| » Opcionet për artikullin |
|
Shkruan: Mona AGRIGOROAIEI
EULEX, ashtu si edhe UNMIK, ZCN e PCO e organizma tė tjera "mbikėqyrėse" ndėrkombėtare janė jashtė sė drejtės ndėrkombėtare, sepse askund njė territor i pushtuar dhe i kolonizuar nuk duhet "mbikėqyrur" nė kėtė mėnyrė, duke ia futur prapė sundimin dhe rikolonizimin, por nė ēdo cep tė Tokės, i pushtuari dhe i kolonizuari ka tė drejtėn e vetėvendosjes dhe dekolonizimit.
- Nė bazė tė veprimit tė pėrbashkėt tė Kėshillit tė BE-sė 5928/08 ( mė 4. shkurt 2008), fuqitė dhe pėrgjegjėsitė e EULEX-it janė:
- EULEX ėshtė autorizuar tė veprojė nė Kosovė nė pėrputhje me Rezolutėn 1244
- EULEX ėshtė themeluar si garancion pėr menaxhimin e krizave nga BE dhe pėr ta forcuar stabilitetin
- EULEX-i do t'i monitorojė, udhėzojė dhe kėshillojė institucionet e rendit dhe tė ligjit nė Kosovė
- EULEX-I do tė ketė tė drejtė tė pėrdorė pushtetin ekzekutiv
- Rezoluta 1244 tė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė, sėrish e shpalosi maskėn e zezė, pra, doli hapur kur pėrcaktoi se Kosova ėshtė protektorat ndėrkombėtar dhe ka autonomi tė zgjeruar nė kuadrin e Serbisė.
Pas 17 shkurtit, kur Kosova e shpalli "pavarėsinė", qėndrimi nė fuqi i kėsaj rezolute krijoi njė ambiguitet: si mund tė jetė njėkohėsisht njė vend edhe shtet, edhe protektorat, edhe i pavarur?!!!
- Nuk mund tė logjikohet e tė kuptohet se sa ekziston njė shenjė barazie midis « protektorat » dhe « pavarėsi tė mbikėqyrur », kurse ndikimi i Serbisė tani ėshtė tė njejtės fuqi, si para shpalljes sė pavarėsisė.
- Pėrfshirja e rezolutės 1244 si mandat ligjor i EULEX ėshtė vetėm dėshtim i politikės sė jashtme tė BE-sė pėrballė propagandės ruso-sllave dhe satelitėve tė saj nė BE (Spanja, Qiproja, Rumania) qė futi pyka se "shpallja e pavarėsisė" krijon "precedent tė rrezikshėm" nė rajone tė ndryshme tė botės dhe qenka shkelje e tė drejtės ndėrkombėtare. Pėr faktin se BE-ja nuk mund tė merr vendime nė fushėn e politikės sė jashtme dhe tė sigurisė, pa votėn pozitive tė tė gjitha shteteve, ashtu si njė vendim tjetėr, pa bėrė njė lėshim tė tillė, do tė ishte i pamundur. Por, nė anėn ligjore, ėshtė absurde qė EULEX-t'i referohet rezolutės 1244, sepse nuk mund tė gjendet asnjė nen brenda saj qė pėrmend legjitimitetin e njė misioni tė njė organizate ndėrkombėtare, jashtė OKB-sė.
"Ngordhja" ngadalė por e sigurt e UNMIK-ut ėshtė parė me frikė nga organet e Kombeve tė Bashkuara.
Njėherė, doli teoria qė UNMIK-u tė ruajė enklavat serbe, kurse EULEX-i tė "mbikėqyrė" pjesėn tjetėr tė Kosovės, e banuar nga shqiptarėt. Kjo do tė dyfishonte praninė ndėrkombėtare dhe burokracinė nė Kosovė, si dhe do tė legjitimonte ndarjen de facto dhe de jure tė saj. Pasi kjo kuptohet edhe prej fėmijėve tė vegjėl, kjo teori u ndryshua nė bazė tė planit "plani Ban Ki Moon", sipas tė cilit, UNMIK do tė ketė rol nė bisedime "pėr ēėshtje praktike" midis Beogradit dhe Prishtinės. Me kėtė, UNMIK-u u demaskua plotėsisht si leva e parė e politikės sė Beogradit nė Kosovė, sepse ėshtė Beogradi ai qė insistonte qė pas 17 shkurtit tė rinisin negociatat, duke vėnė kėshtu institucionet vendore nė pozitė inferiore, nga momenti qė Serbia nuk e ka njohur Kosovėn si shtet tė pavarur.
