DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Sovraniteti i Kosovės pėrballė kėrcėnimeve
Postuar mė datėn: 2008-09-10 09:38:32 nga admin4 :: Kategoria: Opinione


Shkruan: Ramiz Bojaj

Diskriminimi i shumicės shqiptare

Cenimi i sovranitetit tė Kosovės(qėllimi i aneksimit territorial dhe strukturat paralele) qė janė duke ndodhur pas shpalljes sė pavarėsisė, vjen si pasojė e mos zbatimit tė sovranitetit tė shtetit. Modernizimi i tepėrt i institucioneve qeveritare dhe atyre ndėrkombėtare po e qojnė Kosovėn drejt njė konflikti tė ngrirė dhe afatgjatė. Kėto sulme ndaj tė drejtės sė pronės private tė kujtojnė terrorin e kobshėm gjatė kohės sė Jugosllavisė sė parė, pas luftės sė dytė botėrore, gjatė reformės agrare, dhe gjatė Rankoviqit.

Cenim i integritetit territorial tė Kosovės mund tė konsiderohen edhe hyrja e trupave tė armatosura tė Malit tė Zi brenda territorit tė vendit tonė si dhe pėrndjekja e shqiptarėve nga pronat e tyre private. Kėtė nuk e parasheh Plani i Ahtisarit! Ndoshta parashihet me Nenin 20 tė Kushtetutės sė Kosovės pėr bartjen e sovranitetit. Mali i Zi i ndėrmori veprimet nė territorin e Kosovės vetėm pasi Kushtetuta e Kosovės hyri nė fuqi.. Duket se shtetet fqinje e kanė vėrejtur kėtė “tė metė juridike” prandaj me kėmbėngulje mėtojnė tė pėrfitojnė duke e shkelur sovranitetin e Kosovės dhe tė drejtat pronėsore tė qytetarėve shumicė.

Sovraniteti i Kosovės sipas Planit tė Ahtisarit

“Sovraniteti” i Kosovės ėshtė garantuar paraprakisht me Planin e Ahtisarit, respektivisht nė shtojcėn III kur flitet edhe pėr decentralizmin. Ajo qė po ndodhė nė veriun e Kosovės dhe komunat tjera qė do tė krijohen pėr serbėt pėrpos qė ėshtė cenim i sovranitetit tė Kosovės kanė pėr qėllim edhe respektimin e sovranitetit tė Serbisė(okupatore) nė njė shtet tė pavarur. Ndryshe njė gjė e tillė mund tė quhet edhe shpallje luftė njė shteti fqinj.

Pėr njė kohė tė gjatė edhe autoritetet autonome tė komunave do tė krijojnė probleme nė terren. “Plani i Ahtisarit shumė qartė e thekson nė Nenin 3.1 se “Komunat nė Kosovė do tė kenė kompetenca tė plota dhe ekskluzive”, ose “kompetencat vetjake” ku pėrfshihet njė listė e gjatė e veprimtarive qė deri diku i bėnė komunat shtete nė vete. Mė tej nė Nenin 10.1 precizohet se “Komunat do tė kenė tė drejtė tė bashkėpunojnė, brenda kompetencave tė tyre, me komunat dhe institucionet, pėrfshirė agjencitė qeveritare tė Republikės sė Serbisė. Zhurma qė ėshtė duke u bėrė nga institucionet e Kosovės dhe analistėt rreth “shqetėsimeve” pėr cenim tė sovranitetit ėshtė vetėm pėr konsum formal. Edhe Shtojca V – Trashėgimia Fetare dhe Kulturore, (ku pėrfshihen prona e Kishės Ortodokse), reagimet ekonomike dhe zonat e mbrojtura, etj., vetėm e fuqizojnė edhe mė tepėr “cenimin e sovranitetit” dhe integritetit territorial tė Kosovės. Plani i Ahtisarit nė Shtojcėn VIII – Sektori i Sigurisė sė Kosovės, neni 3.2 se nuk e cenon “sovranitetin” territorial tė Kosovės por vetėm e mbron “ndryshimin e vijės kufitare nga marrėveshja e demarkacionit nė mes tė ish-Republikės Federative tė Jugosllavisė dhe ish-Republikės Jugosllave tė Maqedonisė, mė 23 shkurt 2001 do tė thotė se ėshtė “legjitimuar” njė e padrejtė historike kundėr Republikės sė Kosovės. Ēka do tė thotė kjo? Ahtisari shumė qartė e ka sqaruar nė fusnotėn 9 tė tė njėjtit nen kur thotė: “Nė deklaratėn e tij tė 7 marsit 2001, kryesuesi i Kėshillit tė Sigurimit, ndėr tė tjera pėrmendi: “Kėshilli i Sigurimit bėn thirrje pėr nevojėn e respektimit tė sovranitetit dhe integritetit territorial tė ish Republikės Jugosllave tė Maqedonisė. Nė kėtė kontekst thekson se marrėveshja mbi demarkacionin e kufirit, e nėnshkruar nė Shkup mė 23 shkurt 2001… duhet tė respektohet nga tė gjithė”. Edhe pse njė gjė e tillė nuk ėshtė cilėsuar si cenim i integritetit territorial tė Kosovės, kjo ėshtė shkelje flagrante e tė drejtave pronėsore private, gjithnjė nė dėm tė shumicės.

Ligji universal

Edhe sikur njė vend(autonom) tė ishte pjesė pėrbėrėse e ndonjė shteti, gjėra tė tilla(cenimi i pronave nė vijat kufitare) kundėr tė drejtave pronėsore private nuk do tė duhej tė ndodheshin (ligji universal), mirėpo nė Kosovė pa kurrfarė kriteri shkelėn tė drejtat e njeriut tė shqiptarėve e nė anėn tjetėr cenohet edhe tėrėsia territoriale e shtetit tė pavarur. Nė botė ekzistojnė vetėm dy shtete qė e kanė hartėn gjeografike nė flamur. I pari ėshtė Qipro ndėrsa i dyti Kosova. Ne e dimė se de jure Qipro e ka integritetin territorial tė garantuar dhe tė pranuar ndėrkombėtarisht por de facto ajo ėshtė e ndarė nė pjesėn greke dhe turke. Dikush do tė thoshte se e njėjta vlen edhe pėr Kosovėn por kėtu ka diēka mė tepėr nė kuptimin e ndarjes faktike. Serbėt e Kosovės kanė tė drejtė nė dyshtetėsi kurse shqiptarėt jo. Garantimi i nėnshtetėsisė sė Serbisė pėr minoritetin serb tė cilėt janė banorė tė pėrhershėm tė Republikės sė Kosovės ėshtė shkelje e sovranitetit tė vendit tonė(kjo i jep mundėsi qytetarėve minoritarė tė lindur kėtu tė quhen shtetas tė Serbisė edhe pse kėta janė shtetas tė Kosovės). Por njė gjė e tillė ėshtė e pėrkufizuar edhe me Planin e Ahtisarit tė cilin e ka miratuar Kuvendi dhe Qeveria. Kjo kėrkon rishikim tė kėsaj procedure ligjore, sepse nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė diskriminon shumicėn e popullit tė Kosovės i cili pėrben mė shumė se 93 % tė numrit tė pėrgjithshėm.

Integriteti territorial dhe e drejta pronėsore janė tė garantuara nė bazė tė ligjit universal dhe si e tillė kjo duhet tė funksionojė edhe nė rastin e Kosovės. Cenim i demokracisė mund tė cilėsohen tė gjitha veprimtaritė ilegale(strukturat paralele nė veri dhe komuna tjera minoritare). Ndėrkaq cenim i integritetit territorial tė Kosovės mund tė konsiderohet edhe hyrja e trupave tė armatosura tė Malit tė Zi brenda territorit tė vendit tonė si dhe pėrndjekja e shqiptarėve nga pronat e tyre private.

---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Intervista ] Frid: Vendosja e EULEX-it nė Kosovė i shėrben forcimit tė pavarėsisė dhe sovranitetit tė saj (2008-11-28 17:23:47 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] ISG-ja ripohon pėrkushtimin e respektimit tė plotė tė sovranitetit dhe integritetit territorial tė Republikės sė Kosovės (2008-11-21 15:18:36 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] MBROJTJA E SOVRANITETIT NE FOTO (2008-11-19 17:08:48 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Malejzia njeh sovranitetin e Kosovės (2008-10-31 16:43:00 nga admin1)
[ Opinione ] PAVARĖSIA DHE SOVRANITETI (2008-10-10 02:06:00 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Ēekia njohu sovranitetin e Kosovės (2008-05-21 10:34:03 nga admin4)
[ Opinione ] Pavarėsia qė humb sovranitetin (2008-04-14 16:09:05 nga admin1)
[ Opinione ] ”PAVARĖSIA DHE SOVRANITETI” ISHIN VETĖM MASHTRIM, KOSOVA PO RREZIKOHET ME NDARJE! (2008-04-13 12:22:04 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] PAKOJA AHTISAARI NUK E PĖRCAKTON PAVARĖSINĖ DHE SOVRANITETIN E KOSOVĖS! (2008-01-29 13:33:48 nga admin4)
[ Opinione ] SOVRANI DHE SOVRANITETI (2008-01-18 09:50:20 nga admin4)
[ Opinione ] ZEROJA E SOVRANITETIT SERB NĖ KOSOVĖ (2008-01-09 16:01:04 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster