| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Adam Mickieviē: LIRIKĖ |
| Postuar mė datėn: 2008-08-27 09:06:21 nga admin4 :: Kategoria: Kultura |
| » Opcionet për artikullin |
|
ODE RINISĖ
Pa zemėr e pa shpirt njeriu i ngjet
skeletit. O rini! Mė jep ti fluturimin,
tė shkas mbi botėn qė rėnkon pėrdhe,
drejt ėndrrės, drejt parajsės sė vėrtetė,
ku afshi zemrės bėn ēudinė e vet,
ku e reja del nė pah nga luleja
dhe mbush me shpresė parafytyrimin!
Ai, tė cilin mosha e ka dėrrmuar,
duke pėrkulur ballin rrudhaplot,
le ta shikojė botėn nėpėr lot,
siē ja tregojnė sytė e tij tė shuar!
Rini! Tej horizontit fluturo!
Ti me vėshtrimin tėrė diell e dritė
njerėzimit ja pėrshko pafundėsitė
dhe depėrto tej e pėrtej kudo!
Shiko pėrposh, ku mjegulla, pėrpjetė,
mbush hapėsirėn plot me turbullirė:
kjo ėshtė toka e shkretė!
Shiko mbi ujra njė kėrmill tė lehtė,
tė mbyllur brenda guaskės; ai vetė
anijetimonier, lundrar i vdirė,
po ndjek kėrmij tė vegjėl, u bie pas,
ai fundos dhe prapė del gjithnjė,
s'e mposht dot vala, po as ai atė.
Ndėrkaq pas shpellės vala e pėrplas,
u zhduk kėrmilli... s'flet pėr tė njeri:
ky ėshtė egoisti i zi!
Nektari i jetės tė pėrket, rini,
kur me tė tjerė e ndan dhe s'rri i vetmuar!
Zemrat hyjnore i mbush ndjenja e gėzuar,
kur lidhen bashkė plot me dashuri.
Bashkohuni, miq tė rinj!... Drejt lumturisė
synon me vrull qėllimi ynė i artė.
Kur dimė ē'bėn bashkimi e ndjenja e lartė -
bashkohuni, miq, llastarė tė rinisė!
Dhe ai i lumturi qė nė detyrė
pat rėnė i vdekur posi shembėlltyrė,
ai u dha njerėzve dritėn e lavdisė.
Bashkohuni, miq, llastarė tė rinisė!
Megjithėse gjatė rrugės ngre pusinė
dhuna e pėrjashtme e dobėsia jonė,
me dhunė mposhtni dhunėn pėrgjithmonė!
Qė nė rini ju mposhtni dobėsinė! |
|
Kush vrau Hidrėn nė fėmijėri,
ai mbyt nė rini kentaurin vetė:
tė dy pėrbindshat duke i bėrė fli,
u mbush nė qiell me lavdi pėrjetė.
Vėrsulu atje ku syri s'depėrton,
copto atė qė arsyeja s'e tund,
rini, shkabė e fuqishme qė gjithkund
me krahėt vetėtimė fluturon!
Hej! Krah pėr krah! Si njė zinxhir rinor,
le tė rrethojmė lėmshin tokėsor!
Le ta drejtojmė mendjen te njė zjarr
dhe te njė vatėr shpirtin djaloshar!
Dhe dil ti, rruzull, nga orbita jote!
Ne rrugė tė reja do tė caktojmė,
qė tė kujtosh pranverėn blerimplote,
koren e mykur do ta qėrojmė!
Dhe, ashtu siē ngjau me kaosin qėmoti,
kur, nė orginė plot grindje dhe trazim,
me njė "u bėftė!", qė urdhėroi zoti,
pat marrė formėn bota e kotėsisė,
ushtoi tufani qė prej thellėsisė
dhe yjet e qielli ndritėn me shkėlqimin,
kėshtu mbi njerėzit ku sundon mėria
dhe ende nga lufta s'kanė hequr dorė,
do tė vėrshojė e zjarrtė dashuria,
do tė shkėlqejnė yjet shpirtėrorė;
rinia do tė shpallė tė Vėrtetėn,
nė miqėsi do ta rrėnjosė jetėn!...
Po copėtohen akujt me furi,
paragjykimet i lėnė dritės vend.
Tė pres si shpėtimtar, o diell i ri,
liria vjen pas shkrepėtimit tėnd.
zgjodhi: b.elshani |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|