DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Ta shpėtojmė Wikipedian Shqipe
Postuar mė datėn: 2007-08-13 19:27:36 nga admin1 :: Kategoria: Kultura

Nga Ardian Vehbiu

Qėkur mundėn tė krijojnė hapėsirat e tyre nė Internet, njė takėm shqiptarėsh nisėn sakaq t'ia ngrenė vetes piedestalet, shpesh duke dizinformuar haptazi dhe lirisht. Viktimė madhore e vetėvendosjes intelektuale nė lėmė tė albanologjisė ėshtė enciklopedia publike Wikipedia, e cila pėrndryshe po shndėrrohet me tė shpejtė nė instrument kryesor reference pėr tė gjithė lundėrtarėt nė botėn virtuale. Aq sukses ka pasur projekti, sa motorėt e kėrkimit sot faqet e kėsaj enciklopedie do t'i renditin rregullisht tė parat mes rezultateve. Pėr nga natyra e vet, Wikipedia si institucion i dijes mbetet i hapur ndaj pėrdoruesve; kushdo mund tė futet atje dhe tė krijojė zėra e kategori tė reja ose tė bėjė ndryshime nė zėrat ekzistues; mirėpo kjo paravendon edhe njė shkallė tė vetėdijes qytetare e cila ne, shqiptarėve, po na mungon – nė Internet si kudo tjetėr. Po ėshtė vallė mungesa e pėrgjegjėsisė alibi?
Shkoj njė ditė prej ditėsh t'u hedh njė sy faqeve tė Wikipedia-s nė shqipe, pėr tė marrė vesh menjėherė se Wikipedia shqip po kėrkon kandidatura pėr burokrat. Njė paragraf nė krye tė faqes i fton shfletuesit tė kontribuojnė me mendimet e tyre [tekstet e cituara janė lėnė tė paprekura; gabimet drejtshkrimore janė tė origjinalit, A.V.]: "meqė zgjedhja e Burokratit tė ardhshėm ėshtė shumė e rėndėsishme dhe jetėsore pėr Wikipedia-n paraqisni medimet tuaja rreth kushteve tė cilat duhet tė plotėsojė njė burokrat pėr tė marr pozitėn e njė Burokrati."

Meqė mua, vizitorit tė ngeshėm, nuk mė intereson tė marr "pozitėn e njė Burokrati" (pavarėsisht nga privilegji i B-sė sė madhe tė shtypit), shkoj tė shfletoj disa nga kategoritė e afishuara nė faqen hyrėse tė shqipes. Mė tėrheq vėmendjen kategoria e rėndėsishme e shoqėrisė civile, e tė cilėn e gjej tė pėrkufizuar kėshtu: "Shoqėria civile ėshtė shume aktive kohet e fundit ne Shqiperi. Shoqeria civile shqiptare synon shkatrrimin e korrupsionit dhe permirsimin e nivelit te jeteses te popullsise se shqiperise."

Si mund tė mos e admirosh kėtė enciklopedist, qė as shqipen nuk e shkruan dot mirė, pėr guximin e ēartur?

Kaloj pastaj te Antropologjia, pėr tė cilėn lexoj: "Antropologjia apo mėsimet mbi njeriun, mbi zhvillimin e vetive trupore dhe shpirtėrorė tė tij, bėhen nė disa fusha si p.sh Atropologjia biologjike ara sė gjithashė merret me shoqėritė fisnore, kėndėvėshtrimi gjeografikė i llojeve tė njeriut tė sotėshėm, (Rasat e njeriut) si dhe zhvilliet individuale tė njerut sė bashku me zhvillimet trupore tė njeriut. Me studimeve si tė qenies njerėzore, pozicionimit tė tij si i veēantė nė kosmos, sjellja e tij ndaj rrethit dhe natyra e dyfisht krijuese dhe trupore bėhen nga fusha e Anatomisė filozofike."

Nuk dua ta vė veten nė rolin e nxėnėsit tė shkretė nė Peqin, Gjakovė, Kėlcyrė e Gostivar, qė nesėr do tė ulet para kompjuterit e do tė pėrpiqet tė mėsojė diēka nga kjo dėshmi e habitshme erudicioni. Zhvillimet trupore tė njeriut? Po kujt do t'i kish vajtur mendja?

Kaloj pastaj te njė listė shkrimtarėsh shqiptarė, ku gjej ndėr tė tjera trajtesa tė shkurtra biografike pėr kėta udhėrrėfyes tė mendjeve e tė zemrave shqiptare anembanė botės: Abdulaziz Islami, Arben Orhani, Eliott-Hasan Moglica, Fadil Bekteshi, Fejzi Bojku, Fejzullah Fejzullahu, Flori Bruqi, Iljaz Prokshi, Jeton Kelmendi, Kristaq Turtulli, Mirko Gashi, Ndue Ukaj, Ragip Sylaj, Stavri Pone, Vahit Nasufi, Veli Karahoda, Zejnullah Halili…

Cilėt janė kėta njerėz? Nga ē'libėr telefoni janė nxjerrė? Mė duket vetja sikur kam hyrė nė njė univers paralel, i cili ka kohė qė shtjellohet pėr bukuri pa bezdinė e pranisė sime.

Bėhem edhe unė pastaj guximtar si autorėt e Wiki-t, dhe hap njė nyje, tė parėn ku mė shkon dora, tė autorit Shpendi Sollaku Noé, tė cilin "personaliteti i njohur italian" Stelvio Mestrovich e paska karakterizuar kėshtu: "Shpendi Sollaku Noé ėshtė njė shkrimtar i madh qė ka pasur si qėllim daljen e poezisė nga akademitė, nga aristokracitė letrare, nga ambientet mondane. Poet nga nevoja, gazetar pėr domosdoshmėri historike, profesor e njeri i letrave rritur nė underground, ku ka studiuar libra tė ndaluara nga regjimi, politikan i lindur, martir i lirisė tė shtypur. I paisur me njė pėrgatitje solide kulturale, letrare, filologjike e muzikale, po aq sa edhe shkencore nė sensin enciklopedik, poliglot, karaktert i guximshėm, kurioz nga instikti, inteligjenzė akute, mendje shumė tė kujdesshme pėr tė ardhmen qoftė letrare, filosofike o qoftė politiko-sociale, Shpendi Sollaku Noé ėshtė personalitet shumė kompleks dhe ėshtė i paisur me njė ngarkesė tė ngjeshur humane."

Mė tepėr nuk thua dot as pėr Milan Kunderėn, edhe tė duash. Pėrkundrazi, faqja qė i kushtohet shkrimtarit tjetėr Dritero Agolli, duket e kopjuar shpejt e lehtė nga ndonjė manual i lashtė i letėrsisė sė realizmit socialist pėr shkollat e mesme bujqėsore: "Pėr nga gjinitė, krijimtaria e Dritero Agollit ėshtė e larmishme. Nė vjershat dhe poemat e Dritero Agollit gjejnė shprehje mendimet dhe ndjenjat e njeriut tė ri, patriotizmi dhe besnikėria ndaj idealeve revolucionare, cilėsitė e tij morale nė jetė dhe nė punė (Devon, Devoll. Poemė malore. Hapat e mia nė asfalt etj.). Vepra e tij poetike mė e shquar ėshtė Nėnė Shqipėri (1975), ku krijohet figura e Atdheut me traditat heroike, me vėshtirėsitė e shumta qė ndeshi nė rrugėn e vet dhe me vendosmėrinė pėr tė pėrballuar ēdo pengesė e armik. Nė poemėn "Baballarėt" theksohet rėndėsia e veēantė e vijimėsisė sė traditave revolucionare nė jetėn e shoqėrisė. Nė njė sėrė vjershash dhe poemash Dritero Agolli pasqyron frymėn heroike tė periudhės sė Luftės ANĒ (Poema e udhės, Poemė pėr babanė dhe pėr vete etj.)." Kėto faqe muzeale u ofrohen lundėrtarėve tė Internetit pėr Driteroin!

Mė kot kėrkoj nė listė tė dhėna pėr autorė shqiptarė qė i kanė dhėnė tonin kulturės sonė gjatė kėtyre 15 vjetėve tė fundit: Fatos Lubonja, Zef Pllumi, Pėllumb Kulla, Ardian Klosi, Artan Fuga, Aurel Plasari, Kiēo Blushi, Mustafa Nano, Agron Tufa … ose edhe ndonjė mė tė vjetėr e tė mirėnjohur e tė nderuar mbarėkombėtarisht, si Gavril Dara (i riu), Jani Vreto, Ndoc Nikaj, Foqion Postoli, Lasgush Poradeci, Anton Harapi, Vincenc Prenushi, Ali Asllani, Arshi Pipa e kėshtu me radhė deri te Sterjo Spasse, Shefqet Musaraj, Kapllan Resuli, Fadil Paērami, Kol Jakova, Anton Pashku, Elena Kadare, Ruzhdi Pulaha, Naum Prifti, Miēo Kallamata, Gjergj Zheji, Ali Abdihoxha… Shkronja Q ka Qerim Arifin, por jo Qamil Buxhelin; shkronja S ka Skėnder Mustafin, por jo Sabri Godon as Spiro Ēomorėn; shkronja G mungon krejt. Njė shkrimtar bashkėkohor i mirėnjohur si Ervin Hatibi prezantohet si autor i "tė gjitha teksteve tė kėngėve tė grupit tė muzikės sė lehtė Ritfolk". Nga ana tjetėr, gjysma e faqes kushtuar Gjergj Fishtės merret me ēėshtjen anėsore tė letrave qė ky autor i ka shkruar Mussolini-t, thuase ėshtė fjala pėr ta pranuar apo jo poetin nė ndonjė celulė komuniste. Letėrsia arbėreshe, nga ana e vet, ėshtė e pėrfaqėsuar mirė nga Dushko Vetmo, por Franēesk Anton Santorin nuk e shoh tė pėrmendur gjėkundi… Sa mė shumė lexoj, aq mė shumė turpėrohem!

Meqė unė vetė, sikurse miliona tė tjerė nė Perėndim, e pėrdor gjerėsisht Wikipedia-n anglishte pėr punė, nuk mund tė mos shqetėsohem qė nxėnėsve shqiptarė tė shkollave dhe pėrdoruesve tė tjerė po u jepet nė dorė njė produkt fare substandard, i mveshur me autoritetin e "markės" – meqė Wikipedia tanimė e ka fituar njė emėr e njė respekt ndėr pėrdoruesit e Internetit. Ajo qė kanė bėrė disa pak vandalė kulturorė me faqet shqipe atje nuk ndryshon shumė nga sjelljet e shqiptarėve tė tjerė me pronėn publike nė Shqipėri, tė cilėn edhe sot e kėsaj dite shqipja e rrugės e quan "mall i shtetit". Pak i ndan kėto trimėri nga mbishkrimet, zhgarravinat e litografitė pikante nė muret e banjave publike.

Cila do tė ishte zgjidhja? Vetėveprimi do admiruar, pėr shoqėri qė e kanė vetėdijen e vetvetes; por shqiptarėt nė Internet, si komunitete, ende nuk duken tė kenė zbritur pėrfundimisht nga pemėt. Prandaj e vetmja zgjidhje do tė ishte tė mobilizoheshin institucionet shkencore, kulturore dhe arsimore, nė Shqipėri, nė Kosovė, nė Maqedoni e gjetiu nė diasporė. Universiteti i Tiranės, pėr tė sjellė njė shembull tė vetėm, ka njerėz jashtėzakonisht tė kualifikuar, sikurse ka edhe "krahė pune" intelektuale, tė cilėt tė gjithė mund ta ndėrprisnin pėrkohėsisht tė prodhuarit rutinė tė artikujve, temave dhe disertacioneve (qė pėrgjithėsisht nuk i lexon kush, madje as autorėt vetė), dhe tė punonin pėr t'ua dhėnė shqiptarėve tė sė nesėrmes njė Wikipedia dinjitoze nė gjuhėn shqipe. Secila katedėr, secila degė, secili specialitet mund tė mbulonte fushėn pėrkatėse, nėn koordinimin e njė redaksie fare tė vogėl, e cila tė kujdesej pėr tė formuluar pak kritere teknike e pastaj pėr t'i futur materialet nė Internet.

Vallė ėshtė e tepruar tė shpresosh qė rektori i Universitetit tė Tiranės ta urdhėrojė njė veprimtari tė tillė, nė emėr tė dinjitetit tė kulturės shqiptare dhe tė shqiptarėve vetė, tė cilėt refuzojnė tė pėrfaqėsohen nga ata pak guerrilas zhgarravitės tė faqeve tė sotme tė Wikipedia-s shqipe? Asnjė shpenzim shtesė nuk do tė duhet, asnjė grant me shumė zero e asnjė trokitje e dėshpėruar nė dyert e institucioneve ndėrkombėtare; vetėm vullneti pėr shfrytėzim tė kohės e cila normalisht u jepet pedagogėve dhe studentėve pėr kėrkime shkencore, tė cilat pėrfundojnė pastaj tė varrosura nė dollapėt e katedrave ose nė bibliotekat e fakulteteve. Duam apo nuk duam, Interneti gjithnjė e pasqyron realitetin global, por nė mėnyrė tė tillė qė t'i mėnjanojė barrierat tradicionale ndaj dijes, shkėmbimeve, ambicjes intelektuale dhe lirisė sė mendimit. Numri i faqeve tė lexuara nė linjė po ia kalon numrit tė faqeve tė lexuara jashtė linje; teksa brezat e rinj po rriten e mėsohen me njė kulturė komunikimi e cila ėshtė e tėra e themeluar nė realitetin virtual; e teksa shqiptaria ka nevojė, edhe mė tepėr se dje, pėr t'iu qasur sė vėrtetės historike dhe sociologjike me rrugė racionale, duke i qėndruar larg provincializmit, voluntarizmit ose thjesht idiotizmit noterik tė tė gjithė atyre qė ende apasionohen pas artit dinak tė monumentalizimit.


Gazeta Shekulli
12-08-2007
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] Kercenohet nga Ekstremistet - Avni Dervishi (pishtar kombetar i patrembur) (2008-10-14 01:33:50 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Protesta tė dhunshme nė Podgoricė kundėr njohjes sė Kosovės (2008-10-13 14:56:51 nga admin2)
[ Kultura ] ATDHETARIZMI DHE ILUMINIZMI TIPARE QENĖSORE TĖ JETĖS DHE VEPRIMTARISĖ SĖ ATĖ SHTJEFĖN GJEĒOVIT (2008-10-13 01:57:10 nga admin4)
[ Opinione ] KOLOSIT EPOKAL SHQIPTAR, ENVER HOXHA – DINJITETSHĖM IU FESTUA 100-VJETORI I LINDJES, NĖ PRISHTINĖ (2008-10-12 12:11:12 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] MATERIAL PĖR GAZETARĖ (2008-10-12 06:40:11 nga admin1)
[ Opinione ] Roli i gazetarisė dhe gjendja e sotme e mas-medias shqiptare...! (2008-10-10 08:06:52 nga admin4)
[ Opinione ] Historinė duhet pasuruar me tė vėrteta (2008-10-10 08:03:46 nga admin4)
[ Opinione ] BETIMI USHTARAK i UĒK-sė (2008-10-10 05:42:28 nga admin4)
[ Opinione ] NGA PO E ĒON KOSOVĖN SHQIPTARE “POLITIKA” QORRE E “SHQIPTARO”-TITISTĖVE? (2008-10-10 05:37:26 nga admin4)
[ Opinione ] SIGURIMI KOMBETAR SHQIPTAR (SKSH) I FBKSH: (2008-10-10 05:19:50 nga admin4)
[ Diaspora ] ME SHQIPTARIN ENVER HOXHA PĖRBALL JUGOSLLAVIT TITO..! (2008-10-10 05:12:02 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster