Lindi nė Funte Vaqueros nė Spanjė mė 6 qershor tė vitit 1898 dhe u pagėzua me emrin Federiko del Sagrado Corason de Jesus Garsia Lorka. Babai i tij, Don Federiko Garsia Rodriges, ishte njė fermer, kurse nėna e tij, Donja Visenta Lorka, mėsuese, trashėgoi shijen e hollė letrare tek i biri.
Qė kur ishte 2 vjeē, sipas biografit Edwin Honig, Garsia Lorka ishte i zhdėrvjellėt nė mėsimin e kėngėve popullore. Kishte shėndet tė dobėt dhe nuk mundi tė ecte para se tė mbushte 4 vjeē. Lexoi nė shtėpinė e tij veprėn e Viktor Hygo dhe tė Servantes, kur si nxėnės ishte i dobėt nė mėsime. Studioi letėrsi nė Universitetin e Granadės dhe muzikė me Manuel de Falla. Salvador Dali, Luis Bunjuel dhe Andre Breton ndikuan nė brumosjen artistike tė Lorkės. Por romantizmi i Granadės, ku ndihej gjallė trashėgimia arabe, folklori i orientit dhe njė gjeografi e shumėllojtė, nuk kishin si tė mos zinin vend nė shpirtin dhe mė pas nė tė gjithė veprėn e tij poetike. Nė vitin 1917 shkroi artikullin e tij tė parė pėr Jose Zarrilla, nė kujtim tė tij. "Unė jam njė spanjoll integral dhe pėr mua ėshtė e pamundur tė jetoj jashtė kufijve tė mij gjeografikė ;urrej tė jem spanjoll pėr spanjoll; unė jam vėlla me tė gjithė dhe adhuroj njeriun qė sakrifikon pėr njė ide nacionaliste, abstrakte, pėr tė vetmin fakt se do vendin e tij. Njė kinez i mirė ėshtė mė afėr meje se njė spanjoll i keq. Kėndoj pėr Spanjėn dhe e ndiej atė nė ēdo qelizė, por pėrpara kėsaj jam njeri i botės dhe vėlla i tė gjithėvė". Kėshtu shkruante Lorka, i cili me gjithė jetėn e shkurtėr udhėtoi shumė nėpėr botė, si nė Argjentinė, Uruguaj, Kubė, SHBA etj. Dhe jo pak nga udhėtimet e tij u bėnė subjekt i shumė poezive tė Lorkės. Janė me mijėra vargjet e shkruara nga Lorka, tė pėrkthyera sot nė qindra gjuhė, sikundėr dhe dramat e tij zenė vend sot nė repertorin e artė tė teatrove nė gjithė botėn. Drama e parė qė ai shkroi ishte "El maleficio de la mariposa" ("Mallkimi i fluturės"), pėr tė vazhduar me njė tjetėr qė u bė e famshme "Mariana Pineda", e cila u ngjit nė skenėn e Barcelonės nė vitin 1927 me njė skenografi tė Salvador Dalisė, "Dasma e gjakut", etj. Lėvron poezinė, duke botuar disa vėllime njėra pas tjetrės si "Libri i Poemave", "Baladat cigane", "Ode Salvator Dalisė", etj. Ka njė shpirt tė shqetėsuar. Shėndeti mendor ėshtė i paqėndrueshėm. Nė fund tė viteve '20 kalon njė depreson. Kjo edhe pėr shkak tė mospranimit nga ane shoqėrisė tė faktit qė ai ishte homoseksual. Impenjimi politik i Federico Garcia Lorkės, por edhe fundi i tij tragjik e bėnė pa diskutim Lorkėn njė ndėr protagonistėt e shpirtit tė Europės, dhe njė ndėr simbolet e lirisė. I njohur nė Shqipėri qė nė vitet e '30 tė shekullit tė kaluar, atėhere kur shumė shqiptarė morėn pjesė nė luftėn civile tė Spanjės, Lorka njihet tek ne si poeti i dhimbjes njerėzore dhe poeti i revoltės. Njė film me disa seri, i transmetuar nga kanali shteteror nė vite tė ndryshme, i ka njohur shqiptarėt me jetėn e kėtij poeti, i cili i thuri vargje me shume se kujtdo edhe ciganeve qė jetojnė nėn dritėn e hėnės dhe bėjnė fėmijė nėn ajrin e pastėr. Drama, gjinia qė Federiko Garcia Lorka e lėvroi me origjinalitet tė paarritshėm, njihet nė Shqipėri nga vėnia nė skenė nga trupa e Teatrit Kombėtar , "Shtėpia e Bernanda Albės".
19 Gusht 2007
Shekulli |