DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Geixh mbron Bollanon: Berisha s’ka ndryshuar
Postuar mė datėn: 2008-06-07 01:45:04 nga admin2 :: Kategoria: Lajmet kryesore

Stomaku i prishur i greko-amerikanit Nikolla Geixh, nuk e ka tretur dot kallėzimin penal ndaj kryebashkiakut tė Himarės, Vasil Bollano. Nėpėrmjet njė reagimi publik, ai ka vjellė vrer mbi shtetin shqiptar, duke e akuzuar mjaft ashpėr pėr dhunim tė lirive e tė drejtave tė minoritetit grek nė Shqipėri. Pėrmbajtja mė pikante e kėsaj deklarate, veē qėndrimeve antishqiptare tė Geixhit, ėshtė fakti se ai pohon publikisht fundin e dashurisė sė tij gjashtėvjeēare me liderin demokrat, Sali Berisha. Arsyeja ėshtė pretendimi i tij, se ėshtė pikėrisht Berisha, ai qė ka dhėnė urdhrin pėr nisjen e ndjekjes penale ndaj Bollanos, ēka pėr Geixh tregon rikthimin e reminishencave tė sė kaluarės nė drejtimin e shtetit shqiptar. Nė cilėsinė e kreut tė “POAKA”-s (Organizata Panehelenike Greke e Amerikės, Kanadasė dhe Australisė) ai argumenton se hetimi ndaj kreut tė OMONIA-s, Bollano, i kujton vitin ’94, kur Berisha aso kohe President, urdhėroi arrestimin e pesė anėtarėve tė kėsaj organizate tė pėrfshirė nė incidentin kufitar nė Peshkėpi, ku u vranė dy ushtarakė shqiptare. Kreu i lobit grek nė SHBA, shprehet i zhgėnjyer qė i ka besuar Berishės pėr gjithė kėto vite, duke shpallur sėrish armiqėsinė me tė. Ai vė nė dukje se ashtu si populli shqiptar qė votoi nė 2005-ėn pėr rikthimin nė pushtet tė Partisė Demokratike, edhe ai u mashtrua atė kohė nga qėndrimet moderatore tė tij. “Berisha nuk ka ndryshuar dhe nuk ka nxjerrė asnjė mėsim nga gabimet e tij tė djeshme. Ai i moderoi qėndrimet e tij vite mė parė dhe pėr kėtė arsye, partia e tij i fitoi zgjedhjet. Berisha mė deklaroi nė atė kohė se minoriteti nė Shqipėri ėshtė njė pasuri e dobishme pėr vendin, ndėrsa tani e persekuton”, citojmė nga deklarata e tij qė mban vulėn “POAKA” dhe qė ka bėrė jehonė nė mediat kryesore greke.
Reagimi
Por historia nuk mbaron me kaq. Nė cilėsinė e Presidentit Botėror tė Epirotasve, Geixh kėrcėnon Shqipėrinė me njė reagim tė fortė ndėrkombėtar pėr kėtė ēėshtje. “Uashingtonin, Europėn dhe pjesėn tjetėr tė botės do t’i njohim me kėtė qėndrim dhe ne do tė bėjmė ēfarėdo gjė qė tė jetė e mundur”, - paralajmėron ai. Ndėrkohė nė emėr tė “POAKA”-s, ai zotohet se do tė bėjė ēdo pėrpjekje pėr t’i dhėnė gjithė mbėshtetjen e duhur kryebashkiakut tė Himarės, gjatė procesit tė tij gjyqėsor. Ai e garanton Bollanon pėr kėtė duke i kujtuar rastin e arrestimit nė ’94-ėn tė pesė anėtarėve tė OMONIA-s, qė siē thotė, “pas njė burgimi 10-mujor u liruan si pasojė e njė reagimi tė fortė ndėrkombėtar”.
Dashuria
Nė vitin 1994, emri i Nikolas Gejxh u shfaq nė dosjet hetimore tė Prokurorisė greke, si i pėrfshirė nė instruktimin e terroristėve grekė qė sulmuan kufirin shqiptar nė Peshkėpi, ku u vranė dy ushtarakė shqiptarė. Nikolas Gejxh pranoi se mund tė kishte folur nė telefon me njė prej terroristėve, por se nuk ishte nė dijeni tė planeve tė tyre. Duke qenė njė person me probleme, pėr shkak tė ngjarjeve nė Peshkėpi, ai u shpall po nė kėtė vit person “non grata” nė Shqipėri me urdhėr tė Berishės, asokohe President i Republikės. Ndėrkohė qė pesė anėtarė tė OMONIA-s tė akuzuar si pėrgjegjės tė kėtij akti u arrestuan pėr t’u liruar mė pas. Deri nė vitin ’02, Geixh e Berisha kanė qenė armiq tė pėrbetuar tė njėri-tjetrit por nė rrethana qė nuk u zbuluan kurrė po nė kėtė vit Geixh zhvillon njė takim nė selinė e PD-sė me Berishėn.

Nga Tedi Blushi
GazetaShqiptare
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] “CIA dekonspiroi Berishėn qė mbronte lobin proserb” (2007-12-27 09:23:41 nga admin4)
[ Opinione ] SI HENRI KISINXHERI, ASHTU EDHE ALBIN KURTI E MBRON TĖ DREJTĖN E VETĖVENDOSJES DHE TĖ PAVARĖSISĖ SĖ PLOTĖ TĖ KOSOVĖS NGA SERBIA! (2007-08-03 12:23:38 nga admin1)
[ Opinione ] PREJ KUJT DHE ĒKA PO MBRON KFOR-i NĖ KOSOVĖ? (2007-06-29 07:36:46 nga admin1)
[ Opinione ] Berisha prap kunder bashkimit Kombetar (2008-09-16 14:10:26 nga admin4)
[ Opinione ] Deputeti Ngjela: Kryeministri Sali Berisha tė vret (2008-09-16 01:53:31 nga admin4)
[ Opinione ] SĖRISH BERISHA ME AVAZIN E VJETĖR?! (2008-09-12 11:46:05 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Berisha pėrshėndet raportin e BB-sė “Tė bėsh biznes” (2008-09-11 00:05:29 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Berisha: Korrupsioni eshte beteja kryesore e jetes sime (2008-09-09 03:14:10 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Berisha: Nuk me ēudisin akuzat e Rusise (2008-08-26 12:09:46 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Berisha: Nuk ka paralelizma mes Osetisė dhe Kosovės (2008-08-11 11:23:26 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Berisha bėn thirrje pėr njohjen e Kosovės (2008-08-08 15:20:14 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster