DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Danaj: Me vdekjen e Marrėveshjes sė Ohrit, ka «vdekur» vetė Maqedonia
Postuar mė datėn: 2008-01-03 17:21:20 nga admin1 :: Kategoria: Intervista



Intervistė e botuar nė gazetėn Fakti, datė 31 dhjetor 2007

Nė Maqedoni kohė mė parė , Gjykata Kushtetuese e ngushtoi pėrdorimin e flamurit shqiptar si e vlerėsoni ju kė tė vendim?

Danaj: E kam thėnė edhe mė parė , ishte njė vendim antishqiptar i realizuar me shumė mjeshtėri nga faktori politik maqedonas, Cėrvenkovski-Gruevski-Shekerinska-Petkovski etj. Por, ishte edhe njė test ndaj faktorit politik shqiptar, pėr t’i matur pulsin, atij. Dhe duhet thėnė se dy partitė shqiptare mė tė medha pėr momentin, PDSH dhe BDI e pėrballuan kėtė vendim antishqiptar, duke sulmuar shqiptarėt. Vendimi i Gjykatės Kushtetuese tė Maqedonisė , ishte sinjali pėr Brodecin. Shqiptarėt reaguan dobėt, prandaj edhe morrėn ndėshkimin e dytė .

Maqedonia ballafaqohet me njė varg problemesh, duke filluar nga mosrealizimi i marrėveshjes sė Ohrit, moszgjidhja e statusit tė ish pjesėtarėve tė UCK-sė , mos miratimi i ligjit tė pėrdorimit tė gjuhės shqipe etj etj. Nė anėn tjetėr ka aderuar tė futet nė NATO dhe BE pak paradoksale do thosha?

Danaj: Nuk ėshtė pak paradoksale, ėshtė tėrėsisht e tillė . Analiza tė qon nė njė konkluzion tė tillė . Edhe pėr shumė vite Maqedonia nuk do tė pranohet as nė NATO dhe as nė BE. Bashkimi Evropian e ka bėrė njė eksperiment siē u shpreh Doris Pack me Maqedoninė , aso kohe, nė 9 prill 2001, kur ushtria maqedonase luftonte me UĒK-nė , BE nėnshkroi nė Luksemburg marrėveshjen e stabilizim- asocimit. Ndėrsa SHBA-ja dhe BE-ja e bėnė edhe lėshimin e dytė kur ndikuan fuqishėm pėr ta ruajtur Maqedoninė me anėn e Marrė veshjes sė Ohrit, nė 13 gusht 2001. Por nė Shkup, ka pak politikanė dhe shumė shovinistė. Pas vitit 2001 e deri mė sot, nga Ohri ka mbetur vetėm emri i qytetit, por nuk ekziston Marrėveshja. E kuptoni se ēfarė do tė thotė qė 7 vjet pas, tė tė heqin flamurin, qė 7 vjet pas, akoma tė mos kesh gjuhėn shqipe si gjuhė zyrtare, qė 7 vjet pas, tė ēosh ushtrinė pėr tė masakruar shqiptarėt? Do tė thotė se Marrėveshja nuk ekziston. Ekziston vetėm kujtimi i saj si dhe qyteti ku ajo u nėnshkrua. Por ajo marrėveshje mban nė kėmbė vetė Maqedoninė. Pėr rrjedhojė , kur ka rėnė Marrėveshja, ka rėnė edhe Maqedonia, pavarėsisht pėrpjekjeve tė disa politikanėve shqiptarė pėr ta mbajtur me zor nė kėmbė.

Kohė mė parė policia maqedonase ndėrmori aksionin “stuhia malore” si e vlerėsoni ju kėtė aksion tė policisė maqedonase ku u vranė 6 shqiptarė nė malėsi tė Tetovės, nė fshatin Brodec?

Danaj: Ultranacionalizmi maqedonas donte t’u jepte njė mėsim shqiptarėve, donte tė hakmerrej pėr 2001-shin. Por nė pamundėsi pėr tė dhėnė mėsimin, bėri njė masakėr. Brodeci ėshtė fillimi i fundit i Maqedonisė. Pas Brodecit, bashkėjetesa etnike nė Maqedoni ėshtė ndryshe. 7 nėntori i vitit 2007 ėshtė data kur nacionalizmi maqedonas i drejtuar nga Gruevski dhe Cėrvenkovski shkelin pėrfundimisht mbi marrėveshjen e Ohrit, duke e shndėrruar atė nė njė copė letre pa vlerė dhe u japin shqiptarėve njė Marrėveshje tjetėr. Mjerisht kėtė dukuri e ka vėnė nė dukje vetėm BDSH-ja e Bardhyl Mahmutit dhe ndonjė tjetėr, dhe jo BDI apo PDSH-ja. Atėherė, pėrderisa maqedonėt dhe politika e tyre nacionaliste nuk duan tė jetojnė me shqiptarėt mbi bazėn e barazisė , edhe shqiptarėt nuk kanė pse tė pranojnė tė jetojnė me ata si qytetarė tė dorė s sė dytė dhe bujkrobėr modernė. Shqiptarėt nuk janė bekshinj tė Maqedonisė , por qytetarė tė denjė tė Europės, tė cilėt me mjete demokratike dhe vetėm demokratike, do tė dinė tė mbrojnė tė drejtat e tyre edhe nė Maqedoni. Dhe populli shqiptar nė Maqedoni po tregon se nuk e pėrtyp propagandėn zyrtare.
Po ju jap njė shembull tė freskėt, pas Brodecit: Kam ndjekur varrimet e atyre djemve qė politika zyrtare maqedonase i quajti kriminelė . Ēfarė ndodhi? Nė varrimet e tyre morėn pjesė me dhjetėra mijėra shqiptarė . Konkluzioni populli varros me nderime «kriminelin». Vazhdon pyetja: Ēfarė ėshtė populli? A ka popull kriminel? Vazhdojmė mė poshtė : Nė ngushėllimet pranė familjeve tė tyre, morėn pjesė pėrsėri me dhjetėra mijėra shqiptarė , me qindra intelektualė, deri tek Rexhep Qosja, me dhjetėra politikanė kokėvarur. Domethėnė : Pėr politikėn zyrtare konsiderohesh kriminel, pėr popullin konsiderohesh «hero».

Ju i keni atakuar hapur partitė politike nė Maqedoni dhe liderėt e tyre pas Brodecit. Pse mendoni se ata janė pėrgjegjės pėr kėtė situatė na e sqaroni?

Danaj: Po ata janė pėrgjegjės, sepse ata kanė marrė pėrsipėr tė drejtojnė popullin. Sa kohė qė kanė marrė votat kanė edhe pėrgjegjėsinė. Unė i njoh tė gjithė, por ashtu siē ka preferencė pėrsonale ka edhe referenca kombėtare. Pėrderisa po flasim pėr referenca kombėtare mė duhet tė ripohoj se njė pjesė e politikanėve shqiptarė nė Maqedoni janė shqiptarė me identitet dhe maqedonas me origjinė shqiptare me mentalitet.

Mendoni se kjo klasė politike ka pėrfunduar dhe shqiptarėve nė Maqedoni ju duhet gjak i ri…po ndoshta edhe njė lėvizje e re politike?

Danaj : Po vihet re njė rėnie e lirė e autoritetit tė dy partive kryesore politike, BDI-sė dhe PDSH-sė . Po ju sjell njė shembull : Agjencia ime lajme.net zhvilloi njė sondazh lidhur me besueshmėrinė e partive politike shqiptare nė Maqedoni. Dhe sondazhi u zhvillua pėr tė parė prirjet reale. Rezultati ishte shumė trishtues. Ja cili ėshtė ai : Mė shume se 51 pėrqind e tyre janė shprehur se nuk besojnė tek asnjė parti politike.
Partia nė pushtet PDSH e drejtuar nga Menduh Thaēi ka nivelin mė tė ulėt tė besueshmėrisė , vetėm 8.8 pėrqind e votuesve vazhdojnė tė besojne tek Thaēi. I ulėt paraqitet edhe niveli i besueshmėrisė tek BDI-ja e Ahmetit., vetėm 19.2 pėrqind e votuesve besojnė akoma Ahmetin dhe BDI-nė . Ndėrsa BDSH-ja , parti e re e krijuar nga Bardhyl Mahmuti ka dalė forcė e parė politike me 19.4 pėrqind.. Vetėm 1.6 pėrqind e votuesve besojnė akoma nė parti tė tjera politike. Nė anketėn e zhvilluar nga lajme.net kanė marrė pjesė 1547 votues tė cilėt kanė votuar vetėm njė herė . Votuesit janė , 79 pėrqind nga Maqedonia dhe vetė m 21 pėrqind nga Kosova dhe Diaspora. Sondazhi flet vetė, sa do tė jetė nė gjendje Ahmeti dhe ekipi i tij ta ndalojnė kėtė rėnie, kjo do tė duket shpejt. Sa do tė jetė nė gjendje Thaēi ta ndalojė atė , edhe kjo do tė duket shpejt. Sa do tė jetė nė gjendje Mahmuti t’a ruajė figurėn e mirė tė partise sė tij, edhe kjo do tė duket shumė shpejt. Por duhet njė analizė. Drejtuesit e partive politike shqiptare nė Maqedoni kane nevojė pėr tė zbatuar njė mėsim tė njohur, por tė anashkaluar pėr interesa pushtetore.

