Trupi i pajetė i At Zef Pllumit, i cili u nda nga jeta nė moshėn 83 vjeēare mbrėmjen e 25 shtatorit, ėshtė vendosur nė Kishėn e Shėn Franēeskut nė qytetin e Shkodrės, aty ku ai kaloi pjesėn mė tė madhe tė jetės sė tij.
Njė nga fretėrit qė ka qėndruar mė pranė At Zef Pllumit, At Ambroz Martini, e konsideroi humbjen e tij si njė humbje tė madhe pėr kombin. At Ambrozi sė bashku me Ministrin Provincial tė Franēeskanėve shqiptarė At Gazmend Tinaj, ishin pritėsit e parė tė njerėzve tė shumtė qė sot bėnė homazhe pranė arkivolit tė At Zef Pllumit.
Krahas qytetarėve shkodranė dhe nga rrethe tė tjera tė vendit, homazhe pranė trupit tė pajetė tė At Zef Pllumit bėnė dhe shumė shqiptarė me banim nė Malin e Zi, si dhe nga Kosova, tė cilėt kishin ardhur posaēėrisht nė Shkodėr nė respekt tė kėsaj figure.
Homazhe zhvilluan dhe drejtues tė lartė tė pushtetit vendor, si prefekti Maxhid Cungu, kryetari i Kėshillit tė Qarkut, Gjovalin Kolombi, pėrfaqėsues tė lartė tė komunitetit mysliman nė Shkodėr dhe nė Malėsi tė Madhe etj.
Gjatė ditės sė sotme zhvilluan homazhe dhe pėrfaqėsues tė Presidentit tė Republikės, Kuvendit tė Shqipėrisė, pėrfaqėsues tė partive politike dhe shoqatės sė ish tė persekutuarve, deputetė, si Preē Zogaj, Tom Doshi, Gilman Bakalli, Astrit Bushati, Bujar Leskaj, etj.
|