| » Opcionet për artikullin |
|
Duke iu referuar deklaratave tė presidentit serb, Boris Tadiq, se ndarja e Kosovės ka qenė dhe mbetet njė nga opsionet pėr tė ardhmen e Kosovės, analistėt nė Prishtinė vlerėsojnė se nė fakt, Beogradi qė nga fillimi i procesit negociator e deri nė mbyllje, ėshtė angazhuar pėr ndarje. Sipas analistėve, ndarja e Kosovės nuk mund tė kalojė pa implikime edhe nė Luginėn e Preshevės.
Deklaratat e presidentit serb, Boris Tadiq, pėr ndarjen e Kosovės, sipas analistėve nė Prishtinė, nuk paraqesin ndonjė opsion tė ri, por paraqesin politikėn e vėrtetė tė Beogradit ndaj Kosovės.
Qėllimet serbe pėr ndarjen e Kosovės, sipas analistėve, janė vėrejtur edhe gjatė procesit negociator pėr statusin, megjithėse kėto ide nuk kishin gjetur pėrkrahjen ndėrkombėtare.
Analisti Shkėlzen Maliqi thotė se Beogradi, i vetėdijshėm se do tė pėrballet me pasoja nga Bashkimi Evropian nėse iniciativa e Serbisė pėr interpretimin legal tė pavarėsisė sė Kosovės kalon nė Gjykatėn Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė, tani pėrpiqet qė tė lansojė kėtė ide si ofertė pėr njė zgjidhje tė re.
Por, shton Maliqi, ndarja e Kosovės nuk ėshtė opsion qė preferohet as nga serbėt lokalė dhe as nga bashkėsia ndėrkombėtare.
E pėrjetoj si paralajmėrim, sepse Serbia nė tė vėrtetė tash edhe i kėrkon opsionet e fundit, sepse nuk i ka mbetur asgjė tjetėr. Si solucion pėr tė dalė disi, kushtimisht thėnė, me faqe tė bardhė pėr Serbinė, ėshtė qė tė kėrkojė ndarjen e Kosovės, edhe pse nuk ėshtė e qartė se nė ēfarė proporcionesh dhe ēka kėrkojnė. Me gjasė llogarisin vetėm nė veriun e Kosovės, thotė Maliqi.
Ndėrkohė, analisti Lulėzim Peci thotė se intencat e Serbisė pėr ndarjen e Kosovės janė tė vjetra. Sipas tij, Beogradi nė vazhdimėsi ėshtė angazhuar qė kriteri etnik tė jetė bazė e ndėrtimit tė shteteve nė rajon.
Kjo ėshtė edhe njė deklaratė demaskuese pėr intencat e politikės serbe ndaj Kosovės. Serbia nuk ka qenė kurrė e interesuar qė tė bėjė njė integrim tė mirėfilltė tė shqiptarėve brenda njė kornize shtetėrore atje, mirėpo ėshtė e interesuar nė ndėrtimin e shteteve nė bazė tė principeve tė shekullit XIX dhe ato principe janė pastėrtia etnike nė ndėrtimin e njė shteti, thotė Peci.
Analisti Lulėzim Peci thotė nė vazhdim se njė pėrgjegjėsi pėr politikėn e tillė tė Serbisė e mban edhe Bashkimi Evropian, i cili ende nuk i ka dhėnė mesazhet e qarta Beogradit se nėse dėshiron integrimin nė BE, nuk mund tė llogarisė nė politika qė nuk pėrkojnė me kohėn.
Sidoqoftė, Lulėzim Peci thotė se Prishtina duhet ti marrė seriozisht deklaratat e Beogradit dhe si kundėrpėrgjigje ti shtojė angazhimet pėr integrimin e pjesės veriore nė kuadėr tė sistemit legal nė Kosovė.
Qėndrimet e Serbisė duhet tė merren seriozisht dhe ato nuk bėn tė anashkalohen nė mėnyrė tė tillė. Qeverisė tonė i takon qė tė ndėrtojė politika efektive nė integrimin e serbėve nė Kosovė, e nė anėn tjetėr duhet tė dalim me ide krejt tjera edhe pėr integrimin e veriut, vlerėson Lulėzim Peci.
Nė anėn tjetėr, analisti Shkėlzen Maliqi thotė se propozimi i Tadiqit, edhe pse i paqartė, mėton ndarjen e veriut tė Kosovės dhe bashkimin me Serbinė. Por, sipas tij, njė opsion i tillė do tė kishte implikime edhe pėr Luginėn e Preshevės dhe vise tjera nė rajon.
Maliqi nuk beson se nė kėtė fazė dikush nė Serbi apo nė Kosovė mund ta hapė pėr diskutim ēėshtjen e shkėmbimit tė territoreve.
Kjo mbetet si njė solucion pėr shumė mė vonė, pas tre-katėr vjetėsh, ndėrkohė unė pres se do tė kemi njė lloj protektorati tė zvogėluar dhe tė vazhduar nė veri tė Kosovės, ku do tė gjendej njė formulė apo njė UNMIK krejt i vogėl ose diēka qė do tė quhej apo do tė ishte nėn mandatin e Kombeve tė Bashkuara, thekson Maliqi.
Nė lidhje me deklaratat e Tadiqit, sot ėshtė prononcuar edhe administrata e UNMIK-ut. Zėdhėnėsi i kėsaj administrate, Alexander Ivanko, thotė se statusi i Kosovės tashmė ėshtė i zgjidhur, kurse ndarja nuk ėshtė opsion.
Qėndrimi ynė gjithmonė ka qenė i qartė. Ky qėndrim nuk ka qenė vetėm i yni, por edhe i Grupit tė Kontaktit. Nuk duhet tė ketė ndarje tė Kosovės dhe nuk kemi ēka diskutojmė pėr kėtė ēėshtje, tha Ivanko.
Ndryshe, presidenti serb, Boris Tadiq, ėshtė cituar kėto ditė nė media se ndarja e Kosovės po diskutohet nė Serbi dhe bashkėsinė ndėrkombėtare, dhe ajo ka qenė njė nga opsionet gjatė gjithė kėtyre viteve.
Sidoqoftė, ai ka thėnė se nuk ka propozuar kėtė ide, edhe pse ndarja, sipas tij, kishte qenė pjesė e bisedimeve nė lidhje me Kosovėn.
Zijadin Gashi
REL
|
|