B.Elshani: Pentagrami i poetit.
ELEFANTI DHE MIUSHI
(Sipas njė pėrralle tė njohur)
Ish njė herė njė elefant
Njė trupmadh, sa dy ballkone
Kėmbėt mu si katėr trarė
Hundė deri te ballone.
Mirėpo, ēndodhi njė ditė
Si hundėn me ujė e mbushi?
Tek po shkonte rėndė rėndė
Ndjeu njė zė si zė miushi.
Dhe, vėrtetė, nė njė kurth
Na qe mbledhur njė miush
Ēgabime ke bėrė, xinxo?
- e pyeti me zė tė trashė
Mė zu kurthi, elefant
se
qė thua
vidhja djathė
Po vidhje? Oho, shumė keq
paske bėrė goxha faj!!!
- rreptė i foli elefanti
me njė zė si zė babai
Mė shpėto, aman
Ndihmomė
mė vjen macja, gjallė smė zė
Ēeli kurthin elefanti.
Ik, miush e mos vidh mė!
Elefant, do ta shpėrblej
Kėtė gjė, mos e harro
Ti tė mė shpėtosh? - tha tjetri
Dhe ia plasi Hohoho.
Pas njė jave elefanti
Kot, pėr qejf, u fut nė fshat
Shkatėrroi dy tri shtėpi
Dhe tha tia therte me vrap
Po
smundi tė ikte prapė
Se kushtrimin dhanė fshatarėt
E mbėrthyen mes ca pemėve
Dhe paq ia shtrėnguan litarėt
Kokėmadh ! Hundėmadh!
Hė, tani, po munde, ik
tė gjallė do tė tė shpiem
nė kopshtin zoologjik.
thanė fshatarėt dhe ikėn
nė fshat pėr tė ngrėnė drekėn
kurse elefantin lidhur
me litarė ndejti vetėm.
nisi tė mendonte hekurat
atje larg, nė zoopark
kur, burgosur do ta ngisnin
kalamanėt rretheqark.
nisi tė qante kaq shumė
kaq..sa se kish parė kush
Ēi hidhte kokrrat e lotėve
Ēdo kokėrr nga njė miush.
Po njė zė I hollė shumė:
Elefant, jam unė
unė!
Kėth-kėth (fytyrėn si brumbull)
ai miushi u afrua
Elefanti preu lotėt
qė na kishin bėrė njė krua.
- Kam prishur nja dy shtėpi
Gabim qė sta falė kush
- Ndaj tė kanė lidhur fshatarėt?
- Ndaj mė kanė lidhur, miush.
- Keq!Keq tė prishėsh shtėpia
Paske bėrė goxha faj
Trashte zėrin kocomiu
Si tė ishte zė babai
- Elefant, do tė shpėtoj
Po veē dhe ti mu beto
Si nuk vjedh dhe unė djathė
Shtėpia mos shkatėrro!
Kėrr kėrr, me dhėmbėt si sharrė
Miushi I preu litarėt
Pastaj
ia therėn me vrap
Qė mos ti zinin fshatarėt
E mbajtėn fjalėn e dhėnė?
Kėtė gjė pėrralla se thotė
Por elefantin njė mi
E shpėtoi kur derdhte lot.
BLEDI ĖNDĖRRON
Mbrėmė rashė pėr tė fjetur
Papritur
u bėra burrė
Me ca muskuj prej ēeliku,
Me njė hushtė dhe
sikur.
Ngrita hushtėn dhe thėrrita:
Lavdi truallit ilir!
(
asnjeri smė thosh Bledush
tė gjithė Pirro i Epirit).
Kur
Fafap, nja njėqindmijė
Taborre me otomanė
Veshur shallvare e ēallma
Edhe zhveshur jataganė
Thirra : Mblidhuni shqiptarė
Embta! me shpata e thika
Skėnderbe tė gjithė mė thonin
e
askush Bledi Pėrgjika.
Pėr Atdhe! thėrres e I hidhem
nė grykė topit qė gėrmush
Tė lumtė, Baca Mic thėrrasin
he-he, askush Tė lumtė Bledush!
Papritur
nė vend tė ēallmave
Kėmishėzinj me pendė kaposhi,
Hitlerianė me helmeta
Edhe krisma mitralozi
Nga tre tanke kryqethyer:
Dorėzo armėt , Bledush!
Nuk dorėzohen partizanėt!
He-hej, unė jam Vojo Kushi
Sipėr ēi kėrcej njė tanku
E me predha shtie e bot
Italianėt - Mamma mia!!!
Hitlerianėt - O main got!!!
Kur
po ec nėpėr Kosovė
Mė ndalin do shkie me pushkė
E mi shkulin fort dy veshėt:
Ēdo kėtu, more Bledush?
Hiqi duart, he shkjau i derrit
se ta baj surratin zhari
Nuk jam kolopuē Tirone
Jam baca Adem Jashari!
Me vrap ikėn shkiet me pushkė
Kurse unė, shkrirė nė gaz
Nė krye vura njė qeleshe
Edhe ika nė Prekaz
Kur
hop, mu ēelėn dy sytė
Sepse dita kishte zbardhur
Njė rreze e artė nga dielli
te jastėku mė kish ardhur.
Zgjohu, Bledi!, sikur thoshte
Rritu shpejto pėr atdhenė
kėshtu kam zgjuar dhe Pirron
kur flinte dhe Skėnderbenė
TULLUMBACJA
Njė tullumbace
Shket lule mė lule
Te njė ballkon
Papritur ulet
Qė andej mbi man
Tani butė butė
Drejt barit bie
Si parashutė
Po
srri mbi bar
Mu si ballon
Tani po ngjitet
Nė njė ballkon
Kjo tullumbace
Qė po shėtit
Tė gjithė tė vegjlit
Se ēi ēudit
Si ngrihet, ulet?
Askund nuk ngec!?
Unė i kam lidhur
njė karkalec.
OXHI DHE NEVILA
- O Nevila, moj
Me mua, pse sloz?
- Se gjuan me dhe
Dhe je pisanjos!
- Ditpėrditė do lahem unė
Dhe me ujė dhe me sapun
- Po tani, do lozėsh?
Me ty, Oxhi? Kurrė
Se llambėn e madhe
Qėllove me gur
- Llambat na bėjnė ndriēim
Kurse unė
mmm...bėra gabim
- Po tani, Nevila
Do lozėsh me mua?
- Jo, se pėr ēdo lodėr
Ti bėrtet E duuuaaa.
- Nuk do them mė kurrė
Ja besėn e burrit!
- Po tani, do lozėsh?
- Me ty?
Nuk loz unė
- Pėrse, moj Nevila?
- Ja pėrse
Je ēun!
- Thuaj gabim, Nevila
Ēuna e goca tok
Tė gjithė kemi shokė.
DHELPRA NĖ KUVLI
Symbyllur dhelpra dinake
Nė kuvlinė si qymez
Ėshtė mbledhur kutullaē
Flenė dhelprat nė mėngjes?
Uaaaa!
njėrin sy e ēeli!
Sjemi pula, zonja dhelpėr
Qė tė na gėnjesh ashtu,
Ēele edhe syrin tjetėr!
Redaktoi: B. Elshani
27.12.2007 |