| » Opcionet për artikullin |
|
Xhevdet Krasniqi, Belgjikė
Kosova ka pasur nevojė tė ketė njė biznesmen qė konkurron nė politikė. Angazhimi i Behxhet Pacollit nė politikė ėshtė njė shpresė e madhe pėr zbutjen e problemeve ekonomike. Kjo do tė ishte si moto e njė shkrimi klasik. Por, ėshtė ēėshtje krejt tjetėr si po ec Behxhet Pacolli nė politikė. Nga tė gjitha ato qė ka thėnė AKR deri mė tani, mund tė thuhet se mė tepėr ėshtė njė luftė mediatike nė mes tė qeverisė dhe AKR-sė, sesa njė plan konkret qė kjo parti ka shpalosur para elektoratit. Kryetari i AKR-sė mė tepėr flet mbi ekonominė dhe biznesin e mundshėm tė qeverisė sė tij, sesa plane konkrete politike. Kjo nė realitet ėshtė njė Parti politike dhe jo Parti e biznesit, sė paku kjo ėshtė radhitur si e tillė nė vargun e dhjetėra Parti politike nė Kosovė. Megjithatė mund tė thuhet se tendencat e kryetarit tė AKR-sė pėr njė plan tė zhvillimit ekonomik janė tė mirėseardhura, por mendoj se ato bėhen mė tepėr si fushatė paraelektorale. E them kėtė sepse nga tė gjitha planet qė deri mė tani paska pasur kryetari i AKR-sė, plane kolosale, asnjėrin sia paska lėnė ta zbatojė nė praktikė qeveria. Nuk e mbrojė nė asnjė mėnyrė Qeverinė sepse jo pak ėshtė folur pėr marifetllėqet e tenderėve nė Kosovė Mospjesėmarrjen e z. Pacolli nė projekte tė mėdha e shoh si njė ndershmėri tė tij nė biznes duke ia lėnė fajin Qeverisė pėr mosdhėnien e lejeve tė punės. Dhe ndoshta ky ishte edhe njė nga motivet qė e nxitėn biznesmenin shqiptar tė konkurrojė nė marrjen e pushtetit nė Kosovė.
Por elektorati shqiptar nė Kosovė ėshtė shumė i ndjeshėm. Pozicionimi politik i z. Pacolli ėshtė pozicionim mė tepėr i njė biznesmeni sesa i njė politikani. Politika dhe biznesi nuk janė njė, kanė njė lidhshmėri, por duhet bėrė dallimin. Nė tė gjitha deklaratat pėr opinion, shihet njė anim i z. Pacolli kah vendet e lindjes, si Rusia, Kazakistani etj. Kjo pėr elektoratin e Kosovės ėshtė njė kartė shumė e rrezikshme, sepse sė paku 50 vite shqiptarėt e Kosovės janė ngopur me sllavizma dhe kanė kthyer kryet kah Perėndimi. Edhe nė deklaratėn e fundit pėr ndėrtimin e mundshėm tė termocentralit nė Kosovė ose nė kufijtė e saj, prapė u pa se nė lojėn e mundshme tė kėtij biznesi, do tė hyjnė vende tė Lindjes, sidomos u tha e qartė se fjala ėshtė pėr Kazakistanin i cili do tė jetė furnizuesi i lėndės sė parė. Shikuar leverdinė ekonomike kjo mund tė jetė edhe pozitive, por politikisht, shqiptarėt e Kosovės nuk janė tė gatshėm qė tė hyjnė nė pazar me njė shtet tė Evropės Lindore. Ndoshta kjo ėshtė e ulėt si mentalitet, por nė Kosovė dominon kjo dhe vetėm njė Evropė e bashkuar mund ta ndryshoj kėtė, kur them njė Evropė e bashkuar mendoj edhe pėrfshirjen e Rusisė nė kėtė Evropė. Pėrfshirja e mundshme e Rusisė ose Kazakistanit nė Kosovė, do ta fut direkt edhe Kosovėn nė njė aleancė tė dhunshme me kėto shtete. Aktualisht Rusia ėshtė nė tendenca tė mėdha qė pikėrisht pėrmes fuqisė sė saj nė gaz tė dominoj nė tregun Evropian dhe njė dominim i tillė ekonomik do ta bėjė Rusinė, aleaten e Serbisė, si dominuesin kryesor nė Evropė. Rifillimi i njė lufte tė ftohtė nė botė sikur duket nė horizont dhe pikėrisht pasurimi i Rusisė me gaz natyral ėshtė njė nga arsyet kryesore. Kėtė e pamė edhe nga deklaratat e fundit qė u shkėmbyen nė mes administratės amerikane dhe ruse. Nėnshkrimi i mundshėm i njė kontrate me njėrėn nga kėto shtete Kosovėn e lidh politikisht dhe ekonomikisht me shtetet e Lindjes dhe pikėrisht me aleaten kryesore politike dhe sė fundit edhe ekonomike, tė Serbisė. Andaj si mund tė kuptohet nė kėtė rast pozicionimi politik i AKR-sė sė z. Pacolli? Kjo mė tepėr tė qon nė rrugėn e konfliktit me shtetet perėndimore, nė kėtė rast me SHBA-tė dhe lidhjen me shtetet e Lindjes. Sikur kjo tė bėhej pas njė kohe kur Kosova do tė gjendej nė rrugėn e vetė e papenguar dhe pa nevojė pėr ndihmė politike nga askush, atėherė do tė ishte njė potezė i qėlluar, por jemi nė kohėn kur kemi nevojė mė sė tepėrmi pėr Perėndimin dhe ēdo lidhje ekonomike me Kazakistanin ose Rusinė Kosovėn mund ta rreshtoj nė krahun lindor dhe mund tė marrim edhe politikisht fiasko nga aleatėt tanė. Shikuar nga ky pozicion, AKR-ja pėr tė konkurruar nė zgjedhjet e ardhshme duhet tė ketė njė politikė tjetėr sepse shqiptarėt nuk janė tė pėrgatitur tė votojnė njė politikanė pro rus apo pro kazakistan.
Njė ēėshtje tjetėr qė e vėnė jashtė loje, jo vetėm AKR-nė, por edhe disa parti tjera konkurruese nė zgjedhjet e ardhshme ėshtė edhe paanshmėria nė ngjarje tė rėndėsishme politike, si demonstratat e 10 shkurtit dhe pozicionimin karshi kėtyre ngjarjeve. Derisa AKR synon ardhjen nė pushtet, duhet tė jetė edhe gjyqtar i ngjarjeve me rendėsi politike nė Kosovė. Mosmarrja e pėrgjegjėsive e zhduk direkt nga skena politike. Si do tė kishte vepruar Behxhet Pacolli, kryeministėr i mundshėm i Kosovės pėrballė njė proteste tė tillė?
Pėr tė fituar zemrėn e elektoratit, njė pozicionim i tillė ėshtė i nevojshėm, dhe elektorati ėshtė ai qė u vlerėson, nėse keni pasur tė drejt apo jo. |
|