| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » RUSIA, DINOSAURI I BOTĖS SĖ FTOHTĖ |
| Postuar mė datėn: 2008-08-11 15:09:54 nga admin1 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Shkruan: Fehmi AJVAZI
( Perspektiva: 9 gusht, 2008. Strategjitė dinake, mesazhet e dyfishta, kėrcėnimet, armėt qė nė Moskė janė kthyer nė doktrinė tė farkuar politike dhe nacionale veprimi pėr gjatė gjithė shekullit XX-tė nė emėr tė interesave supreme pėr Rusinė, duhet tė na kujtojnė tė gjithėve se ajo qė po ndodh nė Gjeorgji, ėshtė pikėrisht kjo pasqyrė. Nė tė vėrtetė, ėshtė pasqyra hegjemoniste. Gjithēka e pėrfytyruar prandaj nė kėtė drejtim,, mbase u kryqėzua edhe njėherė mė 8 gusht: strategjia dinake, mesazhet, kėrcėnimet, armėt... Rusia ose shtetet qė ndėrtojnė politika tė kėtilla pėrgjatė shekujve,arrijn tė krijojnė edhe mentalitete kombėtare e shtetėrore qė zhvillohen nė kundėrshtim me ēdo parim ndėrkombėtar njerėzorė, moral, politik, shtetėrorė etj. Prandaj vetėm kundėrvėnja e organizuar ndėrkombėtare, bllokon dhe shtynė nė humnerė mentalitetet e kėtilla qė nuk janė vetėm pronė e akėcilit shtet si Rusia por, vijnė e shumėzohen gjithandej nė hibdrid mentalitete si ai bjelorus, serb, venezuelian, libian, iranian, kinez, verikorean, kubanez etj. )
Kriza e fundviteve tė 80-ta e qoi Rusinė (ish BRSS) nė gjendje kaosi qė rezultoi me shpėrbėrjen e shtetit, prej tė cilit dolėn mė shumė se 15 shtete tė pavarura. Gjithė vitet e 90-ta, qė prej pėrpjekjeve tė Gėrbaqovit e Jelcinit pėr reforma demokratike e deri te pėrpjekjet e Hazbullatovit e tė Zhirinovskit pėr ruajtjen me forcė tė ish sistemit socialist, Rusia ka kaluar nėpėr rrethin vicioz tė krizave ekonomike, politike, e deri te konfrontimet luftarake, siē ėshtė konflikti i pafund nė Ēeēeni. Jostabiliteti edhe sot ėshtė sėmundje kronike e shoqėrisė dhe e shtetit rus nė pėrpjekjet e vazhdueshme qeveritare nė Kremlin pėr ruajtjen vertikalisht tė vendit, si dikur nė kohėn e diktaturės komuniste. Gjendja heterogjene, dualizmi nė politikėn e jashtme dhe diplomaci, krizat e shoqėruara me varfėri, mafiozitet, i japin kėtij shteti ngjyrat e pasigurisė dhe tė rrezikshmėrisė me pėrmasa ndėrkombėtare.
Kombinimi i politikės moniste me atė demokratike
Goditjet e ndryshme qė Rusia mori nė vitet e 90 ta, nuk premtojnė tė pasohen nga hapa adekuat, efektivė. Rusia edhe mė tutje nuk ka gjasa tė ndėrtohet si njė shoqėri e shėndoshė, demokratike, si njė shtet i sigurt pėr paqen dhe rendin ndėrkombėtar. Ēarqet e brendshme, sidomos ato policore dhe ushtarake, ende mbėshteten nė kursin e fortė tė kontrollimit tė politikės, tė rendit shtetėror. Kėto qarqe mbeten poashtu shumė kontradiktore nė planin veprues, sepse nuk i justifikojnė mjetet e veprimit. Linēimet e brendshme politike qė bėhen nga qarqet e shėrbimeve tė fshehta mbeten edhe sot tė karakterit tronditės, natyrisht disa herė tė mbėshtjella me mister. Rusia nuk e ka braktisur qeverisjen e dorės sė fortė me ēka mbetet njė shoqėri larg zbatimit tė normave demokratike dhe ligjit. Atje likuidimet e tipit stalinist janė metodė e funksionimit tė pushtetit. Pėrdorimi i ēdo mjeti nė likuidimin e kundėrshtarėve, siē ėshtė rasti i Liftinenkos, e bėn Rusinė njė vend tejet tė papėrshtatshėm pėr demokraci. Fuqia e luftimit nė mes tė kundėrshtarėve ngjason me psikologjinė dhe politikėn e niveleve diktatoriale. Rusia, edhe pse thirret nė demokraci dhe pushtet plural, nuk ka lejuar bastione opozitare. Policia, njė ditė dimri tė dhjetorit ( 2006 ), hyri nė zyrat e kandidatit pėr president, shahistit tė njohur Kasparov, vetėm pse ky i fundit i kishte ftuar pėrkrahėsit e tij nė njė protestė kundėr pushtetit tė z. Putin. Nė vlug tė fushatės pėr kėto zgjedhje, klika e Putinit e rrasi nė burg Kasparovin bashk me dhjetra ithtar tė tij, po nė ditėt e dhjetorit tė kėtij viti. E degraduar sė brendshmi dhe nė planin ndėrkombėtar, Rusia duket qė detyrimisht ėshtė pajtuar me rendin e ri botėror, dhe jo pse ėshtė reformuar sė brendshmi. Dhe ndonėse duket se e ka braktisur sistemin komunist, nuk i ka braktisur kėrcėnimet.
Hegjemonizmi rusomadh mbetet i fuqishėm dhe forcat politike me prirje diktatoriale, me prirje ekstreme politikeushtarake, janė edhe sot me shtrirje tė thellė nė levat e pushtetit institucional rus. Politika e tipit perfid dhe intrigues i ka rrėnjėt nga e kaluara diktatorialekomuniste, pavarėsisht se paraqitet nė opinionin e gjerė, gjoja me forma tė reja vepruese. Politika qeverisėse dhe e sistemit ndjek linjat e vjetra tė zhvillimit dhe ruajtjes sė shtetit pėrmes metodave divergjente: kombinimit tė demokracisė me diktaturėn, kombinimit tė pluralizmit me monizmin, kombinimit tė ekonomisė sė lirė me format e kontrolluara centraliste etj. Zhvillimi ekonomik rus sot paraqet njė politikė tė re nė marrėdhėniet ndėrkombėtare dhe Moska imponon fuqinė ekonomike me atė politike dhe ushtarake, duke diktuar nė marrėdhėniet ndėrkombėtare dhe nė tregun e lirė ndėrkombėtar, imponim ekonomik tė bashkėdyzuar me kėrcėnimet politike dhe ushtarake. Politika e sigurisė dhe e bashkėpunimit ndėrkombėtar rus ka shumė nga premisat komuniste, qė i kishte dikur: diktatin, forcėn, imponimin, aleancat e dyshimta, armiqėsitė
etj. Kremlini, qė sot udhėhiqet nga Putini, ish agjent dhe figurė e lartė e KGB sė, nė vija tė trasha pasqyron pėrpjekjet kontradiktore politike tė veprimit shtetėror rus nė dy binarė: nė konsolidim tė brendshėm dhe nė rikthimin pėrmes diktatit tė forcės nė arenėn ndėrkombėtare si njė shtetfuqi pa tė cilin nuk mund tė vendoset asgjė dhe nuk mund tė zgjidhet asnjė krizė ndėrkombėtare. Dhe nė kėtė prizėm, sado qė vėrehet politikė e kujdesshme me pakėz racionalitet, Rusia imponohet si konkurruese nė stilin e pengimit dhe tė kafshimit tė kundėrshtarėve, pa pardon !
Tentativat pėr rikthim nė zonat e dikurshme tė influencės
Gjatė dy shekujve tė kaluar, ftohtėsia natyroregjeografike ruse ka qenė prelud tragjik pėr qeverisjen shtetėrore nė Kremlin qė prej dinastisė sė Romanovėve e deri te Stalini, Brezhnjevi etj. Ngritjet dhe rėniet, pėrpjekjet qė nė Kremlin tė mbizotėroj pushteti i diktatit dhe forcės e pasqyrojnė Rusinė (ish BRSS-nė) si njė dinosaur qė nuk mundė tė jetojė pa ndjekjen e kursit tė dredhive dhe destruktivitetit, pa ndjekjen e kursit qė gėrshetohet me prodhimin tė krizave tė ndryshme gjithandej nėpėr glob. Pasi qė ishte shpėrbėrė dikur, duke humbur mijėra e mijėra kilometra katrorė tė shtetit, miliona banorė dhe pasi qė humbi edhe influencėn nė sferėn ndėrkombėtare gjatė viteve tė 90 ta, Rusia pas vitit 1999 ka nisur tė bėj hapa konkret pėr rikthim nė zonat ku dikur kishte pasur mjaft influencė. Sipas disa burimeve qė nuk janė bėrė publike, Moska ishte pėrpjekur qė Shkupin ta kthente nė njė qendėr tė kontrolluar, veēmas nga pikėpamja e infiltrimit agjenturorė prej nga do tė orientohej mė lehtė gjeopolitika ruse nė regjionin jugperėndimor tė gadishullit. Lufta shqiptaromaqedonase relativizoi tej mase kėtė strategji. Njė kthim relativisht i heshtur, por aspak i papeshė i politikės ruse nė Ballkan, ėshtė tentuar tė bėhet pastaj, pėrmes Malit tė Zi. Ndryshe nga Shkupi, karotė e politikės ruse nė Mal tė Zi ėshtė pėrdorur ekobiznesi. Por, kėto pėrpjekje, tani janė zbehur pėr shkak tė faktit se Mali i Zi e ka fituar pavarėsinė dhe gjithsesi politika nė Podgoricė ka pėsuar ndryshime tė dukshme duke fituar nė peshė dhe forcė.
Aktualisht politika ruse po llogaritė qė rastin e Kosovės ta pėrdorė maksimalisht, jo vetėm pėr ta forcuar prestigjin rus nė arenėn ndėrkombėtare, por edhe pėr ta forcuar ndikimin rus nė Ballkan. Moska, edhe pas hyrjes nė rendin e ri ndėrkombėtar, i ka kėrcėnuar hapur e fshehur disa vende fqinje nė Kaukaz dhe rreth kufijve tė saj jugperėndimorė me mesazhin se nėse pėrpiqen tė largohen nga ndikimi rus, nuk do ta kenė tė ardhme tė mirė! Rusia ka shantazhuar Ukrainėn, por edhe Evropėn me lėndėn strategjike: gazin pėr ngrohje. Gjiganti rus Gasprom po pėrdoret si njė armė e re nė diktimin e politikave dhe tė gjeostrategjisė sė shantazhit dhe influencės pėr tė ardhmen nė sferėn e marrėdhėnieve ndėrkombėtare dhe sidomos ekonomike. Kremlini po pėrpiqet hapur tė krijoj varshmėrinė e vendeve qė kanė interes bashkėpunimi dhe koekzistence si shkėmbim pėr politikat joparimore dhe vasale.
Kosova, letėr e vlefshme nė xhepin e Kremlinit
Politika dhe diplomacia e rafinuar ruse karshi problemit tė Kosovės ėshtė duke eskaluar nė pa pėrmbajtje. Jo vetėm shefi i diplomacisė Llavrov, por edhe ministrat e mbrojtjes kanė folur hapur pėr ngushtimin e aspiratave tė popullit tė Kosovės. Deri sa i pari ka kohė qė ka paralajmėruar veto pėr Kosovėn nė Kėshillin e Sigurimit, nėse zgjidhja pėr Kosovėn ėshtė nė kundėrshtim me Beogradin dhe Moskėn, gjeneralėt rus si gjenerali Ivanov, Ivashov etj. kanė paralajmėruar konflikt tė gjerė nėse statusi i Kosovės nuk do tė jetė i pranueshėm edhe pėr Serbinė. Kumti paraprak pėr konflikte nė Ballkan, determinohet nė hapat imponues rus nė Ballkan duke mos e pėrjashtuar as luftėn. Ky sinjal, e trimėron dhe e joshė Beogradin pėr hyrje nė konflikt nėse problemi i Kosovės nuk zgjidhet ashtu si i pėlqen Beogradit, kurse kjo do tė thotė edhe tentim rreshtimi tė Rusisė, pas Beogradit. Deklaratat e ardhura me tone kėrcėnuese nga njerėzit kyē tė Krmlinit dhe nga gjeneralėt rus janė pa takt politik e diplomatik. Mirėpo, e vetėdijshme qė Rusia nuk do tė lejohet qė tė rikthehet nė sfera influencuese, siē ėshtė Azia Juglindore, Amerika Latine dhe nė sferat e afėrta siē ėshtė Evropa Qendrore, hapat rus po bėhen pėr rikthim nė atė qė Moska e konsideron hinderland ekskluziv tė saj: nė ish botėn e dikurshme tė shteteve qė ajo i kishte nė zotėrim. Kuptohet: aspiratat ruse, duket qė nuk janė shuar pėr rikthim edhe nė sferat e Lindjes sė afėrme, nė Azinė qėndrore dhe veēmas nė Ballkan. Dinozauri do shumė hapėsirė pėr jetesė. Dhe nė kėtė prizėm, nuk shikon gjithaq ku e vė kėmbėn: nė tokė a nė zjarr
( Retrospektiva: ky tekst ėshtė shkruar mė 19 dhjetor, 2006 dhe, ėshtė botuar nė disa media elektronike dhe tė shkruara )
( Autori ėshtė gazetar, politolog dhe Sekretar i Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Kosovės )
|
|
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|