| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » ASHTU FLISTE MIXHA DIL! |
| Postuar mė datėn: 2008-12-10 12:41:40 nga admin4 :: Kategoria: Kultura |
| » Opcionet për artikullin |
|
Shkruan: Adnan ABRASHI
Nė dallim prej shumė analistėve dhe publicistėve tė tjerė, tė cilėt, nė publikimet e veta, kanė shprehi qė si shembull krahasues, gjithnjė ti citojnė thėniet apo qėndrimet e tė urtėve dhe filozofėve tė falshėm botėror dhe Evropian, unė, mė kėtė artikull timin, do ta bėja tė kundėrtėn. Do ta prezantoj thjeshtėsinė e filozofisė tonė tradicionale tė shprehur pėrmes individėve popullor. Konkretisht, mixhės Dil, plakut mė tė moshuar tė lagjes sime, dhe njeriut tė urtė popullor, i cili thellėsinė e pleqėrisė sė vetė, zakonisht i ulur nė ndonjė stole tė parkut tė qytetit tim, e kalon me moshatarėt e tij duke lozur shesh-beshme guraleca.
Kėto ditė qėllimisht e takova, nė vendin e tij tė preferuar tė ndejės, dhe aty ishte i shoqėruar me njė bashkėmoshatar tė tij. Posa u pėrshėndeta me ta, e pyeta:
- E, po, mixha Dil, po na vjen EULEX-i. Si e komenton ti kėtė punė? |
|
- Paqedashėsja dhe trimėria duhet ta lartėsojė kėtė popull, ndėrsa largpamėsia dhe gjeturia nė kėto situata tė volitshme historike, do ta shpėtojnė atė. I forti, biro, nuk i lutet Zotit, e Zoti kurrė nuk e donė forcėn- vazhdoi mė tej mixha Dil.
Logjikėn e kėsaj pune, kurrė mos e kėrko duke u mbėshtetur nė moralin e parimeve tė drejtėsisė hyjnore, por ta trajtosh atė si produkt i dalė nga raporti i forcės tė cilėn nuk e do as Zoti. Me tė ardhė dikush nė shtėpi dhe me tė kontrollua kush hyn e kush del te dera e jote, apo me tė mėso se si do ta pleqėrosh drejtėsinė me robėr tė tu tė familjes, kjo ka njė emėr tjetėr, biri im, e jo ndihmė e miqėsi, qysh po na thonė kėta politikan tanė. Njė herė e kishim si babaxhan nė kokė krejt botėn (UNMIK-un), ku nė tė u vėrehej se mė shumti i ecte fjala Evropės, tashti po na vjen mu kjo Evropė me kėtė EULEX-in ku, mė sė shumti po i ecė fjala Serbisė, e po tutna qė mas disa viteve, runa Zot, fundi i kėsaj pune, mos po na del ne si Kosovė, ku do tė dominoj vetėm Serbia
Por, sipas teje, si duhet me ia bė kėsaj pune, mixha Dil? e pyeta unė nė vazhdim
Me paqedashėsi po se po, biri im, por edhe me trimėri. Me gjeturi nė situata, patjetėr, por edhe me largpamėsi, sepse shtėpinė, se mbajnė trarėt, por njerėzit. Andaj, ne pėr me arrit kėtė shkathtėsi tė urtė vepruese, do si do, na vyejnė politikan tė aftė. Njerėz tė duhur nė vendet e duhura. Sikur po vėrej unė, ne sot nė Kosovė kemi tri biēim njerėzish si politikan: dikush qė ėshtė ose politikan i vėrtetė, ose gjysmė-politikan, ose hiq-politikan. Politikani i vėrtetė ėshtė ai qė ka qėndrimin e vet dhe kėshillohet me tė tjerėt; gjysmė politikan ėshtė ai qė ka qėndrimin e vet por nuk kėshillohet me tė tjerėt, ndėrsa hiq politikan ėshtė ai qė kurrė nuk ka qėndrim tė vetin dhe gjithmonė i dėgjon vetėm tė tjerėt. Nga kėto tri kategori, qėlloja ti vetė se ēfarė biēim politikanėsh ne sot i kemi nė pushtet kėtu nė Kosovė?
- A ke fėmijė, o dashamir? - Ndėrhyri papritmas nė kėtė bisedė me pyetjen e tij shoqėruesi tjetėr dhe bashkėlojtari nė shesh-besh i mixhės Dil.
- Po, 3! - i thash.
- Me ymėr tė kofshin, biro! uroi nga zemra plaku . Por si tė thėrrasin ata ty?
- Babė ju pėrgjigja i ēuditur unė me kėtė pyetje.
- E, a e di ti se pse ata tė tharėsin ashtu?
- Paj...??!
- Sepse ju ke shk...nėnėn...! Ma merr mendja se po e kupton ku po ta qes me kėtė mesele? - u pėrgjigj duke qeshur me ironi plaku tjetėr. Vetėm shiko se ēka po ju bėn Serbia kėtyre?! E ata?! Nė vend qė ta dėnojnė, veē po e shpėrblejnė atė...!!?
Pėr aktualitetin tonė politik sot, ashtu fliste, mixha Dil...dhe bashkėshoqėruesi i tij, kuptohet! Kėshtu flisnin filozofėt tanė tė zhgėnjyer popullorė nga pėrditshmėria.
Pėr fund, pėr ta prezantuar sa mė natyrale kėtė kontakt, edhe mua mu deshtė qė nė kėtė artikull ta ruaj origjinalitetin e bisedės. Prandaj, edhe u shpreha troē: mu ashtu sikur dėgjova nga ta.
Por...me sa duket, kėta pleq edhe kishin tė drejtė: A thua, pėr tė vepruar urtė nė politikė, neve si popull, shumė na u dashka nė tė ardhmen: paqedashėsia, largpamėsia, dhe gjetura nė situata tė volitshme historike, ama, nga ana tjetėr, edhe pa ja shk... nėnėn dikujt, nuk po tė thirrka babė..?! |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2010 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|