DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» SHI DHE DIELL!
Postuar mė datėn: 2007-11-09 05:43:24 nga admin4 :: Kategoria: Opinione

Nė tė gjitha shtetet dhe nė tė gjitha shoqėritė, ka njė pėrqindje njerėzish tė pakėnaqur me ēdo gjė rreth vetes, e tė cilėt zgjohen nė mėngjes me lutjen qė shteti i tyre tė shkatėrrohet, ta pėrfshijė ndonjė tollovi ku do vinin nė shprehje tė gjitha instinktet e tyre destruktive. Nė ēdo shtet, nė tė gjitha shoqėritė, ka njė pėrqindje tė qytetarėve qė bien nė gjumė me lutjen: o Zot, shkakto nė kėtė vend tė pistė njė rrėmujė qė tė mundemi tė shkatėrrojmė, t’i mundojmė njerėzit qė i urrejmė dhe ua kemi zili, tė vjedhim, tė jemi zotėrues dhe mjeshtėr tė tmerrit. Duke e ditur se njeriu ėshtė materie e gjallė, se prirjet njerėzore janė nga mė tė ēuditshmet, se ato janė mė depėrtuese se lagėshtia, shtetet ndėrtojnė institucione tė cilat i pėrcaktojnė kornizat e sjelljeve tė (pa)pranueshme tė individėve dhe qytetarėve. Apo, pėrcaktojnė njė etikė tė interesave tė grupeve, vendosin rendė dhe baraspeshė mes kėsaj etike, vėnė korniza qė ai interes tė mos merr pėrmasat e kanibalizmit tė pakontrolluar ku mė i madhi do e gėlltit tė pambrojturin. Pra, shoqėritė e organizuara mbi bazėn e tė drejtės, u pėrmbahen rregullave dhe procedurave tė cilat vlejnė edhe pėr “mbretin” edhe pėr “lypsarin”. Andaj edhe shoqėritė e shėndosha nuk maten me pėrqindjen e popullatės destruktive qė e pėrbėjnė atė, por me aftėsinė e institucionet shtetėrore tė mbrojnė kufirin mes tė mirės e tė keqes, tė absorbojnė destruktivitetin dhe t’i lėnė hapėsirė tė gjerė vepruese aktivitetit pozitiv shoqėrorė.


Shkruan: Kim Mehmeti

Maqedonia prej moti nuk ka nevojė tė pėrcaktojė numrin e njerėzve destruktiv nė shtet, por shkallėn e destruktivitetit institucional. Veēanėrisht atė tė institucioneve qė e kanė pėr detyrėn tė kujdesen pėr kufirin qė ndanė tė mirėn nga e keqja, qė duhet tė kultivojnė vetėdijen qytetare se edhe e keqja qė bėhet nė emėr tė sė mirės, ėshtė po aq jonjerėzore sa edhe gjitha tė tjerat. Maqedonia prej moti ėshtė shtet i standardeve tė dyfishta, nė tė cilin shqiptarėt shpeshherė janė si popull i jashtėligjshėm, qėllimisht i lėnė nė duart e “instinktit”, e jo tė rendit, nė duart e “policėve” partiak shqiptarė qė ēdo gjė bėjnė pėr tė mirėn e popullit, e cila e mirė rėndomė pėrfshinė mirėqenien e oborrit tė tyre familjarė. Kjo mbase bėhet me qėllim tė dyfishtė: qė tė zhytur nė mosmarrėveshjet e veta, shqiptarėt tė mos shohin se janė viktimė e lojėrave antishqiptare dhe nė ndėrkohė, tė mbeten “fajtorė kujdestarė” pėr tė gjitha destruktivitet tjera shoqėrore nė kėtė shtet.
Ata qė nxisin konfrontimet brendashqiptare, bėjnė njė parallogari tė gabuar. Harrojnė se kur dėnesė nėna shqiptare pėr djalin e vet tė rrahur egėrsisht nga policia, nė tė vėrtet kalben themelet e kėtij shteti. Se atėherė kur edhe njė pjesė e strukturave shtetėrore vihen nė shėrbim tė destruktives – qė tė dėmtojnė “tjetrin” – shteti ngadalė bėhet zonė e errėt ku jo vetėm individin, po njė ditė terri e gėlltit tėrė njė shoqėri.

Kohėve tė fundit, nė Maqedoni shpesh ndodhin vrasje tė shqiptarėve, e nė ndėrkohė vrasės nuk ka. Ndodhin edhe rrahje e maltretime tė tė rinjve shqiptarė, tė cilėt pėr kėtė direkt fajėsojnė strukturat e kėtushme policore, por pėr kėtė policia nuk “ėshtė e informuar”. Kėshtu ndodhi edhe kur u gjet i vrarė nė fshatin Odri tė Tetovės i ikuri nga burgu i Dubravės sė Kosovės. Kėshtu ndodhi edhe disa ditė mė vonė, kur po nė tė njėjtin fshat, persona tė panjohur – pėr tė cilėt i dėmtuari pohon se kanė qenė pjesėtarė tė njėsitit policore tė njohur me emrin “Alfa” – e keqtrajtuan mizorisht njė tė ri tė kėtij fshati. I cili pastaj publikisht, nėpėrmjet ekraneve televizive, tregonte trupin e tij tė masakruar barbarisht. E pranė tij qėndronte nėna e tmerruar, e pėrlotur, e cila nuk dinte ē’tė thotė mė shumė se sa tė mallkojė ata shqiptarė qė lejuan dikush tė maltretojė pjellėn qė mezi e ka rritur. Pra, pėr dallim nga nėnat e dikurshme tė socializmit, qė mallkonin policėt sllavė, tė cilėt egėrsisht ua rrihnin fėmijėt, nėna e kohėve demokratike nga Odri, mallkonte ata politikanė shqiptarė qė e sollėn punėn deri kėtu qė shqiptari tė maltretojė e tė vret shqiptarin. Andaj edhe nė lotėt e saj kishte diēka edhe mė trishtuese se mynxyra nė lotėt socialist tė nėnave shqiptare: lotėt e saj ngėrthenin nė vetvete edhe ėndrrėn e rrėnuar se kur do ēlirohen nga tė “tjerėt”, shqiptarėt e kėtushėm do dinė tė mbrojnė vetveten, do dinė tė mbrohen edhe nga destruktiviteti i vetė, pa pasur nevojė kėtė ta arrijnė nėpėrmjet vrasjeve dhe maltretimeve tė ndėrsjella jonjerėzore, pėr tė cilat dikur thoshin se mund ta bėnin vetėm tė “tjerėt”.
Nė Maqedoni, kohėve tė fundit rritet numri i nėnave shqiptare qė lotojnė rininė e pjellės sė vet. Pėr dallim prej dikur nė socializėm, kur lotėve tė nėnave shqiptare u bashkėngjitej zėri i revoltės sė studentėve, profesorėve, artistėve, gazetarėve..., shqiptarėt e Maqedonisė sot i ka kapluar heshtja. Heshtje e cila mbase dėshmon se janė dorėzuar pėrpara atyre “pashallarėve demokrat” qė rrisin fėmijėt e vet duke i ushqyer edhe me lotėt e nėnave shqiptare. E kjo heshtje trishtuese dėshmon se pjesa mė e madhe e shqiptarėve tė Maqedonisė ende nuk e ka kuptuar se, ai qė nuk dėnon dhunėn ndaj tjetrit, nė tė vėrtetė e ndihmon atė, se ai qė nuk e ndjen dhembjen e nėnės qė loton, nė tė vėrtetė e ka zgjedh pėr fat lotėderdhjen e vet, e cila nuk do vonojė dhe njė ditė do ia stolisė sytė.
Nė Maqedoni, kohėve tė fundit, gjithnjė e mė shpesh vriten dhe maltretohen shqiptarėt. Dhe organet policore bėhen se nuk din asgjė pėr kėtė. Pra, nė kėtė shtet mundet edhe vrasėsi tė tė vijė nė varrim, mundet qė nėnėn qė dėnesė pėr fėmijėn e saj tė vrarė apo tė rrahur, ta ngushėllojė ajo e vrasėsit. Sepse, as njėra, as tjetra nuk e dinė se nė ēfarė loje vėllavrasėse dikush ėshtė duke i futur fėmijėt e tyre. E nė ndėrkohė, qeveritarėt shqiptarė dalin nė ekranet televizive dhe pėr situatėn e kėtillė e akuzojnė opozitėn. Ndoshta duke menduar se kjo mjaftojnė qė tė bėjnė gjumė tė qetė. Mbase ata besojnė se me kaq, e kanė shpėrla ndėrgjegjen e tyre, se mjafton kaq qė t’i shijojnė lirshėm privilegjet qė kanė edhe shijen e lotėve tė nėnave tė kėtushme shqiptare.
Ka shumė parashenja qė dėshmojnė se shqiptarėt e Maqedonisė sot janė mė tė rrezikuar se kurdoqoftė mė parė. Nė mos pėr hiēgjė tjetėr, atėherė shkaku se duhet tė mbrohen nga tė “vetėt”. Ka shenja qė dėshmojnė se qeveria aktuale arriti qė vendbanimet shqiptare t’i lė nė duart e “bandave” lokal, dhe tani, ata tė rinj tė manipuluar nga “kryebanditėt” partiak, t’i ēojė drejtė shfarosjes sė ndėrsjellė. E me kėtė, t’i futė shqiptarėt e kėtushėm nė spiralen e paskajshme tė vėllavrasjes. Ka shumėēka qė Maqedoninė e bėnė tė duket si hapėsirė mbi tė cilėn bie shi me diell. Se dielli shndrit mbi shoqėrinė e etnitetit maqedonas, e shiu bie mbi vendbanimet shqiptare. Mbase ka edhe qarqe politike qė u gėzohen reve qė kanė mbuluar shoqėrinė e kėtushme shqiptare. Me ēka dėshmojnė se nuk e dinė se shiun me diell e sjellin re tė shpejta, tė cilat papritur mund ta mbulojnė tė gjithė qiellin, se ato rėndom bartin breshėr nga i cili pėson e tėrė ara. E Maqedonisė sė sotme qėmoti i kanoset shtrėngatė ndėretnike. Jo pse atė e duan maqedonasit etnik apo shqiptarėt e kėtushėm, por shkaku se shtetin e udhėheqin pushtetarė – pėrfshi edhe ata me shenjėn etnike shqiptare – tė cilėt i ka kapluar njė verbėria e plotė, e cila nuk u lejon tė shohin se pėrroskat e grindjeve ndėrpartiake qėmoti janė bėrė lumė qė i vėrshon vendbanimet e kėtushme shqiptare. Mbase kėtė nuk e shohin edhe tė tjerėt. Sepse sikur ta shihnin, sheshet e Shkupit, Tetovės, Gostivarit, Dibrės... qėmoti do mbusheshin me dhjetėra mijė studentė, me mijėra profesorė, me qindra krijues..., tė cilėt pushtetarėve tė vetė do u thoshin: Jeni tė shėnuar pėrjetė me mallkimin e nėnave shqiptare! Por sheshet janė tė zbrazura. Qėmoti sheshet dhe shqiptarėt e kėtushėm janė bėrė pronė e disa pashallarėve partiak. Andaj njerėzit tubohen nė sheshe vetėm kur dėgjojnė daullet e “pashait”. E njė shoqėri qė respekton vetėm tellallin e frikės, herdo-kurdo paguan ēmimin e klithmės sė vonuar. Ato shoqėri janė si fshatė pa gjela, e ku tė gjithė zgjohen vonė. Edhe atė vetėm sa tė shohin se frika u takon atyre qė mendojnė vetėm pėr vetveten. Se frika i sundon shoqėritė ku edhe ata qė duhet ta ngrenė zėrin e revoltės, kanė harrura se frikacaku ėshtė i vdekur qė ecėn.

09.11.2007
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] TĖ RISHIQOHET MARRĖVESHJA E KUMANOVĖS E NĖNSHKRUAR NGA SERBIA DHE NATO-ja! (2008-12-01 15:50:11 nga admin1)
[ Opinione ] KRIMINELĖT DHE FASHISTĖT E RINJ SERBĖ ME “FYTYRĖ” TADIĒO-MEDVEDEVO-BANKIMUNĖSH (2008-11-29 13:15:45 nga admin1)
[ Opinione ] KUSHTETUTA E REPUBLIKĖS SĖ KOSOVĖS APO REZOLUTA NR. 1244 KĖSHILLIT TĖ SIGURIMIT TĖ OKB-SĖ? (2008-11-28 17:46:42 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Nėpėrmes njė deklarate Kėshilli i Sigurimit miratoi propozimin e Ban Ki-Mun-it pėr Kosovėn (2008-11-26 17:22:21 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] KĖSHILLI I SIGURIMIT TĖ OKB-SĖ RREZIKON SIGURINĖ NĖ BALLKAN (2008-11-26 15:01:46 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Estonia dėshiron tė ndihmojė Kosovėn drejt integrimit (2008-11-24 17:07:49 nga admin1)
[ Opinione ] Jo-ja e Popullit dhe e Politikės kundėr planit famėkeq tė 6 pikėshit (2008-11-24 16:00:04 nga admin1)
[ Kultura ] Romani “Gjarpinjtė…” e Demaēit mbushin 50 vjet (2008-11-21 01:33:18 nga admin4)
[ Opinione ] "6 pikėshi" si shfaqje teatrale! (2008-11-19 16:03:39 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Ishin 30 mijė demonstrues (2008-11-19 12:02:32 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Prishtina nuk lėviz nga pozicioni i refuzimit tė 6-pikėshit (2008-11-14 06:01:07 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster