| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Pajtimi i tė mundshmes me tė drejtėn |
| Postuar mė datėn: 2008-10-07 06:57:26 nga admin4 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Shkruan: Ardian Zejnaj
Kryetari i Serbisė, Boris Tadiq duke ri-aktualizuar idenė e vjetėr serbe; planin pėr ndarjen e Kosovės, ėshtė duke ndjekur logjikėn, ku ēdo burrė shteti duhet tė pėrpiqet tė pajtojė atė qė konsiderohet e drejtė me atė qė konsiderohet e mundshme. Kėshtu Tadiqi mendon se ndarja e Kosovės pėrveē qė ėshtė e mundshme, ėshtė edhe e drejtė, pasi qė Serbia nuk arriti ta mbajė Kosovėn si tė terėn nėn kontrollin e saj. Pėr Serbinė fitore ėshtė edhe ndarjen e Kosovės, prandaj edhe ndiqet logjika e tė kėrkuarit shumė, pėr tė fituar pak.
Ri-aktualizimi i kėtij projekti ėshtė dashur tė pritet dhe duhet tė pritet sa herė qė Serbia nuk do tė arrij atė qė kėrkon: dėshtimi nė parandalimin apo bllokimin e shpalljes dhe njohjes sė pavarėsisė sė Kosovės ėshtė njė arsye pėr Serbinė. Kosova nuk mund tia ndaloj askujt tė mendoj apo deklarojė diēka, por ky deklarim bėhet i rrezikshėm pėr Kosovėn atėherė kur vjen si projekt shtetėror. Ideja pėr ndarjen e Kosovės nuk ėshtė ėndėrr e ndonjėrit prej pushtetarėve nė Serbi dhe as ka qenė, por ėshtė projekt shtetėror tė cilin e kanė pėr obligim ta venė nė jetė apo zbatojnė nė praktik secili nga udhėheqėsit e Serbisė.
Serbia gjithnjė e ka shikuar Kosovėn si vend-arenėn mė tė mundshėm tė njė pėrballje me shqiptarėt; kjo nėse nuk ka ndodhur deri mė sot, nuk do tė thotė se nuk mund tė ndodh nesėr. Shikuar nga pikėvėshtrimi i sotėm, Veriu i Kosovės do tė jetė epiqendra apo mejdani i kėsaj pėrballje, nėse jo me mjete tjera, atėherė e atyre politike dhe diplomatike. Kjo gjendje nuk duhet nėnvleftėsuar dhe as hedhur poshtė si tė pabazė.
Ngjashmėritė dhe synimet
Qė nga vitit 1999 Veriu i Kosovės nuk qeveriset nga Prishtina dhe nė kėtė pjesė tė Kosovės ėshtė krijuar njė gjendje faktike, ku Beogradit pėrmes serbėve lokal qeveris nė atė pjesė dhe e cila qeverisje nuk ka asnjė lidhje me Prishtinėn. Vazhdimi i qėndrimit tė UNMIK-ut absolutisht nuk ėshtė garanci se atje po kthehet apo do tė kthehet edhe sundimi i ligjit dhe pushteti i Kosovės. Nė fakt nė Veri tė Kosovės gjėrat po bėhen mbrapsht dhe si e tillė gjendja faktike mund tė shkoj ēdo ditė e mė shumė drejtė shndėrrimit nė njė gjendje juridike; arritja deri tek marrja e njė vendimi politikė pėr tė legalizuar gjendjen faktike qė tani mbretėron nė Veri tė Kosovės, ku pastaj Prishtina vetėm mund tė flas, por jo edhe tė veprojė drejtpėrsėdrejti.
Nė fakt situata e tanishme nė Veri tė Kosovės ngjan nė njė gjendje tė krijuar pas viteve tė 90-ta tė shekullit XX, nė dy rajonet separatiste tė Gjeorgjisė. Ėshtė shkruar e thėnė shumė kohėve tė fundit dhe vazhdon edhe tani ky debat, rreth luftės gjeorgjiano-ruse pėr Osetin Jugore dhe Abkhazinė dhe ngjashmėritė mes Kosovės dhe kėtyre dy rajoneve. E vėrtet e madhe ėshtė se Kosova si tersi, historia e saj, procesi dhe rruga qė ka ndjekur apo nėpėr tė cilin ka kaluar Kosova deri tek shpallja e pavarėsisė, nuk kanė asgjė tė pėrbashkėt me rrugėn qė kanė ndjekur Osetia Jugore dhe Abkhazinė.
Megjithatė, nėse flasim pak mė shtruar apo nėse problemin e shtrojmė nė njė kontekst tjetėr, del se ka diēka tė pėrbashkėt kėtu. Arkivimi i projektit pėr ndarje tė Kosovės dhe ri-aktualizimi i tij sa herė ka nevojė politika serbe, ėshtė dėshmi e fortė se Serbia nė raport me Kosovėn po ndjekė linjėn qė ka ndjekur Rusia nė raport me Gjeorgjinė sa i pėrket dy rajoneve separatiste. Pėrmes kėtij projekti Serbia, ashtu si edhe Rusia, pėrgatisin terrenin pėr njė proces tė mėvonshėm. Prandaj, ngjashmėritė kėtu duhet tė kėrkohen mes Veriut tė Kosovės dhe rajoneve separatiste nė Gjeorgji, por jo edhe Kosovės si tėrėsi dhe atyre dy rajoneve.
Kjo mund tė tingėllojė si ide e kotė, ngase thuhet se Kosova gjendet nė njė ambient tjetėr, nga sa ėshtė Gjeorgjia, e vėrtet e madhe. Por, Veriu i Kosovės, ngjashėm si dy rajonet separatiste nė Gjeorgji, ka vite qė nuk pėrfill asnjė vendim, ligj apo urdhėr tė Prishtinės, ngjashėm siē nuk i pėrfillnin ligjet dhe urdhrat e Gjeorgjisė Osetia Jugore dhe Abkhazia. Nė tė dy kėto rajone tė Gjeorgjisė kishte njė mision paqeruajtės tė pėrbėrė nga forcat ruse, gjė qė edhe nė Veri tė Kosovės ekziston misioni i UNMIK-ut. Tė gjitha veprimet e ndėrmarra nga Rusia nė Osetin Jugore dhe Abkahzi janė bėrė nė emėr tė ruajtjen sė paqes, por qė nė tė vėrtet si prapavijė kanė pasur pėrgatitjen dhe armatosjen e kėtyre vendeve pėr hapin qė ndėrmorėn sė fundi. Edhe Serbia nė Veri tė Kosovės ndjek po kėtė strategji, qė duke kundėrshtuar vendosjen e EULEX-it, (tė mos flasim pėr pushtetin e Prishtinės), dhe duke u thirr nė emėr tė dhėnies sė ndihmės pėr tė mbijetuar serbėt nė atė pjesė, synojnė qė tė kenė terren tė lirė pėr tė krijuar atė qė synojnė, shndėrrimin e gjendjes nė rajon nga njė gjendje faktike nė njė gjendje juridike dhe qė pastaj tė mund tė kėrkojnė mė lehtė shkėputje.
Nuk ėshtė ėndėrr, por projekt shtetėror
Por, pyetja qė mbetet varur ėshtė, a ėshtė duke u ndėrmarr ndonjė hap pėr ta ndryshuar drejtimin e kėsaj rrjedhe ku ėshtė gjendur e ardhmja e Veriut tė Kosovės? Problem nuk pėrfundon me atė, se ndarja e Kosovės ėshtė njė ėndėrr e kohės sė Millosheviqit, ngase ka shumė mundėsi qė ajo tė mund tė bėhet njė zhgjėndėrr e Tadiqit. Ndarja e Kosovės nuk ka qenė dhe as ėshtė ėndėrr e ndonjė politikani nė Serbi, siē e thamė mė lart, por ėshtė projekt shtetėror tė cilin ēdo udhėheqės i Serbisė ėshtė i obliguar dhe betohet e bekohet nga Kisha pėr ta venė nė jetė pėrmes rrugėve qė do tu duken me tė lehta apo qė do tu vijnė pėrdore.
Atėherė, nėse ky qenka projekt i politikės shtetėrore tė Serbisė ndaj Kosovės, cili ėshtė projekti i Kosovės ndaj kėtij plani, qė do tė mund ta bėnte tė pazbatueshėm nė territorin e Kosovės? Henry Kessinger thotė se legjitimiteti lidhet me pranimin e pushtetit pa detyrim; mungesa e tij e kthen ēdo garė nė njė provė tė forcės. Ne jemi dėshmitarė se pushtetin e Prishtinės serbėt e Veriut nuk e pėrfillin dhe as e pranojnė. Dhe nėse vazhdon kjo situatė, a do tė thotė se Prishtina, nėse jo sot, nesėr do tė jetė e detyruar pėr ta pėrdorė ndonjė formė tė forcės pėr ta shtrirė autoritetin dhe pushtetin? Zyrtarisht kjo ėshtė hedhur poshtė nga Prishtina, por as vetėm tė vėzhguarit e problemit nuk ofron zgjidhje. Pėrkundrazi kjo sjellje vetėm sa do ta ndėrlikojė problemi dhe do tu jap hapėsirė ekstremistėve pėr tė forcuar pozitat dhe kėrkesat e tyre.
Prestigji i njė kombi ėshtė reputacioni i pushtetit tė tij, prandaj a kemi ne njė pushtet qė do tė mund tė ofronte njė strategji pėr tejkalimin e kėsaj gjendje nė Veri tė Kosovės? Nuk besoj se do tė jetė e mundur tė bėhet diēka e tillė nėse Kosova nuk arrin tė hartoj njė plan kombėtare pėr integrimin e vendit. Ky plan do tė duhej tė pėrmbante nė vete aspekte tė analizuara mirė nga fusha e sigurisė, politikės, ekonomisė, por edhe programe nga fusha sociale dhe e integrimit tė tė gjithėve nė Kosovė.
Ky plan kombėtar do tė duhej tė pėrdorej me menēuri nga Kosova, duke i shėrbyer si mekanizėm presioni mbi Serbinė. Nė fakt do tė duhej tė ishte njė strategji e cila do tu prezantohej tė gjitha palėve qė janė tė interesuara pėr tė parė njė ecjen tė mbarė tė proceseve nė Kosovė; sidomos mbėshtetėsve tė Kosovės sė pavarur, nė mėnyrė qė ata pastaj ta pėrdorin po kėtė plan si argument pėrball Beogradit, por edhe si kartė tė kushtėzimit pėr ecjen e mėtutjeshme tė Serbisė. Kosova do tė duhej tė bėnte presion tek bashkėsia ndėrkombėtare, sidomos tek BE-ja dhe NATO-ja, qė ta kushtėzojnė Serbinė nė proceset e saja integruese, me pranimin e kėtij plani tė hartuar nga Kosova.
Veriu si peng i njė plani tė munguar
Nė njė situatė kur nuk jemi tė gatshėm, por jemi edhe tė penguar pėr ta pėrdorur ndonjė forcė qė ta shtrijmė pushtetin nė Veri tė Kosovės, krijimi i njė strategjie tė tillė mbete e vetmja zgjidhje e mundshme pėr tu implementuar nė terren. Fatkeqėsia kėtu qėndron nė faktin se edhe kjo strategji mungon dhe nė mungesė tė saj ne shohim pėrpjekje nga lider tė ndryshėm qė problemin e Veriut tė Kosovės mundohen ta zgjidhin si tė vetėm. Kjo nuk ėshtė ndaj mė e mirė, sepse po tė kishte qenė kaq e lehtė, moti do ta kishin zgjidhė kėtė shumė personalitete politike qė janė dhe kanė qenė nė Kosovė.
Kėshtu qė duhet kuptuar se masat qė ndėrmerr pushtetit nuk shėrbejnė pėr asgjė nėse nuk pranohen nga ata qė sundohen, thotė Rober Kaplan. Sepse njė udhėheqės qė e kufizon rolin e tij me pėrvojėn e popullit tė vet, ėshtė i dėnuar tė ngec nė vend, ndėrsa qė njė udhėheqės qė e tejkalon eksperiencėn e popullit tė vet, rrezikon tė mos kuptohet. Kjo situatė ka ngjarė deri mė sot nė Kosovė, sepse shumė diplomatė kanė provuar qė kėtė problem ta zgjidhin sipas kutet tė shtetit tė tyre, gjė qė i ka bėrė tė dėshtuar apo tė vendnumėrojnė, ndėrsa qė ne vetė nuk kemi pasur njohurin e duhur pėr tė ofruar zgjidhje dhe nuk jemi kuptuar. Prandaj kėrkohen hapa tė saktė dhe njė bashkim i strategjive tė mira pėr tė arritur sukses nė pėrballje me Serbinė, qoftė edhe rreth kėrkesės se sajė qė ta ndaj Kosovėn. Sepse pas dėshtimit nė Gjykatėn Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė; sepse kjo Gjykatė vetėm mendim mund tė jap, por jo edhe tė merr vendim, Serbia do ti kthehet me mė ngulm kėsaj ideje pėrsėri, kėshtu qė duhet kuptuar se gjėrat ende nuk janė zgjidhur krejtėsisht mes Kosovės dhe Serbisė. |
|
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
Warning: mysql_query() [function.mysql-query]: Unable to save result set in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1120
Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130
Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130
Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130
Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130
Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130
Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130
Warning: mysql_num_rows(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1330
Kliko kėtu pėr tė vazhduar tek faqja kryesore » |
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|