| » Opcionet për artikullin |
|
Nėnkryetari i Partisė Demokratike tė Kosovės, Fatmir Limaj, ka thėnė sot se Kosova e pavarur dhe sovrane, ėshtė pjesė e vizionit tė rajonit pėr integrim nė Bashkimin Evropian dhe nė NATO. Shteti i pavarur i Kosovės prodhon stabilitet, siguri dhe qėndrueshmėri pėr rajonin. Pakoja e presidentit Ahtisaari pėrmban substancėn e shtetit tė Kosovės, parasheh tė gjitha atributet e shtetit, pėrfshirė kėtu ndėrtimin e forcės sė sigurisė, ministrisė sė jashtme dhe mundėsinė e anėtarėsimit nė mekanizmat ndėrkombėtarė.
Ėshtė aftėsia dhe vizioni i udhėheqjes kosovare dhe qytetarėve tė vendit, qė ta ndėrtojnė shtetin funksional tė Kosovės, qė do tė reflektojė hapjen e perspektivave pėr integrime tė gjithanshme tė vendit nė Bashkimin Evropian.
Kėto komente, nėnkryetari i parė i Partisė Demokratike tė Kosovės, Fatmir Limaj, i bėri nė debatin universitar, organizuar nga Universiteti Shtetėror i Tetovės, qė u transmetua drejtpėrdrejtė nga kanali nė gjuhėn shqipe i Televizionit Shtetėror tė Maqedonisė.
Duke folur rreth aktualitetit politik nė vend, me theks tė veēantė rreth procesit tė zgjidhjes sė statusit politik tė Kosovės, nėnkryetari i PDK-sė, anėtari i delegacionit tė Kosovės pėr bisedime, Fatmir Limaj, theksoi se argumentet pėr shtetin e Kosovės janė ndėrtuar nė qershor tė vitit 1999, me luftėn ēlirimtare tė popullit tė Kosovės, tė udhėhequr nga Ushtria Ēlirimtare e Kosovės.
Lufta jonė e drejtė dhe partneriteti me botėn demokratike, nė veēanti me Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, qė na ndihmuan pėr tė mbrojtur vlerat e civilizimit nė kėtė pjesė tė Evropės, janė bazamenti kryesor i ndėrtimit tė shtetit tė pavarur dhe sovran tė Kosovės, tha nėnkryetari Limaj.
Ne jemi qenėsisht tė pėrkushtuar qė ta ruajmė dhe ta fuqizojmė partneritetin me aleatėt qė na ndihmuan nė luftėn tonė ēlirimtare, sepse ky partneritet ėshtė jetik pėr ndėrtimin e njė tė ardhme perėndimore pėr shtetin dhe qytetarėt e vendit, u shpreh nėnkryetari i partisė mė tė madhe opozitare nė vend.
Pakoja e presidentit Ahtisaari pėrmban substancėn e shtetit tė Kosovės, duke paraparė tė gjitha atributet e shtetit, pėrfshirė kėtu ndėrtimin e forcės sė sigurisė, ministrisė sė jashtme dhe mundėsinė e anėtarėsimit nė mekanizmat ndėrkombėtarė, potencoi Limaj.
Nė kėtė debat universitar, ku morėn pjesė edhe ish-presidenti shqiptar Rexhep Meidani, nėnkryetari i PDSH-sė Bardhyl Mahmuti dhe pėrfaqėsuesi i BDI-sė Agron Buxhaku, nėnkryetari i Partisė Demokratike tė Kosovės Fatmir Limaj, ka folur edhe pėr domosdoshmėrinė e integrimeve brendashqiptare.
Ne shqiptarėt para se tė fillojmė integrimet rajonale dhe evropiane, duhet tė fillojmė tė integrohemi mes vete, tė ndėrtojmė realitetin e integrimeve brendashqiptare dhe kėshtu mė lehtė do tė vazhdojmė tė integrohemi edhe nė Evropėn e bashkuar. Kjo ėshtė domosdoshmėri e kohės pėr ne, sepse shqiptarėt nė gjithė rajonin janė dėshmuar me gjithė qenien e tyre se janė faktorė stabiliteti dhe nė kėtė kuadėr edhe integrimet tona do tė jenė nė funksion tė ndėrtimit tė urave pėr integrimin e rajonit nė Bashkimin Evropian dhe nė NATO, - theksoi nėnkryetari i PDK-sė Fatmir Limaj.
Nė debat u angazhua edhe ish-presidenti Rexhep Meidani, i cili, duke iu referuar nėnkryetarit tė PDK-sė Fatmir Limaj, afirmoi angazhimet e klasės politike kosovare, veēanėrisht tė udhėheqjes sė ish-UĒK-sė, tani tė PDK-sė, pėr ndėrtimin e shtetit demokratik tė Kosovės.
Ish presidenti Meidani, para auditorit tė gjerė tė studentėve nė Tetovė, rikujtoi edhe momente tė rėndėsishme politike, qė kishin tė bėjnė me kohėn e luftės dhe tė pasluftės nė Kosovė, duke vlerėsuar lartė me kėtė rast lidershipin e kryetarit tė PDK-sė Hashim Thaēi, nė kohėn e luftės dhe nė kohėn e ndėrtimit tė institucioneve demokratike tė vendit.
Ndėrsa, ish-udhėheqėsi i diplomacisė nė Qeverinė e Pėrkohshme tė Kosovės, tani nėnkryetar i PDSH-sė Bardhyl Mahmuti, iu tha studentėve tė pranishėm, se procesi politik pėr zgjidhjen e statusit politik tė Kosovės ėshtė nė rrugė tė mbarė.
Debati universitar nė Tetovė vazhdoi me pyetjet e shumta tė studentėve dhe tė profesorėve tė Universitetit Shtetėror tė Tetovės dhe tė Universitetit tė Evropės Juglindore, tė cilat ishin kryesisht tė shtruara pėr nėnkryetarin e PDK-sė Fatmir Limaj dhe pėr ish-presidentin shqiptar Rexhep Meidani, thuhet mes tjerash nė njė kumtesė pėr media tė lėshuar sot nga Zyra pėr informim pranė PDK-sė.
|
|