Cili ėshtė ai mėsim i njohur qė ju duhet partive politike shqiptare nė Maqedoni,z.Danaj?

Danaj : Nė njė vend me probleme tė mprehta etnike si Maqedonia, ka dy opozita ; njė politike dhe njė opozite etnike. Opozita etnike ngrihet mbi baza etnike, ajo politike mbi baza partiake. Edhe BDI-ja edhe PDSH-ja me qėllim e kanė harruar kėtė mėsim, ndaj edhe vuajnė pasojat e tij.
Po bėhem mė konkret : Qysh nė vitin 2002, pas zgjedhjeve tė shtatorit ku fituese nga partitė shqiptare doli BDI-ja, ajo bėri gabimin e madh. Hyri nė qeverinė e Cėrvenkovskit vetėm, kur duhet tė paraqitej si bllok shqiptar. Marrėveshja e Ohrit, nuk ishte pronė e BDI-sė, por e shqiptarėve, ku kishin rolin e tyre edhe PDSH-ja dhe PPD-ja. Arbėr Xhaferri dhe Imer Imeri ishin dy firmėtarė tė saj. Ishte njė gabim i madh i Ahmetit qė anashkaloi opozitėn etnike dhe i dha pėrparėsi gjoja se bindjeve politike. Pas 4 vjetėsh, PDSH-ja merr hak. BDI-ja del pėrsėri forcė e parė politike tek shqiptarėt, por ka humbur Branko. Atėherė nė bazė tė formulės tinėzare mbi bindjet politike, njė parti e djathtė bėn koalicion me njė parti tjetėr tė djathtė shqiptare dhe VMRO-DPMNE-ja bėri aleancė me PDSH-nė. Xhaferri dhe Thaēi nga ana e tyre nuk e ftuan Ahmetin dhe as nuk kėrkuan tė jetė nė qeveri. Ndėrsa ankesat e BDI-sė lidhur me gjoja mohimin etnik tė pėrfaqėsimit ishin pa bereqet. Ahmeti korri atė qė mbolli. Dhe fundi ėshtė qė pėr interesa pushtetore drejtuesit politik bėjnė sherr me njėri-tjetrin, ndėrsa pasojat bien mbi shqiptarėt.
Mendoj se rregullimi i raporteve mbi pėrkatėsinė etnike dhe bindjet politike do tė jetė hapi i parė i kthesės sė politikėės shqiptare nė Maqedoni.

z. Danaj si e shihni pozicionin e Kosovės pas pėrfundimit tė bisedimeve Kosovė -Serbi?

Danaj: Njė pozicion nė dukje i lehtė, ndėrsa nė thelb i vėshtirė . Lufta bėhet mė e egėr nė fund te garės, por edhe gabimet bėhen mė tė mėdha nė fund tė saj. Pėr 9 vjet, mbi qytetarėt dhe politikanėt e Kosovės ėshtė ushtuar njė lloj i vecantė politike dhe diplomacie qė quhet Diplomacia e Lodhjes. Lodhje deri nė lėshimin e nervave qė do tė thotė: ose aventurė, ose pasivitet. Por edhe kjo lloj diplomacie pėrballohet.

Po si mendoni se mund tė pėrballohet kjo lloj diplomacie e lodhjes sė vazhdueshme?

Danaj: Mjafton qė politikanėt shqiptarė nė Prishtinė ta mbajnė kokėn mė shumė nga Tirana se sa Beogradi. Do ju bėja atyre njė sugjerim: Ata nuk kanė njolla nė biografi, nuk janė me biografi tė keqe qė tė pėrpiqen siē bėjnė disa prej tyre ta rregullojnė atė . Por edhe nqs ka ndonjė gjė qė duhet rregulluar, ajo nuk mund tė rregullohet nė Beograd siē pėrpiqen tė bėjnė pėrsėri disa prej tyre.

Mendoni se plani i Ahtisarit do tė mund tė zbatohet, ēka mendoni ju pėr kėtė?

Danaj: E kam thėnė edhe kur doli plani, se: Plani Ahtisari ėshtė njė plan i detyrueshėm, i padėshirueshėm dhe pėrkohėsisht i pranueshėm. Por nė kushtet e sotme, ėshtė e vėshtirė pėr tu zbatuar.

Njė ēėshtje bukur e nxehtė mbetet Mitrovica, dhe paralajmėrimet e bllokadės totale nga Serbia, cili ėshtė opinion juaj?

Danaj: Ka njė problem qė anashkalohet nga shumica e politikanėve nė Prishtinė . Cila ėshtė ajo? Ėshtė fakti se Kosova e sotme ėshtė e ndarė gjeografikisht, etnikisht, politikisht, ekonomikisht. Veriu i Kosovės varet nga Beogradi, jo nga Prishtina. Hapja e Zyres se Ministrisė serbe tė Samarxhiqit nė Mitrovicė dhe cinizmi i UNMIK-ut ndaj kėsaj ngjarjeje ishte fakti i fundit i ndarjes. Pra, problemi shtrohet: Kosova ėshtė e ndarė, a do tė bashkohet?

Tė jem mė i drejtėpėrdrejtė, mendoni se Sėrbia mund tė pranojė kompromis pėr t'ia hapur vetės rrugėn pėr tė hyrė nė Bashkimin Evropian, apo do tė mbetet e izoluar dhe njė kohė tė gjatė?

Danaj: Serbia nuk ka qenė dhe nuk ėshtė e izoluar, sepse lobi proserb nė Europė ėshtė shumė i fuqishėm. Vetėm Italia ka mbi 4 miliardė euro investime nė Serbi. Ndėrsa sa pėr kompromisin, Serbia vetėm njė kompromis do tė pranojė.

Cilin kompromis pra do ta pranonte z.Danaj, Serbia bash jam kurioz ta di dhe besoj edhe lexuesi aq sa unė?

Danaj: Kompensimin territorial. Serbia nuk mund ta marrė atė qė tė paktėn ka qenė qė nė vitin 1999 e ka tė humbur, Kosovėn. Ajo zotėron Kosovėn Veriore dhe veē kėsaj, kėrkon edhe Republikėn Serpska. Por, Koshtunica dhe Tadiē kėtė kompromis tė dėshiruar e duan si detyrim tė bashkesisė ndėrkombėtare, jo si deshirė tė tyre pėr t’u justifikuar para ultranacionalizmit serb qė ėshtė forca e parė politike.

Cili ėshtė pozicioni i Perėndimit nė kėto momente, mendoni se do tė mund tė koordinojnė aktivitet e tyre nė Kosovė?

Danaj:Ka dy pozicione. I pari ėshtė i SHBA-ve qė ėshtė konstant pėrkrah dhe nė anėn e shqiptarėve. I dyti ėshtė ai i BE-sė, i cili me mozaikun e 27 shteteve nganjėherė shfaqet unik nė dukje, por ēdo herė ėshtė i pėrēarė . Ėshtė njė pėrēarje legale. Rumania nuk ėshtė dakord me pavarėsinė e Kosovės pėr arsyet e saj. Miratoi edhe njė rezolutė lidhur me kėtė nė Parlament dhe Senat. Sllovakia po ashtu. Greqia herėn e fundit nuk doli hapur, por nxori Qipron nė pararojė . Ashtu siē ėshtė ndryshe qėndrimi i Francės dhe Britanise sė Madhe proshqiptarėve. Por shqiptarėt nuk duhet tė presin tė bien tė gjithė dakord nė Europė , sepse po pritėn, nuk do tė ketė kurrė pavarėsi juridike tė Kosovės. Pėr tė shpallur pavarėsinė mjaftojnė SHBA-tė dhe 2-3 shtete nė Evropė. Mos tė harrojmė : Kroacisė dhe Sllovenisė i mjaftoi vetėm Gjermania dhe Austria.

Nė Kosovė pėrfunduan zgjedhjet dhe pas vitit 1999 pėr herė tė parė ngadhėnjeu krahu i luftės i drejtuar nga z.Hashim Thaēi. Si e shihni ju kėtė fitore tė PDK-sė dhe cilat janė sfidat e kryeministrit tė ri?

Danaj: Doli forcė e parė politike, PDK-ja e dalė nga radhėt e LPK-sė dhe UĒK-sė. Natyrisht, Hashimi ka njė meritė tė padiskutueshme. Hashimi duroi dhe ka duruar qysh nga viti 2001, kur LDK-ja, asokohe fituese e zgjedhjeve, assesi nuk pranonte qė kryeministėr tė ishte Hashimi. Dhe asokohe, ishte Hashimi qė pėrzgjodhi Bajram Rexhepin. Hashimi duroi pėrsėri edhe nė vitin 2004, kur pėrsėri PDK-ja nuk u pėrfshi nė koalicion, por LDK-ja preferoi AAK-nė. Por, Thaēi ka meritėn se krijoi njė ekip shumė tė mirė drejtuesish. Idealisti i mrekullueshėm Bajrush Xhemajli, jo rastėsisht u zgjodh kryetar i Ferizajt, Bajram Rexhepi jo rastėsisht kryetar i Mitrovicės sė Jugut. Ramadan Muja jo rastėsisht i Prizrenit etj. Pra Hashimi, duroi, duroi, punoi, dhe doli i pari, por akoma nuk ka fituar.
Sfida kryesore e tij dhe e tė tjerėve nuk ėshtė se a do tė shpallin pavarėsinė , por pavarėsinė e kujt, tė Kosovės pa Veriun e saj, apo tė tėrėn. Pra do tė firmosė Pavarėsinė e Kosovės Unike apo tė Kosovės sė Ndarė . Kjo ėshtė njė sfidė e shpejtė .
Sfida e dytė e Hashimit dhe e tė tjerėve, drejtues tė PDK, ėshtė ajo qė ka tė bėjė me thelbin e partisė sė tyre. Ata kanė hyrė nė strukturat e Internacionales Socialiste. Bukur. Pra janė tė majtė, shumė mirė . Por a janė tė majtė nacionalistė ? Edhe kjo ėshtė njė sfidė e madhe e sė ardhmes sė shpejtė pėr Hashimin, Fatmirin, Naitin, Bajrushin, Rustemin, Bajramin, Xhavitin, Enverin, Hajredinin etj. etj. E tėrė hapėsira shqiptarė ka nevojė pėr njė tė majtė nacionaliste. Me nacionalizėm tė ndrojtur dhe internacionalizėm tė hapur nuk pėrballohen dot sfidat e shtetit tė dytė tė pėrkohshėm shqiptar. Si majtistė secili ka te drejtė tė thotė : Rroftė Internacionalja Socialiste. Por si majtistė shqiptarė ne e kemi pėr detyrė tė themi : Rroftė Shqipėria Natyrale.
Dhe sfida e tretė e Hashimit dhe drejtuesve te PDK-sė, ėshtė qėndrimi i tyre ndaj Projektit Politik Adem Jashari. Ēfarė ėshtė ky projekt politik ? Eshtė projekti i bashkimit tė Kosovės me Shqipėrinė . Askush prej drejtuesve tė PDK-sė nuk e mohon dot ekzistencėn e tij. Por askush prej tyre nuk pohon dot besnikėrinė ndaj tij publikisht me pėrjashtim tė Nait Hasanit. Kush e njeh, dhe nė Kosovė e njohin me mijėra, betimin e luftėtarit tė UĒK-sė, e ka tė qartė sfidėn. Pyetja ėshtė mė e thjeshtė : A ėshtė dakord Hashimi dhe shokėt e tij, dje luftėtarė dhe sot politikanė, me projektin Politik Adem Jashari ? Pra a janė dakord ata me Shqipėrinė Natyrale ? Pyetja kėrkon pėrgjigje. Ēdo shqiptar, simpatizant apo luftėtar i UCK-sė duhet ta kėrkojė pėrgjigjjen. Viti 2008 do tė jetė vendimtar pėr pėrgjigjjen e kėsaj pyetjeje tė rmadhe.
Ndėrsa sfidat e tjera janė shumė mė tė lehta. Koalicionet qeveritare, mėnyra e drejtimit etj janė shumė mė tė lehta se sa themelet e shtetit tė pabėrė.

Nė Kosovė pas zgjedhjeve kemi disa formacione politike si psh ai i Behxhet Pacollit, pjesa e shkėputur e LDK-sė e udhėhequr nga Nexhat Daci. Po edhe LDK ka njė rėnie tė ndieshme, po ajo qė mė sė shumti vėrehet ėshtė humbja e thellė e Orė-s sė Veton Surroit. Pėrveē pozicionit tė PDK-sė qė mbetet i palėkundur.Si i shihni ju nga kėndė vėshtrimi juaj kėto zhvillime brenda faktorit politik nė Kosovė?

Danaj: Po bėj njė saktėsim fillimisht, fituesi i parė i zgjedhjeve nė Kosovė ėshtė Albin Kurti, dyti Hashim Thaēi. Albini ėshtė fitues edhe pėr shkak se ndėr 62 pėrqind bojkotues, njė pjesė e mirė ishin mbėshtetės tė tij. Por edhe pėr faktin se zgjedhjet rezultuan ashtu siē propagandoi Vetėvendosja, njė farsė .
Nuk ka nevojė pėr shumė shembuj, mjafton qeveria qė po krijohet, ku humbėsja e zgjedhjeve LDK-ja ėshtė bashkėqeverisėse dhe kushdo e kupton, arsyen e vėrtetė tė zgjedhjeve tė 17 nėntorit. Mė mirė nė zgjedhje edhe me bojkot, se sa nė protestė . Humbja e LDK-sė ishte e pritshme, por edhe e nevojshme. Nga Lėvizje politike, ajo u shndėrrua nė disa parti politike, ku veē saj ėshtė LDD-ja e drejtuar nga Daci dhe shumica e AKR-sė e drejtuar nga Pacolli. Dhe kjo ėshtė njė dukuri pozitive qė duhet pėrshėndetur.
Ka edhe njė moment tjetėr interesant. Kalimi i LDK-sė nga Lėvizje nė disa parti, do tė sjellė edhe njė riprofilizim tė mbarė nė drejtim tė problemit mbarėshqiptar. Vetėm dukuria qė Sejdiu, Hamiti, Kelmendi ishin tre fituesit kryesorė me numėr votash tė LDK-sė, ėshtė pragu i rizgjimit tė saj. Ndėrsa ORA e drejtuar nga Surroi ishte partia mė humbėse.

Nga rezultatet del se ORA fitoi 23.722 vota qė janė 4.1 pėrqind. Ne vitin 2004 ORA ka fituar 43.285 vota. Njė humbje gati 45 pėrqind mė pak ose 20 mijė vota mė pak.
Pse ndodhi qė tė humbiste votat, cilat nė tė vėrtetė janė shkaqet sipas jush?


Danaj : Sepse ORA nėnvleftėsoi AKR-nė dhe mentalitetin politik tė Pacollit. Sepse ORA luajti keq me teorinė e dy karrigeve, edhe me karrigen e Hashimit edhe me atė tė Bexhetit. Prandaj edhe u braktis kaq masivisht. Ndėrsa AKR-ja e Pacollit do ta konsolidojė nė tė ardhmen mė shumė shtresėn e saj mbėshtetėse. Do tė ketė njė kalim, nga intuitė politike nė bindje politike.

Dhe nė fund si i shihni zhvillimet politike nė Shqipėri?

Danaj : Janė zhvillime interesante. Kush depėrton pėrtej pėrditshmėrisė sė luftės politike pėr ta mbajtur apo pėr tė marrė pushtetin, e sheh se edhe politika e Tiranės ėshtė nė pragun e hopit tė madh cilėsor mbarėshqiptar. Por mė interesante janė dhe po bėhen kėto zhvillime nė raport me hapėsirėn mbarėshqiptare. Tirana zyrtare ka filluar ta kuptojė se nuk mund tė ecet akoma me tė qenit aktiv nė hapėsirėn panshqiptare. Duket se fillimi i vitit 2008 e nė vazhdim, do tė shėnojė kalimin nga aktive nė njė ndėr aktoret kryesore. Pra do tė marrė rolin qė i takon, por aq sa ja kanė mohuar, aq edhe nuk e ka pranuar pėr njė mijė e njė arsye. Shenjat e kėtij ndryshimi janė vėnė re nė qėndrimet e kryeministrit tė Shqipėrisė. Berisha i cili brenda dy muajsh ka artikuluar 4 herė tezėn se, kombit shqiptar i ėshtė bėrė njė nga padrejtėsitė mė tė mė dha tė shekullit, apo tezėn se nė rast riformatimi tė kufijve tė Ballkanit, shqiptarėt nuk do tė dalin tė humbur. Duhet qė nga teza tė kalohet nė vijė politike. Nė Shqipėri ka filluar tė kristalizohet edhe njė zhvillim interesant ; jashtė politikės zyrtare pozitė plus opozitė, pėrditė e mė tepėr po lind ai qė quhet opinion publik, i cili ka filluar tė reagojė fort pėr probleme kardinale tė vendit.
Midis tyre do tė veēoja problemin kombėtar. Atė qė heziton politika, po e thotė mė hapur televizori, gazeta.
Nėqoftėse politika zyrtare thotė qė askush nuk duhet tė ketė frikė nga Shqipėria Natyrale, opinioni publik ka filluar ta artikulojė domosdoshmerinė e Shqipėrisė Natyrale, si njė nocion evropeist. Ndėrsa ka akoma njė hendikep: Nė disa raste kemi frikė t'i themi hapur mendimet tona. Pa i thėnė, i hedhim poshtė .
Cilat mendime dhe kush?
Mė shumė kjo dukuri vihet re tek politikanėt. Edhe pa i pyetur kush, ata nė shumė raste thonė se nuk jemi dakord me kėtė apo atė ēėshtje. Pėr shembull : Me njėmijė sakrifica mund t'i detyrosh disa prej tyre tė pohojnė se ka njė komb tė copėtuar shqiptar.
Pse ?
Pėr stabilitet tė thonė disa. Pėr internacionalizim tė thonė disa tė tjerė. Bukur. Por shqiptarėt nuk janė komb i tepėrt nė universin e kombeve evropianė. Shqiptarėt janė njė komb gjuhėsor, janė njė komb historik, janė njė komb shpirtėror dhe presin tė bėhen njė komb politik. Ēfarė ėshtė rruga Durrės-Prishtinė ? Ėshtė Rruga e Shqipėrisė Natyrale. Cila ėshtė e keqja e pohimit tė mėsipėrm? Asgjė e keqe. Kemi tė bėjmė me njė zhvillim progresive tė pakthyeshėm. Atėherė uroj ta riparojmė nė vitin 2008.
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Histori ] ABDYL KRASNIQI- FRYMĖZUES BREZASH (2008-09-06 16:03:56 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Shqipėri-Suedi 0:0 (2008-09-06 14:27:21 nga admin4)
[ Opinione ] NACIONALIZMI CINIK (2008-09-06 14:25:47 nga admin4)
[ Kultura ] Tregim: TRUNGU I SHARTUAR (2008-09-06 08:44:32 nga admin4)
[ Opinione ] Kujt i flet Qeveria kur thotė se nuk e ka ndėrmend tė ndėrhyjė me dhunė nė veri? (2008-09-06 07:42:11 nga admin4)
[ Kultura ] MĖSUESI (2008-09-06 04:16:20 nga admin4)
[ Kultura ] “KOHA E KOMETES” OSE KOHA E INFERIORITETIT SHQIPTAR (2008-09-06 03:39:10 nga admin4)
[ Kultura ] NERUDA NĖ GJUHĖN TIME (2008-09-06 03:25:20 nga admin4)
[ Histori ] ABDYL KRASNIQI- FRYMĖZUES BREZASH (2008-09-05 18:03:23 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] VENDIM I KRYESISĖ QENDRORE – SHAIBK (2008-09-05 15:35:26 nga admin1)
[ Histori ] Marrėveshja antikombėtare e Ahmet Zogut! (2008-09-05 10:27:05 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster