| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Albin Kurti: Nuk tėrhiqemi nga protestat |
| Postuar mė datėn: 2006-12-15 06:54:34 nga Faik Smajli :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Albin Kurti nuk ka ndėrmend tė tėrhiqet nga protestat, edhe pse emri i tij ka shkuar deri nė Kėshillin e Sigurimit, si "djali plangprishės". Pėrkundrazi, VETEVENDOSJA, lėvizja qė ai drejton, po pėrgatitet tė "godasė" nė pikėn mė delikate, atė tė decentralizimit. Nė ndėrtesėn e Kuvendit dhe Qeverisė nė Prishtinė, njollat e bojės sė kuqe ende nuk janė hequr, qėkur, mė 28 nėntor, VETEVENDOSJA i dėrgoi mesazhe tė qarta Grupit Negociator. Lėvizja po mbledh gjithnjė e mė shumė persona rreth vetes, pasi tė pakėnaqurit me qeverisjen, administrimin apo statusin, po shtohen nga dita nė ditė. Ambicia e liderit tė kėsaj lėvizjeje ėshtė shumė e madhe: Tė ndalojė proceset negative...
Demonstrata juaj e 28 nėntorit ėshtė pėrmendur edhe nė raportin e OKB-sė, si diēka negative. Si e vlerėsoni kėtė?
Organizmat e mėdhenj, qė funksionojnė edhe si ombrellė, janė tė ngadalshėm dhe konservativė. Ata u frikėsohen ndryshimeve pozitive. Jo edhe aq shpejt, por padyshim qė kjo do tė ndryshojė. Mbase, pikėrisht tash ėshtė njė fazė e vėshtirė, pėr shkak tė inercisė sė kėtyre organizmave. Natyrisht qė kėsaj i kanė kontribuar edhe negociatorėt kosovarė, tė cilėt pajtohen |
|
pothuajse me ēdo gjė qė thuhet nga kushdo qoftė i bashkėsisė ndėrkombėtare.
Askush nuk ėshtė kundėr protestave nė parim, por ėshtė folur shumė pėr destabilizim, pėr mundėsi tė keqpėrdorimit tė protestave. Destabilizimi nė kėtė fazė ėshtė shumė i mundshėm. A ndjeheni ju pėrgjegjės pėr kėtė, nėse protesta e organizuar nga ju ndihmon nė kėtė aspekt?
Procesi qė po ndodh sot nė Kosovė nuk ėshtė pozitiv. Ai po na ēon drejt njė varėsie tė re nėn Serbi, ku Kosova do tė pėrfundojė edhe me njė etnitet tė ri territorial serb pėrbrenda, qė merr njė tė tretėn e sipėrfaqes sė Kosovės. Kėshtu, stabiliteti i kėsaj situate ska se ēfarė na duhet. Njerėzit qė e kanė kritikuar demonstratėn tonė janė ata qė kanė qenė gjithmonė kundėr aktiviteteve tė VETEVENDOSJE. Nuk bėhet fjalė pėr kritikues tė rinj tė lėvizjes tonė. Mendoj se kjo demonstratė ka dėrguar njė sinjal tė fuqishėm te ndėrkombėtarėt dhe vendorėt. Politikanėt kosovarė mbase mund tė merren vesh pėr ndonjė ēėshtje nė Vjenė, por nė terren nuk do tė mund ti realizojnė ato ashtu siē mendojnė ata.
Ky ėshtė njė kėrcėnim?
Qytetarėt, tė cilėve nuk po u mbrohen interesat, populli tė cilit po i mohohet vullneti, kanė filluar tė zgjohen, tė shfaqen, tė ngrihen. Kjo do tė vazhdojė dhe do tė rritet. Sigurisht qė kjo gjė paraqet kėrcėnim pėr kėtė regjim antidemokratik e neokolonialist, i cili ka sajuar dhe kontrollon institucionet vendore vetėm dhe vetėm qė tė sundojė mė lehtė.
Njė protestė me shumė njerėz, ju personalisht nuk ju frikėson? Ėshtė njė barrė shumė e rėndė, pėrgjegjėsi shumė e madhe, pasi njė protestė e madhe mund tė mos kontrollohet...
Siguri 100 pėr qind nuk ka asnjėherė. Ne pėrpiqemi tė kemi njė siguri sa mė tė lartė, andaj kemi kujdestarėt tanė, tė cilėt e minimizojnė rrezikun e eskalimit e posaēėrisht tė infiltrimit tė personave qė kanė axhenda personale, ose grupore, e mundohen tė fshihen prapa demonstratės e ta keqpėrdorin atė. Plani ishte qė ne tė gjuajmė me shishe tė mbushura me ngjyrė tė kuqe, por njė gjė duhet tė kemi tė qartė, se edhe hedhja e gurėve nuk ėshtė diēka mė radikale, pasi edhe shishet i thyenin xhamat. Gurė kanė gjuajtur qytetarė e mllefosur dhe ne i kuptojmė plotėsisht ata. Por, dua tė sqaroj se dhunė nuk mund tė bėhet ndaj objektit, por subjektit, se vetėm subjekti mund tė bėjė rezistencė (Michel Foucault ka shkruar pėr kėtė). Me kėtė rast, ne kemi vepruar me forcė mbi ato objekte jo pėr shkak se janė prona publike, por pėr shkak tė asaj qė pėrfaqėsojnė: pushtetin jodemokratik, i cili nuk po na i mbron interesat dhe me tė cilin nuk ndjehemi tė pėrfaqėsuar.
Protesta juaj ėshtė shndėrruar nė vlerė monetare, 32 mijė euro ėshtė vlera e saj...
Sė pari, pyetja qė duhet tė shtrohet kėtu ėshtė pse qeveria blen aq xhama tė shtrenjtė: 17 xhama nuk do tė duhej tė kushtonin aq shtrenjtė. Sė dyti, pėr tė gjithė kritikuesit qė ankohen se tash kėto dėme materiale duhet tė paguhen nga taksapaguesit kosovarė, e kam njė pyetje pėr ta: a do tė thotė kjo se ata mendojnė qė ne do tė duhej tė kufizoheshim duke i thyer vetėm xhamat e UNMIK-ut pasi ata spaguhen nga buxheti i Kosovės, me ēfarė ne spajtohemi? Sė treti, tė gjitha dėmet qė kemi shkaktuar ne nuk bėjnė as sa gjysma e vlerės sė njė "xhipi" qė ka qeveria e tė tillė ajo ka me dhjetėra. Dhe, sė fundi, prapa atyre xhamave tė errėt bėhen vjedhje tė djersės dhe kontributit tė popullit, bėhen koncesione tė hatashme me komuna tė reja dhe zona eksterritoriale rreth kishave dhe manastireve ortodokse nė Kosovė, qė tani padrejtėsisht po i quajnė serbe. E gjithė kjo bėhet prapa shpinės sė qytetarėve. Kėsisoj, thyerja e xhamave tė errėt e qė maskojnė vjedhjen e xhepit tė kosovarėve dhe pazaret me tokėn e Kosovės, i kontribuojnė rritjes sė transparencės.
Ēfarė do tė bėni ju nėse pavarėsia do tė jetė e kushtėzuar, siē po flitet, ēfarė do tė ndėrmarrė lėvizja juaj?
Para nėntė muajsh, Albert Rohan ka thėnė se sa mė shumė qė pėrmendet fjala pavarėsi, aq mė mirė na shkojnė negociatat. Pavarėsia e kushtėzuar ėshtė nė kėtė vazhdė. Pėrmendet si term, meqenėse konsiderohet se ėshtė nevojė mentale e shqiptarėve dhe po qe se shqiptarėve tė Kosovės ua pėrmend fjalėn pavarėsi mund tu marrėsh sa tė duash koncesione pastaj. Pavarėsia e kushtėzuar nėnkupton kushte para pavarėsisė, qė do tė thotė se prapė do tė plotėsojmė standarde arbitrare drejt njė autoriteti jo vetėm politik, por qė hiqet tė jetė edhe moralisht i tillė. Kjo do tė thotė se pavarėsinė mund tė mos e marrėsh asnjėherė. Pavarėsia e kushtėzuar nuk ėshtė garanci pėr pavarėsinė asnjėherė. Gjithmonė do tė mund tė na thonė se nuk i kemi plotėsuar kushtet. Ėshtė njė term kundėrthėnės, qė ka pėr qėllim manipulimin psikologjik tė popullatės nė Kosovė. Nė fakt, do tė jetė njė pėrcaktim pėr statusin qė ėshtė tėrėsisht i zbrazėt nga substanca e pavarėsisė, pra i zbrazėt pėr nga sovraniteti.
Po sovraniteti do ti merret Serbisė, kjo ėshtė e rėndėsishme. Klasa politike ėshtė e kėnaqur me kėtė...
Sovranitetin aktualisht e ushtrojnė UNMIK-u dhe KFOR-i, por nominalisht atė e ka Serbia. Deklaratat e ndėrkombėtarėve unė i lexoj dhe i marr me rezerva. Ata, nė fillim tė viteve 90, patėn thėnė se nuk do tė prishet Jugosllavia, por e dimė se ēfarė u bė. Kėta thonė se nuk ndahet Kosova, por spo thonė se a e kanė fjalėn pėr ndarjen e Kosovės prej Serbisė apo tė Kosovės pėrbrenda?! Kėta edhe pėr Bosnjėn thonė se nuk ėshtė e ndarė! Kush shkon nė Bosnjė, e sheh se sa e ndarė ėshtė ajo. Pastaj, SHBA dhe Britania e Madhe patėn thėnė se nuk ka shtyrje statusi dhe se ai do tė vendoset mė 2006, mirėpo sapo tha Ahtisari se duhet tė shtyhet, ata dolėn dhe deklaruan qė e pėrkrahin Ahtisarin dhe shtyrjen! D.m.th.. njė grup negociator si ky i Kosovės jo vetėm qė ėshtė i defaktorizuar e servil, por nuk janė as seriozė. Ata do tė duhej qė sė paku tė kishin dhėnė dorėheqje. Mandej, shansin mė tė mirė pėr tė dalė nga negociatat ishte kur Serbia e ka futur Kosovėn nė preambulėn e Kushtetutės sė saj tė re. Negociatorėt kosovarė bėnė koncesione tė njėanshme, Serbia u pėrgjigj me veprim tė njėanshėm, ndėrkohė qė Grupi i Kontaktit thotė se slejohen veprime tė njėanshme. Madje, po tė dilnin atėherė nga negociatat, edhe faji do ti mbetej tėrėsisht Serbisė.
Pse nuk e bėnė kėtė, sipas jush?
Janė tė shantazhuar. Politikanėt janė njerėzit mė tė pasur nė Kosovė. Si u bėnė ata tė pasur nė Kosovėn e varfėr? Si u bėnė tė pasur kėta me rroga 400 euro nė muaj? Krejt kontrabanda qė bėhet nė Kosovė dhe strukturat mafioze janė tė lidhura me ta.
Edhe anėtarėt e Grupit Negociator?
Tė gjithė anėtarėt e Grupit Negociator, krerėt e institucioneve dhe partive kryesore. Jo politikanėt e niveleve tė ulėta apo tė mesme, por kėta tė lartėt po. UNMIK-u nuk lejon dikė qė sėshtė i korruptuar tė mbėrrijė lart, ose qė stregon afinitet pėr tu korruptuar.
A do tė pranoni njė mision tė ardhshėm nė Kosovė, siē ėshtė ai i BE-sė?
Jo, ne do tė bėjmė demonstrata qė ata tė mos vijnė fare, qė njė burokraci tė mos na zėvendėsohet me njė tjetėr. Ne kemi nevojė pėr Kosovėn nė Kombet e Bashkuara, jo pėr Kombet e Bashkuara nė Kosovė; ne kemi nevojė pėr Kosovėn nė BE, jo pėr BE-nė nė Kosovė. Kėta po e pėrmbysin procesin e duhur. Misioni i ardhshėm i BE-sė, qė do tė jetė i tillė nė fakt, por jo edhe nė emėr, neve na e pėrjashton ulėsen nė OKB, Ministrinė e Mbrojtjes dhe ushtrinė, Ministrinė e Punėve tė Jashtme dhe prioritet do tė ketė decentralizimin, i cili nėn kėto rrethana na e copėton Kosovėn.
Nėse kemi njė klasė tė tillė politike, tė shantazhuar e tė korruptuar, kjo do tė thotė qė bashkėsia ndėrkombėtare nuk ka besim tu japė mė shumė kompetenca?
Po, mirėpo ky mision e ka fabrikuar kėtė klasė politike.
Por aktualisht jemi nė kėtė gjendje, pra njė klasė qė smund tė qeverisė?
Kėta politikanė, se nuk mund ti quajė klasė, mund tė mbijetojnė vetėm nė kėtė status-quo, mund tė mbijetojnė nė kėtė lloj kėnete e dihet se ēfarė ka nė kėnetė: zvarranikė dhe ujė-tokėsorė. Nėse Kosova shkon nė drejtim tė pavarėsisė, nė kėto parti politike do tė ndodhin tėrmete. Kėto parti do tė jenė edhe pas shtetit sovran e tė pavarur tė Kosovės, por nuk do tė jenė kėta udhėheqės. Kėtyre udhėheqėsve ju intereson kjo gjendje edhe pse deklarohen pėr pavarėsi. Prandaj kėtu ka njė dialektikė tė brendshme: lėvizja e Kosovės, qoftė kjo nė drejtim tė kompromisit me Serbinė ose drejt pavarėsisė, i trand kėto struktura politike dhe ua ndėrron udhėheqjet. Kėta duan tė mbetet kėshtu dhe tė zėvendėsojnė njė pėrkohėsi me njė pėrkohėsi tjetėr.
Lėvizja VETEVENDOSJE u pa se ka mbėshtetje, por nuk e ka tė mjaftueshme pėr ti ēuar pėrpara proceset...
Janė kaq tė kėqija kėto procese sa qė ne mendojmė se sė pari ato duhet tė ndalen, pra tė ndalen decentralizimi, eksterritorialiteti dhe negociatat. VETEVENDOSJA po ndihmon nė krijimin e njė mase kritike njerėzish tė organizuar qė po e ndėrton njė legjitimitet jashtė-institucional. Javėt dhe muajt qė vijnė do tė protestojmė e demonstrojmė gjithnjė e mė fuqishėm pėr ta ndalur kėtė proces kaq tė dėmshėm jo vetėm pėr brezin tonė, por edhe pėr brezat qė do tė vijnė.
A ndiheni i kėrcėnuar ju si lider i kėsaj lėvizjeje?
Unė nuk kam truproja. Politikanėt negociatorė tė Kosovės kanė, meqė ata kujdesen qė ta ruajnė trupin. Unė kujdesem qė ta ruaj shpirtin, mendjen dhe zemrėn. Nuk kam asgjė mė tė rėndėsishme se kėtė aktivitet. Nė kėto momente tė rėndėsishme nė Kosovė, nė politikė hyhet me kokė.
Kėtij aktiviteti duket se i mungon platforma, pse?
Nuk mungon platforma. Kemi manifestin e lėvizjes sonė dhe dokumentet politike bazė, nė tė cilat themelohet koncepti dhe projekti ynė politik. Nė frymėn e kėtyre zhvillohen aksionet dhe demonstratat pastaj.
Si i vlerėsoni zhvillimet e fundit nė LDK? A do tė ndikojnė nė ēėshtjen e statusit kjo situatė e saj?
Pėr mė shumė se shtatė vjet, nė vend qė tė luftojnė pėr tė fituar pavarėsi e sovranitet pėr Kosovėn, politikanėt e Kosovės bėjnė gara shteruese partiake. Tash, radhėn e kanė fraksionet partiake. Shkėrmoqja vazhdon. Kėto janė vetėm fillimet e atyre tėrmeteve brenda partiake, ndonėse aspak parimore, meqė Kosova po shkon drejt kompromisit. Kjo sdo tė ndikojė fare nė ēėshtjen e statusit tė Kosovės.
Kush e financon VETEVENDOSJE-n?
Kryesisht vetėfinancohemi. Aktivistėt qė vijnė nga shtresa e mesme paguajnė 50 euro nė muaj. Ata tė cilėt qėndrojnė ca mė dobėt paguajnė anėtarėsinė nė vlerė 2, 5 ose 10 euro, sipas deklarimit tė tyre. Tė varfrit nuk paguajnė, ndėrkaq tė pasur skemi. Po ashtu, edhe Qendrat e Lėvizjes sonė nė diasporė mbledhin nga pak mjete, por edhe ndėrmarrės tė vegjėl e tė mesėm, dashamirės tė lėvizjes sonė, na ofrojnė shėrbime falas, si kompjuterė apo vetura pėr tė lėvizur nėpėr tubimet publike qė i mbajmė anekėnd Kosovės.
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|