| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » VEPRIME KUNDĖRKOMBĖTARE DHE KUNDĖRHISTORIKE QĖ NUK E NDEROJNĖ SHQIPĖRINĖ! |
| Postuar mė datėn: 2008-09-27 09:53:51 nga admin4 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Shkruan: Fadil SHYTI
REAGIM
Qė prej fillimviteve 90-ta, nė trojet shqiptare ka hyrė njė lloj virusi pėrēarės dhe ky virus padyshim ėshtė i nxitur nga qarqet reaksionare brenda dhe jashtė vendit.
Mbase, kur ishte nė euforinė e ardhjes nė pushtet klasa e re politike, kryesisht ajo djathtiste, mbase edhe mund tė mos ta kuptonte prapavijėn e rrezikut qė mund t“i kanosej atdheut nga ky virus modern; por ēka e bėnė edhe mė tė neveritshme kėtė ushujzė qė po ua pi gjakun e pastėr shqiptarėve, duke ua helmuar me mėritė vėllazėrore, ėshtė fakti qė as tani pas gati dy decenie tė udhėheqjes demokratike kjo klasė politike nuk denjon tė qetėsohet nga gjakrat, por i frynė zjarrit si mos mė keq!...
Derisa dje u shpalli luftė herė tė hapur e herė tė maskuar udhėheqėsve tė LANĒ-re, duke i ndjekur dhe persekutuar ata qė i pėrjetuan kėto ndryshime, tė cilat jo rrallė quhen kalimtare, ndėrsa, nė fakt, janė hiq mė pak se ndryshime reaksionare; tė cilat aq shumė dhembje dhe dėme tė pallogaritshme nga shumė aspekte i shkaktuan kombit. Pra, kujtoj kėtu burgosjen dhe persekutimet e Nexhmije Hoxhės, Ramiz Alisė, Shefqet Peēit, i cili nė pleqėrinė e tij tė thellė vdiq nė burgjet berishiste, duke bėrė grevė urie, nė kėtė kalvar vuajtjesh natyrisht se ka edhe tė tjerė... Pastaj, nė fillimvitet 90-ta filluan tė ndiejnė tėrmete demokratike monumentet e Avni Rustemit, Luigj Gurakuqit, Shote Galicės, Hasan Prishtinės, Abdyl Frashėrit, Naim Frashėrit, Sami Frashėrit e tė tjerė. Kėtyre tė fundit regjimi berishjan drejtpėrdrejt nuk pati guxim t“jua rrėzojė monumentet, por me njė cinizėm tė pacipė ua ndėrroi vendqėndrimin! Tani, brenda kėtij viti, jemi dėshmitarė po pėr ato turpe qė po na i shohin sytė dhe po na i dėgjojnė veshėt: kėrkohet tė hiqet emri i Ismail Qemailit nga njė tempull i diturisė nė Vlorė, ndėrsa, pas njė zhurme tė arsyeve pėrballė protestave tė drejta tė mendjendriturve tė kombit, (qeveria berisha, deklarohet se qenka kundėr!...)
Pastaj, me sa u kuptua, kjo ose u hesht ose mbeti qė kjo kėrkesė makabre (se vetėm makabre din tė krijojė sot klasa politike demokratike e Berishės); shpresojnė tė realizohet nė njė rast tė pėrshtatshėm! Ndėrsa, uroj qė pėr rastin mė tė mirė: nismėtarėt e prapėsive mos paēin kohė ta presin ditėn e atyre qė e mbrojtėn me tė drejtė nderin dhe krenarinė e burrit e madh tė kombit - Ismail Bej Vlorės! ...Kjo u pa qartė se: ishte njė komplot qė i bėhej shkencės dhe kulturės shqiptare! - Por, ja sėrish po ngre krye virusi i keq i kombit! |
|
- Ja fakti tjetėr i hidhur: Bashkia heq pesė Heronjtė!!! Ėshtė fjala kėtu pėr hapin e ri nga qyteti verior, Shkodėr.
Monumenti i "Pesė heronjve" nė Shkodėr do tė shkulet dhe nė vend tė tij do tė ndėrtohet njė shatėrvan. Vendimi ėshtė marrė ditėn e djeshme pas debateve tė ashpra mes anėtarėve tė Kėshillit Bashkiak...
- Monumenti qė ndodhet nė qendėr tė qytetit, nė rrethoren e vetme tė Shkodrės, ndėrtuar para viteve 80-tė, tashme ėshtė i tepėrt pėr atė vend!!! - Kėshtu, shkruan nė njė gazetė shqiptare!!! Monumenti ėshtė vendosur nė kėtė vend nė muajin gusht tė vitit 1984 dhe ėshtė vepėr e skulptorit, Shaban Hadri. Ndėrsa heronjtė janė vrarė nė gusht te vitit 1944, nė Vig-Mnele tė Mirditės.
- Kush ishin "Heronjtė e Vigut": Ahmet Haxhia, Ndoc Mazi, Naim Gjylbegu, Ndoc Deda, Hydajet Lezha.
- Pavarėsisht, se dikujt prej demo(n )kratėve), mund tė mos i pėlqejė veprimtaria kundėrfashiste e heronjve tanė, kjo me siguri do t“u pėlqejė kundėrfashistėve tė tė gjitha kohėrave, prandaj zotėrinj tė nderuar aspak nuk jeni duke e nderuar Shqipėrinė me kėto veprimtari kundėrnjerėzore dhe kundėrhistorike po aq edhe kundėrkombėtare!
- Deri kur do tė mblidhni mendjen dhe ta hiqni nga kokat tuaja virusin e importuar nga qarqet mė reaksionare kudo nėpėr botė!
- Sa mė herėt tė shėroheni aq mė mirė pėr ju; por edhe pėr Shqipėrinė kaq shumė tė plagosur nga virusėt e huaj dhe sahanlėpirėsit e tyre!
Suedi, mė 27.09.2008 |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|