| » Opcionet për artikullin |
|
Asnjėri nuk ėshtė mė tepėr skllav, sesa ai qė mendon se ėshtė i lirė, pa qenė i lirė! GĖTE
Shkruan: Sejdi Veseli
Paralajmėrimi i z. Ahtisari, se me 02 shkurt 2007 do tė sjellė nė Prishtinė edhe zyrtarisht Pakon e famshme tė tij, pėr zgjidhjen e statusit politik tė Kosovės, ka ndikuar qė tė thellohet shqetėsimi kolektiv te shqiptarėt.
Edhe nga deklaratat e bėra kėtyre ditėve nga ky mjeshtėr i rryer dhe i licencuar nga OKB, pėr tregtimin me fatet e popujve, ēdo herė nė pėrputhje tė plotė me interesat e qarqeve tė fuqishme, nuk mund tė kuptohet ndryshe, pos si njė paralajmėrim ogurzi pėr tė ardhmen e popullit shqiptar tė Kosovės.
Ky shqetėsim kolektiv i shqiptarėve ėshtė shumė i arsyeshėm, ngase shumė tė dhėna flasin, se pjesė pėrbėrėse e kėsaj pakoje nuk do tė jetė pavarėsia e premtuar nga i ashtuquajturi Grupi i elefantėve dhe tė vegjlit e tyre, por:
-legalizimi i ndarjes sė Kosovės nė baza etnike;
-autonomia e zgjeruar pėr enklavat serbe, garantimi i tė drejtės sė vetos ndaj tė gjitha vendimeve tė Kuvendit tė Kosovės, garantimi i tė drejtės sė tyre pėr lidhje horizontale ndėrmjet veti dhe vertikale me Beogradin;
-zėvendėsimi i kolonizatorit ndėrkombėtar, i unmikistanezėve me ata eumikistanezė;
-vazhdimi i negociatave tė Kosovės me Serbinė deri nė arritjen e kompromiseve tjera (natyrisht nė dėm tė interesave tė shqiptarėve).
Duhet theksuar, se kohėzgjatja e qėndrimit nė Kosovė tė kolonizatorit tė ri eumikistanez, nuk ėshtė pėrcaktuar, ndėrsa kompetencat e tij do tė jenė jo vetėm kėshillėdhėnėse (siē pėrpiqen ta mashtrojnė popullin elefantėt dhe tė vegjlit e tyre), por edhe ekzekutive. Kėtė e argumenton mė sė miri deklarata e Ministrit tė Jashtėm tė Gjermanisė, z. Frank Walter Steinmeier, cit. ...Be-ja ėshtė pėrcaktuar tashmė qė tė mobilizohet dhe tė ndėrtojė misionin e saj. Sidomos nė fushėn e drejtėsisė dhe tė policisė. Be-ja do tė marrė nga OKB-ja kėto kompetenca dhe me kėtė nuk do tė ketė vetėm karakter kėshillėdhėnės, por edhe funksione ekzekutive nė Kosovė..., mbaron citati.
Pėrmbajtja e propozimit tė z. M. Ahtisari, nuk mund tė kuptohet ndryshe, pos bosnizim i Kosovės dhe se pėrpilimi i tij ėshtė bėrė sipas skenarėve tė njohura antishqiptare tė Evropės Njerkė. Pėrballė realitetit qė po krijohet, shqiptarėt pas tė gjitha atyre sakrificave qė u detyruan tė bėjnė, jo pa fajin e tyre, do tė detyrohen tė pėrballen serish me sfida shumė tė rrezikshme, e qė epilogu do tė jetė vendimtar pėr tė ardhmen e tyre nė pėrgjithėsi.
E them, jo pa fajin e tyre, ngase shqiptarėt me votėn e tyre tė lirė i legjitimuan besėpakėt dhe bukėshkalėt pėr tu pri drejt realizimit tė interesave tė tyre njerėzore dhe kombėtare.
Shkalla e rrezikshmėrisė sė kėtij paralajmėrimi tė publikuar nga ky finok i diplomacisė ndėrkombėtare, fiton nė peshė, kur atij i shtohen edhe paralajmėrimet kėrcėnuese tė KFOR-it, se do tė ndėrhyjė pa asnjė mėshirė ndaj atyre qė do tė shprehin publikisht mospajtimin ndaj nėpėrkėmbjes sė interesave tė tyre elementare, njerėzore dhe kombėtare.
Menjėherė pas paralajmėrimit tė protestave gjithėpopullore nga Lėvizja Vetėvendosje, nė shenjė tė kundėrshtimit ndaj pazarllėqeve nė dėm tė popullit tė Kosovės, kėto paralajmėrime kėrcėnuese tė KFOR-it emetohen nė vazhdimėsi, jo vetėm nė shumicėn e mjeteve informative kosovare, por edhe nė ato ndėrkombėtare, me qė rast potencohet se paqeruajtėsit do tė pėrdorin tė gjitha mjetet nė disponim (nėnkuptohet edhe armėt), ndaj atyre qė tentojnė tė prishin rendin (lexo: ndaj atyre qė nuk pajtohen me kolonizatorin).
Duke u bazuar nė kėtė kėrcėnim tė forcave paqeruajtėse (lexo: forcave kolonizuese), mund tė kuptohet, se nga disa qarqe tė njohura ndėrkombėtare, do tė tentohet tė imponohet njė lloj zgjidhje e statusit politik tė Kosovės, shumė tė dėmshme pėr interesat njerėzore dhe kombėtare tė shqiptarėve, nė njėrėn anė, dhe shumė tė favorshme pėr minoritetin serb, pėrkundėr faktit se shqiptarėt pėrbėjnė 90% tė popullatės tė kėsaj krahine shqiptare, tė ndarė dhunshėm nė tė kaluarėn nga tėrėsia e saj e natyrshme Shqipėria Natyrale.
Nė bazė tė sjelljeve tė ndėrkombėtarėve, sidomos pas pėrfundimit tė luftės sė armatosur heroike dhe ēlirimtare tė shqiptarėve tė Kosovės, tė Luginės sė Preshevės dhe tė Luginės sė Vardarit, nga njė shtresė e popullit shqiptar, qė moti janė nxjerrė pėrfundime tė drejta dhe tė qarta.
Diēka e tillė edhe ėshtė pritur.
Pėr ndryshim nga klanet e politikanėve tė korruptuar dhe zaptit e tyre tė dėgjueshėm shqipfolės, kjo shtresė e ka paralajmėruar popullin, se nuk duhet tu besojė kurrė mė atyre qė e kanė pre nė besė njėherė.
E ka paralajmėruar popullin nė vazhdimėsi, se nuk mund tė pritet diēka e mirė nga bijtė dhe nipėrit e atyre qė e patėn fjalėn kryesore, gjatė arritjes sė Marrėveshjes sė Shėn Stefanit (1878), nė Kongresin e Berlinit (1878), nė Konferencėn e Ambasadorėve nė Londėr (1913), gjatė pėrpilimit dhe nėnshkrimit tė Traktatit tė fshehtė tė Londrės (1915), si dhe tė Traktatit tė Versajės (1918), me qė rast e copėtuan Shqipėrinė Natyrale.
E ka paralajmėruar popullin, se me siguri, nga diplomat tė disa qarqeve ndėrkombėtare edhe kėsaj radhe, do tė tentohet ashtu si nė kohėn e gjyshėrve dhe baballarėve tė tyre, qė pėr zgjidhjen e statusit politik tė Kosovės tė pėrdoren modalitetet e sajuara nė pėrputhje me direktivat e Beogradit zyrtar, pa u brengosur fare se me njė veprim tė tillė do tė shkeleshin paragrafėt e dokumenteve ndėrkombėtare, nė mėnyrėn mė flagrante, siē janė:
1. Rezoluta Nr. 637 (VII), e miratuar nga OKB, me 16. 12. 1952:
E drejta pėr vetėvendosje e popujve dhe e kombeve ėshtė parakusht pėr respektimin e plotė tė tė drejtave dhe lirive tė njeriut
2. Rezoluta Nr. 2625 (XXV), e miratuar nga OKB, me 24. 12. 1970, e cila ndėr shtatė parimet e saj kryesore, nė pikėn 5 pėrmban edhe parimin e barazisė dhe tė vetėvendosjes tė popujve: "Krijimi i shteteve tė pavarura dhe sovrane, bashkimi i lirė me ndonjė shtet tjetėr tė pavarur, varet nga vendimi i miratuar politik i atij populli, i cili mbėshtetet nė tė drejtėn e tij universale pėr vetėvendosje . Prandaj, ēfarėdo forme tjetėr shtetėrore e cila i imponohet me forcė...pėrbėn shkelje flagrante tė sė drejtės sė tij pėr vetėvendosje..., dhe se me njė veprim tė tillė, do ti pėrdhosnin edhe institucionet ndėrkombėtare tė cilat i kanė aprovuar kėto dokumente!
Gjithashtu e ka paralajmėruar popullin, se ata qė hiqen si pėrfaqėsues legjitim tė interesave tė tij, nuk kanė kaēik intelektual, nuk kanė virtyte morale dhe nuk janė tė pėrkushtuar pėr tė punuar pėr interesat e tij. Andaj, edhe i ka kėrkuar qė tė prishė kontratėn e lidhur me kėta besėpakė e plangėprishės gjatė fushatave zgjedhore, duke ndėrmarrė veprimet pėrkatėse demokratike, konkrete dhe efikase, deri nė realizimin e tė drejtės sė tij legjitime pėr Vetėvendosje.
Kėrcėnimet e KFOR-it lakuriqėsojnė edhe njė tė vėrtetė, se mė nė fund e kanė kuptuar, jo vetėm KFOR-i dhe UNMIK-u, por edhe instruktorėt e tyre, se shqiptarėt nuk do tė pranojnė qė tė sakrifikojnė edhe kėsaj radhe interesat e tyre tė drejta njerėzore dhe kombėtare, pėr hir tė interesave grabitqare tė nacional-shovinizmit serbomadh dhe tė aleatėve tė tij tradicional, me nė krye me Ariun e Sibirit. Andaj edhe ėshtė urdhėruar Komanda e KFOR-it, qė tė ndėrmerr masat pėrgatitore operative, qė nė bashkėveprim me policinė unmikistaneze dhe sajesėn e saj servile, tė ashtuquajturėn SHPK, tė shtypė pa mėshirė protestat edhe pse shumė tė arsyeshme tė shqiptarėve, tė cilat me siguri do tė pasojnė, nėse nga kush do ēoftė tentohet tė nėpėrkėmben interesat e tyre tė ligjshme, njerėzore dhe kombėtare!
Si duket kontaktet e atyre qė po i kėrcėnojnė shqiptarėt, kryesisht me politikan tė korruptuar dhe karrierist, si dhe me shoqėrues e pėrkthyes me tė kaluar tė dyshimtė, pėr fatkeqėsinė e tyre, nuk kanė arritur tė kuptojnė karakterin e vėrtet tė shqiptarit. Po tė mos ishte kėshtu, me siguri, jo vetėm se do tė silleshin krejt ndryshe, por as nuk do ta binin punėn pėr tė pėrgatitur veprime tė tilla diletante, nė kuadėr tė masave pėrgatitore pėr tė shtypur protestat e paralajmėruara, tė cilave me siguri do tu bashkėngjitet populli pėr tė mbrojtur tė drejtėn e tij legjitime pėr tu vetėpėrcaktuar dhe pėr tė vetėvendosur pėr tė sotmen dhe tė ardhmen e tij.
Kėshtu diēka ngjashėm vepruan edhe pushtuesit serbo-ēetnik, gjatė shekullit tė kaluar.
Epilogu dihet!
Ėshtė momenti i fundit qė Bashkėsia Ndėrkombėtare ta kuptoj drejt, mirė dhe pėrfundimisht, se shqiptarėt nuk i dorėzuan armėt dhe as nuk e demobilizuan UĒK-nė, si pasojė e qyqarllėkut tė tyre.
Jo! Shqiptarėt, si popull i civilizuar qė janė, kėtė veprim tė urtė e bėnė nga bindja, se mos mė nė fund ajo ēka pėrjetuan para syve tė Bashkėsisė Ndėrkombėtare, do tė kishte zgjuar ndėrgjegjen e saj njerėzore dhe, mė nė fund do tė shfrytėzonte rastin pėr ti korrigjuar gabimet qė u kishte bėrė shqiptarėve nė tė kaluarėn, duke e copėtuar Truallin etnik tė tyre, pėr njė qėllim tė vetėm: kėnaqjen e orekseve grabitqare tė fqinjėve tė tyre sllavo-grek.
Por ēfarė ndodhi?
Njėkohėsisht me invadimin e Kosovės nga forcat e KFOR-it, filloi tė instalohet edhe administrimi ndėrkombėtar-UNMIK-u. Nuk vonoi dhe pushteti civil i drejtuar nga vendorėt dhe UĒK-ja, me njė urdhėresė administrative u shpėrbėn. Kjo urdhėresė administrative nuk u kundėrshtua nga yesmen-ėt vendor, ngase ishte pėrpiluar me pėlqimin e tyre. Pėrfundimisht tėrė pushteti civil dhe ushtarak nė Kosovėn e porsaēliruar, kaloi nė duart e ndėrkombėtarėve.
Me vendosjen pėrfundimtare tė UNMIK-ut i tėrė pushteti u koncentrua nė duart e PSSP-sė, ndėrsa populli u nda nė dy shtresa: nė atė tė favorizuarėn dhe nė atė tė diskriminuarėn.
Shtresa e parė pėrbėhej nga minoritarėt serb, tė cilėt realisht nuk pėrbėjnė as 5% tė popullatės sė Kosovės. Shumica prej tyre nuk janė vendor, por tė sjellė nga Lika, Hercegovina dhe Serbia reale (ish Pashallėku i Beogradit), si kolonizues nė pronat e shqiptarėve, tė uzurpuara nga pushtuesit serbo-ēetnik, gjatė tė ashtuquajturave reforma agrare.
Shtresa e dytė pėrbėhej nga populli autokton shqiptar i cili edhe pėrben afro 90% tė popullatės sė Kosovės dhe nga grupet etnike jo serbe tė cilat pėrbėjnė afro 5% tė popullatės tė saj.
Aktualizimi i procedurės pėr finalizimin e statusit tė Kosovės, nė pėrputhje me kėrkesat e Beogradit zyrtar, lakuriqėson pėrfundimisht pafytyrėsinė e disa qarqeve ndėrkombėtare tė instaluara edhe nė kuadėr tė UNMIK-ut e KFOR-it, si dhe atė tė servilėve tė tyre shqipfolės.
Sa nuk ėshtė bėrė tepėr vonė, do tė duhej ta kuptojnė pėrfundimisht, si Evropa Njerkė, ashtu dhe Serbia bashkė me aleatėt e saj tradicional:
-se kanė perėnduar nė pa kthim ato kohėra kur bėheshin pazarllėqe me tė drejtat kombėtare dhe trojet etnike tė shqiptarėve, sikur ato tė ishin plaēka tė thjeshta;
-se shqiptarėt janė tė vendosur pėr ta shfrytėzuar tė drejtėn e tyre tė natyrshme pėr tė vetėvendosur pėr tė ardhmen e tyren dhe se kėtė tė drejtė e ka vulosur gjaku i dėshmorėve dhe lufta e armatosur ēlirimtare.
Ėshtė momenti i fundit qė, si Bashkėsia Ndėrkombėtare, ashtu dhe servilėt e saj vendor, tia vėnė gishtin kokės dhe tė rishikojnė sjelljet e tyre nė raport me shqiptarėt, para se ti kalojnė kufijtė e durimit tė tyre. Po u kaluan kėta kufij, pasojat do tė jenė, jo vetėm tė paparashikueshme, por edhe shumė vėshtirė tė riparueshme, ndėrsa pėrgjegjėsia nuk do tė mund tu adresohet shqiptarėve!
Prishtinė, mė 01 shkurt 2007
|
|