| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » DREJTĖSIA E PROKRUSTIT PĖR ALBIN KURTIN! |
| Postuar mė datėn: 2007-09-12 20:26:51 nga admin1 :: Kategoria: Lajmet kryesore |
| » Opcionet për artikullin |
|
Reagim i KMDLNJ - sė
Me propozimin e Prokurorisė ndėrkombėtare, Gjykata Supreme e Kosovės, gjithashtu e pėrbėrė nga ndėrkombėtarėt ia vazhdoi masėn e arrestit shtėpiak edhe pėr 60 ditė tė tjera liderit tė lėvizjes pėr Vetėvendosje, Kurtit dhe njėkohėsisht paralajmėroi edhe fillimin e gjykimit me datėn 19 shtator 2007.
Albin Kurti ėshtė arrestuar me 10 shkurt 2007, pas protestave paqėsore tė organizuara nga Vetėvendosja me ērast policia e UNMIK-ut, nga afėr ekzekutoi me plumba tė kauēukut dhe me afat tė skaduar dy protestues paqėsorė, Arben Xheladini dhe Mon Balaj ndėrsa, rėndė e lehtė u lėnduan mbi 100 protestues paqėsorė. Dhunės sė shfrenuar qė policia e ushtroi ndaj protestuesėve paqėsorė i parapriu njė fushatė histerike e shumicės sė mediave, sidomos atyre elektronike dhe ato tė shkruara, tė cilat, duke i mbrojtur pozicionet partiake bėnin ēmos ta luftonin mendimin politik alternativ.
Mediat elektronike, pikėrisht para protestave u jepnin hapėsirė tė konsiderueshme liderėve politikė dhe institucional tė cilėt a priori i gjykonin protestat si tė dhunshme, duke sugjeruar organet e rendit tė marrin masa represive ndaj atyre qė, duke pėrdorur dhunėn kanė ndėrmend tė hyjnė nė institucione.
Mediat e kontrolluara gjithashtu i dhanė njė hapėsirė deklaratave dhe intervistave tė shefes sė Zyrės amerikane nė Prishtinė, Tina Kajdanov e cila pati rol pėrcaktues dhe shumė sugjerues nė pėrdorimin e dhunės dhe arrestimin e Albin Kurtit. Ekipi i Unitetit menjėhere pas protestės nė mėnyrė tė vendosur ka kėrkuar arrestimin dhe dėnimin e Albin Kurtit qė ka qenė ndėrhyrje flagrante nė punėn e gjyqėsorit dhe hetuesisė.
Kjo, pastaj ka qenė edhe carta bianca pėr trajtimin tejet represiv tė Albin Kurtit dhe aktivistėve tė tjerė tė Vetėvendosjes. Reagimi i mediave dhe i sė ashtuquajturės shoqėri civile ka qenė kurajues pėr ushtruesit e dhunės. Albin Kurti ėshtė trajtuar si nė regjimet diktatoriale dhe atyre ku demokracia ėshtė sipas modelit tė juntave ushtarake.
Pėrkundėr asaj qė fajėsia ėshtė adresuar dhe dėshmuar te policia e UNMIK-ut, njėsiti rumun i kėsaj policie, Albin Kurti ka vazhduar tė transferohet nga burgu nė burg, nga burgu nė arrest shtėpiak e tash nga arresti shtėpiak nė gjykim tė padrejtė, tė motivuar dhe me pėrmbajtje krejtėsisht politike, nė njė proces krejtėsisht tė montuar politik.
Edhe tash, reagimi i faktorėve qė kanė ndikuar nė arrestimin e tij dhe keqtrajtimin e tij pėrmes dhunimit tė drejtėsisė heshtin dhe nė kėtė mėnyrė janė vėnė nė anėn e prokurorisė ndėrkombėtare, e cila nuk ishte aspak kėmbėngulėse nė caktimin e masės sė arrestit apo sė paku tė ndalimit deri nė pėrfundimin e hetimeve pėr policėt rumunė.
Edhe zyrat e huaja qė ishin shumė tė zhurmshme nė arrestimin e Albin Kurtit nuk bėnė as pėrpjekjen mė tė vogėl qė tė ndalohen kryerėsitė e krimeve ndaj protestuesve paqėsorė. Ato kishin mundėsi qė pėrmes UNMIK-ut tė bėnin presion pėr heqjen e imunitetit pėr tė gjithė ata qė ishin tė implikuar nė krime ndaj protestuesėve paqėsorė.
Gjykimi i paralajmėruar i Albin Kurtit ėshtė gjykim kundėr fjalės sė lirė, kundėr tė drejtės pėr tė protestuar nė mėnyrė paqėsore, proces qė pėrpiqet ta ngulfas demokracinė qė nė fillim me masa represive, pra ėshtė shkelje flagrante e tė drejtave tė njeriut e garantuar me Deklaratėn Universale pėr tė Drejtat e Njeriut e OKB - sė dhe konventave tė tjera ndėrkombėtare pėr tė drejtat e njeriut. Fajėsia ėshtė e paracaktuar nė ēastin kur janė vrarė Arben Xheladini dhe Mon Balaj dhe tani vetėm pritet shqiptimi i dėnimit. Ashtu ka vendosur politika, vendore dhe ndėrkombėtare.
- KMDLNJ e denoncon si tė padrejtė vazhdimin e arrestit shtėpiak pėr Albin Kurtin dhe instrumentalizimin pėr qėllime politike tė drejtėsisė ndėrkombėtare dhe gjithashtu kėrkon drejtėsi pėr familjet e tė vrarėve nė protestat e 10 shkurtit 2007.
- KMDLNJ kėrkon pėrgjegjėsi pėr policinė e UNMIK-ut, SHPK dhe ata qė urdhėruan pėrdorimin e panevojshėm tė dhunės, politika ndėrkombėtare dhe vendore.
- KMDLNJ kėrkon nga organizatat ndėrkombėtare pėr tė drejtat e njeriut (Ammnesty International, Human Rights Watch dhe tė tjerat) qė ta monitorojnė kėtė gjykim, pėr hirė tė transparences. Sepse, drejtėsia pėr Albin Kurtin do tė ndahet nė shtratin e Prokrustit (drejtėsia ndėrkombėtare). Asnjė popull qė vėrtetė e don lirinė dhe demokracinė nuk do tė pajtohej me procese tė natyrės sė tillė.
Dhe, asnjė gjyqtar i ndershėm dhe i ndėrgjegjshėm, vendorė apo ndėrkombėtar nuk do tė pranonte tė jetė pjesė e kėtij montimi tė paskrupullt. Shoqėria e vėrtetė civile do tė organizonte protest a ndėrkaq kjo qė ėshtė nė Kosovė ėshtė pjesė e trupit gjykues dhe prokurorisė! Kėta qė kanė ardhur tė na mėsojnė pėr demokracinė janė dhunuesit mė tė mėdhenj tė demokracisė dhe shkelėsit mė tė mėdhenj tė tė drejtave tė njeriut!
Pėr Bordin e KMDLNJ sė,
Behxhet Shala, drejtor ekzekutiv
Prishtinė, 12.09.2007
|
|
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|