DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» PSE KOSOVA NUK KA POLITIKĖN E SAJ TĖ JASHTME?
Postuar mė datėn: 2008-08-22 16:31:12 nga admin1 :: Kategoria: Opinione



BAROMETRI DIPLOMATIK

*** Legjenda heroike e lavdishme gjithėkombėtare shqiptare, Adem Jashari dhe UĒK-ja nuk kanė luftuar dhe, nuk janė martirizuar, qė Kosovėn ta drejtojnė injoranatėt karrieristė dhe pazarxhinjtė e saj tė politikės dhe tė “biznesit” ditor, tė cilėt “bishtin e kanė nė Serbi, e kokėn nė Kosovė”, por pėr ato vlera njerzorėe dhe profesinale tė ndėrgjegjshme kombėtare dhe atdhetare shqiptare, qė Kosovės i japin dritė dhe diell lirie.


Prof. Dr. Mehdi HYSENI

(I)- Derisa nė Kosovė, do tė jenė tė pranishme UNMIK-u dhe EULEX-i, si dhe importuesit, “sponsoruesit” dhe dekretuesit e tyre politikė dhe “konstitucionalistė” vardisės shqiptarė, realisht Kosova nuk mund tė ketė politikė tė brendshme, as tė jashtme tė mėvetėsishme, sepse si njėra, ashtu edhe tjetra janė tė varura nga faktorėt ndėrkombėtarė, qė e kanė mbėshtetur pavarėsinė e Kosovės nga Serbia.

(II)- Sepse me “ bashibozukė”, me “kullera” = me profiterė tė luftės dhe, tė gjakut tė derdhur tė popullit shqiptar dhe, tė Adem Jasharėve-UĒK-sė pėr ēlrimin, pėr lirinė dhe pėr pavarėsinė e Kosovės, nuk bėhet as politika e jashtme, as politika e brendshme e njė shteti. Kėtė populli, do tė duhej ta ketė dijtur, sepse fati i tij, dhe i Kosovės, duhet tė jetė i pėrqėndruar drejtazi dhe zhdrejtazi nė duar tė tij, sepse varet prej tij, e jo prej bashibozukėve dhe tė kullerave, sajesė e erozionit tė rrethanave politike, ekonomike dhe tregtare tė shoqėrisė konsumatore tė sotme.

(III)- Zėvendėskryeministri i Kosovės, Hajredin Kuēi ėshtė pajtuar me konstatimin e publicistit Veton Surroi se Kosova nuk ka vizion pėr politikėn e jashtme” (www.mekulipress.com,16.08.2008), spese nuk e ka kuptuar “ thikėn me dy tehe” politike tė konstatimit tė Veton Surroit. Ndyrshe, nuk do ta kishte pėrqafuar atė si tė qėlluar, sepse mesazhi i pėrmbajtjes sė tij, nė tė njėjtėn kohė ka “vrarė” jo vetėm “politikėn e jashtme”, tė drejtuar nga ministri i Jashtėm, Skėnder Hyseni (diplomat i paarsimuar, pėrkatėsisht pėrkthyes i anglishtes me profesion), por edhe politikėn e brendshme tė qeverisė sė Zėvendėskryeministrit, Hajredin Kuqi dhe tė Kryeministrit tė tij, Hashim Thaēi.

1. Faktorėt negativė tė politikės sė brendshme kushtėzojnė diplomacinė dhe politikėn e jashtme

Kosova ka kuadro diplomatike pėr tė drejtuar diplomacinė dhe politikėn e jashtme dhe shtėtėrore tė Kosovės. Mirėpo, fatkeqėsisht ato janė tė izoluara dhe tė diferencuara nga vetė politika primordiale e Kosovės.

Kjo, ėshtė edhe njė nga arsyet pse Kosova nuk ka kurrfarė strategjie vizionale dhe afatgjatė tė ndėrtimit, tė zhvillimit dhe tė zbatimit tė objektivave parėsore tė politikės sė saj tė jashtme.
Nė kėtė kuptim, qėndrimi, sjellja dhe veprimi i politikės paragjykuese, mahallore dhe nahiore tė Kosovės, ėshtė i barasvlershėm me “standardet” dhe me “kriteret” e dikurshme eliminuese tė politikės negative seleksionuese tė Serbisė, pėrkatėsisht tė ish-Jugosllavisė sė Titos ndaj kuadrove tė mirėfillta profesionale diplomatike shqiptare, tė cilat nė vend tė tyre, angazhonin analfabetė, agjentė, spiunė, kolaboracionistė dhe “shqiptarė tė ndershėm”, qė punonin pėr interesat e politikės dhe tė diplomacisė sė tyre kolonialiste, qė si brenda, edhe jashtė nė Evropė, dhe nė botė, kishin pėr “mision diplomatik” likuidimin, reduktimin, anatemimin, eliminimin dhe diferencimin e kuadrove tė mirėfillta profesionale shqiptare.

