, qėllime tė reja dhe marrėdhėnie tė reja nė Ballkan. Mund tė mendohet se ndryshimet gjeopolitike nė Ballkan nuk kanė marrė fund; rikonstruktimi i hapėsirės ballkanike, duket, mund tė vazhdojė ende.

A na duhet njė platformė e veprimit ndėrshqiptar dhe e integrimit tė faktorit shqiptar nė Ballkan?
Nuk ka dyshim se rrethanat ndėrkombėtare nė fund tė shekullit XX dhe, tani, nė fillim tė shekullit XXI e kanė favorizuar dhe vazhdojnė ta favorizojnė faktorin shqiptar. Kjo kohė i ka sjellė popullit shqiptar mundėsi qė nuk i ka pasur prej shekullit XV e kėndej. Do t‘i shfrytėzojnė shqiptarėt kėto mundėsi pėr t‘u konsoliduar si komb, pėr t‘u zhvilluar, pėr tė pėrparuar, pėr t‘u rritur nė pikėpamje politike, ekonomike, kulturore dhe qytetėruese - pėr t‘u bėrė njė komb, vėrtet, modern, varet shumė, shumė prej tyre. Kemi njerėz mendjeshkurtėr qė faktorin shqiptar, dhe Kombin shqiptar, duan ta fragmentarizojnė, por kemi edhe njerėz me shikime tė tjera, historike. Pa politikė tė integrimit tė faktorit shqiptar kėto mundėsi nuk do tė shfrytėzohen. Ėshtė e vėrtetė se nė Kosovė, mė hapur se nė Shqipėrinė shtetėrore, po rritet grupi i separatistėve, qė synon t‘i largojė sa mė shumė shqiptarėt e Kosovės me ata tė Shqipėrisė. Nė disa fakultete, nė Akademinė e Shkencave e tė Arteve tė Kosovės e nė disa institucione kulturore veprojnė disa vetje qė e kanė gjetur edhe realizimin intelektual, edhe leverdinė nė atė separatizėm brenda kombit shqiptar. Ē‘ėshtė e vėrteta, kėtė ideologji tė tyre paramoderne, prapakthyese, e nxisin disa qarqe tė jashtme dhe, duket, ndonjė ambasadė nė Prishtinė. Mund tė jetė se edhe institucionet shtetėrore tė Kosovės pėrjetojnė trysni pėr t‘i ndarė edhe kombėtarisht Kosovėn e Shqipėrinė!

Nuk keni hezituar tė shpreheni mbi bashkimin e shqiptarėve, e mė konkretisht tė Kosovės me Shqipėrinė. Po ju citoj: "Do tė ndodhė njė ditė, sado qė po shtohet numri i feudalėve dhe i bujkrobėrve tė tyre, qė e kundėrshtojnė deri nė vetėmohim njė ide tė tillė". I qėndroni ende kėtij mendimi dhe pse? Mė mirė dy shtete shqiptare nė rajon apo njė dhe mė i madh e mė i fortė?
Si tė mos e kem edhe mė tej, gjithnjė, kėtė mendim. Ėshtė interes historik, ėshtė interes jetėsor, ėshtė interes ekonomik, ėshtė interes i pėrgjithshėm i shqiptarėve qė tė bashkohet Kosova me Shqipėrinė. Pėr shqiptarėt ėshtė shumė mė mirė qė tė jetojnė nė njė shtet mė tė madh e mė tė fortė sesa nė dy shtete mė tė dobėta, mė tė varfra. Kjo ėshtė mė e pranueshme, besoj, edhe pėr fqinjėt ballkanikė. Mė nė fund, Kosova gjithmonė, deri nė vitin 1912, i ka takuar asaj tėrėsie gjeografike dhe etnike qė ėshtė quajtur Shqipėri. Vetėm ashtu, tė bashkuar, shqiptarėt bėhen, vėrtet, tė zhvilluar, tė fortė, nė Ballkan. Vetėm ashtu ata do tė mund tė arrijnė qė tė shtojnė vlerat e tyre tė pėrgjithshme dhe tė lirohen prej tė kėqijave. Kosova do ta lironte Shqipėrinė prej tė kėqijave tipike pėr tė, e Shqipėria Kosovėn prej tė kėqijave tipike pėr Kosovėn.

Normalisht, Plani i Ahtisarit u konsiderua dhe, siē po duket, konsiderohet ende i mirė. Por seē kanė filluar tė dalin ca probleme tė vogla. A mund tė kishim njė mė tė mirė se ai?
Lėvizja Vetėvendosja i ka bėrė njė pėrimtim tė bindshėm dhe nė pjesėn mė tė madhe tė pikave plotėsisht tė drejtė atij Plani. Ai ėshtė Plan qė e lejon federalizmin apo, madje, konfederalizimin e Kosovės. E federalizimi a konfederalizimi i Kosovės nuk do parė si ai i Zvicrės. Ky i Kosovės ėshtė plot me rreziqe pėr nesėr. Kjo domethėnė se mund tė kishim njė plan mė tė mirė se ai. Po, siē dihet, Ahtisari nuk e kishte lehtė: prej tij pritej tė bėnte njė Plan qė do t‘i bėnte qejfin krejt botės dhe babait!

Sigurisht, pėr interesa dhe arsye tė ndryshme, ka spikatur roli i SHBA dhe i Evropės nė pėrkrahje tė pavarėsisė. Analistė tė shumtė po vėrejnė njė tėrheqje disi tė pashprehur tė Shteteve tė Bashkuara dhe angazhim paksa tė dukshėm tė institucioneve evropiane. Pse ky ndryshim rolesh?
Kosova ėshtė nė Evropė dhe njė ditė, tė shpresojmė jo shumė vonė, do tė pranohet nė Evropėn e Bashkuar. Tani mbasi nė pjesėn mė tė madhe ėshtė kryer puna, ėshtė kryer nė radhė tė parė nė sajė tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, ato - SHBA-tė mund t‘i lėnė mė shumė mbikėqyrje, e kjo mbikėqyrje do tė thotė sovranitet, Evropės nė Kosovė. Por faktori amerikan, politika amerikane, mbetet kėtu edhe nėse zvogėlohet prania e amerikanėve nė Kosovė. Nuk i mendoj mirė punėt e Ballkanit pa Shtetet e Bashkuara tė Amerikės.


"Midis pavarėsisė e pushtetit, Berisha zgjodhi rrugėn e dytė"

Qosja: Meidani dhe Godo, jashtėzakonisht parimorė

Shqipėria ka pasur njė rol jo fort tė ekspozuar ndaj ēėshtjes sė Kosovės. E ka mbėshtetur fort, por duke dashur tė mos krijojė probleme, ka mbajtur qėndrim tė moderuar. I pyetur se si i duket pozicionimi i Shqipėrisė pėrballė Kosovės dhe ē‘mbetet pėr t‘u pėrmirėsuar midis nesh, akademiku Qosja pėrgjigjet:
Ēka ka mė tė vetėkuptueshme se populli shqiptar nė Shqipėri ta dėshirojė dhe ta mbėshtesė pavarėsinė e Kosovės. Dhe, kjo ėshtė politikisht dhe moralisht e arsyeshme, e natyrshme, e domosdoshme. Ashtu e ka pėrkrahur lirinė e vėllezėrve tė vet. Dhe, ashtu pėrkrahet njė zgjidhje politike kombėtare nė Ballkan, me tė cilėt pėrmbushen interesa jetėsore, historike, tė pėrshtatshme dhe tė ardhshme tė popullit shqiptar nė Kosovė, tė popullit shqiptar nė Shqipėri dhe tė popullit shqiptar nė Maqedoni, nė Mal tė Zi e nė diasporė. Pėrkrahja e Shqipėrisė ndaj Kosovės dhe pavarėsisė sė saj ėshtė shprehur fuqishėm, sidomos nė prag tė Luftės dhe, mandej, gjatė Luftės. Pa Shqipėrinė nuk do tė mund tė bėhej lufta ēlirimtare nė Kosovė, pa dyshim, dhe pa Shqipėrinė nuk do tė mund tė mbahej UĒK-ja. Tė gjitha kėto qė thashė nuk duan tė thonė, ndėrkaq, se forcat politike, nė Shqipėri, tė rreshtuara njėra kundėr tjetrės nė luftėn politike pėr pushtet, nuk kanė treguar dobėsi, mė tė vogla a mė tė mėdha nė qėndrimet ndaj Kosovės, tė cilat nė shkencėn historike do tė shpjegohen nė tė ardhmen. E di, personalisht, se ish-kryetari i Shqipėrisė, Rexhep Meidani, kryetar i Shqipėrisė nė ēastet vendimtare pėr luftėn nė Kosovė dhe pėr pavarėsinė e Kosovės, dhe kryetari i Kėshillit pėr Politikė tė Jashtme tė Kuvendit tė Shqipėrisė, Sabri Godo, ishin jashtėzakonisht parimorė dhe tė palėkundshėm, tė pakompromis nė pėrkrahjen politike, diplomatike dhe tjetėr tė Kosovės e tė luftės sė saj. Dhe, e di, personalisht se ish-kryetari i Shqipėrisė, Sali Berisha, ka bėrė shumė varavinga nė politikėn e tij ndaj Kosovės dhe lėvizjes kombėtare nė Kosovė dhe kėto varavinga tė tij, pėr tė cilat kam shkruar (nė librin Fjalor demokratik) kushtėzoheshin prej luftės sė tij pėr pushtet nė Shqipėri.

SHQIP
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] PSE E SIMPATIZOJA OBAMĖN, POR FUQISHĖM ISHA PĖR FITOREN E MEKEIN-it?! (2008-11-05 15:44:19 nga admin4)
[ Opinione ] KUSH DHE PSE E SHANĖ SHQIPTARIN ENVER HOXHA? (2008-10-19 05:49:56 nga admin4)
[ Opinione ] ...KAH PO SHKON SHOQĖRIA SHQIPTARE, PSE PO DEGJENEROHET DHE PSE PO LĖNGON AJO?! (2008-10-05 12:43:58 nga admin4)
[ Intervista ] Pse nuk e pranova Berishėn nė grupin e mjekėve tė Enverit ... (2008-10-03 13:36:24 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Jovanoviē: Nėse ndahet Kosova, pse tė mos ndahet Serbia (2008-10-01 15:16:58 nga admin1)
[ Opinione ] PSE KAQ SHUMĖ FRIKĖ NGA KĖRKESAT SERBE? (2008-09-26 01:47:11 nga admin4)
[ Opinione ] Pse gjithė kjo e turrur pas trupit koordinues (2008-09-22 02:12:00 nga admin4)
[ Intervista ] Pse e quaj Kadarene mit i komunizmit? (2008-09-11 14:09:24 nga admin4)
[ Opinione ] Pseudopolitika e Kosovės Lindore dhe dėshtimet e saj nė periudhėn e fundit! (2008-08-26 16:54:00 nga admin4)
[ Opinione ] PSE KOSOVA NUK KA POLITIKĖN E SAJ TĖ JASHTME? (2008-08-22 16:31:12 nga admin1)
[ Kultura ] Pse vonohet themelimi i njė Universiteti publik nė gjuhėn shqipe nė Luginėn e Preshevės (2008-08-19 16:25:00 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster