DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Rinisin operacionet pas shpėrthimeve
Postuar mė datėn: 2008-03-16 05:59:54 nga admin2 :: Kategoria: Lajmet kryesore

Kanė rinisur nė Shqipėri nė orėt e para tė ditės operacionet e shpėtimit nė zonėn pranė Tiranės, ku njė seri shpėrthimesh lanė tė paktėn 5 tė vrarė dhe tė paktėn 246 tė plagosur.

Ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu i tha BBC-sė se shpresonte qė operacionet e sė dielės tė krijonin njė pasqyrė mė tė qartė tė asaj qė ndodhi njė ditė mė parė.

Ministri i Shėndetėsisė, Leonard Ndoka i tha BBC-sė se kėto operacione do tė ishin mė intensive dhe se pritet qė tė mėsohet mė shumė pėr fatin e tė mbijetuarve dhe numrin e viktimave.

Ai i tha BBC-sė se ka filluar dhe evakuimi i tė lėnduarve tė parė nga shpėrthimet pėr nė vendet fqinjė.

Ai tha se 5 tė lėnduar ishin nisur gjatė natės drejt Selanikut, mes tyre dhe dy fėmijė.

Ndėrkohė qė pritet qė gjatė ditės tė nisen pėr nė Itali 11 tė lėnduar tė tjerė, dy prej tyre nė gjendje tė rėndė.



Shpėrthimet

Shpėrthimet nisėn nė njė depo tė vjetėr municioni nė fshatin Gėrdec, kur atje shkoi njė ekip specialistėsh pėr tė ēmontuar municione.

Pas shpėrthimit tė parė pati dhe njė seri shpėrthimesh tė tjera qė u dėgjuan deri nė Maqedoninė fqinjė.

Rreth 4,000 persona u evakuan nga zona, ku edhe vonė nė mbrėmje shihej zjarri i shkaktuar nga shpėrthimi.

Autoritetet reaguan ndaj situatės. Zona u shpall zonė katastrofe dhe u ngritėn e shtabet e emergjencės.

Tė plagosurit u dėrguan nė spitalet e Durrėsit dhe Tiranės tė cilėt bėnė thirrje pėr tė dhuruar gjak.

Nė ndihmė tė banorėve shkuan dhe mjete tė blinduara dhe forca speciale tė ushtrisė.

Hetim
Ministri Mediu i tha BBC-sė se shpresohej qė gjatė operacioneve tė ditės sė diel tė mėsohet mė shumė pėr atė qė ndodhi tė shtunėn.

Ai tha se ekipi i specialistėve po e ēmontonte municionin nė mėnyrė mekanike.

Kryeministri Sali Berisha njoftoi tė shtunėn nė mbrėmje se do tė bėhej njė hetim pėr rastin.

Ai nuk e pėrjashtoi mundėsinė e gabimit njerėzor.

Problem madhor

Por kryeministri shprehu shqetėsim pėr sasinė e madhe tė municioneve tė vjetra qė ndodhen tė depozituara nė Shqipėri dhe gjendjen e tyre.

"Municioni i rrezikshėm pėrbėn problem madhor," tha zoti Berisha.

Shqipėria ka mė shumė se 100,000 ton municion tė periudhės komuniste- tė pėrhapura nė tė gjithė vendin.

Zoti Berisha tha se do tė gjenden rrugė tė reja pėr tė shkatėrruar "sasinė kolosale" tė tyre.

Ftesa e NATO-s

Njė numėr vendesh tė NATO-s e kanė ndihmuar Shqipėrinė tė shkatėrrojė municionin e tepėrt e tė vjetruar.

Tirana shpreson tė marrė ftesė pėr tė hyrė nė aleancė nė samitin e Bukureshtit, muajin e ardhshėm.

Kryeministri Berisha tha se nuk besonte se aksidenti i tė shtunės do tė ndikonte nė vendimin qė do tė merrej.

Ministri i Mbrojtjes i tha BBC-sė se vendet e NATO-s ishin nė dijeni tė problemit tė municionit nė Shqipėri.

Aksidente tė ngjashme, tha ai, kishin ndodhur edhe nė vendet tė tjera tė NATO-s.

BBC
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] Bush udhėzon pjesėmarrjen e forcave tė SHBA-ve nė operacionet ushtarake nė Kosovė (2008-06-16 11:15:06 nga admin2)
[ Opinione ] Historinė duhet pasuruar me tė vėrteta (2008-10-10 08:03:46 nga admin4)
[ Opinione ] PAGAT ASTRONOMIKE TĖ “INSTITUCIONALISTĖVE” TĖ KOSOVĖS “SHTET” DHE SKANDALET E NJĖPASNJĖSHME “SHTETĖRORE” (2008-10-06 07:49:09 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Panik nė bursat ndėrkombėtare, pas votės "JO" ndaj planit tė administratės amerikane (2008-09-30 01:50:02 nga admin2)
[ Opinione ] A do ta ribashkojnė Kėrcovėn intelektualėt dhe veprimtarėt jo institucionalist, pas ndarjes sė saj nga institucionalistėt?!! (2008-09-28 08:40:24 nga admin4)
[ Opinione ] Pse gjithė kjo e turrur pas trupit koordinues (2008-09-22 02:12:00 nga admin4)
[ Opinione ] UNMIK-u & EULEKS-i: PO SILLENI SI SUNDIM KOLONIAL EDHE PAS SHPALLJES SĖ REPUBLIKĖN E KOSOVĖS (2008-09-17 10:00:01 nga admin4)
[ Kultura ] Gjeneva, qytet ndėrkombėtar me histori tė pasur shqiptare (2008-09-11 08:36:29 nga admin4)
[ Opinione ] PASOJAT E BIZNESIT ME HELME KIMIKE (2008-09-09 13:04:39 nga admin4)
[ Opinione ] PASI KOSOVA TĖ BĖHET SHQIPĖRI! (2008-09-05 03:18:27 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Sarkozy: Para njohjes sė Kosovės, ka pasur diskutime (2008-09-02 16:08:20 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster