DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Xhaferi: Precedenti ėshtė kundėrshtimi i Pavarisėsė sė Kosovės
Postuar mė datėn: 2007-04-08 10:04:04 nga admin2 :: Kategoria: Intervista
Reagimin e Rusisė apo edhe faktorėve tė tjerė kundėr pavarėsis sė Kosovės kryetar i Partisė Demokratike Shqiptare, nė Maqedoni, Arbėr Xhaferri e ka konsideruar njė rast paprecedent. Reagime tė tilla sipas tij nuk janė njohurnė kohėn kur u vendos vendos tė pavarėsia e Kroacisė, Sllovenisė, Bosnjes, Malit tė Zi, dhe Maqedonisė. Gjatė njė interviste dhėnė Radios Europa e Lirė, kreu i PDSH-sė ka komentuar jo vetėm mbledhjen e fundit tė Kėshillit tė Sigurimit por mbi ardhėrinė e Kosovės, qė sipas tij pavarėsia ėshtė e vetmja alternativė.

Z. Xhaferi, si i shihni zhvillimet rreth statusit tė Kosovės. Sa ėshtė Kosova afėr synimit tė saj pėr formimin e shtetit tė pavarur ?

Negociuesit kosovarė kanė bėrė kompromise tė mėdha pėr tė arritur njė marreveshje, jo vetėm me serbėt, por edhe me faktorin ndėrkombėtar. Meqė pėrmendet Kosova si shtet i pavarur, kjo nė fakt tregon njė kompromis tė madh qė shqiptarėt nė kėtė fazė te procesit historik e kane treguar, njė tolerancė tė admirueshme nė bisedimet e Vjenės. Situata rreth Kosovės nė mbledhjen e fundit tė Kėshillit tė Sigurimit u komplikua pėr shkak tė interesave vulgare tė tė tjerėve, tė cilėt dėshirojnė qė pėrmes Kosovės t'i hapin temat tjera apo t'i zhvillojnė interesat e tyre. Pra, reagimi i Rusisė kohėve tė fundit nuk ka tė bėjė me precedentin kosovar, pasi precedent ishte shthurja e ish Jugosllavisė dhe pavarėsimi i tė gjitha njėsive konstituive federative, precedent ėshtė reagimi i tė tjerėve kundėr pavarėsimit tė Kosovės, pasi reagime tė ngjashme nuk kishte kur u vendos tė pavarėsohen Kroacia, Sllovenia, Bosnja, Mali i Zi, Maqedonia, e kėshtu me rradhė. Me pavarėesimin e Kosovės, nė fakt pavarėsohet edhe Serbia.Unė mendoj se zvarritjet dhe telashet qė bėhen janė nė funksion tė blerjes sė kohės, mirepo kjo taktikė askund nuk ēon, pasi nuk mund tė ndryshohet vendimi qė duhet ta afirmojė tė drejtėn e qytetarėve tė Kosovės qė tė vendosin vetė pėr fatin e saj.
Ēfarė ėshtė vlerėsimi juaj sa i pėrket qendrimit tė palės serbe, e nė veēanti tē kryeministrit Koshtunica pas mbledhjes sė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė?

Optimizmin qė e shprehu kryeministri depresiv serb Koshtunica pas daljes nga mbledhja e KS tė OKB-sė, ishte i kotė, mė tepėr nė funksion tė krijimit tė njė iluzioni se sa pėr shpjegimin e atmosferės qė ka mbretėruar nė kėtė seancė. Optimizmi i tij i ngjante njeriut qė bie nga kati i 20-tė dhe diku nė katin 10-tė ai me optimizėm konstaton se qenka nė katin e 10-tė, por rėnia e tij do tė vazhdojė pasi vendimi pėr pasvarėsi tė Kosoves ėshtė vendim i drejtė nė tė gjitha Parlamentet.

Analistėt, por edhe politikanėt nga Maqedonia thonė se zgjidhja e statusit tė Kosovės paraqet njė element shumė tė rendesishėm edhe pėr tė ardhmen e Maqedonise. Sa ka gjasa qė qeveria e Maqedonisė tė pershėndesė apo tė njohė pavarėsinė e Kosovės?

Maqedonia tashmė e ka kuptuar se nga Kosova vijnė ndikime pozitive dhe stabilizuese pėr vetė Maqedoninė. Pra, nga Kosova drejt Maqedonisė vijnė vibracione pozitive, dhe kėtė tashmė e di fare mirė klasa politike nė Maqedoni. Mendoj se nė interes tė Maqedonisė do tė ishte qė t'i pėrkaiste aleancės sė shteteve mė demokratike, tė grumbulluara rreth Shteteve tė Bashkuara, NATO-s dhe Bashkimit Evropian.

Z. Xhaferi, opozita ka akuzuar PDSH-nė se gjatė ndarjes sė pushtetit nuk e ka marrė hisen e duhur. Cili ėshtė vleresimi juaj se janė apo jo duke marrė hisen e duhur shqiptarėt e Maqedonisė nė tė gjitha segmentet shoqėrore dhe shtetėrore?

Mendoj se hisja duhet tė perkufizohet, duhet tė matet. Nuk mund tė zhvillohet njė debat abstrakt lidhur me kėtė ēėshtje, por duhet tė maten aspektet pozitive apo negative. Nė periudhėn e deritashme, pėrmes angazhimit tė pergjegjshem tė PDSH-sė dhe kėtė mendim e ndajnė edhe analistėt me kritikė dhe neutralė, se shqiptaret nė kėtė fazė kanė arritur shumė me tepėr se sa nė qeverisjen katėrvjeēare tė BDI-sė dhe LSDM-sė nė periudhėn 2002-2006. Pra, nuk mund tė bisedojmė pėr standarde dhe kėrkesa abstrakte, por mund tė bisedojmė pėr avansime konkrete tė proceseve, qė do tė pėrfundojnė me afirmimin e qenies dhe interesave tė popullit shqiptar nė Maqedoni.

Nė fushatėn e zgjedhjeve parlamentare ėshtė thėnė se PDSH-ja do tė angazhohet nė tre segmente kyēe, pėrfaqesimin e shqiptarėve nė isntitucionet e sistemit, pėrdorimin e gjuhės shqipe dhe zgjidhjen e statusit tė ish-pjesėtarėve tė UĒK-sė. Ēfarė ėshtė duke u bėrė nė kėtė drejtim?

Proceset janė duke u zhvilluar nė kahjen pozitive. Ate qė ka premtuar PDSH-ja, do ta realizojė ashtu siē ka qenė gjatė qeverisjes sė vitit 1998-2002.
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] "Precedenti i Kosovės ėshtė mit" (2008-09-09 03:02:13 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Ivanovic: Pavaresia s’eshte perfundimtare (2008-11-27 16:19:09 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Thaēi e Sejdiu: Nuk pranojmė planin Moon, presim mbėshtetjen e aleatėve (2008-11-26 07:07:46 nga admin1)
[ Opinione ] E vėrteta - cila ėshtė ajo? (2008-11-23 08:59:59 nga admin1)
[ Kultura ] Piktori dhe regjisori Boris Ikonomi nuk ėshtė mė nė kėtė jetė. (2008-11-22 16:33:26 nga admin2)
[ Kultura ] Kush ėshtė burim i lajmit mediatik nė Kosovė? (2008-11-22 08:18:56 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Berisha:Buxheti i vitit 2009 prej 5 miliardė dollarė ėshtė historik (2008-11-21 00:35:31 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Tirana zyrtare mbėshtet “JO”-nė e Prishtinės (2008-11-18 05:51:32 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] LETĖR MBĖSHTETJEJE (2008-11-16 17:14:36 nga admin1)
[ Opinione ] E sotmja ėshtė vendimtare e sė nesėrmes ! (2008-11-14 15:46:13 nga admin1)
[ Opinione ] EDHE NJĖ HERĖ AMERIKA DĖSHMOI SE ĖSHTĖ VEND I JETĖSIMIT TĖ ĖNDĖRRAVE NJERĖZORE (2008-11-06 15:31:00 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster