DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» MIDIS SHKUPIT DHE ATHINĖS
Postuar mė datėn: 2008-04-06 06:06:25 nga admin4 :: Kategoria: Opinione

Shkruan: Plator Nesturi

Marrja e ftesės pėr anėtarėsimin nė NATO ishte padyshim njė sukses i rėndėsishėm pėr Shqipėrinė nė vijimėsinė e rrugės sė integrimit. Pas kėsaj ngjarjeje tė shėnuar, natyrshėm ka vend pėr tė festuar hyrjen nė njė stad tė ri tė vendit, ēka nėnkupton njė proces tė pakthyeshėm drejt demokratizimit tė mėtejshėm tė tij. Gjithsesi festa e shqiptarėve dhe veēanėrisht e klasės sonė politike nuk ka vend pėr ditirambe tė shumta dhe as kohė tė tepėrt pėr parė nė qiell fishekzjarrėt shumėngjyrėshe e gėzimndjellės. Delegacioni shqiptar ndėrsa u nis drejt Bukureshtit kish lėnė pas Gėrdecin e shkrumbuar nga predhat, njė vend me probleme tė shumta ekonomike pėr tu kapėrcyer dhe reforma nė sistem tė ngecura prej kohėsh. Ajo ēfarė do tė ish mė e ndershme pėrballė bujarisė sė aleatėve tė NATO-s pėr tė qenė pjesė e sė njėjtės familjeje, do tė ishte jo turravrap pėr tė marrė meritat se hir tė kujt krahu politik na jepet besimi i ftesės pėr nė Aleancė, sesa ngutja pėr tė pėrfunduar agjendėn e reformave tė nisura dhe plotėsimin e kushteve tė vendosura. Kjo do tė ishte shprehje e mirėnjohjes por dhe garanci pėr aleatėt se ne e meritojmė vėrtet ftesėn pėr nė NATO.


Nė vend tė kėsaj rruge, si jo rrallėherė, klasa jonė politike nė vend tė modestisė kaplohen nga njė megalomani boshe dhe e pakuptimtė. Kryetarja e Kuvendit, znj, Topalli shprehet se tani qė morėm ftesėn nė NATO, pėrfundoi edhe periudha e tranzicionit, thua se njė ftesė e stampuar mjafton qė tė mbarojnė hallet e vendit dhe Shqipėria tė konsiderohet me njė demokraci tė konsoliduar. Ndėrkohė, ende pa qenė anėtarė me tė drejta tė plota tė Aleancės, Tirana zyrtare dhe media e lidhur pas saj, duken mė tepėr tė interesuara pėr konfliktin midis Shkupit dhe Athinės sesa pėr problemet e brendshme. Aq e pakuptimtė bėhet ky fakt sa mund tė konfondohesh lehtė se kush e kish marrė nėn patronazh hyrjen e Maqedonisė nė NATO, Shqipėria apo SHBA.
