| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Kosova promovon investimet ne Forumin e Alpbach-ut |
| Postuar mė datėn: 2007-09-01 06:55:25 nga admin4 :: Kategoria: Lajmet kryesore |
| » Opcionet për artikullin |
|
Nė organizim tė Nismės Ekonomike pėr Kosovėn (ECIKS), e cila pėrfaqėson Agjencinė e Kosovės pėr Promovimin e Investimeve (IPAK) nė rajonin gjermanofolės, tė mėrkurėn nė mbrėmje nė kuadėr tė Forumit Evropian tė Alpbach-ut ėshtė diskutuar edhe pėr mundėsitė pėr investime nė Kosovė dhe pėr sigurinė ligjore pėr investitorėt e huaj.
Nė kėtė mbrėmje, pėrveē kryetarit tė Forumit Evropian tė Alpbachut, Erhard Busek, morėn pjesė edhe Ministri Kosovar i Drejtėsisė, Jonuz Salihaj dhe udhėheqėsi i Zyrės sė Kosovės pėr Promovimin e Investimeve nė Vjenė, Kujtim Dobruna.
Nė fjalėn e tij hyrėse, Erhard Busek ka shprehur kėnaqėsinė qė Kosova pėrfaqėsohet dhe promovon investimet nė njė forum me renome si ai i Alpbach-ut. Investimet e huaja dhe zhvillimin ekonomik tė Kosovės, Busek e ka lidhur me statusin politik tė vendit. Kosova ėshtė ēėshtje Evropiane dhe Bashkimi Evropian duhet ti merr pėrgjegjėsitė e veta rreth statusit, ka pėrfunduar Busek.
Ministri Kosovar i Drejtėsisė, Jonuz Salihaj i ka siguruar tė pranishmit qė qeveria e Kosovės ka ndėrmarrė dhe do tė ndėrmerr tė gjitha hapat pėr tė garantuar sigurinė ligjore pėr investitorėt e huaj nė Kosovė. Ai ka shtuar se Kosova ėshtė e sigurt pėr investime dhe disa kompani austriake tashmė kanė investuar dhe kanė gjeneruar profit nė Kosovė.
Kujtim Dobruna, udhėheqės i zyrės sė IPAK / ECIKS nė Vjenė, ka prezantuar mundėsitė pėr investime nė Kosovė, pėrparėsitė qė Kosova u ofron investitorėve tė huaj si dhe shėrbimet qė zyra nė Vjenė i ofron pėr ta. Ai ka ftuar investitorėt nga rajoni gjermanofolės tė kontaktojnė zyrėn nė Vjenė dhe t'i shfrytėzojnė shėrbimet pa pagesė qė kjo zyre i ofron.
Zyra e Kosovės pėr Promovimin e Investimeve nė Vjenė ėshtė themeluar dhe udhėhiqet nga Nisma Ekonomike pėr Kosovėn (ECIKS) dhe financohet nga Agjencia Austriake pėr Zhvillim (ADA).
01.09. 2007 |
|
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|