Shkruan: Rexhep Kasumaj
Pasi lexova Homerin tė gjithė njerėzit mė dukeshin gjigandė kisha shfletuar njė ditė mendimin e shkėlqyer tek Emersoni dhe, sakaq, kėtė brilant do ta adoptoja pėr tė shprehur admirimin tim, gati okult pėr Ushtrinė ēlirimtare tė Kosovės. Kur ishte shfaqur ajo, do tė thosha unė nė kulme fluturimi, tė gjithė shqiptarėt mė dukeshin kolosė. Dhe, vėrtetė, si tė mos ngjanin tė tillė pas rėnjės totale nė fundinėn e dinjitetit njerėzor, ku e kishte katandisur strategjia e lajthitjes epokale qė vinte harbueshėm nga nėnprodukti politik sllobodanjan i fillimviteve 90-tė tė miljeut tė ikur.
Por mė shumė se pėr lindjen e bardhė, do hedhim ca radhė pėr pusitė e fshehta ose si do tė pritej ajo nga kjo lukuni e murrėtyer, trashėgimtare e lojės sė moēme sllave mbi kokėn e Kosovės.
Ndaj, Ushtria ēlirimtare e Kosovės, si rrallė njė tjetėr nė fenomenologjinė e lėvizjeve tė ngjashme nė hitorinė politike tė botės, ka kaluar njė udhė interesante trietapore tė lindjes dhe zhvillimit tė saj triumfal.
Fillimisht ishte pėrtallur si e paqenė a njė fantom shpifarak i ligshtisė ėndėrrimtare, pastaj, nė njė rrafsh tė dytė, ishte cilsuar negativisht si njė krijesė pėrbetimi anacional dhe, sė fundi, kur do tė mbijetonte fuqishėm e pėrligjur botėrisht, do tė tėrhiqte drejt saj tė gjithė: njė pjesė me forcėn magjike tė mesianizmit kombėtar dhe pjesėn tjetėr aspak tė vogėl, mjerisht vetėm pėr motive spekulative, qė nuk i shqitet dot ende sot.
* Thika e pabesisė!
Na kujtohet, pra, fare mirė kur bėrthama e saj e parė quhej kontestueshėm e
ultėsisht ushtri faksesh, qė sipas negatorėve tek mbushnin faqet e njė tė vetme tė pėrditshmeje tė atėkohshme, nuk kishte vepra ushtarake, paraprakisht guerile, por vetėm njoftime misterioze shtypi nga mashtrues tė humbur ordinerė.
Ndėrkaq mė pas, nė etapėn e dytė tė qasjes ndanė saj, kur aksionet atdhetare rezultuan tepėr tė dukshme e me fillesė pėrmbystare po ata qarqe mercenarė qė i bėnin jehonė korit politik i cili kishte ngritur nė ideal politik dhe moral kombėtar nėnshtrimin vullnetar, shpejtonin, gjithnjė nė linjė interesi suprem tė punėdhėnėsve tė tyre, tė kualifikonin Ushtrinė ēlirimtare si njė dorė tė huaj, madje njė krijesė serbiane shesheliste, qė aspironte me teorinė e konspiracionit, tė prodhonte shkasin e represaljeve masive mbi shqiptarė.
Pra ata, alternativistėt e vetėpėrulur, si pohonin me krenarinė e njė zbulimi tė madh, synonin tė ruanin pėrmasėn biologjike tė kombit nėn okupim dhe situatėn stabile politike nė njė rend tė etabluar demokratik.
Ē'marrėzi e paparė!
Trupi kombėtar pėrjetonte gjithsesi hemoragjinė e heshtur nga dyndja e djemėrisė drejt portash mėrgimtare tė botės dhe nga persekucioni kolektiv e varfėria popullore qė i kanosnin ndėrrimin e kodit gjenetik tė kulturės parake. Ndaj nuk ishte veēse kotnajė bizare ēirrja e tyre e pėrjargshme se kultivonin paqen dhe ruanin qetėsinė e jetėve njerėzore! Madje, duke mos u mjaftuar me kaq, kjo sintagmė perverse nuk pushtonte vetėm mediat e pakta klienteliste nė Kosovė, por do tė depėrtojė edhe nė shtypin e huaj, si fjala vjen, nė Spiegel- in prestigjioz gjerman.
Sistemi i iluzionit, pėr tė cilin shkruan Emerson, ishte, qė kėtej, krejt mpirės, sovran e pėrtrollisės nė Kosovėn e imitatorėve tė lirisė.
Kurse tutje, paralelja analogjike midis kėsaj kohe apo vlerėsimit tė saj, nė njė anė dhe kohės pararendėse jugo-vllasiste apo vlerėsimit tė saj, nė anėn tjetėr, do tė ishte plotsisht e kapshme dhe poshtėrsisht reale. Dhe nė tė dy kohėt: atė tė muzgut komunist dhe tė sė famshmes e, njėkohsisht tė sė mjerės alternativė demokratike tė fillimdekadės sė 90-tė tė miljeut tė shkuar, qė kishin bashkėrisht tė njėjtin zot dhe emblemė Sllobodanin e gjakpirshėm, pėrkujdesej, si trupetohej zhurmshėm, situata politike nė Kosovė!
Ashtu si tek Epikuri qė njeriu dhe vdekja nuk takohen kurrė sepse kur qaset vdekja njeriu tashmė ka ikur, pokėshtu dhe rendi demokratik e robėria klasike tok me mbrojtjen e substancės fizike tė etnosit rob, nuk mund tė takohen kurrė sepse kur troket pushtimi demokracia jep shpirt. Pra, njėsoj si urtaku i lashtėsisė tek thotė se ose ėshtė jeta ose morti i behur ftohtė, qė asnjėherė s'janė bashkė, ngjashėm qėndron puna dhe me skllavėrinė e demokracinė qė s'piqen e s'bashkjetojnė dot askurrė...
Sikur ata, nė fakt, tė kenė qenė, ruana Zot, tė keqinformuar, dyshimi i tyre ndjellazi, do tė ishte , mbase, njerėzisht i falshėm.
Por jo!
Ata e kishin kristalisht tė qartė mbi bazė informacionesh korrente apo mbi bazė intuitive, se populli, i dėrmuar nga pritja bestyte dhe mashtrimi lapidar, kishte nxjerrė nga gjiri i tij njė forcė politike tė re dhe tė ndryshme nga ata: tė armatosur dhe tė gatshme pėr flijimin sublim. Qė kėtej, beteja vdekjeprurėse pėr tė ruajtur masėn biologjike tė nacionit tė nėpėrkėmbur dhe situatėn e qėndrueshme politike e kjo do tė thotė, shuarjen e heshtur dhe statu-quonė e saj tė ligė, ishte betejė pėr tė ruajtur pozicione pushteti, tė vėnė nėnshtrueshėm nė relata kohabitimi me sundtarėt e rinj tė Dedinjes.
Por sistemi shijues i iluzioneve nuk ishte vetėm i ndajvėnė, jashtėsor e pėrdhunimtar. Ishte, tė thuash, edhe intern, burimor e i ngjizur thellė nė ortakėrinė kosovare tė bashkėsundimit serbian.
Filozofi belgradas, L.Tadiq (i ati i Presidentit tė tashėm serb), ky ndjekės i ndėrkryer dhe poaq maskė e logjistikės intelektuale tė regjimit fashistoid millosheviqjan, duke mbrapshtuar tezėn e shkak-pasojės, pohonte urrejtshėm se reaksioni dhuntar serb nuk ishte veēse pasoja e assesi shkaku i tė keqes. Pra, sipas tij, ishin vetė shqiptarėt shkaku i fatkeqėsisė sė tyre!
Pikėrisht nė kėtė hulli arsyetimi racist, pėr tė pėrvetėsuar atė si njė brez shpėtimi nė pėrmbytjen e madhe, kryepari i lėdėkė-sė sė atbotshme, i lutur a pyetur nė press-takimin e tė premteve tė bekuara, tė jepte mendim pėr Ushtrinė ēlirimtare tė shqiptarėve, thoshte identikisht: vėshtroni fshatrat dhe vendbanimet e pėrflakura tė Kosovės ja kjo ėshtė UĒK-ja. Rrjedhonte, ashtu, britma shurdhuese, klithma dėshpėrimtare dhe thirrja alarmante e tij pėr njė thikė pabesie: pėr ta izoluar, nėpėrkėmbur dhe sprapsur atė kauzatorin tragjik tė Kosovės sė djegur! Nuk paskėshin qenė, pra, ushtritė kriminale serbe, si justifikohej njėsoj Tadiqi filozof, qė shkrumonin gjithēka, por vetė shqiptarėt qė kishin guxuar tė flijonin jetėt e tyre dhe paqen e tij tė rreme nė altarin e lirisė sė vėrtetė.
Kosova dhe populli i saj shqiptar ishte i vetmi nė botė qė i paguante tatimin e dyfishtė njė mashtrimi tė dyfishtė: Beogradit, qė thoshte se Kosova ishte zemėrtokė serbe dhe njėkohsisht Prishtinės, qė pohonte belbėzueshėm se ēlirimi prej saj vinte me lutje, gjunjėzim dhe nė pako kėrshendellash ngarkuar mbi supe hamejsh.
Dhe nė fund fare, nė stadin e tretė ngadhnjimtar, kur Ushtria ēlirimtare do tė legjitimohej ndėrkombtarisht nga bota e lirė si palė ndėrluftuese aherė ata, pėr t'iu shmangur rrokullimės, do tė formonin njė kuaziarmatė kuislingiste paralele, nė pėrpjekje pėr tė marrė nismėn dhe pėr tė shpėtuar pushtetin e tyre tė vartėsit kolonial. Njė politikan i po kėsaj nomenklature kėlthiste nė Rambuje se si Kosova qenkėsh e vogėl pėr dy qeveri (ishte themeluar asokohe qeveria Thaēi), por pėr pėrgjigje, njė publicist aherė (R.K.) do t'a sfidonte atė publikisht me pyetjen logjike: meqė Kosova njėmend ishte e vogėl pėr dy qeveri, si mund tė ishte ajo vallė mjaftueshėm e madhe pėr dy ushtri?
Pasi do tė provonin, prandaj, tė gjithė truket, nė tė tri periudhat dramatike tė evoluimit tė saj : qė nga mohimi, sigmatizimi moral dhe konkurrimi paralel ata, sabotatorė tė Ushtrisė ēlirimtare dhe konspirantė tė lirisė sė popullit tė tyre, do tė kapitulonin. Por, mjerisht, kapitulimi i tyre nuk ishte definitiv. Ishte i pėrkohshėm. Ata tashmė, tė shpartalluar nė fronte tė tjerė politikė, do t'a riorientonin taktikėn e tyre nė kahun, befasisht dhe ēuditėrisht, tė kundėrt: do tė shpallnin nismėn dhe pretencėn komike pėr autorsinė e Ushtrisė ēlirimtare tė Kosovės. Tashmė edhe pėr pushtetin qė do t'u siguronte paktimi me te edhe pėr imazhin aq jetik pėr tė kalur nga ana e terrshme e qyqare, nė anėn diellore tė lavdisė sė historisė.
Por siē e dijmė, historia ka ligjet e saj tė pėrjetshme dhe ky katapultim ėshtė pėrfundimisht i pashpresė!
*Mjerimi i rrasės sė mermertė!
Nėse Shekspiri ėshtė biografi i vetėm i Shekspirit, siē mė ka rėnė tė lexoj diku, aherė dhe Rugova a rugovizmi nuk mund tė jetė veēse biografi i vetėm i tij vetė. Natyrisht komparacioni i thjeshtė ėshtė i paqėndrueshėm. Ai bėhėt, ndėrkaq, nga antipodi i krijimit dhe etikės njerėzore... Djerrakohėse janė, prandaj, dithirambet fjalėmėdha, ēmimet nacionale apo librat panegjerikė tė kolaboratorėve tė tij tė perėnduar.
Ato, e aq mė pak rrasat e mermerta mbi dheun e pafajshėm, nuk mund ta stolisin dot shėmtinė. Mjerimi i tyre ndrinė qė larg nė mbetjet e tij politike dhe nė kujtesėn e brezit fatkeq.
Ėshtė ai, fenomeni dhe vetja e tij e nyjtuar nė te, qė vetėrrėfen gjithēka: pėr politikėn nėn kėmbėt e interesit tė huaj, pastaj pėr misionin edipian ndanė krijesės sė vet dhe, sė mbrami, pėr errėsirėn e njė shpirti tė vobektė bjerėzor!...
Berlin, maj 2008 |