| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » VĖLLAI SERB |
| Postuar mė datėn: 2007-07-12 11:52:22 nga admin4 :: Kategoria: Kultura |
| » Opcionet për artikullin |
|
- skicė -
Albert ZHOLI
Mė ishte bėrė zakon qė sa herė hipja nė autobus nė Athinė, do tė mbėshtetesha mbas xhamit anėsor dhe tė dyja duart do ti mbėrtheja pas unazave mbajtėse. Kėshtu bėra edhe atė ditė tė diele - pasdite, nė linjėn Athinė-Pire. Pėrbri meje ishte njė grua rreth tė gjashtėdhjetave dhe, aty pranė, dy tė rinj njėzetė-njėzetė e pesė vjeēarė, qė nga tė folurit nuk dukeshin grekė. Nė stacionin e dytė hynė kontrollorėt e biletave. Mbasi kontrolluan dy tė rinjtė, kontrollori afrohet te gruaja.
- Ja sa tė nxjerr portofolin se kam abone - foli ajo duke hapur ēantėn. Kėrkon me ngut nė ēantė. Duart po i dridheshin. Nė ballė po i mbinin bula-djerse. - Mė kanė marrė portofolin, - foli me zė tė dridhur - oh, kam shumė dokumente brenda.
- Ndaloni autobusin, asnjė tė mos lėvizė dhe shikoni poshtė kėmbėve mos e lėshojnė - urdhėroi kontrollori dhe me celular lajmėroi 100-ntėn. Shoferi ndaloi autobusin. Unė u nervozova. Ēdo pesė muaj do tė mė ndodhte njė gjė e tillė. Ndjeja siklet mė shumė se gruaja qė kish humbur portofolin. U turbullova. Apo nuk isha pranė saj! Sakaq mbėrrin makina e policisė. Hynė tre policė me uniformė. Ai qė hipi nė derėn e mesit pyeti:
- Ka ndonjė shqiptar kėtu?
- Po! - u pėrgjigjėm nė njė zė, unė dhe njė grua e re andej nga fundi.
Polici mė pa gjithė inat, nga koka gjer te kėmbėt. Sa fyes ishte ai shikim. Dukej sikur mė thoshte tė kapa. Erdhi drejt meje dhe nisi tė mė kontrollojė nga jaka e kėmishės deri tek lidhėset e kėpucėve. Librat qė kisha nė ēantė i shihte si gjėra tė ndaluara dhe tundte kokėn. Pasi kontrolloi gjithēka, mė shihte nė sy me mosbesim. Nė autobus - heshtje. Ata qė kisha pėrreth shihnin nga unė me kureshtje. Pas meje polici u drejtua tek dy tė rinjtė. Ata u afruan mė tepėr mes tyre dhe diē bisedonin. Me njė lėvizje tė dyshimtė, njėri nga tė rinjtė lėshoi nėn kėmbė portofolin. Polici, prapa tij, e pa. E mori portofolin e lėshuar dhe pyeti:
- Nga jeni ju?
- Serb jam - i foli me ton djaloshi.
- Aaa, serb! Po pse kėshtu more djalė? Tani duhet tė vish me ne - mėnyra si i fliste, sikur donte ti thoshte na falni qė po tė marrim.
Nė autobus ra pėrsėri heshtja. Si dukej asnjėrit nuk i interesonte qė hajduti tė ishte serb. Heshtjen e prishi vetė gruaja e moshuar:
- Kėshtu ėshtė kur tė vjedhin vėllezėrit - dhe mė hodhi sytė me simpati
Athinė, 1999 |
|
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|