| » Opcionet për artikullin |
|
Shkruan: Hasan LUĒI
Lexova fjalėn e presidentit Topi nė gazetėn Republika (dt 08.09.2007) pėr mbledhjen e Kėshillit tė Sigurisė Kombėtare tė Shqipėrisė, ku ishte diskutuar statusi i Kosovės, besoj pėr rėndėsinė qė ka pėr ne apo thėnė ndryshe Shqipėrinė e vjetėr apo Shqipėrinė amė nė raport me Shqipėrinė e re-Kosovėn siē po lakohet prej 1945 dhe deri sot. Me aq sa jep shtypi nuk mund tė gjykojnė aq mirė (pa kėrkuar ndonjė ēėshtje sekrete tė thėnė atje?), por mendoj se ēdo qytetari i lind e drejta tė mendojė e tė thotė diēka si votues vendimarrės, se rilindasi S. Frashėri ka thėnė: Ēdo ditė e jetės ėshtė njė faqe e biografisė sate, kujdesu ta shkruash mire, se njė faqe e keqe ndyn gjithė librin!
Sė pari, fotografia e mbledhjes botuar nga kjo gazetė mė la pėrshtypje se ajo nuk ishte mbledhje serioze, siē titullohej, por njė mbledhje gėzimi (se pėrse tė mbledhurit nė Kuvend atje e dinė!?). Kjo mbledhje ishte si ato fshatēe, qoftė nga pėrbėrja, qoftė nga pėrmbajtja, se atje kishte shumė zile dhe kėmborė tė partitizmave tė kėtij tranzicioni demokrat tė famshėm pėr atdhetari?! Ju, z. president, jini serioz nė foto kurse z.Mediu, ministėr i Mbrojtjes politike ėshtė tepėr i gėzuar, ndofta ka arsye se i ka vėnė punėt nė peshoren e farmacistit dhe Shqipėria ėshtė garantuar nga ēdo e keqe, veē zjarreve tė kėsaj vere?! Zonja Topalli shikon diku, po me tė drejtė se parlamenti ėshtė njė ēerdhe e vėshtirė me zogj thiu, struci, trandafilash e karafilash etj?!. Z. Berisha shikon krahėt e dikujt para tij, siē duket mbledhja si ka pėlqyer pa kryesimin e vet! Z. Basha, Ministri i Jashtėm, i rėndėsishėm i dytė i rastit, ēuditet me shishet e ujit (nėse vėrtet qenė mbushur me ujė, jo tėrbues). Dy zotėrinj tė tjerė janė nė radhė ( sdihet pse), kurse z. Meta dėgjon dikė, por si pėlqen ēfarė dėgjon?! Pra, njė mbledhje jo solemne e rastit, mbase pėr faj tė reporterit aspak profesionist! Mė lind e drejta tė mendoj se nė atė mbledhje skanė qenė me endje , por pėr njė shoė, siē cilėsohet sot nė demokraci. Nė dy fotografi tė tjera , po tė kėsaj gazete, tė gjithė janė kokėvarur (vallė pse?). Besoj se kėto foto nuk nderojnė askėnd e kjo ka tė bėjė me seriozitetin e dinjitetin e zyrtarėve tanė tė lartė, prijėsa atdhetarė! Prej tyre populli dhe kombi pret, sytė atje i ka pėr shqetėsimet e mėdha nė ēdo derė shqiptare nė trojet e veta etnike, natyrore dhe historike! Volteri ka thėnė: Puna largon tre tė kėqija: mėrzinė, vesin dhe nevojėn!. Kish tė drejtė Diogjeni kur tha: Kėrkoj njeriun. Ēudi, ne i flasim vetes dhe jo botės, Evropės. Mė pėlqeu pohimi si ēdo shqiptari atdhetar se Shqipėria ėshtė nė mėnyrė kategorike kundėr ēdo lloj skenari tė ndarjes sė Kosovės! Por, pa thėnė se cilat janė detyrat e shtėpisė apo tė shtetit amė, nėse duhet kėshtu pėr ata tė kuvenduarit atje, nuk mė ngrohi fare kur ju z.Topi thoni dhe bėni thirrje qė faktori kosovar i tėri tė tregohet i matur dhe tepėr i kujdesshėm pėr tė ndjekur situatėn nė mėnyrė shumė civile etj. Porosi evropiane me gjuhė evropiane vetėm pėr shqiptarėt! Kjo kėshillė nga vėllai i madh nuk duket e tillė, pasi thjesht do tė thotė: Rrini urtė se Evropa e di ēfarė bėn!. Kur gėnjeshtra pėrsėritet, shpesh mbetet gėnjeshtėr dhe e bėson edhe ai qė e shpiku! Po pse nuk e qetėson rajonin tonė tė shkretėn, por na le varur nė cengelin e Serbisė sė Madhe edhe pasi Kosova e lau me gjak lirinė e vet?! Kosova kėrcėnon apo Kosovėn e kėrcėnojnė tė tjerėt, miq e armiq?! Aq mė tepėr qė sma mbushin mendjen se kur BE-ja e dashka tė qetė rajonin e Ballkanit, pse situata nė Kosovė qėnka (siē) nė njė moment delikat kur ėshtė pjesė e interesit tė institucioneve mė tė rėndėishme ndėrkombėtare dhe kėto tė fundit e bėjnė sikur tė ishte Irani islamik e mbajtės i bombės mė tė tmerrshme terroriste?!... Kur e ardhmja e saj (Kosovės) pėrbėn ēėshtjen mė tė rėndėishme politike dhe kombėtare qė preokupon sot jo vetėm Shqipėrinė, Kosovėn dhe rajonin, por edhe gjithė hapėsirėn globale dhe diplomatike nė tė gjithė dinamikėn e saj?! Pse Kosova qėnka kėrthiza e botės qė NATO e BE e kanė boshtin kryesor lėvizės dhe drejtues tė politikės sė jashtme tė RSH?! Si ėshtė e mundur tė flitet kėshtu pasi ish RFSJ u shpėrbė dhe pėrsėri shqiptarėt u bėnė sėrish kokė turku, siē themi ne, jo vetėm nė ish RFSJ por dhe nė RSH?! Qėllimi kryesor i shtetit shqiptar duhet tė jetė jo vetėm integrimi nė BE e nė NATO, as e vetmja zgjidhje strategjike dhe gjeo-politike pėr sigurinė e vendit dhe mbrojtjen e sigurisė kombėtare, por dhe ndreqja e padrejtėsive ndaj shqiptarėve nė trojet e veta, ndryshe koha do ti hedhė nė erė kėto fjalė dhe premtimet boshe tė kėsaj soj diplomacie, qė edhe sot na mban tė ndarė e tė pėrēarė pėr tė sunduar, megjithėse ēiren pėr drejtėsi dhe demokraci, por vetėm nė kokė tė Qerosit, pra tė shqiptarėve. Pėr ju nuk ėshtė sekret se ēbėhet nėn dhe dhe mbi dhe kundėr shqiptarėve nė kėtė tranzicion pėr tiu vėnė stėrkėmbėshat e ēdo lloji rrugės tonė drejt pėrmbushjes sė detyrimeve pėr tu integruar e anėtarėsuar nė BE e nė vathėn euroatlantike, duke na treguar se rruga jonė kalon nga Athina, Beogradi, Roma e filifistuni apo falimentimi ekonomik e varfėria kėmbėkryq, sa shqiptarėt nė trojet e veta e ndjejnė vetėn tė mėrguar, tė keqtrajtuar, tė cilėsuar me lloj-lloj pėrgojimesh dhe qė mendojnė vetėm tė largohen nga ky vend qė e quajnė tė mallkuar?! Si mund tė pohoni se duhet tė jemi tė ndėrgjegjshėm dhe tė bindur, se paskemi filluar marrshin historik, pa qenė tė lirė, tė barabartė me popujt e tjerė, sė pari nė Ballkan dhe i paskemi kthyer kombit tonė dinjitetin e tij tė nėpėrkėmbur nga historia! Jo, z.Topi, nuk na ka nėpėrkėmbur historia, qė e kemi tė lavdishme e krenare, por na nėpėrėmbėn armiqtė fqinjė, pushtuesit dhe fuqitė e mėdha qė sot na kėshillojnė qiqra nė hell pėr ne dhe interesa ekonomike pėr ta e mashat e tyre kundėrshqiptare dhe tradhėtarėt tanė pashallarė dje dhe sot!? Si nuk e vini gishtin nė plagėn e hatashme qė na kanė bėrė kėta miq tė sotėm pėr tu kėrkuar drejtėsi, ndryshe mbetemi sėrish tė pėrbuzur e pa dinjitet dhe skeni guximin tu bėni vėrejtje dhe kėrkesa?! Pse jo? Rrugėtimi sfidues i RSH do tė ishte kėrkesa e rivendosjes sė padrejtėsive shekullore kundėr shqiptarėve, dėnimi i genocideve dhe kėrkesa pėr dėmshpėrblim apo kėrkesa pėr falje shqiptarėve nga armiqtė shekullorė e jo bėrje palė nė krim?! Nuk jemi ne shqiptarėt qė duhet tė japim ndihmesė nė euroatlantizėm, por tė fundit, pasi kemi qenė gjithnjė tė parėt nė luftrat pėr liri dhe sėrish na mbajnė nė kolonizim. Pa heqjen e kolonizimit tė trojeve shqiptare, as mos mendoni se do ju njihen meritat qė kėrkoni tė pėrfitoni! Kėtu sėshtė fjala pėr miqėsi tradicionale e fqinjėsi tė mirė, kur ka 8 vjet qė Kosova rropatet nė lavjerrėsin serbo-madh e ruso-madh dhe diplomacinė e famshme demokrate tė OKB e BE! Ēfarė aktori aktiv jeni ju (d.m.th RSH), kur Shqipėria amė nuk ėshtė as palė nė tė drejtėn e saj ligjore pėr tė mbrojtur Kosovėn dhe shqiptarėt kudo nė trojet e veta, por RSh e kanė lėnė (sepse e lanė tė zotėt sė pari) si pushkėn e jevgut varur nė gozhdė, derisa tė bėjė kohė e mirė pėr tė dalė pėr gjahun e urisė?!
Ju e thoni vetė, por vetėm si pohim dhe asgjė mė tej se Shqipėria duhet tė jetė shumė e shqetėsuar pėr zhvillimet e fundit qė lidhen me statusin pėrfundimtar tė Kosovės, ēėshtje e cila , me ngėrēet e saj, jo vetėm po vonon perspektivėn e integrimit tė plotė tė rajonit nė BE dhe NATo pazgjidhshmėrisht edhe atė tė Shqipėrisė, por nė tė njėjtėn kohė po ngrihet si njė rrezik shpėrthyes pėr destabilizim, duke e kthyer atė nė kohėt mė tė errėta nė historinė e vet! Si pohoni vetėm se Shqipėria ēbėhet e ēduhet tė bėhet? Sikur RSh dhe trojet shqiptare janė mė nė rrezik sė gjatė luftės sė ftohtė nga ēdo pikėpamje gjeopolitike ta marrėsh. Po pse vetėm NATO-ja do na mbrojė? Po kur tė mos jetė NATO-ja ku do tė futeni ju tė Kėshillit tė Sigurisė? Apo nuk u shkon nė mėndje kjo gjė? Po tranzicionetnė trojet shqiptare janė nė krizė kudo, sėpari nė RSh, tė cilėn e mundi i vetėm Lazarati, si policinė dhe ushtrinė, edhe qeverinė, apo Bathorja qė i pėrzuri policėt nga shteti i saj? Ku i kini armatimet pėr rast nevoje qė populli shqiptar i bėri me bukėn e gojės sė vet, kur tranzicioni edhe pas 17 vjetėsh e ka lėnė RSh mė keq se Shqipėria e Mbretit nė 1939, kur tė paktėn kish njerėz qė luftuan kundėr fashizmit me dyfekun me gjalmė dhe armėt ia morėn armikut? Ju qė kryesoni KSSH, ēfarė kini marrė nga paraardhėsi juaj, nga kryeministri, nga PD, PS e kompani? A kini me vete kobure apo vetėm badigardėt e majmur qė slėvizin dot nė rast nevoje? Ēfarė ushtrie kini? Se gjeneralė kini, por kė do komandojnė e me se do komandojnė? Me ato pa zė apo me zė? Ku i kini rekrutėt, se kėta janė nėpėr botė dhe ju mirrni vetėm nga 3 milionė e gjysėm dhe rruga mbarė u qoftė nga sytė kėmbėt? Sa banorė kini nė vend, sa kanė ikur e do ikin? Dhe burgjet janė plot e pėrplot! Jo vetėm nė RSH, por dhe nė Kosovė, edhe Maqedoni e nė Luginėn e Preshevės, edhe nė Mal tė Zi , edhe nė Sanxhak e Ēamėri, kudo nė trojet shqiptare, ka njė situatė tė mbarsur me rreziqe ekonomike, politike e shoqėrore, qė na mbajnė ende tė gjunjėzuar si nė tė shkuarėn, pa tė ardhme! Kėshtu siē jemi, mos qoftė as hasmi, sigurisht qė nuk ėshtė , po kėshtu themi ne pėr tu ngushėlluar! Po kush e kupton dhe nėse e kupton kush merr masa pėr t bėrė ballė nė kohė padrejtėsive historike tė kolonizimeve, kapitullimeve para agresionit tė ekonomive fqinjė, etj; para dėshtimeve tė ēdo reforme; para dorėzimit nė errėsirė , paujė, paprodhime vendi dhe bukėn me lista te privatėt; para shitjes tė ēdo gjėje kombėtare miqve politikė dhe mafieve klanore brėnda e jashtė vendit; dorėzimit tė ēelėsave tė shtėpisė para euroatlantizmit dhe evropianizimit; dorėzimit para izolimit tė investimeve tė huaja dhe zhvillimit tė turizmit qė i mbulojme me profkat e deriēkat e demokracisė blu dhe rozė! Filozofi Seneka ka thėnė: Duaje vendin tėnd, jo se ėshtė i madh, por se ėshtė vendi yt!.
Shkurt, shkojmė drejt kaosit dhe jo drejt modernizimit e pėrparimit si komb, kulturė, ekonomi, politikė etj; pėr ushtri as bėhet fjalė, se jemi njė apendisit vdekjeprurės, por rroftė NATO-ja sa tė ketė ymėr, pasi garanci tjetėr sduket nė asnjė horizont! Po si qėnka paketa Ahtisari rruga e vetme kur ajo ėshtė kompromisi i Grupit tė Kontaktit qė pranoi dhe pala kosovare qė do tė ndėrtojė Kosovėn e re (jo kombėtare shqiptare, sigurisht, populli e ka nė dorė ta bėjė si tė dojė), por mos flini mbi dafina as ju, as BE , as OKB dhe as dreqi, se shqiptarėt do pranojnė kompromise si tė 1878, 1913, etj., etj., bomba deri te kjo pako qė u bė Kutia e Pandorės nė KS tė OKB e BE pėr qejf tė gjeopolitikės ruse dhe luftės sė re tė ftohtė pėr luftėn e yjeve? Mbase SHBA nuk zbythet si Topi pa predhė pėrpara Putinit putanė politikė gaz e naftėsjellės pėr ti bėrė embargo Europės si dhe me grurin qė ti pėrgjunjen kur e si tė dojė ai! Liria do pėrkushtim, guxim derinė vetėflijim, siē bėri shqiptari nė shekuj pėr tė mbijetuar.
Ēfarė miqsh kini pėr tu mbrojtur zoti KSKSH? Ēfarė plane kini pėr ti bindur tė huajt, miq e armiq se shqiptarėt kėrkojnė tė drejtat e tyre? Pse nuk i hapni ato traktate? Ku janė dokumentat e arkivave qė dėshmojnė tė kėqiat kundėr shqiptarėve? Edhe ato qė thatėju e tėtjerė , ia themi vetes se bota nuk di tė kuptojė e tI shpejgojė se ne flasim allah-allah e kujtojmė se na e vė veshin njeri! Ku janė protestat, telegramet, kuvendet, demostratat popullore qeveritare e rezolutat parlamentare nė mbrojtje tė pavarėsisė sė Kosovės e tė kombit shqiptar, veē njė tubimi nė Fier dhe disa gazetave qė mbetėnpa ublerė veēse nga ndonjė veterani qė i qan shpirti e xhanise nė RSh u bė nami, i humbi vula e nishani!? Na rroftė bashkėjetesa fetare si model qė nuk e blen askush, na rroftė miqėsia pėr ēdo ngjyrė e ēdo cep tė botės, na rrofshin djemtė tanė qė mbrojnė paqen nė Afganistan, Irak e Bosnjė, kur vetė ne nė trojet tona nuk kemi as paqe, as qetėsi, as tė ardhme tė sigurt! Na rroftė se pėrpiqemi tė bėjmė shtet ligjor, nė fakt, po bėjmė shtet klanor e shkollor dhe po bėjmė shtet mafioz nė ēdo qelizė, ku mafia ekonomike na mori pronėn e ligjshme, trojet, arat, kullotat, pyjet, etj dhe na ka lėnė gogozhele nė ara pėr tė trembur derrat, se zogj ska mė?! Ku je nė diell z.Topi se ju luani njė dramė qė do tė bėhet tragjedi, tė jini tė sigurt, se siē thotė njė fjalė e urtė: me kėtė kokė qė ka politika sot ska rrugė tjetėr veē nė gropė, apo do tė mbetet gjithnjė hipur mbi gomar si ajo e pėrdala? Pėrse tė jesh optimist z.Topi sot nė Shqipėri? Pėrgjigjuni ose jo, pėr mua ska rėndėsi, do ndjek veprimet e KSKSh, amin!
Viktor Hygoi ka thėnė: Liria vjen, kur ikėn padituria. Sė pari, ne duam shtet ligjor tė shqiptarėve, pastaj izmat e tjera!
|
|