Mjerisht, edhe sot (pas pavarėsimit tė Kosovės), politika ditore sektariste, burokratike dhe korruptuese shqiptare nė Kosovė po vepron sikruse ajo e Serbisė dhe e Jugosllavisė sė dikurshme, ku nė vend tė pėrzgjidhjes pozitive tė kuadrove diplomatike, ajo, pa kurrrfarė tė drejte, pa dhimbje, pa kurrfarė kriteri, pa kurrfarė objektiviteti dhe, pa kurrfarė arsyeje, po zbaton tė njėjtėn startegji dhe taktikė tė eleminimit dhe tė diferencimit tė tyre. Pėr shembull, nė vend tė diplomatėve tė kualifikuar (me fakultet, me magjistraturė dhe me doktoraturė), qeveria e “hajredinė pashėve” dhe e “pashallėqeve” tė Kosovės ka angazhauar, ka rekrutuar, ka pranuar dhe, ka zgjedhur “profilin pėrkatės diplomatik” (ministrin e jashtėm, ambasadorė etj.) tė saj, me profesione dhe me kualifikime arsimore, qė nuk kanė asnjė lidhje me diplomacinė dhe me politikėn e jashtme (kuptohet sipas bazės sė akraballėkut dhe tė logjikės fisnore tė robit). Kjo nuk ėshtė kurrfarė befasie, as kurrfarė novus-i, sepse kjo ėshtė metodė e vjetėr shekullore e seleksionimit negativ tė kuadrove shqiptare nga ana e Serbisė dhe e Jugosllavisė kolonizatore.

Dallimi (ASIMETRIA)!

I vetmi dallim i politikės sė sotme “bashibuzokiste” dhe komercialiste tė seleksionimit negativ tė kuadrove shqiptare nė Kosovė, kur ėshtė fjala pėr eleminimin dhe pėr diferencimin e tyre nga jeta e pėrditshme politike, ėshtė se, kjo, kuadrot e saj diplomatike tė izoluara, i kursen nė kuptimin fizik (nuk i vret, nuk i persekuton dhe, nuk i likuidon nė forma tė ndryshme sikurse dikur Serbia dhe Jugosllavia). Kjo ėshtė ana pozitive e politikės sė sotme, qė nė fokus ka vetėm interesat e ngushta dhe grupore tė akraballėkut fisnor dhe borgjez nė Kosovė, e cila nuk ka asgjė tė ngjashme, asgjė tė pėrbashkėt, e as tė barasvlershme me politikėn dhe me diplomacinė eliminuese negative tė Serbisė, pėrkatėsisht tė Jugosllavisė kolonialiste, kur ėshtė fjala pėr “paralizimin” dhe pėr zhdukjen fizike tė kuadrove tė arsimuara tė mirėfillta diplomatike shqiptare.

Ekuivalenca (SIMETRIA)!

Ndėrkaq, nė kuptimin etik dhe profesional nuk dallon pėr asnjė nuancė tė saj, por ėshtė kopje origjinale e mekanizmave dhe e instrumenteve “etike”, “profesionale” dhe “ligjore” tė diplomacisė eliminuese tė Serbisė dhe tė Jugosllavisė, tė cilat “kanė pasur arsye” t’i eliminojnė dhe t’i diferencojnė shqiptarėt (sepse i konsideronin si “ element i huaj”, i pėrkisnin Shqiperisė, jo Jugoslavisė, as Serbisė).

Mirėpo, politika e sotme zyrtare e Kosovės nuk ka asnjė tė drejtė dhe, asnjė arsye (as morale, as ligjore, as kushtetuese, as kombėtare, as ndėrkombėtare, e as shtetėrore), qė sipas “formulės” famėkeqe anitshiptare serbo-jugosllave, t’i eliminojė dhe, t’i izolojė kuadrot e saj profesionale diplomatike shqiptare, sepse i pėrkasin dhe, mbi tė gjitha i nevojitėn si buka, si ajri, si drita dhe si dielli Kosovės dhe shqiptarėve, por jo, edhe “rrobaqepėsve” dhe pėrkthyesve tė “elitės politike” dhe “diplomatike”, tė cilėt Kosovėn e kanė shėndrruar nė “pronė private” tė tyre.

Fundja, tė mos harrojnė “sitat diplomatike” dhe “shoshat politike”, si dhe “aliazhi” i akraballėkut tė tyre fisnor, feudal, latifundist borgjez, grupor, partiak, ideologjik, ekonomik dhe tregtar, (“i pėrzgjedhur” nga ato “sita” dhe nga ato “shosha” vetėm pėr nevojat e tyre presonale dhe grupore “diplomatike”, tregtare, ekonomike dhe karrieriste poltiike), se Kosova nuk ėshtė vetėm njė “pronė private”e tyre, por e gjithė popullit shqiptar dhe e gjithė Shqipėrisė Etnike.

Ndaj, kuadrot e izoluara dhe tė diferencuara diplomatike shqiptare nė “stilin” politik dhe diplomatik tė Serbisė sė Slobodan Milosheviqit dhe tė Josip Broz Titos, edhe pse nuk kanė asnjė “bashkėpartiak”, asnjė “bashkideologjist”, asnjė dajė, asnjė tezak, asnjė kushėri, asnjė djalė axhe, dhe asnjė mik, qė do t’iu ndihmonte pėr tė arritur nė “sitat” dhe nė “shoshat” e pedagogjisė dhe tė psikologjisė grupore dhe mahallore, kjo nuk do tė thotė se ata e kanė humbur tė drejtėn e tyre natyrtore, legjitime dhe legale tė jenė tė zgjedhur dhe tė zgjedhin, edhe pse, hėpėrhė kėtė tė drejtė ua kanė tjetėrsuar dhe mohuar “VIPAT” e ndryshėm kulltukofagė dhe despotikė tė “politikės sė lartė” oborrtare tė Kosovės.

Vetoni ia “ka qėlluar”, por Hajredini ia ka gabuar!

Tema pse Kosova nuk ka politikėn e saj tė jashtme, ėshtė tejet serioze dhe komplekse, qė shqyrtimi i saj nuk i pėrket vetėm V.Surroit dhe H.Kuēit, por para sė gjithash, ka tė bėjė me Qeverinė dhe me Parlamentin e Republikės sė Kosovės, dhe, sė dyti, natyrisht ka tė bėjė edhe me opozitėn politike “korrektorin politik” tė pozitės sė “fronzuar” politike nė pushtetin shtetėror tė Kosovės.

Pra, trajtimi i saj, pikėsėpari kėrkon seriozitet, etikė, profesionalizėm, objektivitet, ligjshmėri dhe pragmatizėm nga tė gjithė ata mekanizma, organe dhe institucione qė janė me kompetencė pėr dhėnien e vlerėsimit tė kualifikuar, se ka apo nuk ka Kosova politikėn e saj tė jashtme.

S’ka dilemė se njė tė drejtė tė kėtillė e ka edhe Hajredin Kuēi, si institucion, sepse ėshtė zėvendėskryeministėr i qeverisė sė Kosovės. Mirėpo, ai ka gabuar qė e ka mbėshtutur tezėn sfiduese tė Veton Surroit nga opozita, se “Kosova nuk ka vizion tė politikės sė jashtme”, para se tė konsultohej me Kryeminitsrin dhe me qevrinė e tij tė Kosovės, se ishte ai njė konstatim real apo jo. Nė kėtė rast, pėrgjigjen e saktė konkrete dhe tė kualifikuar, do tė duhej ta kishte dhėnė qeveria, pėrkatėsisht kryeministri i saj, Hashim Thaēi, e jo zėvendėskryeministri i saj Hajredin Kuēi nė emėr, dhe sipas detyrės sė tij.

Nėse, deklarata e Hajredin Kuēit, ėshtė vendimi i qeverisė sė Kosovės, atėherė, kjo ėshtė nė rregull, domethėnė qeveria e Kosovės me nė krye Hashim Thaēin paska pranuar gabimin e saj se “Kosova nuk ka vizion tė politikės sė jashtme” tė saj, si rrjedhim i gabimeve tė deritashme politike dhe diplomatike tė politikės zyrtare tė saj. Pra, nė kėtė sens nuk mund tė fajėsohet dhe, tė jetė pėrgjegjės vetėm Ministria e Jashtme e pėrkthyesit, Skėnder Hyseni, sepse ajo ėshtė pjesė e qeverisė sė Kosovės, dhe funksionon sipas ligjeve dhe ligjshmėrive tė saj. Tė gjitha sukseset dhe, tė gjitha gabimet e tė metat e Ministrisė sė Jashtme tė Kosovės, pėrkatėsisht tė Skėnder Hysenit, njėherazi janė edhe gabimet e Qeverisė sė Kosovės, pėrkatėsisht tė drejteusve tė saj, jo vetėm tė Ministrit- Pėrkthyes tė Jashtėm, Skėnder Hyseni dhe tė LDK-sė sė tij, e cila sipas “ēelėsit” partiak, e ka sjellė nė atė funksion privilegjues diplomatik.

Motivi i gabimit tė dyfishtė tė Hajredin Kuēit

Zėvendėsministri Hajredin Kuēi e ka pranuar botėrisht si tė drejtė konstatimin e Veton Surroit se: “Kosova nuk ka vizion tė politikės sė jashtme”, sepse nuk ka pasur fare sens, as aftėsi politike, qė ta kuptonte drejt esencėn e mesazhit tė tij, dhe se, kujt i refereohej ai direkt dhe indirekt. Nryshe, nuk do ta kishte mbėshtetur dhe pranuar si tė drejtė dhe objektive.

Zėvendėskryeministri i Kosovės naivisht e ka pranuar atė konstatim tė V. Surroit, duke menduar se ai i drejtohej vetėm Ministrit tė Jashtėm tė Kosovės, Skėnder Hysenit, duke qenė se ai nuk ėshtė kuadėr i kualifikuar si diplomat, por vetėm njė pėrkthyes i anglishtes, dhe se vjen nga “ēelėsi partiak” i LDK-sė. Mirėpo, e vėrteta qėndron ndryshe, nė kurriz tė gabimit politik tė Hajredin Kuēit.

Me njė potez tė tillė tė papeshuar, zėvendėskryeministri ka dėshmuar se nuk e njeh as politikėn e jashtme, as atė tė brendshme tė Kosovės (qoftė nė kuptimin doktrinar, qoftė nė atė praktik), edhe pse ėshtė prezent nė nomenklaturėn funksionuese tė qeverisė sė Kosovės, ai nuk ka qenė nė gjendje qė ta kuptojė dhe ta “zbėrthejė” drejt konstatimin e V.Surroit se “Kosova nuk ka vizion tė politikės sė jashtme”. Zėvendėskryeministri, ėshtė dashur ta kuptonte kėshtu mesazhin politik dhe diplomatik tė kėtij konstatimi tė V. Surroit:

(1) Sė pari, “Kosova nuk ka vizion tė politikės sė jashtme” sipas Veton Surroit, sepse, kuptohet qė nė krye tė saj nuk ėshtė vetė Veton Surroi (djali i ish-ambasadorit tė Republikės Socialiste Federative tė Jugosllavisė, Rexhai Surroi), por ėshtė njė “outsider”-pėrkthyes i “diplomacisė” sė ndjerit, Ibrahim Rugova.

(2) Sė dyti, “konstatimi” i V.Surroit, ėshtė njė krtikė e dyfishtė me “dy tehe” shumė tė mprehta, qė “prejnė shumė hollė dhe, shumė thellė nė disfavor tė politikės dhe tė diplomacisė sė pėrgjithshme tė qeverisė aktuale tė Kosovės, tė drejtuar nga kryeministri Hashim Thaēi dhe zėvendėsministri Hajredin Kuēi, sepse Veton Surroi nė tė njėjtėn kohė “me njė tė rėnė” i ka goditur edhe gabimet e politikės sė brendshme, edhe tė politikės sė jashtme tė Qeverisė sė Kosovės, e jo vetėm gabimet, hendikepet dhe tė metat e Ministrisė sė Jashtme tė Kosovės, tė drejtuar nga pėrkthyesi i saj, Skėnder Hyseni (“ambasadori” i LDK-sė).

3) Sė treti, Hajredin Kuēi nuk ka pasur ama asnjė arsye qė ta mbėshtesė tezėn e theksuar tė Veton Surroit (pavarėsisht nga objektiviteti a subjektiviteti i saj), por ėshtė dashur ta hudhė poshtė atė si tė tillė, edhe pėr shkak tė faktit shumė tė rėndėsishėm (me gjithė te metat ekzistuese tė politikės sė brendshme dhe tė jashtme tė qeverisė sė Kosovės, tė drejtuar nga ai dhe nga kryeministri i tij, Hashim Thaēi), se, ende, Kosova ėshtė shtet i ri disamujor, dhe se politika e saj e brendshme dhe e jashtme ende ėshtė nėn subordinimin e administrimit tė faktorėve ndėrkombėtarė (UNMIK+EULEX), ende tė pranishėm nė Kosovė, edhe pas njohjes sė pavarėsisė sė saj mė 17 shkurt 2008.

Ky fenomen i aktualizuar (papritur “si rrufeja pėr sė kthjellti” dhe, nė mėnyrė shumė naive, sepse tė jeshė “VIP” Nr.2 nė krye tė njė Qeverie, dhe tė pohosh pėr qeverinė tėnde, se ajo nuk ka politikėn e vet tė jashtme, kjo ėshtė jo vetėm diletantizėm politik, por edhe dėshmi e qartė se ai nuk e ka vendin nė atė qeveri, as nė politikė, e as nė PDK fare, edhe pse ėshtė zgjedhur sipas “ēelėsit partiak”) nga zėvendėsminitri i qeverisė sė Kosovės, Hajredin Kēi ( i frymėzuar dhe i hipnotizuar pa asnjė arsye objektive nga konkluzioni tejet perfid dhe sfidues i Veton Surroit.

Duke qenė se vetė V. Surroi nuk ėshtė nė krye tė Qeverisė dhe tė Politikės sė jashtme tė Kosovės, ai, edhe ka dalė nė opinionin publik (pėr ta arritur ndonjė qėllim tė caktuar “reformist” politiko-diplomatik), me atė konstatim tė ashpėr kritikues (pa apostrofuar emra mbiemra tė “vipave” tė politikės drejtuese zyrtare tė Kosovės) kinėse qeveria aktuale koalicioniste (PDK+LDK), e drejtuar nga kryeministri, Hashim Thaēi dhe Zėvendėskryeministri, Hajredin Kuēi nuk ka politikė tė saj tė jashtme.

Meqė, opozitari Veton Surroi ka dėshtuar politikisht nė zgjedhjet e fundit nė Kosovė, ėshtė e kuptueshme dhe e natyrshme, se ai parreshtur vepron, qė njė ditė, duke pėrfituar nga gabimet politike tė qevrisė aktuale tė Kosovės) tė vijė nė krye tė njė qeverie tė re ose tė paktėn nė krye tė politikės sė jashtme tė Kosovės, nė vend tė Ministrit tė Jashtėm-Kryediplomatit Pėrkthyes, Skėnder Hyseni.

S’prish punė, nė demokraci dhe, nė emėr tė demokracisė, secili lufton pėr veti, pėr familjen e tij, pėr grupin e tij, pėr mahallėn e tij, pėr partinė e tij, pėr pasurimin e tij dhe pėr karrierėn e tij etj. Tė gjitha kėto “verpa demokratike” bėhen nė emėr tė rrejshėm tė zhvillimit, tė pėrparimit, tė stabilizimit, tė mirėqenies dhe tė afirmimit tė demokracisė direkte tė popullit dhe tė shtetit.

Ndaj, V. Surroi ( si opozicionist) ka pasur tė drejtė(edhe pse tendencioz nė pasqyrimin e kritikės sė tij tė theksuar), qė ta kritikojė qeverinė e Hashim Thaēit, se ajo nuk ka “vizion pėr politikėn e jashtme”. Mirėpo, njė tė drejtė tė tillė nuk e ka pasur dhe, nuk e ka Zėvednėskryeministri i Hashim Thaēit, kur dihet se ai, ėshtė pjesė e qeverisė sė Kosovės, dhe mban pėrgjegjėsi direkte pėr gabimet e qeverisė sė tij. Megjithėkėtė, sa ia vlen, kur ai nė mėnyrė diletante dhe tė pavetėdijshme e ka mbėshtetur konstatimin e rezervuar tė Veton Surroit, nė prapavijėn politike dhe diplomatike tė tė cilit fshihen intersa dhe llogari persnale tė karrierizmit tė tij politik dhe diplomatik, e jo avancimi, mbrojtja dhe ruajtja e kurrfarė interesi humanitar, zhvillimi ekonomik, demokratik dhe e intersit tė pėrgjithshėm tė Kosovės, as tė politikės sė saj tė jashtme, as tė brendshme, sepse koha, pothuajse 20-vjeēare ka dėshmuar, se ai ishte mė tepėr njė biznesmen i suksesshėm (pėr hesapet e tij, natyrisht, duke u thirur, dhe duke vepruar nė praktikė sikurse shumcia e partnerėve, dhe rilvalėve tė tij politikė, ekonomikė dhe tregtarė, qė tė pasuroheshin sa mė shumė, duke u “betuar” nė demokraci dhe nė “patriotizėm” shqiptar), sesa njė politikan dhe, njė diplomat i aftė, i dėshmuar nė praktikė.

Vėrtet, sikurse V. Surroi tė kishte qenė ndonjė politikan a diplomat i njėmendtė, ai, edhe do tė ishte nė krye tė qeverisė, tė parlamentit, apo tė politikės sė jashtme tė Kosovės. Fundja, kėtė e dėshmoi edhe dorėrheqja e tij nga posti i kryetarit tė partisė politike tė tij “Ora”, e cila nė zgjedhjet e fundit nė Kosovė, fitoi njė pėrqindje simbolike tė votave.

Ky potez i keqkuptimit, apo mė mirė tė themi i “mosdeshifrimit” politik dhe diplomatik i mesazhit tė kritikės sė V.Surroit nga ana Zėvendėskryeministrit, Hajredin Kuēi, tregon sheshit se, kosntatimi i Veton Surrroit nuk ėshtė kurrfarė sensacioni politik, pse Kosova nuk ka politikėn e saj tė jashtme, sepse me “hajredinė pashė” naivė politikė, me surroistė cinikė, egoistė, egocentrikė, narcisoidė dhe prepotentė (qė biznesin e kanė numėr 1, kurse interesin e pėrgjithshėm tė shqiptarėve numėr 2), me “tyrgjymenė osmanllinj” tė ndjerit Ibrahim Rugova, si dhe me grupe mahallore dhe “biznesore” analfabetėsh nuk bėhet as politika e jashtme, as politika e brendshme e Kosovės.

Kjo ėshtė arsyeja kryesore pse Kosova nuk ka politikėn e saj tė jashtme, dhe se, fatkeqėsisht nuk do ta ketė pėr njė kohė tė gjatė, derisa tė vijnė nė shprehje kuadrot e brezave tė rinj , tė shkolluar- specializuar shqiptarė, tė cilėt janė duke u edukuar dhe arsimuar nė fakultet pėrkatėse tė universiteteve tė njohura dhe me traditė shumėvjeēare tė diplomacisė dhe tė marrėdhėnieve ndėrkombėtare politike, kryesisht nė Amerikė dhe nė Evropė etj.

2.Vetėviktimizimi politik nė mbrojtje tė tezės spekuluese dhe provokuese tė Veton Surroit (!?)

- Kryeministri Hashim Thaēi, tė kėrkojė dorėheqjen e parevokueshme tė Zėvendėskryeministrit tė qeverisė sė Kosovės!
-Meqenėse qenka “ e drejtė” dhe “ e pranueshme” teza e Veton Surroit, se “Kosova nuk ka vizion tė politikės sė jashtme”, atėherė, Hajredin Kuēi nuk ka pse tė qėndrojė mė, duke humbur kohė as nė qeverinė e Kosovės sė Kryeministrit Hashim Thaēi, e as nė partinė politike tė Kryetarit tė Partisė Demokratike tė Kosovės, Hashim Thaēi! Ai duhet tė shkojė nė OPOZITĖ, t’i bashkangjitet “partisė” dhe “biznesit” politko-diplomatik dhe ekonomik tė Veton Surroit nė OPOZITĖ!

-Derisa zėvendėskryeministri i qeverisė sė Kosovės, Hajerdin Kuēi ka pohuar zyrtarisht se, “ Kosova nuk ka politikėn e saj tė jashtme”, atėherė, kjo, do tė thotė se, ai vetė vullnetarisht ka pranuar se nuk e ka vendin nė atė qeveri ngaqė ajo qeveri qenka “hendikep”, nuk paska politikėn e saj tė jashtme (nė kuptimin e ngushtė), dhe, gjithashtu, nuk paska politikėn e brendshme (nė kuptimin e gjerė) ngase politika e jashtme, ndėrtohet, dhe, ėshtė sajesė direkte e politikės sė brendshme tė njė shteti.

Ky naivitet politik vė nė dukje faktin se, me “hajredinė pashė” qė nuk dijnė se ē’ėshtė politika e brendshme, as e jashtme, as diplomacia, e as ē’ėshtė roli dhe rėndėsia e shtetit tė pavarur tė Kosovės, ėshtė e qartė si dielli, se Kosova nuk ka politikėn e saj tė jashtme, as tė brendshme, sepse politika e jashtme ėshtė e varur dhe e ndėrlidhur si “mishi me ashtin” me politikėn e brendshme..

Pra, derisa Kosova nuk ka politikėn e saj tė brendshme (si rrjedhim i ndikimit dhe, i zbatimit tė politikave mahallore provinciale, tė cilat qe 20 vjet po “mbijetojnė” me anė tė gishtave, tė grushtave dhe tė stupcave tė grupeve dhe tė klaneve mė tė forta partiake nė Kosovė), kuptohet ajo nuk mund ta ketė as politikėn e jashtme, sepse tė dy kėto kategori politike janė tė lidhura ngushtė njėra me tjetrėn.. Politika e jashtme ndėrtohet mbi bazėn e fortė dhe tė qartė vizionale tė politikės sė brendshme.

Duke qenė se kėtė tė vėrtetė doktrinare dhe pragmatike nuk e ka dijtur “hajredin pasha”, ai, edhe ėshtė vetėviktimizuar, duke rėnė nė grackėn-gabimin e pafalshėm politik, ngase e ka pėrforcuar zyrtarisht (nė emėr tė qeverisė sė Kosovės, pa u konsultuar fare paraprakisht me kryeministrin e tij, Hashim Thaēi, se ku do tė “vriste” politikisht mbrojtja e kritikės sė Veton Surroit, se “Kosova nuk ka vision tė poltiikės sė jashtme”).

Ky fenomen absurd i aktualizuar (papritur, dhe nė mėnyrė shumė naive, sepse tė jeshė Nr.2 nė krye tė njė Qeverie, dhe tė pohosh pėr qeverinė tėnde, se ajo nuk ka politikėn e vet tė jashtme, kjo ėshtė jo vetėm diletantizėm politik, por edhe dėshmi e qartė se ai nuk e ka vendin nė atė qeveri, e as nė PDK fare, edhe pse ėshtė zgjedhur sipas “celėsit partiak”) nga zėvendėsminitri i qeverisė sė Kosovės, Hajredin Kuci ( i frymėzuar dhe i hipnotizuar nga konkluzioni i Veton Surroit:”Kosova nuk ka vizionin e politikės sė jashtme”), nuk ėshtė kurrfarė sensacioni politik, pse Kosova nuk ka politikėn e saj tė jashtme, sepse me “hajredinė pashė” naivė politikė, me surroistė egositė dhe prepotentė(qė biznesin e kanė numėr 1, kurse interesin e pėrgjithėm tė Kosovės dhe tė shqiptarėve numėr 2), me “tyrgjymenė osmanllinj” tė ndjerit Ibrahim Rugova, si dhe me grupe mahallore dhe “biznesore” analfabetėsh nuk bėhet as politika e jashtme, as politika e brendshme e Kosovės. Kjo ėshtė arsyeja kryesore pse Kosova nuk ka politikėn e saj tė jashtme, dhe se, fatkeqėsisht nuk do ta ketė pėr njė kohė tė gjatė, derisa tė vijnė nė shprehje kuadrot e brezave tė rinj , tė kualifikuar- specuializuar shqiptarė, tė cilėt janė duke u edukuar dhe arsimuar nė fakultet pėrkatėse tė univeristeteve tė njohura dhe me traditė shumėvjecare tė diplomacisė dhe tė marrėdhėmnieve ndėrkombėtare politike, kryesisht nė Amerikė dhe nė Evropė etj.

3. Prania e faktorit tė jashtėm-amnistimi dhe “justifikimi i vetėm” i politikės sė gabuar tė “hajredinė pashėve”!

Ekzistojnė dy faktorė kryesorė objektivė pse Kosova ende nuk e ka politikėn e saj tė jashtme.

I pari, shtetėsia e Kosovės ėshtė e re (7-mujore),
I dyti, (edhe pse nė letėr ėshtė sovrane dhe e pavarur), nė praktikė, Kosova ende nuk ėshtė e mėvetėsishme nė tėrėsi nė konceptimin, nė drejtimin dhe nė zabtimin e politikės sė brendshme, as asaj tė jashtme, sepse qė tė dyja ende, edhe pėr disa vite tė ardhshme me arsye, do tė jenė nėn ndikimin, nėn “projektimin”, domethėnė nėn “vizionin”, nėn drejtimin dhe nėn zbatimin direkt tė faktorėve ndėrkombėtarė, tė pranishėm nė Kosovė siē janė Amerika, BE-ja dhe NATO-ja. Kjo nuk ėshtė kurrėfarė fshehtėsie, as ēudie, sepse kėta faktorė me nė krye Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, edhe e kanė meritėn kryesore, qė sot Kosova ėshtė shtet i pavarur nė Ballkan ( 17 shkrut 2008).

Ndikimi i faktorit tė jashtėm ndėrkobmėtar nė ndėrtimin dhe nė zbatimin e politikės sė jashtme tė Kosovės, ėshtė plotėsisht i justifikueshėm morlalisht dhe ligjėrisht, sepse praktikisht, qeveria aktuale e Kosova i ka diferencuar dhe izoluar kuadrot e mirėfillta profesionale pėrkatėse diplomatike, qė do t’i ndėrtonin objketivat parėsore dhe strategjike tė politikės sė jashtme afatgjatė tė Kosovės.

Nė tė vėrtet, qeveria dhe Ministria e Jashtme e saj, nė mungėsė tė kuadrove profesonale, ka vetėm pėrkthyes, “tuxharė” dhe “hokatarė” tė politikės sė jashtme, por me tė tillėt nuk ndėrtohet as politika e brendshme, as politika e jashtme, e as vetė shteti.

Mirėpo, ( me gjithė mangėsitė dhe, me tė gjithė negativizmat e politikės sė brendshme drejtuese nė Kosovė brenda njė kohe shumė tė shkurtėr disamujore) nė kėtė moment, nė kėto kushte dhe, nė kėto rrethana historiko-politike, ekonomike dhe diplomatike nė tė cilat nodhet Kosova sot, edhe sikur Kosova t’i kishte tė gjitha kuadrot e nevojshme, tė profilizuara nga fusha e diplomacisė dhe e marrėdhėnieve ndėrkombėtare (tanimė, tė margjinalizuara dhe tė diferencuara nga “elita” politike zyrtare e Kosovės), ndėrtimi dhe zbatimi i politikės sė jashtme tė saj, do tė ishte i ndikuar, i diktuar dhe i varur nga faktorėt e pranishėm ndėrkombėtarė nė Kosovė, sepse de facto dhe de jure, ata janė “dhuruesit” e pavarėsisė sė Kosovės, na pėlqeu, apo nuk na pėlqeu ky realitet i krijuar nė Kosovė, qė nga momenti i ndėrhyrjes ushtarake tė NATO-sė (mė 24 mars 1999, i cili e shpėtoi Kosovėn nga Serbia gjenocidale) nė Kosovė, e deri mė 17 shkurt 2008, me rastin e njohjes ndėrkombėtare tė Kosovė si shtet sovran dhe i pavarur.

Ky ėshtė i vetmi “justifikim” qė e “amniston” qeverinė e Kosovės nga sjellja dhe nga qėndrimet negative tė politikės sė saj, kur ėshtė fjala pėr diferencimin dhe pėr margjinalizimin e kuadrove profesionale diplomatike shqiptare.

_________________

---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] PSE E SIMPATIZOJA OBAMĖN, POR FUQISHĖM ISHA PĖR FITOREN E MEKEIN-it?! (2008-11-05 15:44:19 nga admin4)
[ Opinione ] KUSH DHE PSE E SHANĖ SHQIPTARIN ENVER HOXHA? (2008-10-19 05:49:56 nga admin4)
[ Opinione ] ...KAH PO SHKON SHOQĖRIA SHQIPTARE, PSE PO DEGJENEROHET DHE PSE PO LĖNGON AJO?! (2008-10-05 12:43:58 nga admin4)
[ Intervista ] Pse nuk e pranova Berishėn nė grupin e mjekėve tė Enverit ... (2008-10-03 13:36:24 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Jovanoviē: Nėse ndahet Kosova, pse tė mos ndahet Serbia (2008-10-01 15:16:58 nga admin1)
[ Opinione ] PSE KAQ SHUMĖ FRIKĖ NGA KĖRKESAT SERBE? (2008-09-26 01:47:11 nga admin4)
[ Opinione ] Pse gjithė kjo e turrur pas trupit koordinues (2008-09-22 02:12:00 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Pse duhen bashkuar Kosova e Shqipėria? (2008-09-20 01:20:40 nga admin2)
[ Intervista ] Pse e quaj Kadarene mit i komunizmit? (2008-09-11 14:09:24 nga admin4)
[ Opinione ] Pseudopolitika e Kosovės Lindore dhe dėshtimet e saj nė periudhėn e fundit! (2008-08-26 16:54:00 nga admin4)
[ Kultura ] Pse vonohet themelimi i njė Universiteti publik nė gjuhėn shqipe nė Luginėn e Preshevės (2008-08-19 16:25:00 nga admin1)

Warning: mysql_query() [function.mysql-query]: Unable to save result set in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1120

Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130

Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130

Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130

Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130

Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130

Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130

Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130

Warning: mysql_num_rows(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1330
Kliko kėtu pėr tė vazhduar tek faqja kryesore »
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster