DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» REPUBLIKA DHE LUFTA NĖ KONTEKST TĖ EVROPĖS
Postuar mė datėn: 2008-05-17 08:46:19 nga admin4 :: Kategoria: Histori

Pėrmbajtja:
- Fėmijėt si peng
- Republika si peng
- Republika dhe princi
- Simbolizimi i kontinuitetit tė traditės
- Lufta si mundėsi reale dhe modeli evropian
- Lufta pėr tė pėrfunduar luftėn
- Ligji dhe demokracia
- Kanti dhe ligji
- Shqiptarėt dhe proceset integruese
- Republika nė kontekst tė situatės
- A zhvillohet lufta pėr interesa ideologjike
- Elita e frikėsuar titiste
- Shtetet nė rolin e xhandarit rajonal
- Serbėt dhe rusėt
- Politika me kushtėzime dhe direktivat
- Opcioni evroperėndimor
- Njė Kuvend nė Krushė tė Madhe
- Revolucioni autentik
- Rrėnjėt shoqėrore tė oportunizmit
- Covert action dhe konsekuencat
- Bisedė me mjekun dhe me veten

* * *

Shkruan: Mr. Ukshin HOTI

Nga gjysma e parė e kėtij viti (1991), nė fshatin Billushė tė Prizrenit, gjatė njė bisede, pyetjet e shumta tė pjesėmarrėsve reduktoheshin nė interesimin e tyre tė gjallė mbi mėnyrėn dhe mundėsitė eventuale pėr jetėsimin e Republikės sė Kosovės. Natyrisht, kjo bisedė ishte njė kėmbim joobligues i mendimeve. Ma kishte marrė mendja se do tė duhej tė kthehej policia e mbrojtja teritoriale, pastaj tė formohej njė qeveri, e cila do ta merrte mbi vete pėrgjegjėsinė mbi zhvillimin e ngjarjeve dhe eventualisht tė legalizohej Lėvizja Popullore e Republikės sė Kosovės. Disa nga kėto mendime mund tė jenė realizuar, por nė mėnyrėn e vet, dhe pavarėsisht nga ajo qė kisha menduar unė, gjė qė do tė thotė se tė tjerėt jo vetėm qė mund tė kenė pasur mendime tė ngjashme, por edhe tė elaboruara, meqė vetė nuk e kisha bėrė elaborimin e mendimeve tė mia, nė qoftė se pėrgjigjet e rastit nė pyetjet e shumta qė mė shtroheshin, nuk do tė konsideroheshin si tė tilla. Nė ndėrkohė kishte pėrfunduar me sukses tė plotė referendumi gjithėpopullor pėr Republikėn e pavarur dhe sovrane tė Kosovės; ishte zgjedhur qeveria dhe ishte emėruar kryetari i saj dr. Bujar Bukoshi, kurse Kuvendi i Republikės sė Shqipėrisė e kishte bėrė njohjen e Republikės sė Kosovės. Dukej se gjėrat do tė venin mbarė... Megjithatė, komentet e politikės serbe pėr referendumin dhe ato qė pasuan mė pastaj kishin qenė mospėrfillėse, ndėrsa ndonjėherė edhe ironike. Ato flisnin pėr njė republikė "joekzistuese" tė Kosovės, ose pėr "Republikėn nė letėr" tė Kosovės! Njė gjė e tillė nga kundėrshtarėt politikė edhe mund tė pritej. Mirėpo nuk mund tė pritej prej tyre edhe moslejimi i vijimit tė mėsimit pėr nxėnėsit dhe studentėt. Pavarėsisht nga arsyetimet e ndryshme dhe fajėsimi i alternativės kosovare, kjo nuk mund tė arsyetohej me asgjė. Zhvillohej vallė njė luftė pėr tė vajtur nė Evropė nė njė ose nė shumė mėnyra, apo pėr ta ruajtur errėsirėn mesjetare nė trojet e Ballkanit? Pastaj nuk mund tė arsyetohej vazhdimi i heqjes nga puna tė mėsimdhėnėsve tė Universitetit, pastaj mbyllja e tij e mėvonėshme dhe suprimimi i Akademisė sė Shkencave; nuk mund tė arsyetohej as mizoria e luftės nė Kroaci, as keqėsimi i vazhdueshėm i gjendjes ekonomike tė popullsisė dhe as ikja masive e rinisė shqiptare nė Perėndim. Mbi tė gjitha, nuk mund tė pritej pajtimi me njė gjendje tė tillė, e cila vazhdimisht ėshtė duke ecur drejt njė lufte tė pėrgjithshme nė Ballkan dhe ndoshta edhe nė Evropė.
Tė gjitha kėto e rėndojnė pėr sė tepėrmi situatėn politike nė Kosovė. Madje edhe politikisht, pėrmes ekranit tė TV-sė, u shqyrtuan mundėsitė pėr hapjen e "frontit tė jugut" dhe u pėrgėnjeshtruan pastaj nga funksionarė tė lartė tė LDK-sė, por gjėrat ecin me logjikėn e tyre tė brendshme pavarėsisht nga prognozat dhe pėrgėnjeshtrimet. Atmosfera e rėndė politike nė Kosovė megjithatė nuk ėshtė vetėm refleksion i luftės nė Kroaci, i gjendjes nė Jugosllavi, i mosjetėsimit akoma tė Republikės sė Kosovės, por edhe i faktit se gjėrat pothuajse ngecėn, si dhe i faktit se atmosfera e tillė e rėndė politike tashmė me tė dy kėmbėt ėshtė futur nė dekadėn e dytė. Pėrse e kemi situatėn tė kėtillė? Pėrse po zgjat kaq shumė ajo, dhe sa do tė duhej pritur akoma? "Tė presim edhe dy-tre vjet" -u thoshte fshatarėve tė mi njė titist i flaktė i dikurshėm qė u shndėrrua tani nė njė demokrat edhe mė tė zjarrtė "dhe pastaj do tė jetė aq bukur… do tė bėhemi tė fortė!"

Fėmijėt si peng
Kėto fjalė menjėherė ma pėrkujtuan situatėn e fėmijėve tė mi: Andinin 5- vjeēar dhe Brisildėn 1,5 vjeēe. Ata i kishte marrė nėna e tyre dhe i mbante te prindėrit e vet. Ishte hidhėruar dhe mė kishte braktisur. Kur i kisha lutur disa titistė tė dikurshėm dhe demokratė tė tanishėm tė ndėrmjetėsonin dhe sė paku tė m'i kthenin fėmijėt, mė ishin pėrgjigjur: "Prit edhe dy-tre vjet, pastaj djali do tė vijė vetė ke ti, kurse pas dy-tre vjetėve tė tjerė do tė vijė edhe ēupėza!". Mirėpo e njėjta gjė kishte ndodhur edhe me vajzėn time 10-vjeēare - Erletėn, nga martesa e parė. Nė vitin 1981 ia kishin zėnė peng (burgosur) babanė. Nė vitin 1985 e kishin zėnė peng atė, pikėrisht sikurse Andinin - nė moshėn 4,5 vjeēare. Kisha pritur tė kthehej, por ndėrkohė ishte tėhuajsuar tėrėsisht dhe tani nuk njiheshim mė nė mes vete. Erletėn nuk e njihja edhe ngaqė e kisha braktisur si foshnjė 7-muajshe. Ndėrkaq zėri i Andinit akoma mė ėshtė i freskėt. Kur njė herė kishte arritur tė ikte pėr tė mė vizituar nė shtėpi, e pata vėshtruar nga dritarja: e puthte njė shtyllė betoni qė dikur e kisha ngritur pėr tė shėnuar mezhdėn. Pastaj nė ēdo dhjetė hapa pėrkulej dhe si i babėzitur e puthte dheun duke bėrtitur "O Babiiiiiiiii!". Mė nė fund i puthi disa herė dyert e hyrjes dhe mė kėrceu nė qafė. Nuk kisha mundur t'ia ktheja asnjė pėrgjigje. E doja pėr sė tepėrmi. Natyrisht, kisha pasur rrugėdalje por duhej qė tė bardhėn ta quaja tė zezė dhe tė zezėn tė bardhė. Kishte pasur edhe njė rrugėdalje tjetėr, por duhej qė edhe e ėma e tyre gjėrat t'i emėrtonte drejt, me emrin e tyre tė vėrtetė. Mirėpo kjo ishte treguar e pamundur dhe tani vuanin fėmijėt. Duhej tė prisnim edhe dy-tre vjet, pastaj edhe dy-tre vjet tė tjerė, dhe sipas disave "do tė bėheshim tė fortė, shumė tė fortė", por me kusht qė tė mos tėhuajsoheshim tėrėsisht dhe qė akoma tė njiheshim nė mes vete...

FILOZOFIA POLITIKE E ĒĖSHTJES SHQIPTARE

Republika si peng
Nuk e di tashmė saktėsisht se nė cilin vit ishte zėnė peng Republika e Kosovės. Nuk e di as se kush saktėsisht mund ta ketė zėnė peng atė dhe se a thua mund tė ishte e vėrtetė fare se ajo ishte zėnė peng nga ndokush qė nuk e prisnim? Mirėpo, ishte e sigurt se ajo ishte e zėnė peng. Gjithashtu e dija se gjatė dimrit tė kaluar njėri nga ish-funksionarėt e lartė titistė nė revistėn «Republika» tė Salih Kabashit kishte deklaruar se ata (dmth. titistėt) nuk e kishin dashur Republikėn me stalinistėt. Bislim Elshani, redaktor i «Demokracisė Autentike», i ishte pėrgjigjur drejtėpėrsėdrejti me pyetjen se cili ishte vallė kriteri me tė cilin e matnin ata patriotizmin e tyre? Shumė mė vonė njė funksionar i lartė i LDK-sė, nė intervistėn e vet nė njė gazetė nė gjuhėn shqipe, kishte deklaruar se nuk e kishin dashur Republikėn brenda federatės jugosllave. Ky kishte pandehur se ēdo ide pėr ruajtjen e integritetit territorial tė Jugosllavisė do tė ishte profane, ndonėse gazeta qė ia botonte kėto mendime shtypej nė Prishtinė, nėn patronazhin e Serbisė, e cila luftėn nė Kroaci e arsyetonte me qėllimin e ruajtjes sė atij integriteti. Ndėrkaq «Demokracia autentike» qė ishte vėnė nė funksion tė Republikės sė Kosovės pa e cenuar kėtė integritet, ishte heshtur. Ishte heshtur gati ēdo mendim i pavarur qė nuk i kishte rrėnjėt nė Perėndim por nė Kosovė; qė hotelin «Grand» nuk e kujtonte pėr «Hayat Regency» dhe qė Prishtinėn nuk e merrte pėr Paris. Kjo nuk do tė thoshte se Prishtina s'do tė duhej tė bėhej Paris. Do tė thoshte vetėm se duhej filluar nga fakti se akoma nuk ishte bėrė. Nė tė vėrtetė shpeshherė mendimet e tilla etiketoheshin si staliniste dhe «serbo-sllavo-komuniste», pavarėsisht nga fakti se komunizmin nuk e kishin lindur sllavėt por gjermanėt, pėrkatėsisht hebrenjtė nė Gjermani, dhe se sllavėt vetėm sa e kishin huazuar kėtė ide me qėllim tė ruajtjes sė kufijve tė Carit tė tyre tė madh dhe pothuajse po atė ēast e kishin "shitur". (Shumė teorikė tė njohur tė politikės ndėrkombėtare marrėveshjen e Brest-Litovskit tė vitit 1918, nėnshkrimin e sė cilės e kishte urdhėruar Lenini, e konsideronin si "shitje" tė revolucionit gjerman. Karl Libknechti dhe Roza Luxemburgu, por edhe shumė tė tjerė, kishin mbetur tė habitur, por kjo ishte arsyetuar me interesat e paqes dhe tė revolucionit tė ardhshėm botėror. Ngjashėm ishte injoruar edhe Revolucioni hungarez i po atij viti). Mirėpo "njohėsit" e komunizmit tė kohės sė dėshtimit tė tij kėtė e bėjnė me qėllim tė identifikimit tė tij me tė keqen nacionale, duke fshirė ēdo gjė pozitive nga kjo kohė me njė lėvizje tė thjeshtė pene. Pastaj do tė dėshironin qė ndonjė gjeneral Schwarzkopf t'i fshinte mbeturinat e komunizmit nė Ballkan. Pas kėsaj do tė pajtoheshin me ēdo gjė qė do t'u ofronte Lordi Carrington, sepse nuk mund ta marrin me mend ndonjė republikė me "stalinistė" ndėrkaq "stalinist" ata e quajnė cilindo qė nuk ėshtė i mendimit tė tyre. Nė kėtė mėnyrė, ndonėse tė gjithė pėrbetohemi nė demokraci, bėhet gati e pamundur tė dihet se kush dhe pėrse nė tė vėrtetė e mban peng Republikėn? Si rezultat i natyrshėm i kėtij "animi" tė tepruar, uniteti dhe homogjeniteti me tė cilin lavdėrohemi duket se nuk mbėshtetet mbi kėmbė tė sigurta. Uniteti rreth idesė e cila do ta fshinte njė tė kaluar tė tėrė duke e shpallur si mishėrim tė sė keqes nacionale, duhet thėnė hapur, ėshtė fare jashtė hapėsirės, ndonėse mund tė ketė unitet rreth mendimeve, ideve, pra edhe veprave qė i artikulojnė synimet e vėrteta tė popullit dhe qė dalin nga ai, por jo rreth "aksioneve tė mbuluara" (covert action). Ato mund tė jenė ndihmesė efikase e ndonjė politike tė caktuar por jo edhe zėvendėsim pėr politikėn dhe as pėr idenė. Ky ėshtė njėherėsh edhe kuptimi qė Abraham Lincolni nė kohėn e vet ia dha demokracisė. Kjo e vėrtetė po shpėrthen pakėz ngadalė, por do tė shpėrthejė. Shpėrthimi i saj doemos do ta vėrė Republikėn e Kosovės nė raport tė drejtė me situatėn politike, e cila pa dyshim se do ta ēlirojė.

Republika dhe princi
Nė njė nivel serioz tė shqyrtimit tė ēėshtjeve, pyetje tė tilla si ato tė shtruara mė lart janė indikatorė me rėndėsi tė gjendjes sė dhėnė si dhe tė atmosferės dhe tė situatės politike nė pėrgjithėsi. Mirėpo janė edhe diēka tjetėr - njė ndihmesė e rėndėsishme pėr zbėrthimin e problemeve. Branko Kostiqi, Nėnkryetar i Kryesisė sė Jugosllavisė (sė cunguar), nė njė emision tė TVB-sė, pakėz mė herėt, i pėrsėriti qėndrimet e njohura tė politikės serbe lidhur me Republikėn e Kosovės: "Shqiptarėt duhet ta kuptojnė, -tha ai, -se Republika e tyre ėshtė Republika e Serbisė, e definuar me kushtetutė si republikė e qytetarėve tė saj". Nė kontekst tė ofensivės sė forcave tė armatosura nė territorin kroat (zhbllokimi i kazermave), fjalėt e tij mund tė kuptoheshin si vendim - rezolutė pėr zgjidhjen e krizės jugosllave nė mėnyrėn serbe. Ndėrkohė ky vendim u formulua si qėndrim me tė cilin politika serbe rezervohej nga propozimet e Lordit Karrington nė Konferencėn e Hagės mbi Jugosllavinė. Si pretekst u morėn dokumentet me tė cilat garantoheshin tė drejtat e pakicave kombėtare nė Evropė. Ndėrkaq, edhe mė vonė, me nėnshkrimin e tij, lutej Kėshilli i Sigurimit tė OKB-sė qė tė vendoste mbi dėrgimin e helmetėkaltėrve nė rajonet e luftės nė Kroaci. Politika serbe bėnte ēmos qė ta ruante integritetin territorial tė Jugosllavisė, tani jo mė si opsion adekuat pėr popujt e saj por vetėm pėr serbėt! Ndėrkaq, Princi Tomisllav Karagjorgjeviqi nė Oplenac, vizitės sė tė cilit TVB i kishte dhėnė rėndėsi tė veēantė, deklaronte si nėn buzė, gati me druajtje, por nė mėnyrė rezolute, se "Serbia do tė bėhej shtet i fortė, mė i forti nė Ballkan, nė Evropė, bile edhe nė botė, do ta shihni!". Dukej se princi plak Tomisllav Karagjorgjeviqi e besonte me gjithė mend njė gjė tė tillė. Ai nuk tha asgjė pėr shqiptarėt, dhe as pėr Republikėn e Kosovės. Dukej sheshazi se Republika e Kosovės kundėrshtohej nė mėnyrė rezolute, dhe kjo mbėshtetej mbi forcėn e armės sė armatės jugosllave. Princi serb kėtė me siguri e dinte. E dinte edhe politika serbe se edhe shqiptarėt e kishin njė mbret, ndonėse nuk e di nėse e kishin edhe ndonjė princ. Mbreti shqiptar - Leka I Zogu, me siguri se ishte po aq, nė mos edhe mė i fortė, se ai princi tjetėr i serbėve - Aleksandėr Karagjorgjeviqi; po aq, nė mos edhe mė i gjatė se ky. Edhe mbreti i shqiptarėve - Leka I Zogu, e ėndėrronte njė republikė tė fortė shqiptare, "mė tė fortė nė Ballkan, nė Evropė, bile edhe nė botė, do ta shihni!". Princi serb mund ta gjente, nė mos Sllobodan Millosheviqin, atėherė ndonjė kryetar tjetėr tė Serbisė, pėr t'i sendėrtuar ėndrrat e tij. Mirėpo edhe mbreti shqiptar mund ta gjente, nė mos Ramiz Alinė, atėherė ndonjė kryetar tjetėr tė Shqipėrisė, pėr t'i sendėrtuar ėndrrat e tij. Edhe shqiptarėt e kishin njė armatė dhe njė popull hiē mė tė vogėl dhe hiē mė pak luftarak se sa ai serb. Serbėt thirreshin nė tė drejtat historike mbi Kosovėn, por shqiptarėt kanė mė tepėr tė drejta historike mbi Kosovėn, ndėrkaq kanė edhe tė drejta legjitime qė dalin nga realiteti i sotėm politiko-demografik. Serbėt e shpresojnė pėrkrahjen e Rusisė, por edhe shqiptarėt mund ta shpresojnė pėrkrahjen e tė tjerėve, sidomos tani qė kėrkesat shqiptare vlerėsohen si legjitime. Kėshtu, princėrit dhe mbretėrit do tė luftonin nė Ballkan pėrmes kalorisė moderne-aviacionit, dhe njėsive tankiste me kėmbėsorinė e shkretė, pėr t'i sendėrtuar qėllimet e tyre pėrkatėse - "pėr t'u bėrė mė tė fortė, mė tė fortė nė Ballkan, nė Evropė, bile edhe nė botė!".
Ata ndėrkaq, sipas komenteve tė TV-sė, nuk do tė luftonin pėr evropeizimin e vendeve tė tyre tė mbetura gati nė nivelin aziatik tė zhvillimit…

Simbolizimi i kontinuitetit tė traditės
Tani ėshtė e qartė se princėrit dhe mbretėrit mund tė kthehen nė vendet e tyre; mund tė simbolizojnė kontinuitetin e traditės sė shtetėsive tė shteteve tė tyre, tė unitetit tė kombeve tė tyre, dhe pėr kėtė mund tė gėzojnė respektin e duhur tė popujve tė tyre, por vetėm nėse kėta dy popuj, secili nė vendin e vet, do tė vendosin ashtu. Pėrveē simboleve klasike qė do tė simbolizonin institucionet mbretėrore, mbreti shqiptar, pėr shkak tė ndasisė sė kombit, do tė mund tė simbolizonte edhe unitetin historik-shpirtėror dhe aspiratat shekullore tė natyrshme tė popullit, por vetėm nė qoftė se do tė kuptohet se nė prag tė shekullit XXI mbretėritė e tyre nuk mund tė mbėshteten edhe mė tutje mbi raportet feudo-klanore tė shoqėrisė dhe mbi mohimin e progresit tė brendshėm nė favor tė madhėsisė sė jashtme. Progresi i brendshėm mund ta realizojė madhėsinė e njė kombi, ashtu si dikur madhėsia e jashtme e realizoi progresin e brendshėm tė shumė kombeve. Pėr shqiptarėt, por edhe pėr serbėt, progresi i brendshėm e nėnkupton jetėsimin e Republikės sė Kosovės, jo vetėm sepse ajo ėshtė e drejtė elementare e tyre -instrument vital i zhvillimit, por edhe sepse vetėm nė atė mėnyrė mund t'i shmangemi instrumentalizimit nė dobi tė interesave tė huaja pėr t'i hapur kėshtu rrugėt e evropeizimit tė shpejtuar. Nė qoftė se kjo gjė nuk kuptohet, ose kuptohet por nuk dėshirohet tė pranohet, alternativa e saj mund tė jetė vetėm kthimi nė mesjetė - pėrgjakja e sėrishme e historisė. Duke u deklaruar pėr republikėn dhe pėr bashkimin e trojeve shqiptare nė kuadėr tė proceseve integrative tė Evropės, pa rezonimin e forcės, populli shqiptar e tregoi pjekurinė e vet politike. Ndėrkaq, madhėshtinė e vet historike e argumentoi me faktin se, fare i vetmuar, i qėndroi ēdo stuhie dhe ēdo rrebeshi tė kohės. Tani ai i ngjan njė metuzalemi tė qėndresės qė nuk i dihet me saktėsi mosha. Andaj pėrgjakja e sėrishme e historisė mund tė jetė vetėm reminishencė tragjike e kohėrave tė shkuara dhe totalisht nė kundėrshtim me trendet aktuale tė zhvillimit tė qytetėrimit nė Evropė, por edhe nė botė. Me siguri se argumentimi i sėrishėm i njė teze tė tillė nuk mund tė jetė i tepėrt. Kurrnjėherė nuk mund tė jetė e tepėrt tė bindemi para se tė bėhet pėrfundimisht vonė. Ėshtė detyrė njerėzore dhe nė natyrėn e njeriut qė sė paku tė provojė tė mos e lejojė vonimin pėrfundimtar tė gjėrave, po qe se ato do tė kenė veshė pėr atė qė ėshtė e arsyeshme, kurse luftėrat janė gjithmonė iracionale, ndonėse zhvillohen pėr qėllime racionale.

Lufta si mundėsi reale dhe modeli evropian
Lufta megjithatė mund tė shpėrthejė, jo pėr shkaqe ideologjike, qė gjithmonė kanė qenė vetėdije e deformuar mbi realitetin, por pėr shkaqe tė interesave jetike: serbėt janė tė bindur se ruajtja e integritetit territorial tė Jugosllavisė ėshtė interes jetik i tyre. Shpėrbėrja eventuale e Jugosllavisė, -rezonon politika e tyre, -do ta reduktonte Serbinė nė kufijtė e tanishėm tė asaj qė quhet Serbi e ngushtė, kurse njė pjesė e mirė e popullatės serbe do tė mbetej jashtė Serbisė dhe do ta fitonte statusin e pakicės kombėtare. Si komb i krishterė, ngadhėnjimtar i Luftės sė Dytė Botėrore, me shpėrbėrjen e Jugosllavisė do tė ndjehej i dėmtuar dhe kompensimin pėr kėtė dėmtim doemos do ta kėrkonte te popullata jo e krishterė, tek myslimanėt dhe shqiptarėt. Ndėrkaq, ndonėse shqiptarėve vendet fqinje u pėrpoqėn t'ua kontestojnė kontributin nė Luftėn e Dytė Botėrore, ata megjithatė nuk ishin mė pak nė anėn e ngadhėnjimtarėve dhe janė populli i vetėm realisht i dėmtuar qysh nga pėrfundimi i luftėrave antiturke nė Ballkan. Si popull me provim tė dhėnė tė pjekurisė politike, shqiptarėt e shpallėn Republikėn e Kosovės dhe i deklaruan hapur qėllimet e veta politike. Nė thelb tė kėtyre qėllimeve nuk qėndron ekspansioni - lakmia pėr tokat e huaja, por e drejta pėr t'u kompletuar si komb i Evropės. Me pėrkrahjen e kėsaj tė drejte, Evropa do tė duhej ta jepte provimin: - a vlejnė vallė tė drejtat njerėzore, e drejta e njeriut dhe parimet demokratike pėr tė gjithė popujt e saj njėsoj apo vetėm pėr ata tė krishterė? Populli shqiptar niset nga besimi i plotė se ėshtė popull i Evropės, njėri ndėr mė tė vjetėrit, dhe se parimet qė do tė vlenin pėr tė tjerėt do tė duhej tė vlenin edhe pėr tė. Nė kėtė mėnyrė, tashmė ėshtė nė provė e sipėr kriteri religjioz, kaherė i injoruar dhe i harruar, nė pėrcaktimin e statusit e popujve tė Evropės.
Historia e Evropės sė bashkuar doemos do tė fillojė nga fakti se si do tė zgjidhet ky problem, pra pikėrisht ai i shqiptarėve. Ndėrkaq, meqė zhvillimi i civilizimit nė Evropė kaherė e ka pėrballuar kriterin religjioz nė pėrcaktimin e statusit tė popujve, nga mėnyra e zgjidhjes sė kėtij problemi do tė varet se sa ėshtė e civilizuar vėrtetė Evropa. Mirėpo, jo vetėm kaq. Nga kjo do tė varet edhe vetė atraktiviteti i modelit evropian pėr popujt jashtė Evropės. Me fjalė tė tjera, nga kjo do tė varet akceptimi i Evropės nga tė tjerėt, nė suaza ndėrkombėtare, si model serioz i barazisė sė popujve dhe i synimeve tė saj jashtė Evropės. Pėr kėto dhe pėr shkaqe tė tjera, shqiptarėt poashtu kanė shanse reale tė jenė tė pėrkrahur nė kėrkesat e tyre legjitime. Nė qoftė se ato do tė kundėrshtohen nga politika serbe, atėherė teorikisht, shanset pėr konfrontimin e drejtpėrdrejtė tė kėtyre dy realiteteve politiko-ideore janė bukur tė mėdha, me shpresa pėrafėrsisht tė barabarta nė fitore, gjė qė pėrsėri nuk do tė ishte kurrfarė fitore reale dhe nė planin afatgjatė -stabile, sepse humbja e cilitdo prej tyre do t'i hapte rrugė destabilitetit politik tė mbarsur edhe me revanshizėm. Pėr kėtė shkak, lufta nuk ėshtė as alternativė reale pėr jetėsimin e Republikės sė Kosovės, dhe as nė frymėn e proceseve integruese nė Evropė. Megjithatė lufta mund tė shpėrthejė nė qoftė se edhe mė tutje do tė lejohet thellimi i trendeve tė tanishme tė situatės politike lidhur me jetėsimin e Republikės sė Kosovės dhe me zgjidhjen e ēėshtjes shqiptare nė tėrėsi. Mirėpo nė kėtė pikė do tė ndėrpritet analiza tek e cila do tė kthehemi mė vonė.
Tani ėshtė e udhės tė bėhet njė digresion me qėllim tė shquarjes sė elementeve teorike tė demokracisė qė e kundėrshtojnė apo e favorizojnė luftėn nė suaza tė sistemeve globale tė mendimit.

Lufta pėr tė pėrfunduar luftėn
Pėr sistemet globale tė mendimit, nė periodėn pas Luftės sė Dytė Botėrore, veēanėrisht gjatė luftės sė ftohtė politike, gjėrat dukeshin tė qarta. Ideologjia komuniste, nė njėrėn anė, besonte se botėkuptimet mbi botėn dhe mbi qėllimet klasore tė dy sistemeve shoqėrore (socializmit dhe kapitalizmit) ishin tė kundėrta dhe tė papajtueshme. Koekzistenca e vendosur nė raportet midis kėtyre dy sistemeve globale ishte formė e imponuar e ekzistencės pėr shkak tė armatimit raketor-nuklear, por ajo intimisht nuk e pėrjashtonte bindjen se vetėm fitorja e komunizmit nė tėrė botėn do t'a pėrjashtonte luftėn si metodė pėr zgjidhjen e kontesteve ndėrkombėtare dhe do tė ishte garanci e sigurt pėr ruajtjen e paqes. Organizimi i brendshėm politik (jo vetėm policia dhe armata), prandaj duhej tė ishte nė funksion tė kėtij ideali. Nė thelb tė mendimit tė tillė politik ishte ekspansioni. Zgjerimi i sistemit dhe organizimi i brendshėm politik duhej t'i shėrbente rendit qė i avanconte qėllimet e kėtilla politike. Ndėrkaq, mendimi i kundėrt politik, nė anėn tjetėr, cilėsohej me njė filozofi realiste e cila politikėn e konsideronte si luftė pėr pushtet ku interesat e fuqive tė mėdha vazhdimisht ndodheshin nė konflikt midis tyre. Nė thelb tė mendimit tė tillė politik poashtu ishte ekspansioni, pasiqė tė dy sistemet globale tė mendimit e kishin tė qartė se vetėm sistemi i organizimit tė brendshėm politik mund tė ishte garanti i fundit i paqes nė botė. E thjeshtėsuar gjer nė fund, kjo do tė thoshte se vetėm njerėzit qė mendonin njėsoj, qė jetonin nė mėnyrė tė ngjashme dhe qė kishin interesa pėrafėrsisht tė ngjashme, nuk mund ta rrezikonin as qetėsinė e brendshme dhe as paqen e jashtme. Pėrfaqėsuesi amerikan i idealizmit politik, ish-Presidenti i SHBA- Woodrow Wilson, konsideronte se duhej zhvilluar luftė pėr t'i pėrfunduar luftėrat. Sipas tij, Lufta e I-rė Botėrore i kishte shkatėrruar perandoritė e Evropės Qendrore (Gjermania, Austro-Hungaria) me ē'rast ishin formuar shtete tė reja nė mbėshtetje tė parimit tė vetėvendosjes. Liga e Kombeve, formimin e sė cilės e kishte propozuar vetė, do tė duhej tė merrej me zgjidhjen e kontesteve qė e rrezikonin paqen. Pėrvoja e brendshme e organizimit politik tė SHBA-ve Wilsonit i kishte shėrbyer pėr tė nxjerrė parimet pėr njė organizim tė mundshėm tė botės, ku Liga e Kombeve, duke i mbėshtetur principet e raporteve midis shteteve, do tė kishte rol tė veēantė nė universalizimin e tyre.
Mirėpo, idealizmin politik tė Wilsonit nuk e kundėrshtonin vetėm marksistėt, dhe as vetėm Revolucioni i Tetorit. Sir Halford Mackinder ("Democratic Ideals and Democracy" 1919) shkruante se demokracia ishte inkopatibile me organizimin e domosdoshėm tė luftės kundėr autokracive. Ata (idealistėt politikė si Wilsoni) "refuzonin t'i njihnin realitetet e gjeografisė dhe tė ekonomisė". Andaj Mackinder e nxirrte pėrfundimin se paqja botėrore mund tė sigurohej vetėm duke sunduar me ujdhesėn botėrore (shih "DeA"-6/1991), e cila praktikisht e nėnkuptonte themelimin e njė lidhjeje tė shteteve tė pavarura midis Gjermanisė dhe Rusisė. Ndėrkaq, kėtij botėkuptimi realist mbi sigurimin e paqes, por qė gjithashtu shkonte ndesh me idealizmin politik tė Wilsonit, i kishte paraprirė Alfred Thayer Mahan. Duke e ēmuar lart fuqinė detare (maritime) tė Britanisė, amerikani Mahan me 1890 shkruante se "pėrdorimi dhe kontrolli i duhur i detit ėshtė vetėm njė vijė nė vargun e kėmbimit me tė cilin akumulohet pasuria". Mahan dhe Mackinder ishin teorikė tė gjeopolitikės, veēse njėri e theksonte rėndėsinė e kontrollimit tė ujėrave detare, ndėrsa tjetri tė tokės, pėr ruajtjen e paqes botėrore. Me fjalė tė tjera, ata ishin zėdhėnės tė zgjerimit tė imperatorive koloniale, tė cilat do tė duhej ta vendosnin paqen mbi rruzullin tokėsor. Pėr kėtė shkak nuk ishte ēudi qė tė dy teorikėt nuk mund ta honepsnin aspak "shpirtin jo-luftarak tė demokracisė", por as tregtinė e lirė dhe as tregtarėt si klasė. Mackinder madje besonte se lufta kompetitive pėr tregje ishte burimi kryesor i luftėrave dhe kėtu ai nuk ndryshonte shumė nga marksistėt. Ai mendonte se paqja mund tė ruhej duke e vėnė kontrollin e drejtėpėrdrejtė mbi burimet e mėdha tė pasurive natyrale dhe jo me tregti, ose pėrmes tregtisė qė zhvillohet jashtė zonės sė ndikimit tė vet. Dobia nga njė gjė e tillė do tė ishte iluzore, sepse ėshtė e gjykuar tė sjellė vullnerabilitetin (shih Stanly Kober, «Idealpolitik», Foreign Policy, Summer 1990). Megjithatė goditjen kryesore idealizmit politik ia dha shpėrthimi i Luftės sė II-tė Botėrore. Nevoja qė tė shpjegohen filozofikisht shkaqet e shpėrthimit tė luftės e nxiti zhvillimin e drejtimit tė realizmit nė politikė. Hans Morgenthao ishte eksponenti kryesor i kėtij drejtimi. Nė librin e tij kapital «Politika Midis Kombeve» (Politics Among Nations, 1948), ai konstatonte se politika, si dhe shoqėria nė pėrgjithėsi, udhėhiqet me ligje objektive, rrėnjėt e tė cilave ndodhen nė natyrėn njerėzore. Meqenėse ligjet e kėtilla janė objektive, ato doemos kanė karakter universal. Sjelljet e shteteve i udhėheq interesi i definuar si fuqi dhe jo idealet e burrave tė shtetit. Nė harmoni me kėto botėkuptime, Henry Kissingeri mė vonė, ngjashėm me Morgenthao-n, kishte ardhur nė pėrfundim se stabiliteti i sistemit ndėrkombėtar varej nga dy komponenta: nga drejtpeshimi i forcave dhe nga principi i legjitimitetit tė pranuar pėrgjithėsisht. Dhe pėrsėri, sė bashku me tė, besonte se realiteti i politikės sė fuqisė e kushtėzonte nėnshtrimin e ideologjisė nacionale ndaj interesave mė themelore. "Kujdesi pėr sigurimin nacional, -shkruante Kissingeri mė 1986 nė «Washington Post», - duhet tė jetė nė harmoni me vlerat tradicionale amerikane", pėr tė pėrfunduar mė vonė me njė dozė pesimizmi se "ndonėse morali dhe fuqia jonė nuk duhet tė jenė nė kundėrshtim me njėra -tjetrėn", nė instancė tė fundit, "tė gjitha politikat serioze tė jashtme doemos nisen nga nevoja pėr tė mbijetuar (the need for survival).