Me ardhjen e EULEX-it, dora e hekurt e Evropės Plakė synon tė sundojė deri nė palcė e gjak mbi popullin shqiptar, nė emėr tė tė ashtuquajturit "stabilitet". Ky term pėr BE do tė thotė: ruajtje e status-kuos, pėrkatėsisht tė kufijve nė rajon. Ėshtė kėtu fjala pėr zbatimin nė praktikė tė paradigmės integruese anti-ribashkim kombėtar tė shqiptarėve.
BE, ėshtė e interesuar tė depėrtojė nė terren nė Kosovė pėr t'iu kundėrvėnė Amerikės dhe projekteve ekonomike afatgjata tė saj nė fushėn e lidhjeve tė komunikimit / energjisė. Ajo, duke u varur (energjitikisht) nga Rusia, dėshiron ta ndihmojė nė krijimin e "stabilitetit", nė forcimin e tij, duke u bėrė ashtu pararojėn mbrojtėse tė projekteve ekonomike tė Rusisė nė fushėn e energjisė. Duke "ruajtur" terrenin, nga "kėrcėnimet rajonale", ajo tenton t'i sigurojė Moskės "parajsėn ballkanike", ashtu qė rajoni tė bjerė pėrfundimisht nė sferėn e ndikimit ruso-serb dhe vasalėve tė tyre evropianė.
Dhe, pėr kėtė duhet tė instalohet nė Kosovė inkuizicioni i Evropės Plakė, e tmerruar se planet evropiano-pansllaviste do tė prishen prej sovranit popull shqiptar, qė nuk u pyet kurrė nėpėrmjet referendumit, se ēfarė statusi do tė dėshironte.
EULEX, ashtu si edhe UNMIK, ZCN e PCO e organizma tė tjera "mbikėqyrėse" ndėrkombėtare janė jashtė orbitės tė sė drejtės ndėrkombėtare, sepse askund njė territor i pushtuar dhe i kolonizuar nuk duhet "mbikėqyrur" nė kėtė mėnyrė, duke ia futur prapė sundimin dhe rikolonizimin, por nė ēdo cep tė Tokės, i pushtuari dhe i kolonizuari ka tė drejtėn e vetėvendosjes dhe dekolonizimit.
Duke iu mohuar kėto tė drejta, Evropa Plake ėshtė e ndėrgjegjshme se trojet shqiptare gjenden mbi njė fushė tė minuar, ku mund tė shpėrthejė nė ēdo moment njė "krizė", ashtu qė ajo dėshiron tė ndėrtojė mekanizma opresive (me shėrbimet informative pėrkatėse) tė sundimit pėr ndalimin e cilitdo veprim qė qon drejtė lirisė sė plotė, nė radhė tė parė policia dhe gjykatat/prokuroritė, organet ekzekutive tė motivuara politikisht, qė s'do tė mund tė ngrisin asnjė gisht, pa pyetur "mbikėqyrėsit" e EULEX-it. Ndryshe, padronėt e tyre ndėrkombėtarė do tė ndėrhyjnė, d.m.th, do ta rrėzojnė si tė pavlefshėm ēdo akt dhe vendim tė "institucioneve vendore" qė nuk i pėrshtatet "frymės evropiane", "multietnike" dhe pavarėsisė nga Shqipėria, por jo nga Serbia. (Pėrvoja e hidhur e misionit evropian nė Bosnje na tregon se si mbi 42 kryetarė komunash u rrėzuan pėr njė ditė, sepse nuk u konsiderua nė Bruksel se janė mjaftė servilė pėr tė shėrbyer dhe dėgjuar urdhrat pro-serbe.) Duhet shtuar edhe fakti se plani i BE-sė ėshtė qė Serbia tė integrohet se bashku me Kosovėn nė BE, kurse Shqipėria jo, dhe vetėm pasi vrulli dhe identiteti kombėtar shqiptar nė Kosovė do tė zvogėlohet, tė shterret, ashtu qė asimilimi tė jetė i plotė.
...Dhe, nė rast se populli shqiptar do tė revoltohet para sundimit tė egėr policor, "institucionet" tė jenė tė ushtruara mirė dhe tė nxisin vėllavrasjen, e qė ėshtė dėshira mė e madhe e gjithė armiqve tė kombit shqiptar.
Integrimi nė Evropė nuk duhet tė jetė i barabartė me gjarprin evropian neokolonial e helmet e tij me emrin EULEX. Vetėm nėse shqiptarėt do tė ribashkohen, atėherė ėshtė e arsyeshme qė tė mendojnė pėr integrim nė BE. Dhe, asnjėherė anasjelltas, sepse ky ēon nė pamundėsinė pėr tė negociuar dhe pėr tė marrė pjesė nė vendimmarrje, pra nė neokolonializėm tė egėr, kurdoherė antishqiptar.
05.07.2008
|
|