| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Ēėshtja Fazlliē - Reagojnė ambasadorėt e BE-sė |
| Postuar mė datėn: 2008-10-14 15:18:24 nga admin1 :: Kategoria: Lajmet kryesore |
| » Opcionet për artikullin |
|
Gjatė gjithė ditės sė djeshme pėrfaqėsuesit e diplomacisė perėndimore dhe institucioneve ndėrkombėtare janė marrė me konfliktin e ashpėr qė shkaktoi hapja e hetimeve ndaj biznesmenit boshnjak Damir Faslliē.
Prokuroria u vė nė pėrplasje tė hapur me ministrin e Brendshme dhe atė tė Drejtėsisė, ndėrsa kryeministri nė mesditė akuzonte organin e akuzės pėr shkelje tė rėnda tė ligjit dhe veprime me sfond politik duke paralajmėruar edhe njė hetim ndėrkombėtar. Ndėrkohė diplomatėt perėndimorėn ishin vėnė nė lėvizje.
Tre takime u zhvilluan gjatė ditės sė djeshme pėrshirė edhe njė bisedė me kreun e shtetit Bamir Topi, ndėrsa pasdite ambasada franceze thirri nė mbledhje ambasadorėt e tė gjithė vendeve tė Bashkimit europian. Njė takim tė cilit i kishte paraprirė njė deklaratė e ambasadės amerikane me tone tė prera ku theksohej shqetėsimi pėr veprimet e ministrit tė Brendshėm dhe atij tė Drejtėsisė pėr tė ndėrhyrė nė pavarėsinė e prokuorisė nė njė cėshtje e cila ėshtė nė hetim.
Thuajse e njėjta linjė shqetėsimi ėshtė mbajtur edhe nga ambasadorėt e vendeve tė Bashkimit Europian sot sipas tė cilėve zhvillimet e fundit nė lidhje me sisitemin e Drejtėsisė mund tė sjellin ndėrhyrje tė tepėrta dhe konflikte tė mundshme me institucionet nė vend. Ambasadorėt i bėjnė njė thirrje tė fortė, kryesisht qeverisė, tė respektojė dispozitat kushtetuese dhe parimet e mirėqeverisjes, pjesė e tė cilave ėshtė dhe llogaridhėnia para ligjit.
Pozicionimi i faktorit ndėrkombėtar nė situatėn e krijuar ėshtė mėse i qartė. Kryeministri ndaj tė cilit janė drejtuar akuzat e opozitės dhe njė pjese tė mirė tė shtypit dje i ka qėndruar idesė se ka qenė prokuoria ajo qė po shkel ligjet majde ka pėrdorur edhe terma kėrcėnues kur ėshtė shprehur se veprimet politike do tė marrin pėrgjigjen qė meritojnė duke paralajmėruar edhe njė komision parlamentar pėr marrėdhėniet e krijuara me prokuorinė. Ndėrsa nė mbrėmje ai ka mbrojtur fort edhe vendimin pėr tė kėrkuar njė hetim ndėrkombėtar duke deklaruar se opozita i druhet per shkak te perfshirjeve te saj te kaluaren ne afera kriminale.
Opozita e konsideron njė komision tė tillė si njė manovėr tė kryeministrit pėr tė penguar hetimin e Prokurorisė, ndėrsa sot pėrshėndeti deklarata e Sheteteve tė Bashkuara dhe vendeve tė BE-sė: Thirrja e fortė e Bashkimit Europian, sot, ėshtė njė tjetėr kėmbanė qė bie pėr Sali Berishėn, ėshtė njė tjetėr alarm pėr tė gjithė qytetaret e qytetarėt e kėtij vendi, qė duhet tė jenė nė front pėr tė zbrapsur dallgėn e ngritur tė presionit qeveritar ndaj njerėzve tė ligjit". Kryetari socialist ka akuzuar qeverinė se ėshtė kthyer nė njė mbrojtėse tė boshnjakut tė etiketuar si sekser i kryeministrit: "Nuk ka shfaqje mė tė shėmtuar dhe mė tė trishtuar se sa kjo qė po japin pėrditė zėdhėnėsit dhe pėrfaqėsuesit e njė mazhorance tė lindur nga vullneti i popullit shqiptar pėr tė luftuar korrupsionin dhe tė katandisur nė njė trup avokatore, qė mbron nga prokuroria dhe nga hetimi njė sekser, i cili ka lidhur me fijet e interesave tė paligjshme njė klan tė tėrė, qė ėshtė klani i Kryeministrit".
Ēėshtja Faslliē duket se do tė rrijė gjatė nė skenėn e debatit politik dhe situata e ditėve tė fundit ka qenė negative pėr imazhin e qeverisė kur pas pak javėsh do tė publikohet edhe raporti i BE-sė pėr Shqipėrinė.
Armand Mero
Zėri i Amerikės
14-10-2008
|
|
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|