Ligji dhe demokracia
Ajo qė ėshtė interesante te realizmi politik ka tė bėjė me faktin se nuk e merrte parasysh ndikimin e kurrfarė ideologjie. Pėr ndryshim nga "njohėsit" kosovarė tė politikės, qė gati sa nuk u sfilitėn duke gjuajtur "shtriga staliniste" nė hapėsirėn edhe ashtu tė ngushtuar politike tė Kosovės, ai edhe idealizmin politik e konsideronte si filozofi naive qė nuk mund t'a kuptonte realitetin e politikės sė fuqisė dhe i cili, pėr shkak tė ngarkesave me moralizime, tė ēonte qoftė nė tėrheqje dhe izolim nga njė botė e papėrsosur, qoftė nė njė intervenim pėr t'i ndrequr tė gjitha paudhėsitė e saj. Realizmi politik, nė tė vėrtetė, e shprehte rezignacionin ndaj realitetit politik tė pas-Luftės sė II-tė Botėrore. Mirėpo, paralelisht me forcimin e realizmit politik, kah fundi i viteve '80 teorikėt dhe burrat e shtetit sovjetik kishin filluar t'i kontestonin hapur postulatet e teorisė marksiste. Eduard Shevernadze, p.sh., me 1988 shkruante se "koekzistenca nuk mund tė indentifikohej me luftėn e klasave", kurse M. Gorbaēov e shpjegonte perestrojkėn si "revolucion legal qė kishte pėr qėllim ta pengonte koncentrimin e fuqisė sė tepruar nė duar tė pakicės me qėllim qė shoqėria tė udhėhiqej me parimin e sundimit tė ligjit". Njė kthesė e tillė marramendėse nė teorinė sovjetike tani i jepte krah riafirmimit tė idealizmit politik nė Perėndim. Mirėpo edhe ky tani kishte evoluar: e pranonte se demokracia kishte zhvilluar luftėra, por institucionet demokratike, tė cilat nė instancėn e fundit e kushtėzonin agresivitetin e politikės sė shtetit tė dhėnė, mund tė evoluonin: "Demokracia mishėronte kriteriume rigoroze tė sundimit tė shumicės dhe tė drejtave tė pakicės. Sundimi i shumicės do tė thotė se tė gjithė njerėzit e kanė tė drejtėn e votės, ndėrsa ata qė zgjidhen i japin llogari votuesve nė intervale tė shpeshta dhe tė rregullta". Pėrfaqėsuesit e zgjedhur e kanė pėr detyrė t'i informojnė pėr ato qė bėjnė, por edhe t'i furnizojnė me informata tė nevojshme pėr tė ushtruar kontroll mbi ta, i cili pastaj rregullohet me mekanizma tė veēantė. Teorikisht, megjithatė, tė drejtat e pakicės duhet tė jenė nė kundėrshtim me tė drejtėn e sundimit tė shumicės, por sipas Stenly Koberit ky botėkuptim ėshtė i gabuar: "Siē e demonstrojnė konfliktet etnike tė kohėve tė fundit, -shkruan ai -shumicat mund tė ndryshojnė me kohėn, dhe sundimi i shumicės, nė mungesė tė tė drejtave tė garantuara tė pakicės, ėshtė reēetė pėr katastrofė. Tė themi megjithatė mė shkoqur: garancitė mbi tė drejtėn e pakicave, tė cilat mund tė vendosen vetėm me pajtimin e shumicės, e shėnojnė respektin e tė dobėtit nga ana e tė fortit. Ky sistem i vlerave tė respektit pėr ligjin mė parė se pėr forcėn ėshtė siguria mė e mirė e rendit dhe e stabilitetit, qoftė atij tė brendshėm, qoftė atij tė jashtėm ndėrkombėtar" (Stanley Kober, Idealpolitik, op.cit.). Nė harmoni me kėto botėkuptime, idealizmi politik tani shpjegonte se shkaqet e Luftės sė II-tė Botėrore nuk duhej kėrkuar nė konfliktet e interesave tė imperatorive koloniale por pikėrisht nė Kushtetutėn e Weimarit. Kjo Kushtetutė, nė vend tė botėkuptimit amerikan mbi tė drejtat e patjetėrsueshme tė individit, ato ia kishte nėnshtruar kolektivitetit. Rene Brunet nė The New German Constitution /1922/ lidhur me kėtė vėrente se "liritė individuale jo vetėm nuk ishin edhe mė tutje qėllim nė vete, por as qė pėrbėnin akoma njė tė mirė tė pavarur nė vete. Ato nuk kanė mė vlerė dhe nuk mund tė mbrohen pėrveē nė masėn qė shėrbejnė pėr ta kryer kėtė detyrė sociale" (ibd.).
Demokracia qė nuk i garantonte tė drejtat individuale nuk mund tė zgjaste shumė. Abraham Linkolni qė moti kishte vėnė re se "shumica qė bėhej zap me kontrollin dhe me pėrkufizimet kushtetuese... ėshtė sovrani i vetėm i vėrtetė i njė populli tė lirė. Kushdo qė e refuzon kėtė, doemos ka pėr tė rėnė, qoftė nė anarki, qoftė nė despotizėm" (cit. sipas Kober, ibd.). Andaj Hitleri kishte rėnė nė despotizėm dhe e kishte ndėrtuar njė diktaturė militariste tė fashizmit qė e kishte nxitur luftėn! Ndryshe nga realizmi, idealizmi politik tani iu kthye konceptit tė Adam Smithit lidhur me grumbullimin e pasurisė si fuqi. Zgjerimi perandorak, me fjalė tė tjera, e sė bashku me kėtė edhe kontrolli gjeopolitik i territoreve tė huaja, nuk ishin mė burim i fuqisė ekonomike dhe politike tė shtetit. Sikundėr qė e vė re Karlo Kipola nė The economic Decline of Empires (1970) "njė perandori nė mėnyrė tė pashmangshme cilėsohet nga njė numėr i madh institucionesh sklerotike" tė cilat "i pengojnė ndryshimet pėr hir tė ekzistencės sė vet" (ibd.). Pėr kėtė shkak, pasuria e kombit nuk varej edhe mė tutje nga shkalla e kontrollit direkt dhe nga veēoritė ekonomike tė territorit tė kontrolluar, por, siē thoshte Adam Smithi: "Nė rend tė parė nga mjeshtėria, gjeturia dhe gjykimi me tė cilat janė tė pajisur punėtorėt, dhe sė dyti, nga proporcioni i numrit tė atyre qė janė tė zėnė me punė tė dobishme dhe tė atyre qė nuk punojnė". Nga ky postulat i dikurshėm i Adam Smithit, nė rrethana tė ndryshuara tė braktisjes sė sistemit kolonial, nuk ishte vėshtirė tė pėrfundohej se fuqia e punėtorėve tė vendeve tė zhvilluara duhej qė nė mėnyrė konstante t'i pėrsoste mjeshtėritė e veta duke vazhduar tė prodhonte mallra dhe shėrbime tė reja qė t'i ndihmonin nxjerrjes sė superprofitit. Ishte konstatuar pėrfundimisht se kontrolli politik mbi popullin qė atė e urren ėshtė bazė jostabile pėr njė rritje tė vazhdueshme ekonomike, sepse pėrpjekjet pėr ta mbajtur atė nėn kontroll, me kohė "do tė rezultojnė nė shpenzime kolosale tė qeverisė qė do ta provonte njė gjė tė tillė" (ibd.).

Kanti dhe ligji
Ishte tėrėsisht e natyrshme qė edhe sovjetikėt tė kishin ardhur nė pėrfundime tė ngjashme por pėr arsye jo tėrėsisht identike. Tani nuk ishte fjala pėr sklerotizimin e sistemit qė e vėrente Kipola, por pėr paralizimin dhe pėr plogėshtimin e tij krahas nevojave tė rritura pėr modernizim. Pėr kėtė shkak ata e braktisėn besimin mbi nevojėn e fitores sė socializmit nė botė dhe e akceptuan kontrollin parlamentar mbi forcat eventuale luftėnxitėse. Sipas njė artikulli tė botuar nė numrin e janarit tė vitit 1988 nė revistėn «Komunist» tė PK tė BRSS "nuk ekzistojnė forca me ndikim politik, qoftė nė Evropėn Perėndimore, qoftė nė SHBA, qė tė mund tė ndėrmerrnin ndonjė agresion ushtarak kundėr socializmit". Sipas tij, institucionet demokratike amerikane, edhe po tė ekzistonin ato forca, do ta pamundėsonin njė agresion tė tillė tė shkallės sė lartė. Demokracia borgjeze tani shėrbente si barrierė definitive nė rrugėn e shpėrthimit tė njė lufte tė tillė. Konstatime tė tilla logjikisht tė ēonin tek pėrfundimi se luftėra tė mėdha mund tė zhvillonin vetėm ato vende ku nuk ekzistonin institucione tė tilla demokratike, d.m.th. pikėrisht si nė Bashkimin Sovjetik. Andaj rrugėdalja nga lufta nė Afganistan u gjet edhe nė ndėrtimin e sistemit tė mendimit qė mė vonė u pėrfshi me emrin «Perestrojka»: "Pėrdorimi i forcave tė armatosura jashtė vendit, - shkruante M. Gorbaēovi, -pa sanksionimin e Sovjetit Suprem ose tė Kongresit, ka pėrfunduar kategorikisht njėherė e pėrgjithmonė". Nė njė numėr tė mėvonshėm (qershor, korrik) tė po atij viti, revista nė fjalė pėrmbante njė tekst tė Vlladimir Kudravcievit dhe tė Jelena Lukashevės (doktore e shkencave juridike) ku pohohej se marksistėt kishin gabuar nė kritikėn e tyre tė ndarjes sė pushtetit dhe tė sundimit tė ligjit (parime tė organizimit tė pushtetit politik nė Perėndim, tani edhe kėtu) : "Baza filozofike e parimit tė sundimit tė ligjit ėshtė formuluar nga Kanti -pohonin ata. Nė tė vėrtetė Imanuel Kanti nė veprėn e tij tė vogėl «Paqja e pėrjetshme» tė botuar me 1795, konsideronte se paqja e pėrjetshme nuk mund tė ishte produkt i balancės sė fuqive, por i njė qeverie republikane si nė Amerikė. Duke i admiruar parimet e Revolucionit Amerikan, ai e hidhte poshtė merkantilizmin ekonomik si dhe botėkuptimet gjeopolitike, nė favor tė tezave tė cituara tė Adam Smithit. Ashtu si idealizmi politik nė Amerikė, edhe teoria sovjetike kishte ardhur nė pėrfundim se kontrolli i urryer politik i territoreve tė huaja nuk mund tė ishte as bazė solide e zhvillimit tė mėtejshėm ekonomik dhe as e modernizimit. Pėr njė gjė tė tillė, nėse nuk do tė ishte e mundshme pėrsosja e menjėhershme e aftėsive tė klasės punėtore, atėherė mė adekuate do tė ishte tregtia. Andaj, nė qoftė se kėsaj i shtohet edhe besimi se institucionet demokratike nė Perėndim nuk do tė lejojnė ndonjė luftė eventuale antisovjetike, atėherė, nė instancėn e fundit, sigurimi sovjetik nuk garantohej me hendeqe territoriale dhe as me fuqinė e forcave tė armatosura sovjetike. Kjo gjė i mundėsonte Bashkimit Sovjetik qė tė tėrhiqej nga Evropa Lindore dhe Mihal Gorbaēovi tė deklaronte se "faktori kyē i mendimit tė ri ėshtė koncepti i lirisė sė zgjedhjes... Tė kundėrshtohet liria e zgjedhjes do tė thotė t'i kundėrvihesh tendencės objektive tė vetė historisė". Ndėrkaq Eduard Shevernadze do tė shtonte se "imazhin e shtetit e pėrbėn qėndrimi i tij ndaj qytetarėve tė vet, respekti pėr tė drejtat dhe liritė e tyre dhe njohja e sovranitetit tė individit". Mirėpo teoria sovjetike pikėrisht kėtu nuk ėshtė e shkoqitur, dhe as qė mund tė jetė e shkoqitur gjer nė fund. Sovraniteti individual ėshtė nė themel tė teorisė amerikane: "Parimi amerikan, nga ana tjetėr, - shkruan Stanly Kober, -ėshtė vetėvendosja individuale dhe jo vetėvendosja nacionale". Ndryshe nga francezėt, tė cilėt besojnė se "baza e gjithė sovranitetit qėndron esencialisht te kombi (Deklarata franceze mbi tė drejtat e njeriut dhe tė qytetarit), amerikanėt konsiderojnė se nė shtetet multietnike dhe nė botėn multinacionale -nuk mund tė ketė bazė tjetėr pėr ruajtjen e paqes pos garantimit tė drejtave dhe lirive mbi baza individuale dhe jo kolektive. Pėrderisa e besojmė njė gjė tė tillė, atėherė "koncepti i kombit pėr amerikanėt ėshtė irelevant". Por jo edhe pėr sovjetikėt. Perioda e zhvillimit socialist atje ishte e mbushur me lavdata pėr afirmimin e kombeve, tė kombėsive dhe tė nacionaliteteve, dhe kjo gjė nuk mund t'u mohohet aq lehtė. Andaj akceptimi i variantit amerikan mbi tė drejtat e njeriut dhe tė qytetarit nė Bashkimin Sovjetik normalisht ka pėrfunduar nė konceptin mbi BRSS-nė si shtet - asociacion i republikave sovrane dhe tė barabarta, por jo edhe nė shtimin e numrit tė tyre (qė do tė ishte gjithashtu teorikisht e logjikshme) apo nė pavarėsimin e plotė tė atyre ekzistuese apo tė pranuara.

Shqiptarėt dhe proceset integruese
Procesi i sipėrpėrmendur nuk ka pėrfunduar as nė Bashkimin Sovjetik, as nė Evropė dhe as nė Jugosllavi. Vėrtetė ėshtė e vėshtirė tė pritet qė procesi i tillė tė pėrfundojė me konstituimin e 58 njėsive tė ndryshme kushtetuese, a tė mbi 100 nacionaliteteve nė republika sovrane dhe tė pavarura tė Bashkimit Sovjetik, njėsoj sikur do tė ishte e vėshtirė tė pritej se pakicat turke, rome, serbomalazeze e myslimane nė Kosovė ose katolikėt e Mirditės apo etnosi grek i Dropullit nė Shqipėri tė konstituohen si kombe tė veēanta dhe nė republika sovrane dhe tė pavarura. Midis ekstremizmit tė majtė dhe ekstremizmit tė djathtė njėmend ekzistojnė shumė pika tė pėrbashkėta jo vetėm pėr shkak se e reflektojnė njėri-tjetrin, por edhe sepse qė tė dy ata nė ēėshtjen nacionale rėndom pėrfundojnė nė relativizimin ekstrem tė rolit tė shtetit apo edhe nė folklorizimin e kėtij roli pėr kombet mė tė vogla. Njė gjė e tillė duket se akoma i takon sferės sė fantastikės politike, por njė pjesė e intelektualėve shqiptarė nė Kosovė megjithatė seriozisht e beson njė mundėsi tė tillė. Ata nisen nga besimi jo fort i pabazuar, se Evropa sė shpejti do tė bashkohet, se kufijtė shtetėrorė do tė suprimohen dhe se, prandaj, do tė hapen mundėsi tė pakufizuara pėr krijimin e feudeve tė tyre tė vogla. Ata vetėm sa nuk e thonė hapur, akoma jo nė mėnyrė rezolute, se nė rrethana tė tilla nuk na duhet kurrfarė republike, pasi qė nuk do t'ia vlente barra qiranė tė luftosh pėr diēka qė edhe ashtu ėshtė e destinuar tė zhduket. Ndoshta edhe pėr kėtė shkak rinia e Kosovės pothuajse u shpėrngul e tėra nga Kosova. Pohohet se tashmė janė shpėrngulur afro 300.000 tė rinj, tė shumtėn nė Gjermani dhe nė Zvicėr. Pohohet se atje me tė madhe janė duke u martuar me evropiane dhe kėshtu procesi i "evropeizimit" tė tyre shprehimisht ėshtė nė pėrfundim e sipėr. Mirėpo, asimilimi nuk ėshtė evropeizim. Nga ana tjetėr, "njohėsit" e politikės nė Kosovė duhet ta kuptojnė (dhe sa mė parė ta kuptojnė kėtė aq mė mirė do tė jetė) se proceset integruese tė Evropės nuk e kanė pėr qėllim, dhe as qė mund ta kenė pėr qėllim, deklarativ apo sekret, rivendosjen nė Evropė tė universalizmit kishtar tė mesjetės sė hershme. Universalizimi i konceptit mbi tė drejtat e njeriut dhe tė qytetarit si dhe tė parimeve demokratike nė Evropė, e ka pėr qėllim ndėrtimin e njė Evrope tė re, bashkimin e saj mbi baza tė dialogjikės, (jo tė dialektikės, ndonėse rezultati mund tė jetė i njėjtė), por ėshtė me rėndėsi intenca qė lidhet me ruajtjen e identiteteve kombėtare; integrimin ekonomik, qarkullimin e lirė tė ideve, mallrave dhe vlerave, tė cilat do ta mundėsonin zhvillimin e saj tė mėtejshėm dhe forcimin si fuqi.
Ky ėshtė njė integrim i mbėshtetur nė proceset e brendshme qė e kanė logjikėn e vet imanente. Nė qoftė se kjo logjikė e brendshme do tė rezultojė nė relativizimin e rolit tė kombeve mė tė vogla nė favor tė kombeve mė tė mėdha, atėherė detyra e intelektualėve tė kombeve tė vogla do tė duhej tė konsistonte nga ajo qė tė luftonin pėr instrumentalizimin e shtetit nė funksion tė zhvillimit dhe kultivimit tė identiteteve tė njėmendta tė kombeve tė tyre. Fjala ėshtė pėr kombet e ngulitura nė territoret e tyre shekullore, tė cilat nė krahasim me pjesėtarė tė kombeve tė tjera janė nė shumicė, ndėrsa nė krahasim me kombet tjera brenda shtetit tė dhėnė multietnik, proporcionalisht nuk janė edhe aq tė vogla. Pėr kėtė shkak lufta pėr jetėsimin e Republikės sė Kosovės nė tė vėrtetė ėshtė luftė pėr ekzistencėn e Kosovės, jo si konotacion gjeografik, por politik. Ata qė kėtė nuk dėshirojnė ta kuptojnė, tashmė ndodhen me njė kėmbė nė Evropė, por shpopullzimi i Kosovės nuk ėshtė nė interes tė askujt dhe kėtė as qė do ta lejojė populli nė Kosovė.
Zhvillimi i proceseve tė pėrmendura integrative ėshtė e vėrtetė se ndihmohet nga bartėsit kryesorė tė tyre - shtetet e zhvilluara tė Evropės (Bashkėsia Ekonomike), por edhe nga SHBA-tė. Ėshtė e natyrshme qė ato ta ndihmojnė zgjerimin e proceseve tė kėtilla nė ato vende dhe nė ato shtete ku ato akoma nuk janė zgjeruar plotėsisht dhe ku nuk janė thelluar akoma. Mirėpo, pikėrisht kėtu paraqitet "thembra e Akilit": Njė shtytje e kėtyre proceseve qė nuk do t'i merrte parasysh specifikat e realitetit politik tė kėtyre vendeve ėshtė rrezik tė konsiderohet si imponim i proceseve tė kėtilla dhe tė shkaktonte kundėrvėnien afatgjatė tė forcave tė ndryshme politike. Nė rrethana tė kundėrvėnies sė kėtillė, siē po ngjet aktualisht nė Jugosllavi, ėshtė e mundshme fitorja e njėrės apo e palės tjetėr, por pėr njė kohė relativisht tė gjatė nuk do tė jetė i mundshėm qetėsimi i kėnaqshėm i situatės dhe as integrimi i vullnetshėm i Evropės, sepse njė integrim i Evropės mbi baza tė fitores sė njėrės palė presupozon mbėshtetjen nė aleatėt e saj dhe frenimin apo shtypjen e kundėrshtarėve. Hipotetikisht do tė ishte p.sh., e mundshme mundja e sllavėve dhe integrimi i tyre nė baza tė kėsaj mundjeje. Mirėpo, ēfarė do tė ishte perspektiva e Evropės nė qoftė se, p.sh., nesėr do tė forcohej aq shumė njėra nga shtetet sllave, si p.sh., Rusia, saqė Evropa tė paraqiste njė kafshatė tė vogėl pėr tė? A do ta kishim pastaj njė integrim tė ri mbi baza tė fitores ruse apo njė luftė tjetėr botėrore? Njė Evropė tė tillė tė ndarė me Murin e Berlinit tashmė e kishim. Secila nė sferėn e vet i presupozonte aleatėt dhe kundėrshtarėt. Nė Evropėn Perėndimore, nė plan tė jashtėm, ndodhej njė gjysmė Gjermanie e kontrolluar prej aleatėve kryesorė tė luftės, tė cilėt mbėshteteshin nė shtetet-aleate, satelite tė tyre, ndėrsa nė planin e brendshėm mbėshteteshin nga shtresa tė caktuara shoqėrore tė cilat me metoda tė ndryshme e pengonin aktivizimin e plotė nė jetėn politike tė forcave kryesisht tė majta. Njė skenė e ngjashme ndodhej edhe nė Lindje. Atje ishte gjysma tjetėr e Gjermanisė nėn kontrollin e shtetit kryesor ngadhėnjimtar tė luftės (BRSS) qė mbėshtetej nė kontrollin e shteteve tjera tė Evropės Lindore, me pėrkrahjen e forcave tė pakta komuniste dhe me shtypjen e forcave tė djathta, por edhe tė masave tjera tė pėrcaktuara pėr demokraci dhe pėr pluralizėm politik. Bashkimi i Gjermanisė u arrit nė mbėshtetje tė proceseve integruese tė cilat teorikisht e synojnė fshirjen apo tretjen e kėtyre ndasive dhe tė hierarkisė sė tyre tė brendshme. Nė kėtė mėnyrė supozohet edhe bashkimi i Evropės. Bashkimi i Gjermanisė realisht u arrit edhe nė mbėshtetje tė mundjes ekonomike tė palės tjetėr. Gojėkėqijtė do tė thoshin se ajo u "shit" nga rusėt me para tė majme.
Realisht, ndoshta edhe bashkimi i Evropės do tė arrihet nė mbėshtetje tė mundjes ekonomike. Gojėkėqinjtė do tė thoshin se tani puna ėshtė "tė milet" njė ēmim sa mė i shtrenjtė pėr integrimin nė Evropė, e cila edhe ashtu do tė bėhet. Mirėpo, gjėrat nuk bėn tė shikohen sipėrfaqėsisht, sepse nė tė dy rastet, si dhe nė realitet, mundja nuk ėshtė e plotė. Nga ky aspekt, mundja, edhe po tė ishte e plotė, e presupozon zhvendosjen dhe rrotullimin e pozitės sė aktorėve. Nė plan tė jashtėm, p.sh., mund tė vijė, dhe tashmė ka ardhur, gjer te forcimi i tillė i Gjermanisė (80 milion banorė, tė ardhurat e shumėfishuara nacionale, etj.), i cili po tė lejohej i lirė dhe i pakontrolluar nga marrėveshjet dhe instrumentet e Helsinkit, doemos do tė rezultonte nė ndryshimin e pozitės sė stabilizuar nė stacion kryesor tė policisė evropiane, kurse aleatėt e saj tė natyrshėm do tė shndėrroheshin nė stacione ndihmėse. Ndėrkaq, nė plan tė brendshėm, forcat udhėheqėse gjermane do t'i pėrkrahnin, por edhe do ta gėzonin pėrkrahjen e plotė tė forcave tė ngjashme tė aleatėve natyralė tė saj. Ėshtė interesant se po tė gjykohet me logjikėn e forcės dhe nė mbėshtetje vetėm tė indikatorėve sasiorė (kuantitativė) njė gjė e tillė do tė ishte edhe e natyrshme tė ngjajė, dhe ėshtė duke ngjarė. Shumė njerėz, ndėr ta edhe intelektualė shqiptarė, jo vetėm se mendojnė, por edhe preferojnė qė njė ditė Shqipėria (eventualisht e bashkuar) ta lozė rolin e njė Izraeli tė vogėl Ballkanik. Ėndrra tė kėtilla reflektohen aty-kėtu edhe nė shkrimet e shtypit tė pėrditshėm shqiptar nė Kosovė. Mirėpo, njė rezonim i tillė politik nuk do mend se sillet nė suaza tė mendimit gjeopolitik. Ai ėshtė nė kundėrshtim me trendet aktuale, jo vetėm tė proceseve integruese nė Evropė, por edhe me pėrmbajtjen e brendshme tė synimeve pėr universalizimin e demokracisė. Shkenca gjermane ėshtė pėrplot me hulumtime tė shkaqeve reale tė humbjes sė dy luftėrave botėrore, andaj aspiratat pėr kontrollim politik (tė urryer) tė territoreve tė huaja nė rrethana tė tanishme, kur protagonistėt kryesorė tė njė politike tė tillė tashmė i kanė braktisur ambiciet e tilla, pėr Gjermaninė, si pėr kėdo tjetėr, do tė ishin njė anakronizėm i vėrtetė, tėrėsisht jashtė kohe. Ajo mund tė aspirojė njė ndikim politik qė do tė rezultonte nga niveli i lartė i zhvillimit ekonomik dhe teknologjik, por do tė ishte nė kundėrshtim me interesat reale gjermane, po tė provohej "pėrkthimi" i kėtij ndikimi nė njė kontroll rigoroz politik.
Nga ana tjetėr, jo vetėm frika se do tė ngjante diēka e tillė, por edhe inercioni i sė vjetrės, mentaliteti robust hegjemonist serbomadh i atij mentaliteti militarist i cili me 1981 kujtonte se brenda njė dite do tė marshonte nė Tiranė, e shtyri palėn tjetėr t'i kundėrvihet edhe asaj qė ėshtė e pamundur t'i kundėrvihesh -tendencės historike pėr bashkimin e Evropės; jetėsimit tė Republikės sė Kosovės; zgjidhjes definitive tė ēėshtjes shqiptare. Nė njė tekst tjetėr (shih «Shqiptarėt dhe ēėshtjet vitale tė kombit», punim i kumtuar nė simpoziumin shkencor «Shqiptarėt dhe Evropa dje, sot dhe nesėr» tė mbajtur me 6-9 qershor 1991 nė Prishtinė) nė mėnyrė tė argumentuar janė shkoqitur tezat se bashkimi i Gjermanisė nuk ishte bėrė pėrkundrejt interesave dhe pėr inat tė Bashkimit Sovjetik, por pėr hir dhe nė kontekst tė bashkimit tė Evropės qė ishte interes mė i madh dhe mė i rėndėsishėm edhe pėr vetė sovjetikėt.
Nė analogji me kėtė konstatim, Republika e Kosovės nuk u konstituua pėr inat tė serbėve e pėr dhunė tė tė tjerėve, por se ishte e drejtė e popullit shqiptar nė Jugosllavi; kurorėzim i natyrshėm i procesit tė rritės nė Kosovė dhe rezultat i pritur i proceseve tė pjekurisė politike nė vend e mė gjerė. Nė kėtė kontekst, Kosova jo vetėm qė i ndihmoi proceset integruese tė Evropės, por edhe ishte ndėr iniciatorėt e universalizimit tė parimeve dhe tė vlerave demokratike nė Evropė.

Republika nė kontekst tė situatės
Shkencėrisht ėshtė vėrtetuar pothuajse plotėsisht se shqiptarėt rrjedhin nga ilirėt dhe se gjuha shqipe ėshtė variant i zhvilluar i ilirishtes. Vetėdija mbi pėrkatėsinė nė ndonjė kolektivitet tė caktuar nacional zhvillohet gjatė kontaktimit me tė tjerėt. Me atė rast ėshtė me rėndėsi se fillimisht zhvillohet njė vetėdije mbi atė se "ēka nuk jam", e pastaj kėrkohen edhe pėrgjigjet mbi atė se "ēka jam". Nė fillim sigurisht, ashtu siē konstaton edhe shkenca, duhet tė kenė vėnė re se e flisnin njė gjuhė tė veēantė nga tė tjerėt, njė gjuhė tė veten qė nuk kishte gjė tė pėrbashkėt me greqishten e vjetėr, me latinishten, as mė vonė me variantet e gjuhėve sllave, dhe nė fund me turqishten. Ėshtė irelevante pėr qėllimin e kėtij teksti tė dihet se si e quanin ata veten, por ėshtė me rėndėsi tė konstatohet se aty fillon zhvillimi i vetėdijes mbi atė se i pėrkisnin njė kolektiviteti tė veēantė qė e fliste njė gjuhė e cila shtrihej nė njė territor tė caktuar dhe kishte interesa tė veēanta nga tė tjerėt, por mund tė kishte edhe ndonjė interes tė pėrbashkėt. Shumė mė vonė kjo u quajt si vetėdije mbi pėrkatėsinė nacionale, qė mbetet e pėrbashkėt dhe unike pėr tė gjithė shqiptarėt kudo qė jetojnė. Gjatė historisė, rrethana dhe faktorė tė ndryshėm politikė u pėrpoqėn qė ndėr shqiptarėt ta shuajnė ose ta zhdukin vetėdijen nė fjalė, por paralelisht me kėtė, ose nė luftė pėr ruajtjen e unit tė vet, zhvillohet edhe vetėdijėsimi politik mbi pozitėn dhe mbi interesat e pėrbashkėta kolektive. Vetėdija kolektive politike pėr t'u konstituuar si komb nė Jugosllavi ėshtė produkt i zhvillimit tė pas Luftės sė Dytė Botėrore dhe sidomos pas vitit 1981. Ajo ishte e lidhur me perceptimin e faktorit tė jashtėm dhe me mundėsinė e realizimit tė bashkimit tė trojeve shqiptare.
Nė rrethana tė drejtpeshimit bipolar tė forcave ndėrkombėtare, ish-federata jugosllave lozte rolin e njė tampon-zone me rėndėsi tė veēantė pėr sistemet globale tė forcave (Pakti i NATO-sė dhe Traktati i Varshavės). Republika e Kosovės, nė rrethana tė tilla, ishte njė hap pėrpara nė zgjidhjen e ēėshtjes shqiptare; nė realizimin e tė drejtave kolektive nacionale shqiptare, ishte njė akceptim i realitetit tė dhėnė politik dhe njė avancim me rėndėsi i pozitės sė tyre brenda atij realiteti. RSP e Shqipėrisė atėbotė e zhvillonte njė politikė tė pavarur tė jashtme, por nuk ishte nė gjendje tė ndikonte nga pozitat e forcės nė ndryshimin e atij realiteti dhe as tė pozitės sė shqiptarėve brenda Jugosllavisė. Megjithatė, pėr shkak tė ngecjes sė zhvillimit ekonomik si dhe tė atij tė gjithmbarshėm tė shqiptarėve nė Jugosllavi dhe tė mosnjohjes sė realitetit nė Shqipėri, propaganda ideologjike e Shqipėrisė nuk mbetej pa efekt nė Kosovė.
Efekti i tillė nė instancė tė fundit rezultonte si pakėnaqėsi me ndarjen e kombit dhe artikulohej si kėrkesė pėr t'u barazuar me tė tjerėt nė zhvillimin e gjithėmbarshėm shoqėror. Nevojat e zhvillimit s'ka dyshim se do tė artikuloheshin kėsisoj edhe pa propagandėn nga Shqipėria, por ajo me siguri i ka ndihmuar shpejtimit tė procesit. Me fjalė tė tjera, shkaqet pėr ngecjen e vet nė zhvillim pjesa mė e madhe e shqiptarėve i shihte nė pozitėn e vet tė pabarabartė dhe tė subordinuar, gati koloniale, nė Jugosllavi, si dhe nė mungesėn e aparatit tė pėrbashkėt vetjak tė zhvillimit, d.m.th. tė shtetit. Meqenėse rrethanat ndėrkombėtare qė karakterizoheshin me drejtpeshimin e pėrmendur bipolar tė forcave nuk mund ta lejonin bashkimin e trojeve shqiptare, pikėrisht pėr shkak tė ndryshimit tė kėsaj baraspeshe, atėherė ishte fare i natyrshėm orientimi pėr Republikėn e Kosovės. Ky orientim, nė rrethana tė veprimit tė shumė grupeve ilegale, kryesisht tė orientuara pėr bashkimin e trojeve shqiptare, ishte meritė e politikės zyrtare, por edhe e autorit tė kėtyre rreshtave. Kjo ėshtė me rėndėsi tė konstatohet pėr shkak tė implikacioneve qė mund tė kishte nė zhvillimin e mėtejshėm tė ngjarjeve, dhe jo pėr shkak tė tendencave tė pakripė qė tė injorohen faktet, e as pėr shkak tė "dekorimit" a posteriori tė individėve qė nuk kishin pothuaj kurrfarė roli nė shtyrjen e proceseve pėrpara. Kėrkesa pėr Republikė nė esencė ishte kėrkesė pėr evropeizimin e Kosovės, nė qoftė se fjala "evropeizim" kuptohet drejt si tendencė pėr barazimin dhe nivelizimin e zhvillimit me shtetet e zhvilluara tė Evropės, e jo pėr t'i imituar anėt negative tė civilizimit tė saj, tė cilat edhe ajo vetė pėrpiqet t'i eliminojė. Njė dallim i tillė rreth kuptimit tė pėrmbajtjes sė kėtij nocioni nė Kosovė ka qenė prezent edhe para vitit 1981, si edhe pas tij, por ėshtė edhe sot. Tani artikulohet si pritje pasive qė Evropa ta bėjė jetėsimin e Republikės, pa organizim adekuat tė brendshėm dhe pa ndonjė mund pėr shtytje nga brenda. Vetėm nevoja pėr zhvillimin e gjithmbarshėm dhe tė shpejtuar tė Kosovės i nxiti tė rinjtė dhe tė rejat nė luftė demokratike (atėherė kur nuk ekzistonte kurrfarė demokracie) pėr Republikė, e jo qejfi, moda a dėshira pėr ta imituar Evropėn. T'i akuzosh ata qė e lindėn edhe Republikėn edhe demokracinė se nuk e deshėn kėtė tė fundit, do tė thotė se diē nuk ėshtė nė rregull, jo vetėm nė kokat e individėve, por nė raportet nė shoqėri. Tė ndėrpriten proceset, duke e vėnė veten nė krye pa ndonjė meritė tė veēantė, pasi tė jenė bėrė akuza tė tilla tė rėnda dhe shkelje tė ēoroditura tė bartėsve tė kėtyre proceseve, e pastaj tė vraposh nėpėr Evropė dhe Amerikė me shpresė se ata, faktorėt e jashtėm, do ta bėjnė kompletimin e proceseve nė Kosovė, nuk ėshtė vetėm bajraktarizėm (kjo do tė ishte e keqja mė e vogėl), por manipulim me interesat mė vitale tė Kosovės, nė qoftė se jo vetėm injorancė e thellė politike.
Republika e Kosovės atėbotė nuk e cenonte integritetin territorial tė Jugosllavisė dhe as baraspeshėn bipolare tė forcave. Ajo nuk mund tė ishte kundėr interesave globale tė palėve rivale. Pėrkundrazi, Republika e tillė e Kosovės nuk do tė ishte vetėm nė funksion tė zhvillimit tė Kosovės, por edhe nė funksion tė forcimit tė raporteve jugosllavo-shqiptare, si dhe tė vetė Jugosllavisė, andaj, nė mėnyrė indirekte, edhe nė funksion tė stabilitetit dhe tė paqes nė Ballkan dhe nė Evropė. Kėto ishin disa nga tezat kryesore tė zhvilluara gjatė hetimeve nė burg mė 1981, por hetuesit, natyrisht, i kundėrshtonin me pretekstin e dėgjuar mė vonė edhe publikisht, se kinse Republika e Kosovės do ta dobėsonte Serbinė, do ta reduktonte, siē thoshin ata, nė "pashallėk tė Beogradit"!? Pėrderisa na mbanin nė burg dhe na dėnonin rėndė, ishte fare e natyrshme tė gjenin ndonjė pretekst dhe arsyetim, por qysh atėherė ishte fare evidente se ato nuk ishin bindėse as pėr ata vetė. Pėrse atėherė konstituimi i Republikės sė Kosovės u vonua pėr 9 vjet tė plota, kurse jetėsimi i saj akoma shtyhet edhe sot? Nė qoftė se ruajtja e integritetit territorial tė Jugosllavisė ose ruajtja e Jugosllavisė, e jo dominimi nė Jugosllavi, ka qenė interesi i njėmendėt i Serbisė, dhe nė qoftė se Republika e Kosovės nė Jugosllavi njėmend do tė ishte edhe nė funksion tė forcimit tė saj, pėrse atėherė Serbia jo vetėm qė e kundėrshtoi, por akoma vazhdon ta kundėrshtojė jetėsimin e Republikės sė Kosovės?

A zhvillohet lufta pėr interesa ideologjike
Pėrgjigjet nė pyetje tė tilla mund tė jenė tė nduarnduarta, por jo edhe aq tė thjeshta. Njėra nga pėrgjigjet mė tė shpeshta qė lexohet nėpėr faqet e shtypit, qė komentohet e dėgjohet edhe pėrmes ekranit tė TV-sė, lidhet me natyrėn e sistemit nė Serbi, i cili cilėsohet si sistem "serbo-sllavo-komunist", d.m.th. hegjemonist. Pėrgjigja e kėtillė e presupozon faktin se marrėveshja ose dialogu do tė ishte i mundshėm sikur tė suprimohej sistemi nė fjalė. Fakti se nė luftėn nė Kroaci gati njėsoj marrin pjesė edhe pjesėtarėt e partive tjera politike, pra jo vetėm tė PSS, dhe se atė e pėrkrahin edhe udhėheqjet e kėtyre partive, dhe jo vetėm udhėheqja e PSS, e zhvlerėson gati nė tėrėsi kėtė argument. Dhe kjo ėshtė e natyrshme, pasiqė asnjė luftė nė histori nuk u zhvillua pėr interesa ideologjike, por pėr ato vitale ose jetike. Ideologjia, rėndom, me mė pak ose mė tepėr sukses i artikulon dhe i arsyeton interesat e tilla, por nuk mund tė jetė substitucion pėr to.
Nga disa shpjegime a posteriori tė ish-funksionarėve titistė lidhur me atė se ata nuk e deshėn Republikėn "staliniste" ose edhe Republikėn nė federatėn Jugosllave, sikur mund tė kuptohet se nė ndonjė moment, gjatė dekadės sė shkuar, ka qenė i mundshėm konstituimi dhe jetėsimi i Republikės sė Kosovės, bile ndoshta edhe me pajtimin e Republikės Serbe, por qė kėtė e paska refuzuar elita titiste e Kosovės. Natyrisht, kjo ėshtė njė gėnjeshtėr e kulluar. Elita titiste gjatė pjesės mė tė madhe tė dekadės sė shkuar as qė ka pasur haber se ē'po ngjante nė Kosovė, ndonėse politikisht e pėrfaqėsonte Kosovėn. Ndryshe, si mund tė shpjegohet fakti qė vazhdimisht ishte e befasuar me ngjarjet, dhe se gjithmonė ndodhej nė bisht tė tyre, nė vend se t'u paraprinte? Njė ish-funksionar tjetėr titist, por qė ishte mė pak titist, sepse nuk i takonte rrethit tė ngushtė tė titistėve tė organizuar si klikė, kėtė e pranoi hapur nė njė intervistė tė mėhershme dhėnė «Zėrit tė Rinisė»: "Na tradhtuan"-tha ai, duke menduar nė ca premtime tė mėhershme tė instancave mė tė larta lidhur me ngjarjet qė zhvilloheshin nė Kosovė. Nga kjo del pėrfundimi i dytė kategorik se nuk ka qenė nė kompetencė tė titistėve nė Kosovė as refuzimi dhe as pranimi i ēfarėdo Republike tė Kosovės, staliniste ose jo, nė federatė ose konfederatė, nė asociacionin e shteteve sovrane tė ndonjė bashkėsie Jugosllave ose jo. Fakti se nga fundi i viteve '80 u shqetėsua gati e tėrė elita titiste nė Kosovė me rrahje dhe me izolime nuk e tregon "fajėsinė", pėrkatėsisht ,"meritėn" e tyre pėr Republikėn e Kosovės, por pėrkundrazi: insistimin e pushtetit qė mė nė fund edhe ajo tė futet nė kėto procese.

Elita e frikėsuar titiste
Ambasadori amerikan nė Pragė nė njė artikull nė revistėn «Foreign Affairs» me tė drejtė tregonte se si elita politike dhe intelektuale e Ēekosllavakisė ishte tmerruar aq shumė pas intervenimit tė rusėve nė vendin e tyre nė vitin 1968, sa qė mė vonė, pėrkundrejt ndryshimeve tė shteteve pėrreth, pastaj dhe nė vetė BRSS-nė, bile edhe pėrkundrejt aktivizimit tė shumė grupeve jashtė elitės ēekosllavake, ajo nuk lėvizte dot. Ishte dashur qė ai t'i luste rusėt qė t'i aktivizojnė aktivistėt partiakė dhe miqtė e tyre, nė mėnyrė qė mė nė fund elitės intelektuale dhe politike ēekosllavake t'i hiqej frika dhe tė futej nė vallen e demokracisė. Nė analogji me kėtė, elita titiste nė Kosovė ishte frikėsuar aq shumė nga maltretimet dhe dėnimet e tė rinjve gjatė dhjetė vjetėve tė shkuar, gjė qė e dėshmonte dhe me heshtjen e vet, saqė nuk e kishte kuptuar dot detyrėn e mbrojtjes sė tyre. Ėshtė dashur tė organizohej njė reprizė miniaturiale e pėrvojės sė tė rinjve me vetė ish-pjesėtarėt e elitės titiste, nė mėnyrė qė mė nė fund ta kuptonin se duhej tė futeshin nė vallen e demokracisė. Mirėpo pėr ndryshim nga elita intelektuale dhe politike ēekosllovake, elita titiste nė Kosovė, si rėndom, edhe kėtė radhė e teproi:- kukati aq shumė, sa qė gati pėrfundimisht i tmerroi tė tjerėt. Futjen nė vallen e demokracisė ajo nuk e kuptoi si pjesėmarrje tė barabartė nė luftėn pėr demokraci dhe pėr Republikėn e Kosovės, por si mision pėr eliminimin e atyre tė mėparshmėve, dhe tani habitet se si gjėrat nuk ecin dot pėrpara! Elita titiste nė Kosovė edhe kėtė herė tregoi se ajo nuk mund tė emancipohej nga pushteti i vjetėr, se nuk mund tė mendonte me kokėn e vet, por doemos i duhej njė mbėshtetje, nėse jo nė Beograd, atėherė doemos nė Evropė! Thuajse Beogradi ndodhej jashtė Evropės dhe thuajse Evropa nuk e njihte Beogradin, por vetėm elitėn titiste nė Kosovė! Andaj, arsyetimet se ata nuk e deshėn Republikėn e kėtillė apo tė atillė nė Kosovė nuk u duheshin gjė: me pendla tė huaja nuk mund tė kėndohej as kėnga e mėngjesit, dhe as e ditės, sado qė tė dukeshin tė bukura.
Megjithatė, gjėrat duhet vėnė nė kontekstin e tyre real. Pavarėsisht nga ajo se elita titiste nė Kosovė nuk ishte e informuar fare mbi atė qė realisht po ngjante nė Kosovė, ėshtė fakt se ėshtė refuzuar konstituimi i njė republike eventualisht komuniste nė Kosovė dhe nė federatėn Jugosllave. Me kėtė i ėshtė bėrė shėrbim demokracisė (kushtimisht), nė Jugosllavi dhe mė gjerė nė Ballkan, dhe ndoshta edhe nė Evropė. Mirėpo, a ishte njė shėrbim i tillė edhe nė interes tė popullit nė Kosovė dhe tė shqiptarėve nė pėrgjithėsi kjo do tė shihet mė vonė. Do tė varet nga ajo se me ēka do tė shpėrblehet njė shėrbim i tillė? Kthimi i statusit tė autonomisė sipas Kushtetutės sė vitit 1974 apo vėnia e Kosovės apo e shqiptarėve nėn ndonjė status special, zgjidhje tė cilat herėpashere Lordi Kerrington po i formulon pėr serbėt nė Kroaci, me siguri se nuk do tė ishin kurrfarė shpėrblimi adekuat me viktimat e rėna shqiptare gjatė tėrė njė dekade dhe gjatė fillimit tė dekadės sė dytė. Pėrkundrazi, do tė ishte njė manipulim i tmerrshėm me Kosovėn, pavarėsisht nga ajo se republika eventuale komuniste nė Kosovė, sipas kėtyre vlerėsimeve, do ta prishte ekuilibrin bipolar tė pėrmendur mė herėt tė forcave, sepse do ta forconte enverizmin nė Shqipėri, pastaj bllokun e republikave jo mjaft tė zhvilluara nė Jugosllavi; do ta rrezikonte pozitėn e privilegjuar ekonomike tė republikave tė zhvilluara nė Jugosllavi dhe interesat afariste dhe strategjike tė miqve tė tyre. Njė vlerėsim i tillė doemos niset nga teza se regjimi i Sllobodan Millosheviqit nė Serbi ishte vetėm komunist e jo p.sh. nacionalist, se regjimi i tillė do tė pajtohej pastaj me njė republikė tė ngjashme nė Kosovė dhe se Kosova do tė ishte pėrsėri me Serbinė, por nėn Serbi!? Dhe pėrsėri kemi tė bėjmė me njė tezė kryekėput manipulante! Republika e Kosovės kėrkohej tė ishte tėrėsisht e barabartė me tė gjitha republikat tjera nė Jugosllavi d.m.th. ta gėzonte tė njėjtin status si edhe tė tjerat; tė kishte tė njėjtėn lidhje me organet federale (konfederale apo asociative) si edhe tė tjerat; tė njėjtat obligime dhe pėrgjegjėsi si dhe tė tjerat. Nuk do tė ishte nėn Serbi por do tė ishte e barabartė me Serbinė nė ēėshtje tė statusit tė vet. Ndėrkaq, sa u pėrket interesave reale ekonomike, politike apo gjeopolitike (kjo duhet tė kuptohet doemos njėherė e pėrgjithmonė) me Serbinė mund tė kishim apo tė mos kishim interesa tė pėrbashkėta; mund tė zhvillojmė luftė dhe mund tė kultivojmė miqėsinė; mund t'i investojmė energjitė tona pėrkatėse pėr evropeizimin e shpejtė tė vendeve tona, apo sėrish mund ta pėrgjakim historinė; me Serbinė mund tė zhvillonim ēfarėdo raportesh, por as ne as Serbia nuk mund tė zhvendosemi prej vendeve tona; nuk mund ta zgjedhim ndonjė fqinj tjetėr mė tė mirė; dhe nuk mund tė bėhemi mė tė tjerė se ē'jemi. Do tė qėndrojmė aty edhe ashtu siē jemi. Ėshtė mirė tė pėrpiqemi tė bėhemi mė tė mirė. Dhe pėr t'u bėrė mė tė mirė; pėr tė ecur mė shpejt pėrpara; pėr t'i zėnė vendet pėrkatėse aty ku duhet, doemos mė parė duhet tė jetėsohet Republika e Kosovės. Ky ėshtė interesi vital i Kosovės, por edhe i tė gjithėve nė Ballkan. Nuk ekziston ndonjė rrugė tjetėr.

Shtetet nė rolin e xhandarit rajonal
Zhvillimi kapitalist, nga ana tjetėr, nė gjithė historinė e vet dhe nė tėrė hapėsirėn e botės gjithmonė ėshtė mbėshtetur nė ligjin e zhvillimit tė pabarabartė - nė hapėsirė e ka mbėshtetur zhvillimin e njė rajoni tė caktuar, i cili pastaj ėshtė dashur tė tėrheqė pas vetes zhvillimin e rajoneve tė tjera. Nėse ka qenė fjala pėr komplekse shtetesh, ėshtė forcuar njė gjer nė dy apo tri shtete, tė cilat, pos rolit tė modelit zhvillimor, luanin edhe rolin e xhandarit rajonal (Izraeli dhe Irani nė kohėn e Shah Pahlavisė dhe Iraku mė vonė) nė Lindjen e Mesme: Republika Jugafrikane dhe Rodezia e dikurshme nė Afrikė; Brazili nė Amerikėn Latine. S'ka dyshim se nė zhvillimin ekonomik tė Jugosllavisė, republikat veriore, dhe ndoshta ndonjė rajon i caktuar brenda Serbisė, kanė lozur njė rol tė tillė tė modelit zhvillimor. Dikush kėtė mėnyrė tė zhvillimit brenda hapėsirave tė caktuara dhe mbėshtetjen nė zhvillimin e punkteve tė veēanta e ka quajtur subimperializėm, duke menduar me kėtė mė tepėr mbi njė taktikė imperialiste tė kontrollit mbi hapėsirat rreth e pėrqark. Ėshtė quajtur kėshtu duke e pasur parasysh ndarjen e atėhershme tė botės nė sisteme tė kundėrta politike dhe luftėn e tyre konkurrente. Sot nė Evropė vėrtetė ėshtė suprimuar sistemi komunist, por meritėn mė tė madhe pėr kėtė duket se e kanė pikėrisht punktet nė fjalė. Nė Evropė gjithashtu ka akoma rajone tė pazhvilluara dhe aty gjithsesi edhe mė tutje vepron ligji i zhvillimit tė pabarabartė ekonomik. Republika e Kosovės me angazhimin e vet do tė duhej t'i zbuste efektet negative tė tij. Me fjalė tė tjera, nuk ka kurrfarė dyshimi se lufta nė Kroaci, nė tė cilėn tė dy palėt etiketohen me konotacione ideologjike (serbo-komuniste, ustasho-fashiste, etj.), nė esencė po zhvillohet pėr sigurimin e njė pozite mė tė mirė ekonomike nė njė pėrtėritje eventuale tė Jugosllavisė. Nga ky aspekt, te kundėrshtarėt nė fjalė ekziston njė disproporcion evident: Kroacia dhe Sllovenia janė mė tė zhvilluara dhe modeli i ri eventual i rregullimit tė raporteve nė Jugosllavi do tė duhej t'ua siguronte kėtė pėrparėsi edhe mė tutje; ndėrkaq Serbia ėshtė mė pak e zhvilluar se ato, por mė e madhe me territor dhe me numėr tė popullsisė, pastaj edhe mė e fortė nė pikėpamje ushtarake. Ajo do tė dėshironte ta ruante pozitėn e vet politike nė Jugosllavinė e tretė eventuale, me shpresė se me njė politikė mė nacionale, do tė mund tė arrinte shkallėn e zhvillimit ekonomik tė simotrave veriore, dhe nė perspektivė, eventualisht t'ua tejkalojė. Ajo qė nė Serbi mund tė quhet mbeturinė e ideologjisė komuniste duket se ėshtė pikėrisht vetėdija mbi interesin nacional tė zhvillimit nė perspektivė. Dhe kjo aspak nuk ka tė bėjė me "ndryshkun" e mendjes sikur qė nganjėherė mendohet dhe shkruhet ndėr ne. Nga kjo vetėdije ajo nuk mund tė heq dorė, bile as me humbje tė betejės. Nga ana tjetėr, duket fare evidente se republikat veriore nuk mund ta pranojnė pėrtėritjen eventuale tė njė Jugosllavie ku sėrish politikisht do tė dominonin serbėt. Rrugėdalja nga ky rreth magjik ose do tė gjendet nė kompromisin brenda kufijve tė tanishėm tė Jugosllavisė, ose edhe nė ri-rregullimin e raporteve nė Ballkan. Pėr kėtė tė fundit ekziston rreziku real qė tė mendohet se shqiptarėt do tė duhej ta paguanin tagrėn e pajtimit eventual tė vėllezėrve sllavė. Kjo ka ngjarė tashmė nė tė kaluarėn. Do tė ishte tragjike tė ngjajė sėrish. Mirėpo, ėshtė edhe mė keq tė mos jesh i vetėdijshėm pėr kėtė.

Krushė e Madhe, Dhjetor 1991

vazhdon nė pjesėn e dytė
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] “NOVA REPUBLIKA SRPSKA” NĖ KOSOVĖN VERIORE (?!) (2008-07-17 14:42:38 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Republika e Kosovės ka aplikuar pėr anėtarėsim nė FMN dhe Bankėn Botėrore (2008-07-11 11:33:58 nga admin2)
[ Opinione ] Shqiptarėt nė Maqedoni dhe Republika e Kosovės (2008-07-08 01:08:17 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Republika e Liberisė njohu Kosovėn shtet tė pavarur e sovran (2008-05-30 17:09:31 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] AKSH DO TĖ VEPROJ NĖSE "REPUBLIKA E KOSOVĖS" DO TĖ SULMOHET NGA SERBIA DHE BANDAT E SAJ...! (2008-05-05 15:02:18 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Republika Burkina Faso e ka njohur sot pavarėsinė e Kosovės (2008-04-24 10:08:38 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Republika e Naurusė ka njohur Republikėn e Kosovės (2008-04-23 08:09:07 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Mbishkrimet “Republika e Kosovės” edhe nė kufi me Maqedoninė (2008-03-10 11:07:52 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Nė tė gjitha vendkalimet kufitare tė vendit tonė do tė vendosen mbishkrimet “Republika e Kosovės (2008-02-29 10:19:16 nga admin4)
[ Opinione ] Republika e Kosovės apo shteti i Ahtisarit (2008-02-28 14:51:12 nga admin1)
[ Histori ] NJOHJA E ISH-REPUBLIKAVE JUGOSLLAVE DHE KOSOVA (2007-12-19 09:14:46 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster