DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» VENDOSJA E FOTOVE DUHET TĖ RREGULLOHET ME LIGJ!
Postuar mė datėn: 2008-03-02 13:08:24 nga admin4 :: Kategoria: Opinione

Shpallja e Pavarėsisė sė Kosovės ishte akt mė i rėndėsishėm, sesa mosshpallja pėr shkak tė njė fotoje, pėr tekat e dikujt

Zonja dhe zotėrinj, deputete e deputet, qė ēoni pluhur rreth heqjes sė njė fotoje nga holli i parlamentit tė Kosovės - dy ditė para shpalljes sė pavarėsisė sė vendit tonė!


Shkruan: Bashkim Hoxhaj

Ju deklaroni se nuk do tė mbahej fare seanca, nėse fotoja e ish-presidentit Ibrahim Rugova nuk do tė kthehej nė vendin e saj. Turp ju qoftė! Ju njohim kush jeni. E dimė se pėr ju mė e rėndėsishme ėshtė njė foto sesa vetė pavarėsia e Kosovės. Populli ju ka kuptuar se kush jeni. Prandaj ju ndėshkoi keqas mė 17 nėntor 2007. Ju akoma mendoni se mund tė fshiheni pas miteve. Por, pėr fatin tuaj tė keq edhe mitet tuaja tashmė nuk kanė vlerė. Ju pėrpiqeni tė na tregoni edhe muskujt. Por sa trima jeni, edhe kėtė e dimė. Nėse mendoni se pėr shkak se nė pėrbėrjen tuaj keni ndonjė tė ashtuquajtur krah tė fortė pėr faktin se kanė vrarė komandant tė UĒK-sė, prapė mashtroheni. Ata sė pari po ndėshkohen keqas nė tė gjitha zgjedhjet nė zonėn e tyre tė Drenicės heroike. Drenica e di mė sė miri se kush ka luftuar e kush jo, kush ėshtė marrė me pėrēarje, kurthe e vėllavrasje. Kjo nuk do tė thotė se zonat tjera tė Kosovės nuk e dinė. Kėtė, prapė po e pėrmend, e tregoi 17 nėntori 2007. Nuk desha ta lėndoj askėnd. Pėrmenda Drenicėn ngase ajo ėshtė ēerdhja e rezistencės. Dhe besoj se nė kėtė pikėpamje pajtohen tė gjithė. Ju deputetė derdhalotė e me vaj nė buzė, skandalet e tilla nuk u bėjnė nderė. Fundja askush nuk ju jep tė drejtė. Po qė se vėrtetė do tė provoni ta pengoni seancėn, nė tė cilėn u shpallė Pavarėsia e Kosovės. A keni menduar qoftė pėr disa sekonda tė vetme, se nėse njė gjė e tillė do tė ndodhte, nė cilat faqe tė historisė do ta kishit vendin.

Jua them unė. Askund tjetėr, pos nė faqet e TRADHTISĖ kombėtare. Po ju nuk lodheni. Nuk jeni lodhur asnjėherė. Tė deklarosh se nuk do tė mbahej seanca po tė mos kthehej njė foto, kjo ėshtė mė tepėr se skandaloze. Fundja, ēfarė kėrkon ajo foto atje. Ajo foto nuk ėshtė foto e ndonjė pejgamberi, e as ndonjė njeriu qė e ka shpėtuar Kosovėn, andaj nuk duam tė na ndjek si hije fantazmash. Ibrahim Rugova nuk ėshtė Skėnderbeu, as Ismail Qemali, as Adem Jashari. Ju e dini mjaft mirė kėtė!!! Por nuk keni ku tė kapeni, ngase jeta juaj politike e kombėtare ėshtė bosh.



Boshllėqet tuaja nuk mund tė kompensohen me patetizma simbolesh fotografike. Mashtrimi politik sjellė destabilizime nė vend. Shpirtrat tuaj prej mazohistėsh nuk ju lėnė rahat, ju nuk mundeni pa skandale. Jeta juaj politike ėshtė ndėrtuar mbi bazėn e skandaleve. A mos mendoni ore, se aq lehtė mund tė harrohen fyerjet qė i ka bėrė ai lideri juaj shpirtėror njė pjese tė konsiderueshme tė popullit.

Kush i quajti djemtė e popullit tė tij (pjesėtarėt e UĒK-sė) dorė e zgjatur e Serbisė? Kush kėrkoi ndihmėn e FBI-sė dhe Interpolit pėr ti arrestuar ata? Fatmirėsisht vendet nga ku ėshtė FBI-ja dhe Interpoli nuk dėgjonin se ēfarė kėrkonte ish-udhėheqėsi juaj. Ata i dolėn nė ndihmė luftės sė UĒK-sė. Ju e dini, kush kėrkonte ndėrprerjen e bombardimeve tė NATO-s nga rezidenca e Millosheviēit. Por prapė se prapė ata nuk dėgjuan se ēfarė kėrkonte lideri juaj, ata vazhduan sė bombarduari caqet e Millosheviēit deri nė ēlirimin e Kosovės. Ju si gjithherė do tė pėrgjigjeshit: Rugova ka qenė i arrestuar dhe nuk ka pas ēare pa kėrkuar njė gjė tė tillė. Mirė, ore zotėsi, po ēfarė mė duhet njė president qė pėr hir tė jetės sė vet deklaron gjėra tė tilla kundra popullit tė tij? Ēfarė ishin ata dhjetėra djem tė ri tė Kosovės qė duronin lloj-lloj torturash e vite tė tėra burgimesh dhe nuk pranonin bashkėpunimin me organet e sigurimit serb? Ēfarė ishin ata dhjetėra e qindra djem e vasha tė Kosovės qė mė dėshirėn mė tė madhe ranė dėshmorė pėr vendin e tyre? Ēfarė ishin dhe ēfarė janė ata qindra e mijėra tė tjerė qė nuk e patėn fatin tė binin,por qė me dėshirėn mė tė madhe rrokėn armėt pėr tu flijuar pėr komb e atdhe? A mos mendoni vallė se jeta e Ibrahim Rugovės dhe e familjes sė tij na paska qenė mė e vlefshmja se qindra e mijėra jetė tonat? Po ēfarė jeni ju edhe kėtė gjė e besoni. A mos mendoni se vėrtet ky popull nuk ka filluar tė mendojė se sa mė i shpejtė nė kohė do tė ishte procesi i ēlirimit tė Kosovės, sikur tė mos qėndronte nė skenė ish-lideri juaj, e sė bashku me tė edhe ju pas tij. Pse keqpėrdorni dorėn e dhėnė? Pse keqpėrdorni faljen? Po, po faljen!!! Ju e dini shumė mirė se nė tė gjitha shtetet si ndėshkohen sabotatorėt e llojit tuaj dhe ish-liderit tuaj. Ky nuk ėshtė kėrcėnim, aspak jo, por rikujtim i njė tė vėrtete tė madhe. Zonja dhe zotėrinj deputetė, qė u pėrpoqėt ta pengonit seancėn e shpalljes sė Pavarėsisė, duke kėrkuar kthimin e njė fotoje. Ėshtė drejta juaj pėr tė vendosur ēfarė tė doni nėpėr dhomat tuaja nė shtėpitė tuaja, por nuk ėshtė e drejta juaj tė kėrcėnoni me mosshpalljen e pavarėsisė nėse s’do tė kthehej fotoja e tė preferuarit tuaj. Nėse keni marrė mandatet e deputetit, kjo nuk u jep aspak tė drejtė tė veproni nė kundėrshtim me vullnetin tonė, duke mos shpallė Pavarėsinė. Fundja, vendosja e fotove duhet tė rregullohet me ligj. Pėr tė mos i lėnė hapėsirė veprimi “patriotėve” fotografikė tė bėjnė si tu teket. Pėr parlamentin e Kosovės kam njė porosi: qė tė identifikojė tė gjithė ata deputetė qė pėr hir tė njė fotoje janė pėrpjekur tė mos e mbajnė seancėn e shpalljes sė Pavarėsisė sė Kosovės, dhe tu hiqen mandatet. Ngase kėta njerėz me sentencat pėr ta mos shpallur pavarėsinė pėr shkak tė njė fotoje i kthyen shpinėn vet votuesit tė tyre. Askush nuk ka votuar pėr foto, por pėr bėrjen realitet tė shtetit tė Kosovės. Fundja le tė bie edhe koalicioni qeveritar, nėse nuk shkon. Kosova ėshtė mė e madhe se sa koalicionet qeverisėse.
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] Vendosja e vizave, reagojne shqiptaret ne Maqedoni (2008-01-08 14:36:32 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Vendosja e vizave, reagojne shqiptaret ne Maqedoni (2008-01-08 11:27:28 nga admin2)
[ Opinione ] Lėvizja VETĖVENDOSJA – Fitimtarja kryesore e (mos)zgjedhjeve (2007-11-19 13:40:23 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] "Vetėvendosja" vazhdon fushatėn kundėr zgjedhjeve (2007-10-31 14:54:47 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] “Vetėvendosja” nė fushatė kundėr zgjedhjeve (2007-10-14 11:12:46 nga admin2)
[ Opinione ] VETĖVENDOSJA E POPULLIT E KONFIRMON POPULLIN, VULLNETIN DHE INTERESAT E TIJ (2007-09-08 16:46:15 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] “Vetėvendosja” do t’i rrokė armėt nėse Serbia e pushton Kosovėn (2007-06-17 10:17:20 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Vetėvendosja “qėndis” me parulla veturat dhe murin rrethues tė UNMIK-ut (2007-04-11 09:16:58 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Vetvendosja: Kuvendi i Kosoves i 2007 si Kuvendi i Kosoves i vitit 1989 (2007-04-05 08:15:11 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Vetvendosja riproteston sot kunder planit te Ahtisaar (2007-03-03 02:26:35 nga admin2)
[ Intervista ] Nėse Serbia mendon tė rikthehet nė Kosovė, atėherė “Vetėvendosja” shndėrrohet nė mekanizėm ēlirimtar (2007-02-27 12:48:19 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster