| » Opcionet për artikullin |
|
Partia Demokratike Shqiptare e lėshon koalicionin qeveritar ne Maqedoni, ka deklaruar mbrėmė, pak para mesnate, pėr mediat maqedonase zėvendėskryetari i kėsaj partie, Menduh Thaēi. Ai akuzoi partinė qeverisėse VMRO-DPMNE pėr mospėrmbushje tė marrėveshjes dhe pėr nivel tė ulėt tė komunikimit.
Kryeministri dhe kryetari i VMRO-DPMNE-sė, Nikolla Gruevski, i cili ndodhet jashtė shtetit, nuk ėshtė i informuar pėr vendimin, deklaroi Thaēi
Vendimi i PDSH-sė pėr ta lėshuar koalicionin qeveritar ėshtė pėrfundimtar dhe nė pajtueshmėri me kryetarin e partisė, Arben Xhaferi, ka thėnė Thaēi. Sipas tij, deri tė hėnėn vendimi edhe formalisht do tė vėrtetohet edhe nga udhėheqėsia me e lartė e partisė.
Partia Demokratike Shqiptare e lėshon koalicionin qeveritar, pas deklaratės sė dhėnė nga kryetari i Bashkimit Demokratik pėr Integrim, Ali Ahmeti, se partia e tij, e cila ėshtė duke bojkotuar parlamentin, ka arritur marrėveshje me kryeministrin Nikolla Gruevski pėr ēėshtjet fundamentale qė kanė ndikim nė marrėdhėniet ndėretnike nė Maqedoni e mė gjerė.
Njėra ndėr vėrejtjet e zėvendėskryetarit tė PDSH-sė ėshtė se VMRO-DPMNE ka arritur pajtueshmėri me BDI-nė, ndėrsa nuk i ka hapur ēėshtjet tė cilat, sipas marrėveshjes me PDSH-nė, ėshtė dashur t'i zgjidhin .
|
|