DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Tare, shqiptari i ftuar ne Sheshin e Michelangelo-s
Postuar mė datėn: 2006-10-21 21:12:21 nga Arben Dervina :: Kategoria: Sport

Igli Tare, veshur me bluzen e Lazio-s, ka shkelur ne pllakat e famshme te Sheshit te shkelqyer te Campidoglio-s, ne Rome dhe ka hyre ne Bashki. Shqiptari ka qene i ftuar ne Bashkine e Romes, nga kryebashkiaku, Ealter Veltroni, per te perfaqesuar Lazio-n, ne diten e perurimit te Festes se Kinemase. Se bashku me biondin ishin edhe trajneri Delio Rossi e Antonio Agnocchetti i zyres laciale per marredheniet me jashte. Ne feste ishte edhe delegacioni roman, i perfaqesuar nga trajneri Luciano Spalletti, sulmuesi malazez Mirko Vucinic, drejtori sportiv Prade dhe drejtori i planifikimit Cristina Mazzoleni.
Veltroni ka dashur te reklamoje Festen e Kinemase, duke shfrytezuar dy klubet me te njohur te futbollit ne Rome. Sipas marreveshjes, Roma e Lazio do veshin para ndeshjes se radhes, perkastesisht ndaj Reggina-s e Catania-s, bluza speciale me logon e Festes se Kinemase. “Kjo feste, - ka thene Veltroni, - eshte popullor ne Rome, ndaj kemi dashur te festojme kete “martese” mes kinemase dhe futbollit, qe eshte sporti me popullor. Njekohesisht, eshte nje menyre per t’i dhene me shume imazh futbollit, sidomos atij roman, nepermjet kinemase”.

Kryebashkiaku eshte tifoz me Roma-n, gje e deklaruar kjo ne Itali, ndersa trajneri verdhekuq, Spalletti, tregon se ka folur shume here me te. “Kryebashkiaku e ka zakon te na lavderoje shume, si mua, ashtu edhe lojtaret, - u shpreh ai, - kjo ndoshta do te thote qe une t’i jap voten time. Ky bashkepunim mes futbollit dhe kinemase na jep prestigj dhe pergjegjesi.

Cfare eshte Campidoglio
Ky shesh ndodhet ne Kodren Kapitoline dhe, ndertimet e para ne te jane bere qe ne periudhen e themelimit te Romes. Campidoglio u be i famshem, menjehere sepse ishte i vetmi vend ne Rome qe nuk u pushtua nga keltet me 387 para Krishtit. Aty u hodh ne humnere njera nga Vestalet e Virgjera, Tarpeia, per tradheti ndaj Romes, aty u fshehen vrasesit e Cezarit. Ne te ndodhej ndertesa qe mbante arkivat e Romes se Lashte, por shume pak ka mbetur prej saj. Aty u ndertua Kisha e Shen Merise ne Aracoeli, ndersa nga shekulli i 11-te u be qender administrative e qytetit, sic ka mbetur deri ne ditet e sotme. Campidoglio njihet ne Rome edhe si vend rezistence ndaj pushtetit papal, ndaj Vatikanit. Emrin Shesi i Campidoglio-s (Piazza di Campidoglio) ai e mori ne shekullin e 16-te. Dizajni i Sheshit dhe pallatet rrethuese jane veper e artistit dhe arkitektit te famshem te Rilindjes italiane (Risorgimento), Michelangelo Buonarroti, veper e kryer ne vitet 1536-1546. Fondet per to u dhane nga Papa Pali III, qe donte te impresiononte Perandorin e Shenjte Romak, Karlin V. Pallatet jane Pallati Kapitol (Palazzo Senatorio), Pallati i Konservatoreve, Pallati i Ri. Aty jane edhe statujat e ish-perandorit te mire, Mark Aurelit dhe ajo kolosale e Perendise-Lume. Senati i Romes sot mblidhet pikerisht ne Palazzo Senatorio.
B.Kuka
TifozatKuqeZi.com
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] ...KAH PO SHKON SHOQĖRIA SHQIPTARE, PSE PO DEGJENEROHET DHE PSE PO LĖNGON AJO?! (2008-07-21 15:59:18 nga admin1)
[ Histori ] ĒAMĖRIA - KU U ZHVILLUA GjENOCID, SPASTRIM ETNIK, LUFTĖ FETARE, SHKELJE E TĖ DREJTAVE NJERZORE DHE KOMBĖTARE (2008-07-17 14:17:25 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Parlamenti i Kosovės miraton festat zyrtare, pėrfshirė 28 Nėntorin, 12 Qershorin (2008-05-23 15:32:09 nga admin1)
[ Opinione ] Trojet shqiptare, njė fidanishte njerėzore nė shėrbim ndėrkombėtar (2008-05-16 06:46:48 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Nė ditėn e tragjedisė kombėtare, dhimbje dhe solidaritet mes shqiptarėve (2008-03-17 05:17:01 nga admin4)
[ Kultura ] Ramadan Sokoli, kolosi i etnomuzikologjisė shqiptare, dhe krijues i doktrinės sė saj (2008-03-13 14:44:56 nga admin1)
[ Intervista ] Kadri Roshi: "Gėrmo, Tare, gėrmo...!" (2008-02-08 09:56:21 nga admin4)
[ Opinione ] Pėrderisa tė mos zgjidhet ēėshtja koloniale shqiptare, Ballkani do tė jetojė nėn ethe lufte (2007-12-30 07:40:41 nga admin1)
[ Kultura ] Ramadan Sokoli,kolosi i etnomuzikologjisė shqiptare,dhe krijues i doktrinės sė saj (2007-12-05 17:31:02 nga admin1)
[ Histori ] TRAGJEDIA ĒAME DO TĖ THOTĖ:GJENOCID,SPASTRIM ETNIK,LUFTĖ FETARE,SHKELJE E TĖ DREJTAVE NJERĖZORE (2007-11-08 15:51:33 nga admin1)
[ Opinione ] Ēėshtja kombėtare, nė vėmendje tė gjithė shqiptarėve (2007-11-08 15:26:50 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster