| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Thellohet kriza politike ne Maqedoni: Keshilli qendror i BDI vendos braktisjen perfundimtare te Parlamentit |
| Postuar mė datėn: 2007-01-28 05:03:35 nga admin1 :: Kategoria: Lajmet kryesore |
| » Opcionet për artikullin |
|
Bashkimi Demokratik pėr Integrim nė Maqedoni mori pėrfundimisht vendimin qė ta braktisė Parlamentin. Kėshilli qendror i partisė diskutoi pėr mė tepėr se katėr orė duke konfirmuar mė nė fund vendimin e kryesisė qendrore tė BDI-sė pėr tė bojkotuar punimet e Parlamentit. BDI-ja vlerėson se nuk ekziston njė dialog i sinqertė dhe i mirėfilltė politik, se institucionet po e shkatėrrojnė Marrėveshjen e Ohrit dhe se tani vendi ėshtė para njė krize politike.
Partia mė e madhe opozitare shqiptare (BDI) ėshtė e irrituar pėr shkak tė mospėrfilljes sė vetos nė Parlament nė tė cilėn kanė tė drejtė deputetėt e komuniteteve joshumicė, nė raste tė caktuara.
Nė bazė tė Marrėveshjes sė Ohrit, disa ligje tė caktuara, qė prekin interesat e komuniteteve joshumicė, duhet tė votohen edhe nga shumica e deputetėve jomaqedonas. Mirėpo, kohėt e fundit, nė disa raste Komisioni pėr Marrėdhėnie ndėretnike ka vendosur qė ligjet tė votohen pa parimin e Badenterit qė nė fakt ėshtė vetoja e shumicės sė deputetėve jomaqedonas.
Kėshilli i pėrgjithshėm i BDI-sė e mori vendimin nė orėt e vona tė pasdites. Kryetari i BDI-sė Ali Ahmeti shpjegon:
Kėshilli i pėrgjithshėm i BDI-sė vendosi tė pezullojė punėt nė tė gjitha institucionet e larta tė vendit. Nuk jemi tė gatshėm qė edhe mė tutje tė pranojmė qė nga kėto institucione tė bėhet majorizimi ndaj shqiptarėve.
Ndėrkohė, kryetari i Parlamentit tė vendit Lubisha Georgievski i ka dėrguar mė herėt njė letėr zotit Ahmeti me anė tė sė cilės i sugjeronte qė partia e tij tė mos braktiste Parlamentin |
|
. Zoti Ahmeti e ka shikuar me kujdes kėtė letėr.
Mirėpo nuk ka diēka qė na shtyn tė pėrcaktohemi se me tė vėrtetė ka diēka me sinqeritet nė atė letėr.
Ambasadorja amerikane Gillian Millovanovic kėto ditė po ashtu ka komentuar se BDI-ja dhe PPD-ja duhet tė ushtrojnė veprimtarinė e tyre brenda institucioneve se pėr kėtė kanė marrė votat e elektoratit. Por, kreu i BDI-sė thotė se pas gjashtė muajsh nė Parlament aty pati vetėm ngecje tė proceseve.
Ėshtė njė deklaratė shumė parimore; ne provuam nė institucione pėr gjashtė muaj me radhė; i kemi vėnė nė dijeni tė gjitha qendrat ndėrkombėtare tė vendosjes. Ato e njohin mirė situatėn dhe vendimi ynė bėhet nė sajė tė vullnetit tė elektoratit tė Bashkimit Demoratik pėr Integrim
BDI-ja, siē paralajmėroi kryetari i kėsaj partie Ali Ahmeti, do tė mbledhė prefektėt nga radhėt e saj tė komunave nė Maqedoninė veriperėndimore pėr tė shikuar mėnyrat e veprimit tė mėtejshėm. |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|