| » Opcionet për artikullin |
|
Shkrim i postuar enkas nga shkrimtari shqiptar Vasil Qesari (Paris)moderatorit tone per publikim ne blogun virtual www.dervina.com
( Kerkoj ndjese per forumin e nderuar "Alb-Club",per faktin se po e percjell kete qyfyr, pa lejen e tij. Por, kete e bej nga deshira per t'i shtuar pakez humor, diteve monotone te dimrit dhe atyre qe vujane nga alergjia e "biografive")
***
Lajm i ēuditshėm ky, nga "Alb-Shkenca" simotėr.
"Do te ishte mire qe drejtuesi i nderuar i "Alb-Shkences"" te deklarje pastertine e figures se tij. Ai me ndergjegje qytetari e atdhetari, pavaresisht se ne cilin shtet jeton dhe punon te vetedeklaroje Curriculum Vitae-n e tij, duke e vertetuar ate me persona te tjere te cilet e njohin figuren e tij."
Klajd Kapinova
------------------------------------
E gjithė kjo deklaratė e shkruar me njė gjuhė komuniste ka njė pėrmasė qesharake, madje groteske; por kur tė del gazi, e kupton se ē'mentalitet fshihet pas ftesės puritane pėr "t'ia hapur zemrėn organizatės". Duh i qelbur kohėsh tė tjera, qė nuk duam t'i rijetojmė. Provė e drejtpėrdrejtė se disa njerėz pėrmbysjen e totalitarizmit nė Shqipėri duan ta lexojnė si pėrmbysje etiketash: borgjezia tė bėhet proletariat dhe proletariati borgjezi (thoshte i ndjeri Mao).
Ēėshtja shkon pėrtej anakronizmit tė z. Kapinova, sepse unė ftesėn ia shoh si provė qė as antikomunistėt nuk janė tė imunizuar nga mendėsia komuniste, e cila kėrkonte sundim mbi individin duke ia kontrolluar tė kaluarėn. Antikomunizmi i deklaruar me pompė tė madhe madje i lehur gabzherr mė gabzherr, nė vetvete nuk ia garanton ndonjė farė autoriteti moral deklaruesit. Pėrkundrazi, e me ē'shohim pėrditė, shumė prej kėtyre tribunėve tė vetėshpallur po rezultojnė thjesht mbeturina tė proceseve selektive tė kupolės komuniste nė Shqipėri.
Dihet edhe si ca prej tyre janė gėdhirė "antikomunistė" sepse komunistėt, nė kohėn e tyre, nuk i deshėn e nuk i qasėn nė refene; edhe pse ndiheshin gati, Lej Fenė tė freskėt e tė mrekullueshėm, flokėshkurtėr rruar taze e me setra gjysmė-ushtarake, e me konspektet gati pėr format e edukimit
Pėrndryshe, nesėr dikush do t'i propozojė Alb-Shkencės tė krijojė edhe Komisionin e Kontrollit e tė Revizionimit, qė ta ndajė njė herė e mirė shapin nga sheqeri. Hasmi kėrkon tė na sabotojė, duke depėrtuar deri nė organet tona mė tė larta. Kryesia e Alb-Shkencės rrezikon tė uzurpohet nga tė kuqtė (sikurse Alb-Clubi, tė cilin e ka marrė lumi tashmė).
Mbajeni lart vigjilencėn, vėllezėr e motra!
Xha Xhai
-----------------------------------------------------------
Eltion Hysa shkruan:
Meqėnėse nė Alb-club po flitet pėr tė kaluarėn, e mendoj tė udhės tė them dy fjalė pėr pėrdorimin qė po i bėhet asaj (tė kaluarės pra) nga ne shqiptarėt. Kolegu Kapinova (shiko mesazhin e tij bashkėlidhur) doli me propozimin qė t'i hapet dosja edhe vetė Drejtorit tė Institutit tė Albshkencės.
Propozimi pėr hapjen e dosjes sė Drejtorit tė Institutit tė Albshkencės, tė porsazgjedhur nė kėtė post, nuk ėshtė absurd, edhe pse nė pamje tė parė mund tė duket i tillė.
Madje mė duket tinėzar pėr disa arsye:
1) Nė Shqipėri ende nuk ka ligj pėr hapjen e dosjeve.
2) Nuk kuptohet se ē'do tė thotė "tė hapen dosjet" (botimi i CV-sė ėshtė hapje dosjeje?) dhe askush nė hapėsirėn shqiptare nuk e di, pasi ende nuk ėshtė rėnė dakord me pėrkufizimin e veprimit nė fjalė.
3) Kėrkesa ndaj drejtorit Qafoku shfaqet si "dashamirėse" e me bonsens, por nė vėrtetė ėshtė detyruese e pa vend, sepse e formuluar nė atė mėnyrė tė atillė qė pėrgjigjja negative tė duket si "mizė nėn kėsulė". Nė njė farė mėnyre mendimi pėr deklarimin e pastėrtisė sė Drejtorit (ē'kuptim kanė kėto fjalė?) shkel mbi parimin e prezumimit tė pafajėsisė. Drejtori i Albshkencės ėshtė i denjė e i pastėr pėr atė post derisa propozuesi ose tė tjerė tė sjellin prova ose dosje se ka qenė i implikuar me krimet totalitare.
4) Shkenca shqiptare nuk ka nevojė pėr veprime demagogjike e populiste. Problemet e saj janė tė njė karakteri tjetėr.
Kjo ide e hapjes sė dosjes dėfton edhe njė herė se shkenca shqiptare duhet t'i riformulojė nga fillimi raportet e veta me politikėn e me pushtetin.
Eltioni
------------------------------------------------------------
klajd kapinova shkroi ne forumin Alb-shkenca:
Uroj drejtorin e Insitutit te Albshkences. Duke shpresuar dhe besuar se do te mirekuptoni idene time, kam nje mendim. Meqenese ne vendlindje (Shqipni) po fillon procedura e hapjes se dosjeve te hapura dhe te mbyllura te krimeve kunder njerezimit gjate kohes se rregjimit komunist, per te mos pasur me ish- e isha, do te ishte mire qe drejtuesi i nderuar i Alb-Shkences te deklaroj pastertine e figures se tij. Ai me ndergjegje qytetari e atdhetari, pavaresisht se ne cilin shtet jeton dhe punon te vetedeklaroje Curriculum Vitae-n e tij, duke e vertetuar ate me persona te tjere te cilet e njohin figuren e tij. Le te jete Alb-Shkenca nje shembull sesi ketu nuk lejojme te na bejne moral per "demokracine" sekretaret e PPSH, sigurimsat apo hafijet 1200 leksha ($1.2), kriminele qe mund te fshihen mbas "shkences", artit, kultures.
Faleminderit per mirekuptimin Klajd Kapinova New York.
BLOG
www.simbadi.com
|
|