| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Riaktivizohen vatrat e zjarrit nė pyjet turistike tė Semanit. Avion nga Italia per flaket gjigande |
| Postuar mė datėn: 2008-07-15 17:09:33 nga admin1 :: Kategoria: Lajmet kryesore |
| » Opcionet për artikullin |
|
Ndersa ende nuk jane shuar flaket e zjarrit ne jug te vendit, policia ka prangosur 4 persona te dyshuar si autore te ndezjes se flakeve qe vune ne alarm strukturat perkatese te dy qarqeve te Shqiperise. Nderkaq ne Seman jane riaktivizuar vatrat e zjarrit qe rane dje mbasdite ne pyjet turistike rreth zones. Situata paraqitet e veshtire, nderkohe qe era dhe temperaturat e larta favorizojne dukshem flaket
Ministria e Mjedisit: Gjate 24 oreve pati zjarre ne gjithe Shqiperine
Ora 12:45-TIRANĖ-Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit tė Ujrave informoi sot mbi situatėn e shkaktuar nga zjarret e rėna njė ditė mė parė nė disa zona pyjore tė vendit, nė bazė tė tė dhėnave nga Drejtoritė e Shėrbimit Pyjor nė rrethe.
Zjarri qė pėrfshiu njė sipėrfaqe pyjore nė Malin e Ēikės, mbi Palasė, nė rrethin e Vlorės, ėshtė vėnė nėn kontroll. Bėhet e ditur se nė Palasė janė pėrqėndruar forca tė shėrbimit pyjor pėr mbajtjen nėn kontroll tė situatės dhe moslejimin e pėrhapjes sė flakėve drejt Parkut Kombėtar, tė cilat favorizohen nga era e fortė.
Gjatė 24 orėve tė fundit janė regjistruar zjarre dhe nė rrethet e Korēės, Kavajės, Shkodrės, Mallakastrės dhe Kurbinit, tė cilat janė shuar plotėsisht.
Sipas informacioneve, zjarri i rėnė dje rreth orės 15.30 nė ekonominė pyjore Krrab-Bushat tė rrethit tė Pukės, ėshtė vėnė nėn kontroll nė mbrėmje nga shėrbimi pyjor, falė dhe reshjeve tė shiut.
Zėdhėnėsi i Ministrise Tom Therēaj pohoi se po bashkėpunohet me Ministrinė e Brendshme pėr tė rritur forcėn zbuluese pėr kėto raste, me qėllim vėnien para organeve tė drejtėsisė tė personave pėrgjegjės.
Ministria e Mjedisit: Situata me kritike ne Seman dhe Dorezezė
Ora 12:30-Zėdhėnėsi i MMPAU-sė, Tom Therēaj se situata mė kritike vazhdon tė jetė nė Seman dhe nė Darėzezė, zona turistike nė rrethin e Fierit, ku vazhdojnė tė jenė aktive 2 nga 4 vatrat e zjarrit qė u regjistruan njė ditė mė parė.
Avion nga Italia pėr shuarjen e vatrave tė zjarrit nė Seman dhe Darėzezė
Ora 12:00-TIRANE-Per shuarjen e dy vatrave aktive ne Fier po operon nga ajri njė avion canader nga Italia.
Ministria e Mjedisit ben te ditur se ndėrhyrja nga ajri ka qenė e domosdoshme pėr shkak tė terrenit tė vėshtirė dhe dendėsisė sė pyjeve. Avioni ka njė kapacitet ujėmbajtės 6 mijė litra nė ēdo fluturim. Ai mund tė furnizohet nė det, liqen, apo vende tė tjera, thellėsia nė tė cilat duhet tė jetė 1 metėr.
Riaktivizohen vatrat e zjarrit nė pyjet turistike tė Semanit
Ora 11:10-FIER- Rindizen fuqishėm per shkak tė erės zjarret nė pyjet turistikė tė zonės turistike tė Semanit, rreth 18 km larg Fierit. Flaket vazhdojnė ndersa ne vijim jane edhe operacionet e forcave zjarrfikėse dhe ndėrhyrjeve tė banorėve tė zonės.
Burime nga reparti zjarrfikės nė Fier bėnė tė ditur se vatrat janė rindezur pėr shkak tė erės qė favorizon dukshėm pėrhapjen e tyre, ndėrsa situata pėr momentin paraqitet e veshtirė. Forcat zjarrfikėse po mbajnė nėn kontroll dhe zonėn turistike tė Darėzezės, e pėrfshirė dje nga njė zjarr i fuqishėm. Burimet thanė se flakėt nė kėtė zonė janė shuar, por ekziston rreziku pėr shkak tė disa vatrave tė vogla qė mund tė nxiten nga temperaturat e larta dhe era.
Forcat zjarrfikėse kanė punuar gjatė gjithė natės pėr shuarjen e zjarrit, qė u shfaq rreth orės 15:30 tė ditės sė djeshme, nė pyllin e Godullit nė bregdetin e Semanit". Sipas burimeve, pėr shuarjen e zjarrit po punojnė 5 zjarrfikėse tė Fierit dhe 2 tė Beratit.
Pasditen e djeshme zjarret pėrfshinė disa zona pyjore nė vend, mes tė cilave dhe dy zonat turistike nė rrethin e Fierit, nė Darėzezė tė komunės Ndėrmenas dhe nė Seman.
Zjarret ne jug, policia prangos 4 zjarrvėnės
Ora 10:30-VLORE-FIER-Zjarret ne jug te vendin nuk kane autore anonime, por emra konkrete te cilet kane pėrfunduar ne prangat e policise. Ndersa flaket e zjarrin edne nuk jane shuar, pas hetimeve te kryera efektivet ka arrestuar 4 persona per zjarrevenie te qellishme. Ne pranga kane perfunduar dy persona te moshes mbi 70 vjec per zjarret e vena ne Orikum dhe Dukat te Vlores. Policia ka arrestuar Qerim Celoaliaj 72 vjec dhe Jorgo Gjikoken 70 vjec qe te dy nga Dukati i Vlores. Po ashtu kane perfunduar ne pranga dhe Fiqiret Murrizi 48 vjec nga fshati Shenpremte ne Fier si dhe Dine Abazaj 58 vjec nga fshati Rriban i Mallakstres te akuzuar per zjarrevenie te qellimshme ne qarkun e Fierit. Ne rast se shpallen fajtore, te arrestuarit rrezikojne nga gjoba dhe deri ne 10 vjet burg.
Zjarret ne Orikum e Dukat te Vlores dhe ata ne zonen bregdetare te Fierit kane shkaktuar deme te medha si ne pyje e bimėsi, por edhe banesa. Ende nuk eshte llogaritur demi nga autoritetet perkatese, por behet fjale per dhjetra ha pyje, ndersa nga zonat jane larguar banore e pushues. Zjarret e nisur qe dje ne mesdite kane vazhduar dhe sot ne mengjes si pasoje e temperaturave te larta dhe eres qe ndihmuan per pėrhapjen shpejt te tyre. Vatra te vogla zjarri jane evidentuar dhe zjarrfikėset dhe ushtria po punojne per eliminimin total te flakeve, pavarėsisht terrenit te veshtire qe nuk lejon ndėrhyrjen deri ne origjinen e tyre. (d.b/Balkanweb)/
|
|
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|