| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » PAKOJA E ADUARD GREYT TĖ DYTĖ AHTISAR, PO ZIEN NGA REVOLTAT SI NUK PO E NDIEJNĖ KĖTĖ DIPLOMATĖT DEMOKRATĖ?! |
| Postuar mė datėn: 2007-02-11 07:11:20 nga admin1 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Shkruan: Fadil SHYTI
Po zien kjo Kuti e Pandorės, ndėrsa zotėrinjtė po ngrohen. Vallė a po mendojnė faqezinjtė politikė se kjo Pako sherri po e pėrgatitė terrenin pėr beteja tė reja, qė Kosova tė kthehet nė njė Palestinė e Ballkanit, jo me njė Jerusalem, por me disa vatra zjarri, siē janė pikėrisht enklavat tė cilat u mbollėn nė Beograd dhe mbinė nė Vjenė me tė ashtuquajturin decentralizim, qė do tė thotė shkurt e shqip: NDARJE o VARJE e KOSOVĖS.
Revolton fakti qė nė kėtė kėnaqėsi foshnjore - tė ngrohjes politike dimėrore po ndihet mė i kėnaquri Grupi Negociator, duke u krekosur kinse nė kėtė Pako, edhe pse nuk pėrmendet pavarėsia e Kosovės, pavarėsia ėshtė projektuar aty, e tė tjera gjepura politike tė cilat vetėm naivėt dhe mashtruesit e regjur i hanė kėto si dardha tė kalbura. Pėr kėta zotėrinj tė nderuar, do tė shtroja kėtu vetėm njė pyetje tė thjeshtė: nėse nė atė Paketė, vėrtetė qenka pavarėsia, kush qenka mė i fuqishėm se vendimmarrėsit botėrorė me nė krye projektuesin e saj, Ahtisarin qė ta ndalonin njė gjė kaq tė thjeshtė si emrin, pavarėsi?!
Kur po i shkruaja kėto radhė se ē“mė erdhi ndėrmend viti i lavdishėm 1981, kur shovinistėt jugosllavė na dėnonin neve tė rinjve tė Kosovės me vite tė tėra burgjeve, vetėm kur guxonim ta shprehnim hapur fjalėn Republikė e Kosovės, e cila atėbotė ngėrthente nė vete pėrpjekjet tona pėr ēlirim nga kolonializmi serbomadh. Vallė, mos dikush diku paska hapur burgje si dikur qė t“i mbyllė tė gjithė ata qė guxojnė ta flasin hapur fjalėn pavarėsi, si duket tė gjorit plak s“para po i pėlqyeka tė burgoset nė Beograd tani nė pleqėri, mbase jo pėr Finlandėn e tij, por pėr pavarėsinė e Kosovės!!! Pėr kėtė ferman tė ri kundėrshqiptar tė sjellė me aq bujė nga viset pėrtej detare, kanė shkruar dhe po shkruajnė shumė analistė tė brendshėm e tė jashtėm. Pėr kėtė monedhė kusuritjeje, tė trojeve tona u mblodhėn dhe diskutuan edhe parlamentarėt e Kosovės.
Nė pėrpjekjet e tyre pėr ta paraqitur para publikut qėndrimet e tyre nga tė gjithė u pa hapur; qė kjo fushatė u bė nga ata/ato, nė dy taborre: nga njėra anė analistėt dhe parlamentarėt pėrparimtarė tė cilėt me shumė argumente bindėse dolėn hapur kundėr kėsaj sė keqeje tė madhe pėr shqiptarėt, se kjo ėshtė tejet e padobishme dhe si e tillė ėshtė e papranueshme; ndėrsa nė anėn tjetėr analistė dhe parlamentarė syleshė, tė nxitur nga epshet personale tėpolitikave ditore tė brendshme dhe tė jashtme, tė etur pas posteve e tė tjera lukseve nė relacionet Prishtinė Tiranė Shkup Podgoricė dhe Preshevė, kėtė sihariq paralajmėrimi pėr pavarėsi e pėrqafuan si kalamajtė kukullėn e bukur e cila i ekzaltoi si mos mė mirė!...
Do tė vlerėsoja kėtu faktin qė: analistėt dhe parlamentarėt pėrparimtarė duke e kundėrshtuar Pakon e Ahtisarit, e kundėrshtuan padrejtėsinė, cinizmin, mashtrimin dhe vetėmashtrimin e hapur qė sot politika botėrore kundėr - shqiptare nėn maskėn e demokracisė, e ndihmuar edhe nga servilėt shqipfolės, po ia bėnė popullit shqiptar. Ata guximtarė qė sot po ngrihen kundėr perandorėve tė cilėt po pėrpiqen qė njė kombi prej 7 milionėsh t“ia mbyllin gojėn dhe t“ia errin sytė qė tė mos flas e tė shoh pėr tė drejtat e veta mė elementare siē ėshtė liria dhe vetėvendosja, nesėr do t“u shkėlqejė balli nga krenaria, kurse tjetėr fat moral, do tė kenė puthadorėt e huaj, tė cilėt do t“i mbulojė velloja e turpit!...
Kanė kaluar kohėt kur popujt liridashės mund tė mashtrohen dhe tė robėrohen gjatė me fermane pashallarėsh si ai i Maxhar Pashės, tė sjella nga Evropa.
Projekti i errėt i cili e lė sėrish Kosovėn me vise nė batakun e ferrit tė robėrisė, po ua ndalon shqiptarėve ta kenė shtetin e tyre nė Ballkan, pra tė ribashkohen, por jo vetėm kaq; po ua ndalon shqiptarėve qė ta kenė edhe njė Republikė tė Pavarur, madje tepėr e pafavorshme pėr ne, sepse nė trungun e saj nuk po hyjnė vise tė tėra shqiptare qė sot janė tė okupuara nga serbo-maqedonėt dhe malazezėt.
 |
|
Kjo pavarėsi e njė shteti kaq tė vogėl, edhe kėshtu po i pengon armiqtė tanė shekullorė. Kjo, s“po na habitė fare, por habitemi pėr faktin pse diplomacia botėrore e cila drejtohet dhe betohet ēdo ditė si besimtarėt nė bibėl dhe kuran; nė dokumentet e tė drejtave tė njeriut dhe tė popujve pse lejojnė me kėto ide lėshimesh pe, prej kaq naivėsh, qė Serbia tė dominojė pėrsėri me politikėn e saj fashizoide, pėr mė keq edhe pas kaq vuajtjeve e luftėrave ēlirimtare - pra, tė pėrkėdhelen dhe tė shpėrblehen sėrish me fitore tė reja okupatorėt sllavė?! Kjo politikė kompromisesh ndaj atyre qė kurrė s“deshėn tė dinė pėr drejtėsi as njerėzi, nuk ka dhėnė as do tė japė rezultate pozitive. Kjo ka mbjellė dje dhe do tė mbjellė edhe nesėr vetėm konflikte dhe luftėra tė pandėrprera, sepse kombet e kolonizuara nuk lejojnė shtypje as robėri!
Analistėt pėrparimtarė dhe pėrkrahėsit e tyre, udhėheqėsit politiko-ushtarakė tė partive dhe tė organizatave qeveritare dhe jo qeveritare shqiptare bashkė me ato tė miqve tanė jashtė vendit; duhet tė mobilizohen fuqishėm qė secili tė japė maksimumin e vet, qė jo vetėm tė analizohen dhe vlerėsohen situatat e krijuara tepėr tė rėnda nėpėr tė cilat po kalojnė trojet e okupuara shqiptare, por tė japin ide, tė pėrpilojnė strategji pėr tė ardhmen e kombit shqiptar, qė pastaj tė hapin shtigje tė reja si tė tejkalohen kėto situata tė cilat u krijuan jo nga shqiptarėt liridashės, por pėr fajet e aleatėve dhe puthadorėve tė tyre. Kjo, pastaj do tė krijonte hapėsira veprimi sipas kushteve qė i lejojnė konventat ndėrkombėtare, si OKB-ja, e leva tė tjera, pėr t“i ēuar pėrpara pėrpjekjet tona drejt realizimit tė objektivave tona liridashėse.
Popullit t“i thuhet qartė jo vetėm teorikisht por edhe praktikisht, nė terren (siē po vepron Lėvizja Vetėvendosje), pėr veprimet qė duhet ndėrmarrė ēlirimtarėt, pėr ta hedhur poshtė kėtė plan bombė e kurdisur qė do ta dėmtojė rėndė Kosovėn me vise tė tjera shqiptare. Rreziku i saj vjen nga shumė aspekte tė cilat janė tė shumta, por po e ritheksoj: nė veēanti, e keqja mė e madhe Kosovės i vjen nga decentralizimi i cili po bėhet jo mbi baza tė drejtėsisė por mbi baza etnike tė kolonizimit dhe tė ndarjes, pikėrisht pėr kėtė diplomacia pėrparimtare duhet fuqishėm ta ngrejė zėrin!
Decentralizimi shovinistėve serbė tė Kosovės, do t“ju shėrbejė si shkallė tepėr e favorshme e cila ua lehtėson punėn qė tė shkojnė drejt ndarjes nga Kosova dhe pastaj bashkimit tė tyre me Serbinė.
Jo! S“duhet kurrsesi tė privilegjohen okupatorėt serbė, tė cilėt po luajnė lojėn e djallit me kolonėt qė i kanė sjellė nė kohėt errėta tė krajlive gjegjėsisht paraardhėsve tė tyre. Pikėrisht, duke mos u pajtuar me kėtė gjėmė pra, tė copėtimit tė ri tė Kosovės, Lėvizja Vetėvendosje sot po jep kushtrimin e zgjimit, populli i Kosovės po pėrgjaket nė demonstrata!Kėto dhe forma tė tjera tė rezistencėn popullore do tė vazhdojnė deri nė fitore. Klasa politike shqiptare, duke qenė tė kėnaqur me ca shpėrblime shterpe qė sot po ua ofron Serbia me diplomacinė ndėrkombėtare po gabohen rėndė, sepse ēėshtja shqiptare nuk bėnė tė zgjidhet shkel e shko dhe me tė ashtuquajturat procese nė vazhdim tė cilat nė fakt s“janė asgjė tjetėr vetėm zvarritje tė pa mbarim deri nė zgjidhjen tonė madhore. Po kėto gabime po i pėrsėritė sot edhe diplomaciandėrkombėtare. Ata, nėn maskėn e ruajtjes sė paqes, po i fryjnė (me apo pa qėllim) zjarrit tė luftės.
Jo zotėrinj!
Nuk ndėrtohet paqja nga themelet e mashtrimit dhe tė mohimit tė sė drejtave elementare tė njė kombi i cili aq shumė vuajti gjatė historisė sė lashtė dhe tė re, tė njė kombi i cili kurrė s“ėshtė pajtuar as do tė pajtohet me robėrinė! Paqja e vėrtetė ndėrtohet me respektimin e tė drejtave tė lirisė dhe barazisė qė u takojnė kombeve pra, ato tė drejta i takojnė edhe kombit shqiptar. Klasa politike shqiptare kėrkohet t“i vė gishtin kokės e tė mos bėjė kompromise tė papranueshme tė cilat po na kthejnė prapakthehu nė historinė tonė tė re, kurse kjo klasė politike po bėhet ēdo ditė jo si njė klasė udhėheqėse e popullit por si njė turmė amorfe pa strategji tė kthjelluar dhe tė caktuar kombėtare, e cila me veprimet e saj po bie ndesh aspiratave kombėtare, pėr mė keq, po shkon drejt rrugės sė ndyrė tė tradhtisė. Duke bėrė kėtė kjo klasė politike duhet ta dijė se ēdo ditė e mė tepėr popullin po e shpie drejt rreziqeve tė mėdha, drejt konfrontimit tė madh me Serbinė dhe me aleatėt e saj nėpėr botė.Kjo klasė politike gjithnjė e mė shpesh po epėrsėritė sloganin servilist: kujdes tė mos biem ndesh me diplomacinė ndėrkombėtare, duke bėrė kėtė ftesė narcisėt e politikės sė pa krye po harrojnė se janė pikėrisht ata qė duke bėrė gjithė ato lėshime pa fre, nė dėm tė popullit shqiptar janė pikėrisht kėta qė po e konfrontojnė popullin me armiqtė e tij dhe me diplomacisė reaksionare ndėrkombėtare. Vlerėsoj kėshtu sepse populli shqiptar nuk do t“i durojė pakufishėm padrejtėsitė qė po i bėhen si dikur nga qarqe reaksionare brenda dhe jashtė atdheut. Kjo, po ngjanė disi konfrontimit millosheviqian i cili duke pretenduar tė okupojė toka tė huaja popullin serb e konfrontoi me botėn demokratike, ndėrsa,pushtetarėt tanė, duke bėrė kompromise rreth copėtimit tė trojeve shqiptare, si mos mė keq; pastaj do ta konfrontojnė popullin i cili me ēdo ēmim do t“i mbrojė viset e okupuara shqiptare.Por, njėkohėsisht jam i bindur qė bota demokratike, veēanėrisht aleatėt tanė tė sinqertė, nė mos sot, nesėr do ta kuptojnė drejt ēėshtjen tonė madhore, ata nuk do tė lejojnė qė populli ynė tė flaket tej mase siē po ngjanė sot!...
Populli shqiptar i udhėhequr nga burrat e mėdhenj tė kombit si Adem Demaēi me shokė ėshtė i vendosur t“i sfidoj armiqtė dhe puthadorėt e tyre, ėshtė i vendosur t“i realizojė fitoret e shumėpritura nė shekuj.
Pėrpara drejt fitoreve tė reja, tė priftė e mbara drejt lirisė o burri i madh i kombit, o Adem Demaēi!
Suedi, 10 Shkurt 2007 |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
Warning: mysql_query() [function.mysql-query]: Unable to save result set in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1120
Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130
Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130
Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130
Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130
Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130
Warning: mysql_num_rows(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1330
Kliko kėtu pėr tė vazhduar tek faqja kryesore » |
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|