Sė fundmi, analiza tė shumta dhe faqe tė tėra gazetash po i kushtohen marrėdhėnieve tė acaruara midis Shkupit dhe Athinės lidhur me ēėshtjen e emrit tė republikės ish jugosllave. Si vend fqinj, padyshim qė kjo ēėshtje duhet tė gjejė pasqyrim por qėndrimi i njėanshėm i vėrejtur sė shumti nė median tonė apo nė deklarata politikanėsh, vėshtirė tė thuhet se i vlejnė politikės sonė tė jashtme. Pėr kėdo qė jeton nė Shqipėri, madje ca mė tepėr pėr shqiptarėt qė banojnė nė mes-shtetin e Ballkanit, ėshtė mė se e qartė se ēėshtja e emrit tė Maqedonisė ėshtė problemi mė i thjeshtė e mė sipėrfaqėsor. Ēėshtjen e emrit klasa politike e atjeshme e pati tė mjaftueshme kohėn pėr ta zgjidhur. Problemi mė i mprehtė i Maqedonisė mbetet padyshim ndasia etnie qė ekziston atje dhe pėrderisa dy etnitė kryesore, maqedonasit dhe shqiptarė, nuk do tė kenė dėshirėn pėr tu integruar me njėri tjetrin, ēdo integrim tjetėr do tė ish fals. Ndaj ndėrsa klasa politike e shqiptarėve tė Maqedonisė nuk ndien ndonjė pėrgjegjėsi pėr mosmarrjen e ftesės nė NATO, duket e pakuptimtė qė kėtej kufirit tė Republikės sė Shqipėrisė, rreshtimi tė bėhet nė krah tė maqedonasve dhe kundėr fqinjit tonė jugor, Greqisė. Siē vėren dhe kryetari i PDSH, Menduh Thaēi, Maqedonia nuk ka vetėm probleme vetėm me Greqinė pėr punėn e emrit, por edhe me Serbinė, edhe me Kosovėn pėr ēėshtjen e kufirit, ndėrsa Bullgaria nuk u tregua nė mbėshtetje tė anėtarėsimit tė saj nė NATO.
Mbetet e dyshimtė pra kjo mbėshtetje symbyllazi pėr maqedonasit, ndėrkohė qė ky shtet 16 vjeēar dhe nė kėrkim tė identitetit tė vet, ka probleme me tė gjithė fqinjėt qė e rrethojnė dhe me vetė shqiptarėt brenda saj. Ca mė keq akoma kur nė kėtė aksion politik nė mbėshtetje tė Maqedonisė, shantazhon dhe mban qėndrim negativ ndaj njė vendi si Greqia me tė cilėn ke interesa tė mėdha ekonomike dhe qė ėshtė njėkohėsisht anėtar i NATO-s, ku Shqipėria ka marrė rrugėn tė anėtarėsohet. Nuk dihet se ēfarė qėndrimi do tė kish mbajtur klasa jonė politike apo dhe opinioni i vendit nėse maqedonasit do tė pėrpiqeshin tė pėrvetėsonin ndonjė simbol tonin kombėtar, por diēka duhet marrė me mend. Sė fundmi nė Maqedoni ėshtė botuar “ Enciklopedia e pėrgjithshme dhe maqedonase”, njė vepėr prej katėr vėllimesh me sponsorizim tė ministrisė sė kulturės. Nė tė tentohet tė argumentohen rrėnjėt kombėtare tė atyre qė sot quhen maqedonas. Nė rastin mė thjeshtė, mund tė tregoheshim indiferentė nė pėrplasjen midis atyre qė e konsiderojnė tė tyren termin “maqedonas”. Por ēėshtja komplikohet kur nė skenė hyjnė dhe historianėt dhe akademikėt shqiptarė nė Maqedoni tė cilėt akuzojnė se nė enciklopedi janė bėrė shtrembėrime historike. Dhe nė kėtė rast zėri ngrihet pėr ato ēėshtje tė trajtuara tė cilat bien ndesh me historiografinė shqiptare dhe me simbolet e tyre kombėtarė, qė nga Skėnderbeu dhe deri tek Nėnė Tereza. Historianėt e universitetit tė Tetovės, nisur nga kėto falsifikime tė historisė, do tė paraqesin nė 7 prill njė memorandum pėr anulimin dhe daljen nga qarkullimi tė kėsaj enciklopedie. “ Nuk do tė lejojmė, thuhet nė letrėn e tyre, qė shqiptarėt tė injorohen, tė pėrgėnjeshtrohet e kaluara e tyre dhe tė shtrembėrohet e vėrteta historike e prejardhjes sė tyre”.
Pra edhe ne qenkemi tė ndjeshėm kur na preket dinjiteti ynė, ashtu siē qenka dhe Bullgaria, kur akademia e saj u kujton maqedonasve rrėnjėt e tyre bullgare. Atėherė pse njė qėndrim kaq dashamirės ndaj kėtij shteti, gjė tė cilėn nuk e kemi pėr herė tė parė, dhe pse pėr hir tė tij duhet tė armiqėsohemi me tė tjerė. Klasa jonė politike deri mė tani ėshtė mburrur se ka luajtur njė rol konstruktiv duke qenė faktor stabiliteti nė rajon. Kjo ėshtė mė se e vėrtetė pėrderisa jemi ende njė shtet i dobėt, I pafuqishėm pėr tė ndikuar dhe tė gatshėm pėr tė ndjekur orientimet faktorėve globalė tė politikės. Fakti qė tashmė jemi pranė NATO-s, nuk do tė thotė se nuk jemi po aq tė dobėt sa dje. Nuk do tė thotė qė pas kėsaj tė na dalin trutė sipėr flokėve dhe tė mendojmė se jemi faktor me ndikim tė drejtpėrdrejtė nė rajon.
Ndaj kur sė fundmi nė media lanēohet ideja se Tirana zyrtare mund tė marrė pėrsipėr njė rol negociues pėr tė pajtuar Athinėn dhe Shkupin pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė emrit, ky fakt do tė pėrbėnte lajm pėr rubrikėn e humorit sesa do ti jepte seriozitet zgjidhjes sė problemeve tė rajonit. Nėse shqiptarėt nė Maqedoni do tė ishin pjesė e problemeve nė mosmarrėveshjet midis dy shteteve fqinj, njė rol i Shqipėrisė mund tė ish i mirėpritur. Por kur qeveria shqiptare ka njė mijė halle mbi kurriz brenda vendit, kur kryeministrit tė saj ndėrkohė i kėrkohet dorėheqja pėr shkak tė Gėrdecit, tryeza e kompromisit tė Tiranės do tė ish tepėr e vogėl pėr njė konflikt shumėvjeēar qė zgjat midis Shkupit dhe Athinės. Ndaj tė jemi mė seriozė, pasi kėshtu duket se na ka kapur shpejt megalomania e anėtarit tė NATO-s
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Kultura ] VARREZAT MIDIS QYTETIT (2007-12-21 06:34:19 nga admin4)
[ Opinione ] KOSOVA MIDIS DY EKSTREMEVE " FILOZOFIKO - POLITIKE (2007-12-09 12:10:13 nga admin1)
[ Opinione ] RIBASHKIMI I SHQIPĖRISĖ ETNIKE MIDIS OPTIMIZMIT RUS DHE UTOPIZMIT SHQIPTAR (2007-11-26 19:05:09 nga admin1)
[ Kultura ] Ndryshimi midis vendeve tė varfra dhe tė pasura (2007-11-05 09:40:43 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Kryeministri serb i BeH jep dorėheqje, vazhdon konflikti i ri boshnjak midis Beogradit dhe Perėndimit (2007-11-02 12:36:00 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Ishinger propozon marrėveshjen midis dy gjermanive nga 1972, si model pėr raportet Kosovė- Serbi? (2007-10-30 10:36:25 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Takimi i Portugalisė pa rezultate, BE lėkundet midis SHBA-ve dhe Rusisė (2007-09-09 12:18:53 nga admin1)
[ Opinione ] KOSOVA MIDIS PAVARĖSISĖ DHE AUTONOMISĖ SERBE(!) (2007-06-25 18:52:22 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Negociata tė reja midis Prishtinės dhe Beogradit? (2007-06-16 07:03:08 nga admin1)
[ Opinione ] KOSOVA MIDIS SERBISĖ KOLONIALISTE DHE SHQIPĖRISĖ DEMOKRATIKE (2007-04-07 20:27:33 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Presidenti Moisiu pershendet neneshkrimin e marreveshjes elektorale midis forcave politike (2007-01-13 05:46:07 nga Faik Smajli)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster