| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » DOBBINS:"NĖSE REZOLUTA NĖ KS DĖSHTON, SHBA-tė NJĖANSHĖM DO TĖ NJOHIN KOSOVĖN" |
| Postuar mė datėn: 2007-01-24 07:08:36 nga F.Smajli :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
James DOBBINS, ish emisar i SHBA-ve pėr Ballkanin
RADIO EVROPA E LIRĖ
Data kur i dėrguari i Kombeve tė Bashkuara do ta paraqesė propozimin e tij pėr statusin e Kosovės ėshtė shumė afėr. Disa zyrtarė tė lartė evropianė thonė se ky propozim duhet tė jetė i pranueshėm pėr popullin e Kosovės, por duke evituar destabilizimin e Serbisė. Si e komentoni ju kėtė pozicion?
JAMES DOBBINS
Mendoj se do tė ishte gjė e mirė nėse mund tė arrihen tė dy kėto gjėra, por nuk jam i sigurtė se ėshtė e mundshme. Mendoj se ėshtė e njohur se vetėm ndonjė formė e sovranitetit dhe e pavarėsisė do tė ishin tė pranueshme pėr popullin e Kosovės. Mendoj se kjo me gjasė do tė shkaktoj shqetėsime nė Serbi, por Shtetet e Bashkuara dhe pjesa tjetėr e Grupit tė Kontaktit do tė pėrpiqen qė tė evitojnė bėrjen e dhembjes mė tė madhe pėr serbėt, se sa qė duhet tė jetė.
RADIO EVROPA E LIRĖ
Disa analistė shprehin brengosje, sepse ata shohin paqartėsi politike nė Serbi, pas zgjedhjeve dhe rrezik qė Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian do tė pranojnė edhe mėtutje shtyrje dhe do tė kėmbėngulin pėr mė tepėr koncesione nga Prishtina. Nga kėnvėshrimi Juaj, a mund tė ndodhė qė dhėnia eventuale e koncesioneve tė mėtejme nė favor tė Serbisė, tė radikalizoj situatėn nė Kosovė?
JAMES DOBBINS
Mendoj se me gjasė ka disa, por shumica e liderėve tė Kosovės kanė deklaruar gjėra konstruktive gjatė javėve tė fundit. Nuk mendoj se dikush do ta shtyjė publikimin e raportit tė Ahtisaarit. Ndoshta do tė tregohet se nuk ėshtė e mundshme qė tė arrihet njė rezolutė e kėnaqshme e Kėshillit tė Sigurimit nėse Rusia vazhdon ta mbėshtesė pozicionin serb. Nė rast tė kėtillė, raporti do tė duhej tė implementohej nga NATO-ja, komuniteti evropian dhe nga vendet e saja anėtare.
|
|
RADIO EVROPA E LIRĖ
Ju posa e pėrmendėt mbėshtetjen e Rusisė pėr Serbinė. Nė kėtė kuadėr ėshtė gjithnjė e mė e qartė se mund tė pritet qė Rusia do tė parandaloj ēfarėdo Rezolute nė Kėshillin e Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara, qė pėrmbanė elemente tė papranueshme pėr Serbinė. Kjo ėshtė thėnė qartė nga presidenti Putin dhe nga ministri i Jashtėm Lavrov. Pra, sipas jush, ēka kėrkon Rusia nė rastin e Kosovės?
JAMES DOBBINS
Mendoj se para se gjithash Rusisė i kanė mbetur relativisht pak aleatė nė Evropė dhe dėshiron t'i mbajė lidhjet e saj me Serbinė. Por, mendoj se ėshtė poashtu duke u pėrpjekur qė t'i shmanget precedentit, qė mund tė pėrdoret kundėr saj nė rastet e lėvizjeve tė tjera separatiste, siē ėshtė pėr shembull, nė Ēeēeni.
RADIO EVROPA E LIRĖ
A kemi tė bėjmė me precedent nė rastin e Kosovės?
JAMES DOBBINS
Mendoj se rusėt do tė jenė tė shqetėsuar nėse komuniteti ndėrkombėtar vendos pėr ndarjen e Kosovės nga Serbia, pasi nė tė ardhmen, mund tė arrihet deri nė atė pikė, qė tė sanksionohet ndarja e Ēeēenisė. Kuptohet Rusia dėshiron ta evitoj njė precendet tė kėtij lloji.
RADIO EVROPA E LIRĖ
I dėrguari amerikan, zoti Uisner tha se Shtetet e Bashkuara dhe aleatėt evropianė kanė interesa vitale nė zgjidhjen pėr Kosovėn dhe ata do tė kėrkojnė nga Rusia qė t'i ketė parasysh kėta interesa. Ēka do tė thotė kjo?
JAMES DOBBINS
Mendoj se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian do tė synojnė qė ta shfrytėzojnė ndikimin e tyr, pėr t'u pėrpjekur pėr ta bindur Rusinė qė t'i bashkohet konsensusit tė gjėrė dhe ta mbėshtesė Rezolutėn, qė nė mėnyrė tė qartė ndėrton njė status final pėr Kosovėn dhe qė tė mos mbetet ēėshtje e hapur pėr mospajtime tė mėtejme. Ndoshta ato nuk do tė kenė sukses, por ato sigurisht po bėjnė pėrpjekje.
RADIO EVROPA E LIRĖ
E pėrditshmja londineze "Gardian" kėto ditė ka shkruar se kundėrshtimi i Putinit ndaj pavarėsisė sė Kosovės ka tė bėjė me solidaritetin sllav dhe me dėshirėn e Moskės qė ta mbajė ose rindėrtoj ndikimin e vet nė rajonet ish sovjetike nė fqinjėsi. Si e komentoni ju kėtė ēėshtje?
JAMES DOBBINS
Mendoj se ka disa elemente tė solidaritetit sllav, por nuk do ta ekzagjeroja kėtė. Shumica e shteteve tė tjera sllave nė rajon, nė kėtė moment, nuk janė veēanėrisht pro ruse dhe vetėm nė Serbi, Rusia ka disa shpresa pėr mbajtjen e lidhjeve tradicionale. Por, mendoj se shqetėsimi pėr precedencė afėr shtėpisė, ta lėmė anash Ballkanin, por veēanėrisht nė elementet potenciale disidente nė federatėn ruse, janė me gjasė shumė tė rėndėsishme.
RADIO EVROPA E LIRĖ
Si e shihni pėrfundimin e gjithė procesit pėr statusin e Kosovės?
JAMES DOBBINS
Mendoj se raporti i Ahtisaarit do tė rekomandoj ndonjė lloj tė pavarėsisė sė kushtėzuar ose tė kufizuar pėr Kosovėn dhe besoj se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian do tė bėjnė pėrpjekje qė ta sigurojnė Rezolutėn e Kėshillit tė Sigurimit qė nė mėnyrė tė qartė e mbėshtetė kėtė. Kjo Rezolutė, me gjasė, do t'i transferoj, nė masė tė madhe, pėrgjegjėsitė pėr mbikqyrjen e zhvillimeve tė mėtejme nė Kosovė, nga Kombet e Bashkuara nė Bashkimin Evropian. Nėse dėshton qė tė arrihet njė Rezolutė plotėsisht e pranueshme, atėherė mendoj se Shtetet e Bashkuara dhe, me gjasė, shumica e fuqive perėndimore do tė jenė tė pėrgatitura pėr ta njohur Kosovėn nė mėnyrė tė njėanshme.
Intervistoi: Fatmir BUJUPI
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|