| » Opcionet për artikullin |
|
Si pretendojmė se mund ti bashkohemi familjes evropiane, kur kudo ekziston korrupsioni?! Si mund tė ėndėrrojmė familjen evropiane, kur deri sot asnjė gjyqtar nuk guxon ta dėnojė njė ministėr tė korruptuar?! Si pretendojmė tė hyjmė nė Evropė, kur secili komerc nė cilėndo rrugė qoftė duhet tė paguajė haraē?!
Shkruan: RESHAT SAHITAJ
Po tė shkruash a tė flasėsh pėr fenomenet negative qė e pengojnė rritjen e shtetit tonė, klasa politike do tė na etiketojė me gjithfarė lloj epitetesh, nga mė tė kėqijat. Pėr shtresėn politike, Kosova ėshtė duke shkuar drejt zhvillimit dhe rimėkėmbjes nė tė gjitha aspektet. Mirėpo, pėr shtresėn intelektuale, shtresėn e ish-luftėtarėve, shtresėn e veprimtarėve tė devotshėm, me njė fjalė, shtresėn popullore, asgjė e mirė nuk po shihet nė horizont.
Pėrulja e masės
Kjo mėnyrė e perceptimit tim tė situatės aktuale personaliteteve tona qeveritare do tu duket pesimiste e ndoshta edhe armiqėsore. Po sikur gjėrat tė shikohen me gjakftohtėsi dhe nga prizmi ynė popullor, njė konkludim i tillė do tė ishte objektiv. Pjesės mė tė madhe qeverisėse dhe shumica e kėshilltarėve tė tyre shkrimet e tilla do ti marrin si armiqėsore, si defetiste, si destruktive, sepse ata dėshirojnė qė edhe masa tė jetė e pėrulur, e dėgjueshėm dhe tė vazhdojnė gjithnjė tė mbesin viktimė e personaliteteve politiko-mafioze.
Nė fakt, tė gjitha personalitet politike nuk duhet radhitur nė tė njėjtin varg, sepse nė mesin e tyre ka edhe tė tillė qė e meritojnė postin. Kėta tė pakėt qė janė, janė tė ngujuar nė rrethin vicioz nga i cili nuk mund tė bėjnė as tė mirėn mė tė vogėl.
Krekosje pėr shpalljen e pavarėsisė
Qeveritarėt tanė mund ti kundėrvihen kėtij shkrimi duke na prezantuar argumente tė ndryshme, e sidomos do tė thonė se suksesi i tyre ishte shpallja e pavarėsisė. Harrojnė heronjtė e pavarėsisė sė sotme se pavarėsia e Kosovės ėshtė dashur tė shpallet shumė vjet mė herėt, e jo nė shkurtin e kėtij viti. Po tė shpallej pavarėsia disa vjet mė herėt e sidomos nė kohėn kur ende Rusia ishte e dobėt, shteti ynė tanimė do tė ishte nė faza tė tjera tė zhvillimit, e jo tė mbesim duke pritur kush na pranon dhe a do na pranojė.
Nė kohėn kur ėshtė dashur tė shpallej pavarėsia, liderėt tanė janė preokupuar se kush mė shumė po pėrfiton materialisht. Pse ta shpallnin pavarėsinė, kur personalitetet politike mund tė pasuroheshin pa i dhėnė askujt llogari?! Pse ta shpallnin pavarėsinė, kur liderėt tanė mund tė rimėkėmbnin organizimin e krimit tė organizuar ekonomiko-politik pa i dhėnė llogari askujt?! Pse tė nguteshin ta shpallnin pavarėsinė, kur lirshėm mund tė riorganizonin tregtinė e drogės, prostitucionit dhe tė gjitha tregtive tė tjera ilegale?! Kėtu e pesė vjet mė herėt (kur Diogardi orvatej qė Kongresi amerikan ta njihte Kosovėn), kongresistėt amerikanė haptas i thoshin Kosovės se liderėt tanė politikė duhej vetė ta shpallnin pavarėsinė, qė SHBA tė na njihte. Kėtė opsion, se ėshtė dashur tė shpallej mė herėt, e konfirmoi edhe Hollbruku gjatė vizitės sė tij tė para pak ditėsh. E liderėt tanė dinė tė mburren pėr aktin e shpalljes sė pavarėsisė. Fakti ėshtė se disa qarqe euro-amerikane, qė e donin tė mirėn e Kosovės pėr shumė arsye, i detyruan liderėt tanė ta shpallnin pavarėsinė. Po tė mos e shpallnin edhe kėtė vit, kurrė mė Kosova nuk do tė ishte e pavarur jo pėr fajin e popullit, por, pikėrisht, pėr fajin e liderėve.
Pavarėsia, motoja kryesore pėr manipulimin e masės
Pavarėsia ishte motoja kryesore e tė gjitha personaliteteve tona, qė e manipuluan dhe ende e manipulojnė popullin tonė. Vite tė tėra, madje edhe gati dekada tė tėra, nė emėr tė pavarėsisė personalitetet tona politike e kanė zhvatur pasurinė e popullit dhe e kanė ruajtur postin e tyre. Masa, duke u frikėsuar se po tė ngrihej kundėr vetive negative tė vetė qeveritarėve do tė rrezikonte pavarėsinė, ka heshtur. Pas shpalljes se pavarėsisė pėrsėri heshtin, sepse ekziston bindja se rrezikohet shteti i Kosovės.
Vėrtet, si rrezikohet shteti i Kosovės?! Qeveria dhe qeveritarėt propagandojnė se nuk ėshtė koha tė protestohet pėr rritjen e pagave, nuk ėshtė koha tė protestohet pėr stabilizimin e rrymės elektrike, nuk ėshtė koha tė protestohet pėr stabilizimin e ujit tė pijshėm, nuk ėshtė koha tė protestojmė pėr vdekjen e foshnjave nė spitalet tona, qė as gjatė luftės nuk ka qenė mė i vėshtirė, nuk ėshtė koha tė protestojmė pėr hapjen e vendeve te punės, nuk ėshtė koha tė protestojmė pėr sigurimin shėndetėsor, nuk ėshtė koha...
Populli e di se brenda natės nuk mund tė bėhen mrekulli pėr pėrmirėsimin e gjendjes dhe zhvillimin e vendit. Populli po e sheh punėn e qeveritarėve, tė cilėt brenda natės e rregullojnė gjendjen e tyre materiale me shuma astronomike. Populli po e sheh se nė vende kyēe, ku qarkullojnė shuma marramendėse, liderėt i kanė punėsuar ose fėmijėt e tyre, ose tė afėrmit familjarė pa asnjė kompetencė nė ato fusha! Populli po e sheh se nė kabinete tė tyre janė tė punėsuar njerėz mediokėr, tė cilėt nuk e njohin askėnd pos shefit tė vet.
Fudullėku i kėshilltarėve dhe ekspertėve tė ministrave
Nė ēdo zyrė tė ministrave, e madje edhe tė kryeministrit, janė tė punėsuar disa me biografi tė dyshimta kombėtare, disa me kurse tė ndryshme gjashtėmujore, tė cilėt nuk janė tė vetėdijshėm e as tė ndėrgjegjshėm pėr postin qė e kanė. Po qė se ndonjėrit i rastisė tė kontaktojė me ndonjėrin prej kėtyre kėshilltarėve, do ta shihni se kėta janė miopė dhe tepėr tė paskrupullt. Vėshtirė tju bie tė flisni apo komunikoni me kėta kėshilltarė, siē e kisha unė para pak ditėsh njė privilegj tė flisja e tė komunikoja me Bekim Ēollakun. Zyrtarėt e kryeministrit ta ndėrpresin rrugėn nė oborr. Kėta secilin e shikojnė nga kėndi i tyre superior. Nė fillim tė pyesin nga cila parti vjen, cilėn OJQ e pėrfaqėson, ēka do tė flasėsh e shumė pyetje tė tjera, thuajse ne kėrkojmė tė takohemi me Thaēin pėr ti bėrė atentat. Sa pėr ilustrim, po e theksoj se kėto ditė e kam marrė njė takim shoqėror, nėpėrmjet telefonit brenda ditės, me njėrin ndėr personalitet mė tė njohura evropiane nė Bruksel, e me kryeministrin tonė ka disa muaj qė e kam bėrė kėrkesėn dhe nuk mund ta takoj. Bekim Ēollaku i Thaēit ka aq punė, sa mė shumė e shohim nė kafene sesa ne kabinet, dhe nė momentin kur i kėrkon sqarim pėr kėrkesėn, tė fyen dhe tė thotė qė kurrė mė tė mos e shqetėsoni. Nuk takohen lehtė liderėt tanė, sepse kėshilltarėt e tyre janė mediokėr, sepse vetė liderėt nuk janė tė interesuar pėr takime me njerėz prej tė cilėve nuk e sheh njė interes politik apo mediatik. Personalitetet tona sillen sikur tė ishin duke e udhėhequr Amerikėn e jo njė popull me njė lagje sa tė Parisit a Londrės.
Sistemi mafioz-politik
Tėrė energjitė e klasės politike janė pėrqendruar se cili mė shumė po fiton nga tenderėt dhe cili mė shumė po krijon OJQ, pėr tė thithur fondet ndėrkombėtare. Tė pakta janė OJQ-tė nė krye tė cilave nuk ėshtė njė ish-zyrtar i ministrisė, njė i afėrt i ndonjė ministri, njė familjar i tyre. Nė tėrė Kosovėn ėshtė krijuar njė sistem qė personaliteteve ua mundėson tė vjedhin para nė emėr tė projekteve tė ndryshme qoftė qeveritare, qoftė nė formė tė OJQ-ve. Ky lloj sistemi ėshtė sistem mafioz-politik. Mėnyra mė e mirė pėr ta mbrojtur tregtinė e tyre legale dhe ilegale ėshtė futja nė qeveri pėr ti legalizuar fitimet ilegale. Agjencia kundėr korrupsionit ėshtė e pafuqishme tė vijė deri tek origjina e pasurisė sė klasės politike, sepse kėta nuk posedojnė legalisht mė shumė se shtėpive tė tyre qė u afrohen milionėshit. Ndėrtimi i njė shtėpie tė tillė a nuk duhet tė jetė objekt i arsyeshėm pėr hulumtim tė pasurisė?!
Si pretendojmė se mund ti bashkohemi familjes evropiane, kur kudo ekziston korrupsioni?! Si mund tė ėndėrrojmė familjen evropiane, kur deri sot asnjė gjyqtar nuk guxon ta dėnojė njė ministėr tė korruptuar?! Si pretendojmė tė hyjmė nė Evropė, kur secili komerc, nė cilėndo rrugė qoftė, duhet tė paguajė haraē?! Asnjė shtet nė botė nuk e do njė Kosovė ku jeta dhe tregtia nuk janė tė sigurta.
Me emėrimin e Thaēit si kryeministėr, kam shpresuar se do tė luftohen fenomenet negative tė sistemit qeveritar, por, nė fakt, deri tash asgjė nuk ka ndryshuar nga e kaluara. Ndoshta Thaēi i ka mundėsitė e kufizuara, ndoshta i ka... |
|