| » Opcionet për artikullin |
|
Prishtina kthehet sot nė vendtakimin e albanologėve nga e gjithė bota. Nė edicionin e 27-tė tė Seminarit Ndėrkombėtar pėr Gjuhėn, Letėrsinė dhe Kulturėn Shqiptare, pritet tė marrin pjesė rreth 120 studiues tė huaj. Ndėrsa gjatė dy ditėve tė fundit tė seminarit, numri i pjesėmarrėsve do tė arrijė deri nė 200. Organizatorėt kanė bėrė tė ditura edhe detajet e organizimit.
Sipas Imri Badallajt, drejtor i Seminarit, aktiviteti do tė fillojė me kurset e gjuhės nė tri nivele, pastaj me referimet e mė tej me tryezat shkencore. Sipas tij, temat e kėtij seminari do tė reflektojnė edhe nė tre pėrvjetorė tė rėndėsishėm. Kėshtu, do tė pėrkujtohet 100-vjetori i Kongresit tė Manastirit, ngjarjes ku u vendos edhe alfabeti standard i gjuhės shqipe, 70- vjetori i vdekjes se Millosh Gjergj Nikollės- Migjenit, dhe 100- vjetori i lindjes se filologut tė njohur shqiptar, Eqrem Ēabej. "Gjatė ēdo pasditeje do tė mbahen referime, ku pėrfaqėsuesit e institucioneve tė ndryshme apo pjesėmarrėsit e seminarit shfletojnė rezultatet e tyre shkencore ku ata jetojnė dhe veprojnė. Nė kėto referime ata sjellin rezultate tė mira jo vetėm nė fushėn e albanologjisė, por nė pėrgjithėsi nė fushat shkencore, sepse vijnė nga tė gjitha vendet e botės", - thekson Badallaj. Shqipja, si njė nga gjuhėt mė tė vjetra tė botės, do tė fokusohet nė diskutimet e seminarit tė 27-tė, ku shumė filologė tė njohur nga Europa, Azia, Amerika e Jugut dhe Australia, do tė referojnė tezat e tyre. Nė kėtė kuadėr, do tė ketė njė diskutim me temėn "Shqipja nė rrjedhėn e globalizmit". Ndėrsa pėr letėrsinė do tė trajtohet tema "Kosova dhe letėrsia shqipe". Kumtesat do tė pėrmblidhen nė dy botime; nė atė tė gjuhėsisė dhe letėrsisė.
Seminari organizohet nga Fakulteti i Filologjisė nė Universitetin e Prishtinės, nė bashkėpunim me Fakultetin e Historisė dhe Filologjisė nė Universitetin e Tiranės. Financiarisht mbėshtetet nga Ministria e Arsimit, Shkencės dhe Teknologjisė (MASHT) nė Kosovė.
|
|