| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Pėrvjetor: 40-vjetori i vrasjes sė heroit Sefer Selimi, pishtar i arsimit nė Trevėn e Pollogut |
| Postuar mė datėn: 2008-03-12 04:11:50 nga admin4 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Tė gjithė e njihnin heroin, atdhetarin e gazetarin, poetin e pedagogun, kėshilltarin e arsimit dhe ish sekretarin e komunės sė Gostivarit - Sefer Selimin. Pėr tė janė shkruaar elegji, janė kėnduar kėngė dhe gjithmonė nė ēdo odė a ndeje me respekt flitet e do flitet pėr kėtė veprimtar tė dalluar tė kėsaj treve. Meqė, qė nga viti 1962, sė bashku me ish kolegun tim poashtu tė ndjerė, z. Abdyrrahman Beqiri dhe dėshmorin Sefer, ishim tre miqė tė pandarė, ndaj ua kam borxh qė tė shkruaj ca fjalė pėr tė dy pishtarėt e arsimit, por kėsaj radhe e pėrkujtoj 40 vjetorin e vrasjes sė heroit - Sefer Selimi.
Ditėn e martė,
njė ditė gazepi,
nė Gostivar
na u bė kiameti! (kėngėtari popullor)
Pra, diten e martė, nė fillim te marsit tė vitit 1968, disa metra para portes se shtepisė sė vet, nė prani tė vajzės 12 vjeēare, Sefer Selimi goditet pėr vdekje me disa plumba pas shpine. UDB -eja nuk pret, zbulon dhe pėrhap lajmin e trilluar se Sefer Selimi kish qenė Agjent i Shqipėrisė, nė shtėpinė e tė cilit qenkėsh gjetur radiostacionin ilegal. Gėnjeshtėr e kulluar,pa autor zyrtar, qė tė kuptohej se ja pėrse e vramė, atdhetarin e intelektualin - Sefer Selimi. |
|
Shkruan: Ibrahim EGRIU
Dorasi u mbajt dy muaj nė paraburgim dhe lirohet qė tė mbrohet nė liri, me arsyetim se paskėsh shtėnė nė vetėmbrojtje. Nuk vonoi shumė, njė mbrėmje likuidohet edhe dorasi i Sefer Selimit nė rrethana misterioze. Skenari ėshtė i vetėkuptueshėm, pra UDBja ish jugosllave, permes veglave qorre organizoi atentat mbi tė. Me kėtė rast, prof. dr. Fehim Reēani ia kushtoi kėtė elegji:
Elegji kushtuar Sefer Selimit
Hijeshi e shend oxhakut i ke dhanė,
tė vranė qorrat qė stė panė.
Kėto vargje kurrė smė fashiten nga mendja, sepse me pavetėdije, nė bashkėpunim me agjentėt e UDB-sė, e vranė qorrat qė se panė dhe qė se njohėn intelektualin, i cili i jepte hijeshi e shend oxhakut - kombit tė vet, pra u vra njė PISHTAR I ARSIMIT nė Trevėn e Pollogut, njė pedagog i shquar, i cili tėrė jetėn e shkriu pėr hapjen e shkollave, duke udhėtuar nė kėmbė nga fshati nė fshat, i grumbullonte djemtė e vashat shqiptare qė tė vijojnė mėsimin nė gjuhėn shqipe. njė gazetar dhe keshilltar pedagogjik, qė rregullisht raportonte rreth arsimit dhe pėr arsimin nė Trevėn e Pollogut, njė krijues letrar qė vazhdimisht merrej dhe me shkrime si nė prozė e nė poezi dhe, njė atdhetar i shquar qė mė tepėr e deshe kombin e atdheun se vetveten, qė do tė thotė se:
Njerėzit qė digjen, shkrihen dhe bien fli pėr atdhe quhen dėshmorė, e dėshmorėt s vdesin kurrė!
PSE E VRANE SEFER SELIMIN?
Ai ishte njė nga aktualizuesit e dikutimeve nėpėr formumet politike pėr dhe rreth pozitės nėnshtruese kombėtare e shoqėrore - ekonomike tė shqiptarėve,i cili kėrkoi qė gjuha shqipe tė ketė statusin e gjuhės zyrtare nė tė ashtuquajturėn Maqedoni. Pėr aktualizimin dhe insistimin e publikimit tė shkaqeve qė detyruan qindramijėra shqiptarė tė shpėrngulen nė Turqi. Pėr ndriēimin statistikor tė mospunėsimit skandaloz tė shqiptarėve nė ndėrmarrjet dhe institucionet shtetėrore. Skenaristėt e kėtij atentati politik llogarisnin se, kjo vrasje do tė kuptohej si paralajmėrim nga ana e bllokut tė politikanėve lokalė shqiptarė se dhe ata mund tė pėsonin si Sefer Selimi, kurse nė popullatėn e gjerė shqipta re do tė kuptohej si mesazh qė tė mos perkrahen idetė e tij. E mira e kėsaj tė keqeje ishte se u shtua neveria ndaj bashkėpunėtorėve tė UDB.
Filluan konfrontimet verbale dhe fizike nė mes popullatės shqiptare dhe asaj sllave. Shqiptarėt kėrcnoheshin nga ana e sllavėve sepo tė duan tė kėrkojnė tė drejta, le tė shkojnė nė Shqipėri dhe se kėtu nuk ėshtė Shqipėri, as Kosovė.
Si kundėrpėrgjigje ndaj provokimeve tė tyre, nė vigjilje tė festės sė Njė majit 1972, njė grup intelektualėsh shkruanin parulla me kėrkesa politike dhe me pėrmbajtje protestuese pėr vrasjen e Sefer Selmit. Protagonistėt e shkrimit tė kėtyre parullave u burgosėn dhe nė vjeshtė tė vitit 1972, u organizua Seancė gjyqėsore me dyer tė mbyllura pėr shkak tė
drojės se tė akuzuarit do mbronin me fakte se organet e sigurimit shtetėror ishin regjisorėt e atentatit mbi Sefer Selimin. Tė akuzuarit u shpallėn fajtor dhe morėn dėnime drakonike.
NGA TAKIMET E MIA ME SEFER SELIMIN
Pėrvojėn e parė e fitova prej Tij dhe prej prof. tė ndjerė, Abdyrrahman Beqiri. Shpesh herė nga fshati Tėrnovė udhėtoja pėr Gostivar dhe asistoja nė orėt e mėsimit tek tė dy. Me kėrshėri pėrcjellja organizimin e orėve, sepse qė tė dy ishin pedagogė tė spikatur. Kjo pra mė ndihmoi qė pas dy vjet shėrbimi, sė bashku me arsimtarin Azis Kėrluku, tė vlerėsohemi nga ana e Komisionit pedagogjik me notėn: -veēanėrisht tė dalluar.
Dispunonte me tiparet mė tė larat njerėzore. Nga natyra ish i dashur, i qetė dhe tepėr i matur e i logjikshėm. Spinte as cigare as alkool. Nga bisedat qė i zhvilloja me tė, ai gjithmonė, me plot impenjim fliste pėr arsimin dhe rreth arsimit. Smė harrohet kurrė data 12 qershori i vitit 67, kur tė dy sė bashku rreth 6 orė ecnim rrugėve tė Shkupit.
Amaneti i tij i fundit qė ma lė ishte: - Ibrahim, tė lutem ti vazhdosh studimet univerzitare, mos i ndėrpre dhe tė mos jesh i kėnaqur vetėm me kryerjen e Akademisė Pedagogjike, por tė vazhdosh dhe mė tej.-Ia di pėr nder tė madh dėshmorit Sefer, sepse unė kurrė s do ti vazhdoja studimet universitare po tė mos ndikonte ai.
I AFĖRT ME TĖ GJITHĖ
Kishte dėshirė tė madhe tė takohej me shqiptarė tė tė gjitha shtresave, veēanėrisht me sharrėxhinj.
- Shiko sa sharrėxhinj ka nėpėr rrugėt e Shkupit?! - Mandej vazhdoi: - Sllavėt duan qė ne shqiptarėt tė punojmė punėt mė tė rėnda dhe ēdo mėngjes tu themi: Mirėmėngjesi zotėrinj! E pėrmendi dhe poezinė e Migjenit tė dytė tė Kosovės, tė Esat Mekulit:
O vėlla me sharrė nė krahdhe, secilin sharraxhi qė e takonim nė rrugė ndaleshim dhe bisedojshim rreth halleve tė tyre. Nė ora 4 pas dite, me autobus vazhduam rrugėtimin sė bashku Gostivar - Dibėr. Mbresat dhe kėshillat e tij nga ai takim, sdo ti harroj kurrė.
Tre muaj pas atij takimi, me tė lexuar nė gazetėn Flaka artikullin e publicistit Sefer Selimi, me titull: - Tėrnovasit i kėrkojnė mėsuesit e vjetėr - su hamenda fare, por pėr hir tė ish mikut tim tė ndjerė, z. Sefer dhe tė fshatarėve malėsor, trima e besnik tė Tėrnovės, vendosa qė tė lė detyrėn nė njė fshat tė Dibrės dhe me Shkollė tė Lartė Pedagogjike, sė bashku me motrėn time - Nezveren, e cila e pat kryer Shkollėn Normale, shkuam nė Tėrnovė e i hapėm klasėt e larta. Gėzimi i fshatarėve, i nxėnėsve e i tė ndjerit Sefer Selimi, qe i papėrshkruar.
Tėrnovasit i kėrkojnė mėsuesit e vjetėr!
(Kopje nga gazetaFlaka e datės 12 shtator 1967, artikull i shkruar nga heroi - Sefer Selimi)
Me pietet e respekt pėr tė flasin dhe ish nxėnėsit e tij tė Gjimnazit tė Gostivarit Prof. i gjuhės frėnge, dibrani- Nuri Koleci, mė pat thėnė: - Prof. Sefer Selimin e kam pas kujdestar klase, ai, jo vetėm qė na brumosi me dije, por edhe me atdhedashuri!
- Me siguri dhe z. Rufi Osmani, ish PREFEKT i Gostivarit, ka qenė ish nxėnėsi i tij dhe pritet qė tė shkruajė diē pėr tė. - Pėr tė, fjalėt mė tė mira i flasin e do ti flasin, jo vetėm nxėnėsit e kolegėt e tij, por edhe tė tjerė: qytetarė e fshatarė, punėtorė, bujqėsi e zejtarė anė e kėnd trojeve shqiptare.
Shembėlltyra e tij ėshtė e do tė jetė udhėrrėfim pėr ēdo gjeneratė brez pas brezi!
Malme (Suedi), Mars 2008 |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|